Lionel Messi ka ndërhyrë sot rreth grindjes së tranjerit të tij Pep Guardiola me ish shokun e tij të skuadrës Ibrahimoviç. Sulmuesi i Milanit kishte deklaruar nl librin e tij një moment grindjeje me teknikun e Barcelonës kur ishte pjesë e katalanasve, madje e kishte ofenduar Guardiolën.

Madje disa zëra pranë klubit të Barcelonës thonë se Zlatan Ibrahimoviç ka lënë shije të hidhur te futbollistët blaugrana për shkak të sjelljeve të tij me shokët e skuadrës.

Por Messi ka dashur ta zbusë disi situatën duke thënë për gazetën katalanase "Mundo Deportivo": " Nuk di çfarë mendoni por unë personalisht jam ndjerë mirë me të si shok ekipi dhe besoj se dhe shokët e tjerë besojnë se ndajnë të njëjtin mendim me mua. Nëse ka patur diçka, atëherë do ketë qënë me tranjerin dhe jo me ne lojtarët", përfundoi Leo Messi.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka përshëndetur rikthimin në formë të skuadrës së tij me fitoren ndaj Lille në Giuseppe Meazza, teksa ka shfrytëzuar rastin për të shprehur admirimin për yllin e klubit francez, Eden Hazard.
“Hazard po më duket vërtet lojtar i mirë, na pëlqen të gjithëve në klub. Sidoqoftë, tani ne mendojmë për ndeshjet e radhës në Serie A, ka mjaft kohë për tregun transferues”, theksoi Moratti.

Interi gjendet në krizë të thellë në Serie A me vetëm 8 pikë në vendin e 17-të.
Sulmuesi i Bayernit të Munichut, Mario Gomez ka pranuar se lëndimi i Bastian Schweinsteiger është shumë i rëndë për Bayernin, duke bërë thirrje për të gjetur një mundësi për t’ia dalë pa mesfushorin.
Schweini iu nënshtrua operimit dhe do të mungojë dy javë para se të fillojë stërvitje individuale. Kjo nuk është pritur mirë në kampin bavarez.
“Nuk ka lidhje sa i rëndë është lëndimi, ne sigurisht se jemi prekur nga ai. Ekipi u shokua. Lëndimi i tij ishte goditje e rëndë për ne. Do ta kemi shumë të vështirë pa Schweinin, e duhet të gjejmë mënyra tjera për të luajtur pa të”, ka thënë Gomez.
Milani ka hyrë në bisedime serioze me Fiorentinën për mesfushorin Riccardo Montolivo.
La Nazione shkruan se Giovanni Branchini, agjenti i Montolivos, është duke punuar me të dyja klubet për ta mundësuar transferimin.
Oferta e fundit e Milanit është prej 4 milionë eurosh plus një lojtar si huazim te Viola.
Klubi zvicëran, Sion është shprehur shumë i interesuar për të nënshkruar me legjendën e Juventusit, Alessandro Del Piero.
“Del Piero është një lojtar të cilin unë e ndjek me vëmendje. Unë mendoj se për të, është koha e duhur për një projekt të ri, sidomos tani që ai po i jep fund karrierës”.

“Po ashtu, ai duhet të ketë motivimin e duhur për të ardhur në Zvicër. Unë jam duke përgatitur ofertën për të, sepse po shoh se ai nuk po bën mirë këtë sezon, sidomos pas transferimit të Andrea Pirlos. Dy yje nuk është e lehtë t’i mbash në ekip. Por, unë e di se edhe në SHBA ka interesim për të. Të shohim çfarë mund të bëjmë”, potencoi presidenti i Sion, Christian Constantin.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është shprehur i kënaqur me mbrojtjen e ekipit të tij ndaj Otelul Galatit në sfidën që përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Djajve.
“Ne nuk kemi pranuar ndonjë gol dhe ky është faktor i rëndësishëm për momentin sepse kishte shumë kritika për ekipin dhe mbrojtjen e tij këtë sezon”.

“Këto janë shenja plus për ne. Janë tri ndeshje radhazi pa pranuar gol kështu që ky është hap para për ne”, u shpreh skocezi.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini nuk është plotësisht i sigurtë për kualifikimin e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve, por ka besim se do të gjendet në fazën tjetër.
“Mendoj se kjo fitore është me rëndësi sepse kemi gjasa të mira. Ne e dimë se gjithçka mund të ndodhë në Napoli dhe se atje luhet për kualifikim”.

“Mendoj se do të jetë atmosferë fantastike. Do të jenë 70 mijë njerëz në stadium. Është e vështirë të luash atje. Nuk mendoj se ishte lehtë të fitojmë te Villarreali, por ne kemi luajtur mirë dhe pas golit të parë ishte më lehtë. Kjo ishte me rëndësi”, pohoi Mancini.
Mbrojtësi i Interit, Walter Samuel ishte tepër i kënaqur me golin e shënuar ndaj Lille, duke thënë se me fitoren e arritur Interi ka treguar fytyrën e vërtetë.
“Ne e kemi ditur se është me rëndësi të fitojmë ndaj Lille, me rëndësi për t’iu afruar kualifikimit dhe për ta rikthyer besimin”.

“Ne kemi dashur t’u tregojmë të gjithëve se Interi është ende këtej pari dhe këtë e bëmë me fitoren. Tani duhet ta mposhtim Genoan”, ka thënë Samuel.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Lyonit se ekipi i tij gjatë gjithë kohës e ka kontrolluar lojën ndaj klubit francez.
“Ne kemi luajtur një ndeshje serioze. Në pjesën e parë ne kemi mundur t’i bëjmë të përgjumur me vendime më të mira në 20 metrat e fundit. Me golin e dytë, ndeshja praktikisht mori fund. Ne gjithnjë ishim të qetë dhe kemi pasur kontroll taktik të ndeshjes gjatë gjithë kohës”.

“Ne kemi 12 pikë dhe jemi kualifikuar për fazën tjetër. Tani duhet të forcohemi në maje të grupit”, potencoi Mourinho.
Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro ka hedhur poshtë pohimet se Neymar ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Real Madridit në janar.
Ishte raportuar gjatë të mërkurës se Real Madridi ka arritur marrëveshje me Santosin në vlerë prej 53 milionë eurosh, që kategorikisht u hodh poshtë nga presidenti i klubit brazilian.

“Nuk ka marrëveshje me Real Madridin. Ne duam ta mbajmë Neymarin në ekip. Reali mund të ofrojë shuma të mëdha, por ne nuk jemi kompani komerciale dhe Santosit nuk i interesojnë paratë. Nuk jemi të interesuar ta shesim lojtarin dhe mendoj se rinovimi është i mundur. Ai ka kontratë deri në vitin 2015 dhe duam ta zgjasim atë. Ne jemi të hapur për vullnetin e lojtarit”, ka thënë Ribeiro.
Njeriu, emri i të cilit u lakua për trajner të kombëtares shqiptare e madje edhe nga disa media është zyrtarizuar në këtë post, Besnik Hasi, megjithatë ka refuzuar ofertën e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Hasi ka qëndruar këto ditë në Tiranë për të biseduar me drejtuesit e FSHF-së, ndërsa jo gatishmëria e ekipit belg Anderlecht për të prishur kontratën me ish-sulmuesin e kombëtares ka bërë që ai të refuzojë ofertën për të drejtuar ekipin kombëtar.

“Më duhet të mbetem me Anderlechtin, pasi ekipi nuk ka shprehur gatishmërinë për të prishur kontratën që kam me këtë ekip. Ky është një vendim i vështirë, por përfundimtar dhe jasht vullnetit tim”, ka thënë Hasi.

Kështu, kombëtarja shqiptare edhe më tej do të mbetet pa përzgjedhës, pas shkarkimit të Josip Kuzhes nga ky post.
Cristiano Ronaldo u shpreh të jetë i ngazëllyer me golin e 100-të të shënuar në fanellën e Real Madridit, duke falënderuar ekipin për arritjen.
“Unë nuk e kam pritur shënimin e golit tim të 100-të aq shpejtë. Unë dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi dhe menaxherin Jose Mourinho, i cili gjithmonë ma jep rastin për të luajtur dhe të përmirësohem si lojtar dhe njeri”, theksoi Ronaldo.

Ronaldo e shënoi dje golin e 100-të ndaj Lyonit në ndeshjen e 105-të zyrtare për Los Blancos, një statistikë kjo impresive për portugezi në vitin e tij të tretë te klubi mbretëror.
Sulmuesi i Arsenalit, Gervinho ka sugjeruar drejtuesit e klubit nga Emirates që të bëjnë ofertë për mesfushorin e Lille, Eden Hazard.
“Unë kam pasur kënaqësinë të luaj me të në Lille dhe nëse do të më jipej rasti, do të kisha luajtur përsëri”.

“Ne ndoshta do të kemi mundësi që në të ardhmen të ndajmë momente të bukura në fushë, ashtu sikurse në Francë. Shpresoj që ai të transferohet te Arsenali”, tha Gervinho.
Mediat suedeze shkruajnë se Zlatan Ibrahimovic i quan fëmijë të moshës shkollore yjet e Barcelonës, Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, në librin e tij të ardhshëm autobiografik.
“Atmosfera në dhomën e zhveshjeve ishte tepër e qetë për mua. Messi, Iniesta dhe Xavi, gjithmonë bindeshin pa protestuar. Ata ishin si fëmijë të shkollës. Unë nuk jam i tillë dhe nuk mund të jem vetja”, raportohet se ka shkruar Ibra në librin i cili pritet të dalë pas dy javësh.

Suedezi raportohet se po ashtu ka shkruar edhe për përplasjen e tij me trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, para se të largohet nga klubi spanjoll drejt Milanit.

“I kam bërtitur atij: ‘Ti nuk ke topa!’ Dhe mbase më keq se kjo. Dhe kam shtuar ‘Ti po ‘dhihesh’ për Mourinhon! Mund të shkosh në ferr!’ Isha krejtësisht i çmendur. Nëse do të isha Guardiola, do të trembesha”, ka shkruar Ibra në kapitullin e tij të parë në libër.
Kapiten i Interit, Javier Zanetti, thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij besojnë se ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon, por shton se ata do të kenë një ide më të qartë të garës në shkurt.
“Të gjitha ekipet e mëdha po ia dalin mirë. Do të jetë një garë shumë e ekuilibruar. A besoj se mund ta fitojmë? Duhet të besoni se mundeni, dhe të përmirësoheni çdo ditë”.

“Por, Liga e Kampionëve është një garë aq e çuditshme sa ju duhet të shihni se si secili ekip do të përfundojë në shkurt, kur ose ia del ose dështon”, ka thënë Zanetti.
Karim Benzema thotë se Real Madridi këtë sezon është një ekip shumë më i mirë se në sezonin e kaluar.
“Ne jemi përmirësuar këtë vit. Ne kemi pasur një sezon të mirë vitin e kaluar, por jemi më të mirë tash. Megjithatë ne ende mund të bëjmë progres dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Nuk e di se pse Real Madridi kurrë nuk ka fituar në Gerland më herët, por ajo çfarë është e rëndësishme është se ne e bëmë këtë më në fund. Ne luajtëm mirë dhe jam shumë i lumtur. Olimpique Lyon ka lojtarë të shkëlqyeshëm dhe ata i bënë gjërat të vështira për ne” , ka thënë francezi.
Ylli i Lille, Eden Hazard, nuk është ndonjë tifoz i madh i superyllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Hazard thotë se Messi nuk e meriton ta fitojë Topin e Artë për të tretin vit radhazi, pasi atij i mungon eleganca.

“Të jem i qartë: ai është më i miri, por mendoj se atij i mungon eleganca e Zidane ose Platini. Shumë lojtarë e meritojnë atë (Topin e Artë) për gjithë karrierën e tyre, si Thierry Henry dhe Ryan Giggs. Vitin e kaluar, Wesley Sneijder e meritoi”, ka thënë Hazard.
Real Madridi vazhdon punën prapa skenave për të nënshkruar me yllin e Santos, Neymar.
El Confidencial shkruan se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka dërguar përfaqësues të tij në Brazil këtë javë për të negociuar kushtet me të gjitha palët e përfshira në transferimin e Neymar.

Mendohet se Reali do të ofrojë 56 milionë euro për brazilianin, të cilit do t’i ofrojë kontratë të vlefshme 6 milionë euro në vit.

Neymar së fundi u përfshi në mesin e 23 lojtarëve kandidatë për të fituar FIFA Topin e Artë të këtij viti.