Skuadra e Chelseat e ka shënuar fitore prej 1-0 si mysafir i Blackburn Rovers, ndërsa me rezultat identik Manchester Unitedi ka fituar në shtëpi përballë Sunderlandit.Mesfushori anglez Frank Lampard ishte njeriu që ua solli Bluve tre pikë pasi shënoi golin e vetëm në minutën e 51-të.
Nga ana tjetër, një autogol i shënuar në fund të pjesës së parë nga ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, Wes Broën, ishte dhuratë për një fitore të Manchester Unitedit në 25-vjetorin e Sir Alex Fergueson në krye të skuadrës.
Pas këtyre fitoreve, Unitedi ka 26 pikë, dy më pak se Manchester City që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon si mysafir i Queens Park, ndërsa Chelsea ka 22 pikë, gjashtë më pak se lideri.
Topçinjtë janë treguar të fuqishëm në përballjen ndaj West Bromwich Albion duke e mposhtur me rezultat 3-0 në Emirates.Sulmuesi në formë Robin van Persie shënoi golin e parë (22’), ndërsa asistoi në të dytin, realizues i të cilit ishte Thomas Vermaelen (39’).
Rezultatin përfundimtar e vendosi Mikel Arteta në gjysmën e dytë (74’), ndërsa ishte asistues ishte sërish Van Persie.
Nga ana tjetër, Liverpooli ka luajtur pa gola në shtëpi të vet kundër Swansea City.
Ai ka një buzëqeshje që të lë përshtypjen se është i turpëruar. Por, në fushë ai di të bëhet tmerri i çdo kundërshtari.Lionel Messi edhe njëherë ka hedhur poshtë çdo mundësi për t’u larguar nga Barcelona e sidomos për t’iu bashkuar rivalit të përbetuar Real Madridit.
“A do të transferohesha te Real Madridi? Plani im është që të luaj tërë jetën time për Barcelonën”, theksoi Messi për Bild.
I pyetur nëse do të mund të lëkundej nga të hollat, Messi u shpreh se atij nuk i interesojnë paratë.
“Jo, nuk më interesojnë të hollat. Unë do të largohem nga Barcelona vetëm nëse nuk do të jem i kërkuar nga klubi”, përfundoi argjentinasi.
Ish-përzgjedhësi i Italisë, fituesi i Kupës së Botës, Marcello Lippi ka pranuar se Barcelona është ekipi më i mirë në histori të futbollit.“Për mua, Barcelona është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave. Në historinë e futbollit ju keni skuadra të mëdha sikur Ajaxi, Milani dhe Manchester Unitedi që kanë pasur cikle të mrekullueshme, por Barcelona ka fituar gjithçka, lojtarët e saj kanë fituar Euro 2008 dhe KB 2010”.
“Real Madridi? Jose Mourinho është trajner i madh. Këtë vit ai ka një grup më të mirë lojtarësh. Mendoj se fatkeqësia e tij është që duhet të përballet me ekipin më të mirë në histori të futbollit”, ka thënë Lippi.
Mbrojtësi i Osasunës, Ruben e ka përgatitur një litar për ndeshjen e të dielës ndaj Real Madridit, pasi kjo është e vetmja mënyrë sipas tij për ta ndalur portugezin.“Si mund ta ndalni Ronaldon? Me një litar. Unë vërtet nuk e di, të shohim gjatë ndeshjes”.
“Real Madridi është në formë të mirë dhe po ka rezultate shumë të mira. Ata po ashtu janë kualifikuar nga grupi i Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, përkundër fuqisë së Real Madridit, ne do të japim gjithçka”, u shpreh Ruben.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka zbuluar se ai tashmë është në përgatitje të gjeneratës së re të artë të ngjashme me atë kur në ekip ishin Ryan Giggs, Paul Scholes dhe David Beckham.“Do të ndodhë përsëri. Ju nuk mund të mendoni se Manchester United nuk mund të nxjerrë një gjeneratë të re të tillë. Ne vazhdimisht do të jemi në gjah të ëndrrës”.
“Është absolutisht qesharake të thuash se në Old Trafford nuk mund të kalojnë supertalentë. Më lejoni t’iu kujtoj, Barcelona sapo ka nënshkruar me një lojtar nga Kina dhe një nga Japonia”, tha Fergie
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho ka shprehur respekt për menaxherin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, që e ka festuar 25 vjetorin e tij në krye të klubit nga Old Trafford.“Sir Alex është menaxher unik që ka hyrë në historinë e Manchester United. Sir Alex është menaxheri më unik në futbollin anglez”.
“Dhe Sir Alex është menaxheri më unik në historinë e futbollit evropian. Unë vërtet shpresoj që ai të qëndrojë në pankinën e United edhe për shumë vite të tjera. Unë nuk kam qëllime të caktuara për ta zëvëndësuar”, u shpreh portugezi.
Sulmuesi i Arsenalit, Park Chu-Young thtoë se është e pa besueshme për të që i është afruar debutimi në Ligën Premier.“Unë do të tentoj të tregoj se jam në gjendjen më të mirë dhe të tregoj se jam mjaft i mirë për të luajtur këtu. Stërvitjet e mia dhe stili im i jetës më ndihmon t’i përshtatem futbollit anglez. Për momentin, unë nuk kam probleme këtu. Vendimi përfundimtar i mbetet menaxherit, kështu që do të përgatitem për debutimin”, theksoi Park.
Park Chu Young ishte në pankinën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Chelseat, që përfundoi në fitore për Topçinjtë.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se ende është shumë herët për të që të flasë për ambiciet në luftën për titull në Ligën Premier.“Për momentin ne nuk jemi mjaft afër për të thënë se po luajmë për titullin, por ne duam të rikthehemi. Ne jemi në një pozitë ku mund të aspirojmë top katërshin. Ne nuk kemi qenë në këtë pozitë tri javë më parë”.
“Është ende herët të flasim për titullin. Nëse fitojmë më shumë ndeshje, pse jo? Për momentin nuk mendoj se jemi në formë për të qenë pretendentë për titull. Matematikisht nuk jemi jashtë garës, por jemi 12 pikë prapa Cityt dhe kjo është shumë”, ka thënë francezi.
Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi ka deklaruar në një intervistë për gazetën më prestigjioze gjermane Bild se skuadra e Bayernit të Munichut mund të jetë shumë e rrezikshme për ta në vazhdim në Ligën e Kampionëve.Bayerni është duke kaluar nëpër formë fantastike me shumë pak gola të pranuar, por me një lojë super ofensive. Dhe, kjo nuk ka mbetur pa u vërejtur nga gjeniu argjentinas.
“Bayerni ka një skuadër të jashtëzakonshme dhe një ekip shumë të rrezikshëm. Ata janë shumë më të fortë se sa vitin e kaluar. Të gjithë deri të Schweinsteiger janë në top formë. Dhe fakt tjetër është se finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Allianz Arena, që është bonus për ta”, theksoi Messi.
Ndoshta futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo e ka pranuar çmimin që i takonte prej sezonit të kaluar për numrin më të madh të golave të shënuar, Këpucën e Artë.Edhe zyrtarisht Ronaldo e mori Këpucën e Artë të premtën pasdite pasi e përfundoi sezonin 2010-2011 si golashënuesi më i mirë në Evropë.
Portugezi e fitoi çmimin pasi shënoi plot 40 gola në La Liga, duke realizuar kështu më shumë gola se sa lojtarët tjerë nëpër kampionatet tjera evropiane.Ronaldo, i cili e pranoi çmimin në Hotelin Interkontinental të Madridit nga legjenda portugeze Eusebio dhe legjenda e Realit, Alfredo Di Stefano, shprehu kënaqësinë për çmimin e fituar, e njëkohësisht dhe gatishmërinë për ta zëvëndësuar atë me trofeun e Ligës së Kampionëve apo të La Ligës.

“Unë do ta ndërroja menjëherë këtë çmim me Ligën e Kampionëve apo La Ligën. Ju mund të fitoni çmime individuale vetëm kur ju ndihmon ekipi. Unë kam dëshirë të fitoj më shumë në nivelin kolektiv. Unë nuk po mendoj për thyerje rekordesh, por për Real Madridin. Unë mendoj se ekipi ynë është më i pjekur dhe me më shumë besim, ndërsa tani të gjithë po mendojmë për synimet e mëdha”, deklaroi Ronaldo me rastin e pranimit të çmimit.
Është kjo hera e dytë në karrierën e tij që Ronaldo e pranon këtë çmim, pasi portugezi u shpall golashënuesi më i mirë në Evropë me 31 gola të realizuar në vitin 2008 kur mbronte ngjyrat e Manchester United.
















