Lionel Messi e ka bërë të qartë se të qenit golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Barcelonës nuk është objektiv i tij.
Argjentinasi tejkaloi Ladislao Kubalan më herët gjatë këtij sezoni dhe tash rreshtohet i dyti në listë me 203 gola, vetëm prapa Cesar Rodrigues, i cili me 235 gola është shënuesi më i mirë i Barcelonës.

“Dua ta thyej rekordin e Rodrigues, por vetëm pasi dua të shënoj sa më shumë gola që mundem për Barcelonën. Është mirë për ekipin kur unë shënoj dhe dua të fitoj trofe. Nuk shqetësohem për t’u futur në librat e rekordeve”.

“Nuk dua patjetër ta thyer rekordin këtë sezon. Nëse kjo ndodh, jam ok me këtë, por nuk do të rri pa gjumë për këtë nëse nuk e thyer rekordin”, ka thënë argjentinasi.
Yaya Toure thotë se ai do të dëshironte të arrijë suksesin e ish-klubit të tij, Barcelonës, me Manchester Cityn, por pranon se klubi i tij i tashëm ende është larg nivelit të gjigantit spanjoll.
“Për momentin, mendoj se ne ende jemi larg nga Barcelona pasi ata janë një klub i mahnitshëm me një skuadër fantastike. Shumica e lojtarëve më të mirë në botë tashmë janë atje, Xavi, Andres Iniesta, Lionel Messi, Gerard Pique, Daniel Alves”.

“Për t’u bërë një si ata, ne duhet të fitojmë disa Kupa. Krahasimi i tashëm me Barcelonën, Manchesteri është fundi më i ulët. Ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për t’u bërë një ekip si ata”, ka thënë Toure.
Chelsea i është bashkuar Liverpoolit në kërkim të sulmuesit të Barcelonës, David Villa.
Mediat spanjolle raportojnë se Villa nuk është i rehatshëm në Nou Camp pasi vazhdimisht është nën hijen e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi.

Liverpooli ka bërë një interesim te Barcelona javën e kaluar duke pyetur për situatën e Villa, ndërsa Cadena Ser tash shkruan se edhe Chelsea po ashtu ka shprehur interesim në spanjollin.

Villa është i pakënaqur që detyrohet të luajë në krah për t’i lejuar Messit më shumë hapësirë në qendër dhe tash është duke menduar opsionet.
Kombëtarja shqiptare vazhdon të jetë pa një trajner kryesor në prag të miqësoreve ndaj Azerbajxhanit dhe Maqedonisë.
Sporti Shqiptar shkruan se Kuqezinjtë ende janë në mjegull dhe nuk e dinë nga kush do të drejtohen në ndeshjet e radhës, e para prej të cilave duhet të zhvillohet të premten.

Futbollistët shqiptar dje janë stërvitur nga Xhemal Mustedanagiç.

Nga kampi i kuqezinjve po ashtu mësohet se në të dyja miqësohet do të mungojnë Ervin Bulku dhe Debatik Curri, që të dy për arsye dëmtimi.
Përzgjedhësi i Spanjës në futboll, Vicente del Bosque, ka zgjedhur një ekip të fuqishëm për miqësoren ndaj Anglisë.
Përveç yjeve të përhershme të ekipit, Del Bosque ka ftuar edhe anësorin e Sevillas, Jesus Navas, dhe mbrojtësin e Malagas, Nacho Monreal.

“Ata (Navas dhe Monreal) janë përfshirë pasi kanë qenë me ne edhe më herët dhe po ashtu po luajnë mirë. Në kërkim të lojtarëve të krahut, kur është koha më e mirë se tash për të sjellë Monreal?”.

“Sa i takon Jesus, ai tashmë ka qenë me ne dhe ai gjithmonë bën paraqitje të mira dhe e kemi parë të arsyeshme ta ftojmë”, ka thënë Del Bosque.

Në vazhdim të zgjedhurit e trajnerit spanjoll: Iker Casillas (Real Madrid), Jose Reina (Liverpool), Victor Valdes (Barcelona); Sergio Ramos (Real Madrid), Alvaro Arbeloa (Real Madrid), Carles Puyol (Barcelona), Gerard Pique (Barcelona), Jordi Alba (Valencia), Raul Albiol (Real Madrid), Nacho Monreal (Malaga); Xavi (Barcelona), Xabi Alonso (Real Madrid), Sergio Busquets (Barcelona), Santi Cazorla (Malaga), Javi Martinez (Athletic Bilbao), Cesc Fabregas (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona); David Villa (Barcelona), David Silva (Manchester City), Fernando Torres (Chelsea), Fernando Llorente (Athletic Bilbao), Juan Mata (Chelsea), Jesus Navas (Sevilla).
Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, ka falënderuar secilin për mbështetjen derisa rikuperohet nga operacioni në zemër.
“Miq të dashur, vetëm doja të shprehi falënderimin tim, në emër tim dhe familjes time, për dëshirat e mira të cilat i keni shprehur gjatë disa ditëve të kaluara. Çfarëdo dëshpërimi ose vështirësie që përjetova, shpejt u zëvendësua nga dashuria e shfaqur nga njerëzit rreth e qark botës”.

“Dua t’u dërgoj një përqafim të gjithë atyre të cilët kanë treguar mbështetje dhe më kanë bërë mua të ndjehem i rëndësishëm duke ardhur në Poliklinikën e Milanos ose duke më dërguar mesazhe të shumta”, ka thënë Cassano.

Ai ka falënderuar klubin e tij dhe në veçanti presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, si dhe presidentin e ish-klubit, Real Madridit, Florentino Perez, dhe trajnerin aktual të këtij ekipi, Jose Mourinho.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit te Genoa.
Drejtori i Genoas, Enrico Preziosi, zbuloi të premten se ai planifikon të nënshkruajë me argjentinasin për të tretën herë.

“E di që Preziosi më do mua. Do të jem gjithmonë falënderues ndaj tij. Kurrë nuk mund ta dini çfarë ndodh në futboll, por për tash po mendoj vetëm si të ndihmoj Interin të fitojë ndeshje”, ka thënë Milito për Gazzetta dello Sport.
Njëshi i Barcelonës, Xavi, pranon se Real Madridi është një ekip më i fuqishëm për momentin.
Barcelona është tre pikë prapa liderit të La Liga, pasi barazoi 2-2 në fushë të Athletic Bilbao gjatë vikendit, derisa Real Madridi fitoi me rezultat 7-1 ndaj Osasunës.

“Madrid është duke luajtur në nivel shumë të lartë, me një futboll shumë të drejtpërdrejtë dhe po ia del mirë në kundërsulme. Po, ata janë në një nivel të mirë”, ka thënë Xavi.