Përfaqësuesja e Anglisë ka shënuar fitore në miqësoren e shumëpritur kundër Spanjës, kampionit në fuqi të Evropës dhe botës.Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin Wembley ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të Tre Luanëve.
Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë interesante, e cila përfundoi pa gola.
Duhet theksuar se formacioni startues i Spanjës u dominua nga yjet e Barcelonës (Pique, Busquets, Xavi, Iniesta, Villa) dhe Real Madridit (Casillas, Arbeloa, Ramos, Xabi Alonso), të cilët nuk arritën të tregoheshin të suksesshëm përballë nikoqirit.Me të filluar gjysma e dytë erdhi goli i Anglisë. James Milner fitoi një gjuajtje të lirë, të cilën e ekzekutoi në drejtim të Darren Bent që goditi me kokë, ndërsa topin e kthyer e plasoi në rrjet mesfushori i Chelseat, Frank Lampard (49’).
Në vazhdim nuk u shënuan gola të tjerë, ashtu që me epërsi minimale Anglia e fitoi takimin. Kjo është një fitore e rëndësishme për forcimin e vetëbesimit të të zgjedhurve të Fabio Capellos.Në takimet tjera miqësore, më herët Meksika e ka mposhtur Serbinë me rezultat prej 2-0, me dy gola të shënuar nga ylli Manchester United, Javier Hernandez.

Ndërsa një humbje befasuese prej 4-1 e ka pësuar Norvegjia nga Uellsi.
Bosi i Kroacisë, Slaven Bilic, ka pranuar se ai nuk e ka pritur as se si rezultatin prej 3-0 ndaj Turqisë në Turk Telekom Arena.“Kur vini në një stadium të tillë, askush nuk pret rezultat të tillë. Ne e kemi ditur se nuk do të jetë lehtë. Më pas goli i hershëm na dha avantazhin”.
“Turqia pasoi mirë topin në pjesën e parë, por në vend të tyre ne shënuam golin. Më pas e shënuam edhe një gol tjetër në pjesën e dytë. Ne e merituam fitoren edhe me më shumë gola. Ishte fantastike. Dua të përgëzoj lojtarët e mi për paraqitjen”, tha Bilic.
Përzgjedhësi i Turqisë, Guus Hiddink, e ka marrë personalisht përgjegjësinë për dështimin e ekipit të tij para publikut turk ndaj Kroacisë, ku turqit pësuan disfatë të thellë prej 3-0.“Unë jam përgjegjës për rezultatet. Lojtarët duhet të ekzekutojnë mirë gjërat, por unë marr përgjegjësinë. Mendoj se vendi i dytë kualifikues prapa Gjermanisë ishte pritje realiste, por kemi pasur ekip me djem që luajnë në kampionate të mëdha”.
“Vërtet nuk e di si mund të vijnë këto rezultate, kur kemi lojtarë që luajnë në Ligën Premier dhe Bundesliga, ata kanë përvojë në ndeshjet e mëdha”, pohoi Hiddink.
Përzgjedhësi i Bosnjës, Safet Susic, ka deklaruar se fati u mungoi lojtarëve të tij që të realizojnë fitore ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë të “play-offit” për kualifikim në Euro 2012 të zhvilluar në Zenicë.“Ky është rezultat i drejtë. Ne kemi pasur raste të mira, ashtu sikurse Portugalia, por topi nuk e donte portën”.
“Portugalia është ekip djalli, pasi kanë ekip të mirë në çdo repart. Ata janë të kënaqur me rezultatin, ashtu sikurse ne, pasi ne i dimë cilësitë tona”.
“Ndoshta është më mirë të vendoset në Lisbonë, në një stadium të mirë ku mund të mblidhen 70 mijë spektatorë”, ka thënë Susic.
Ylli i Manchester United, Javier Hernandez, i ka hedhur poshtë krahasimet me legjendën e klubit nga Old Trafford, tashmë strategun Ole Gunnar Solskjaer.“Solskjaer ishte legjendë në këtë klub, lojtar i pa besueshëm. Kur të gjithë njerëzit bëjnë krahasime, atëherë gjëja e vetme që unë mund të them është se nuk jam as 10% i tij. Ai ishte fantastik”.
“Të jem i sinqertë, nuk i dua krahasimet. Edhe në Meksikë më krahasonin me babanë tim, që ishte po ashtu sulmues, dhe kjo kurrë nuk më pëlqeu. Mendoj se të gjithë janë ndryshe dhe secili meriton të gjykohet për të arriturat e tij”, u shpreh Chicharito.
Legjenda e Milanit, Oliver Bierhoff, ua ka sugjeruar klubeve italiane mesfushorin fantastik të Dortmundit, Mario Goetze.“Unë do t’ua kisha sugjeruar klubeve italiane Mario Goetzen. Ai është ende lojtar shumë i ri, por ai absolutisht që ka talent”.
“Kushdo që do ta transferojë atë, do të bëjë punë të madhe. Ai është vetëm 19 vjeç, por tashmë mund të konsiderohet lojtar klasi botëror”, tha Bierhoff.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Alejandro Sabella, e ka mirëpritur lëndimin sulmuesit të Kolumbisë, Radamel Falcao, para ndeshjes kruciale ndaj Kolumbisë.“Kërkoj falje, por si tifoz i Argjentinës dhe si trajner i kombëtares, dhe pasi është lëndim i lehtë, unë e mirëpres lëndimin e Falcaos dhe jam më i relaksuar që ai nuk do të luajë”.
“Unë e njoh mirë Falcaon dhe ai është person i mrekullueshëm, një njeri i mirë”, theksoi Sabella pa dashur të flasë për barazimin me Bolivinë.
Mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate, është shprehur i kënaqur me debutimin e tij për kombëtaren italiane.“Ishte një start i bukur, kemi luajtur shumë mirë. Polonia bëri presion të madh në pjesën e parë, por ne i goditëm në momentin e duhur”.
“Tani synoj të luaj në Euro 2012 dhe ta fitoj titullin me Italinë”, theksoi Abate.
Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi ka deklaruar se kombëtarja Albiceleste duhet të shënojë fitore ndaj Kolumbisë nëse dëshiron t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Botërorin Brazili 2014.“Një ndeshje tjetër po vjen shumë shpejt dhe ne e dimë se do të jetë e vështirë, ashtu sikurse çdo ndeshje tjetër larg shtëpisë. Por, këtë herë nuk mund të dështojmë, pa marrë parasysh se çfarë janë rrethanat”.
“Ne kemi pasur raste shënimi ndaj Bolivisë, por nuk kishim fat. Bolivia shënoi nga asgjë dhe gjërat vetëm sa u komplikuan”, ka thënë Messi.
Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane, Romario ka sulmuar legjendën braziliane Pele, duke thënë se ai vazhdimisht flet gjepura. Pele thotë se Romario e akuzon presidentin e federatës braziliane Teixeira vetëm për një post.“Unë kam premtuar se nuk do të flas më për Pelen, sepse ai ha aq shumë m*t. Pele duhet të kandidojë për deputet, ai nuk di asnjë rregull, asnjë status, asgjë. Ai duhet të heshtë”.
“Unë jam 45 vjeç, unë di shumë gjëra. Këto gjëra për shantazh janë sikur të fëijëve. Çfarë them për Teixeiran është ajo që shoh. Nuk marr asgjë nga federata. Ndoshta Pele merr diçka dhe prandaj po flet”, potencoi Romario.
Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli ka lëvduar paraqitjen e Mario Balotellit në miqësoren ndaj Polonisë, ku ‘SuperMario’ shëno një gol së bashku me Pazzinin.“Paraqitja e Balotellit ka domethënie të madhe për ne, përpos golit të shënuar. Përgëzime për Marion, pasi ai luajti mirë”.
“Është me rëndësi të vazhdojë ta mbajmë baraspeshën. Polonia është ekip i fortë, dhe ne kemi mundur ta gjejmë golin përkundër kësaj. Por, teksa minutat po ecnin, ne vazhdimisht jemi përmirësuar”, tha Prandelli.
Legjenda braziliane e futbollit, Pele përsëri ka lansuar komente kontraverse për futbollistin e Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se ai nuk është aq lojtar i madh.“Mendoj se një lojtar i madh është i definuar nga paraqitjet e tij në Botëror. Për shembull, shikojeni Messin kur luan për Barcelonën. Ai është shumë i mirë, i jashtëzakonshëm. Por për Argjentinën, ai është lojtar tjetër”.
“Krahasojeni atë me Zinedine Zidanen. Ai e fitoi Botërorin dhe ishte në maje për 15 vjet. Ai ishte lojtar shumë më i kompletuar se sa Messi. Para Zidanes ishte Johan Cruyff, Franz Beckenbauer, Michel Platini dhe Bobby Moore. Lojtarë të mëdhenj janë ata që kanë fituar Botërorin, apo si Cruyff dhe Platini kanë shkëlqyer në të”, deklaroi Pele për The Sun.
Barcelona ia ka bërë të ditur Liverpoolit që të presë deri në fund sezonit për të bërë ofertë për mesfushorin Seydou Keita.The Sun shkruan se The Reds duhet të presin deri në verën e ardhshme për të mundësuar transferimin e Keitas.
Liverpooli ka shprehur interesim për reprezentuesin e Malit për shkak të minutazhit të tij të shkurtër te Barcelona.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka shprehur zhgënjimin e tij me formën e kombëtares holandeze, pas barazimit pa gola me Zvicrën.“Ne jemi absolutisht të kënaqur me rezultatin. Zvicra është kundërshtar i vështirë. Ata kanë një stil italian të lojës, sepse shumë lojtarë vijnë nga Serie A”.
“Ne duhet ta fajësojmë veten për barazimin. Ne nuk kemi treguar çfarë mund të bëjmë. Ne kemi luajtur me formacion tjetër se sa zakonisht, por kjo nuk është arsyetim. Do ta kishim fituar ndeshjen po që se do të kishim bërë impenjim më të madh. Nuk bëmë shumë për fitoren”, tha Sneijder.
















