Trajneri i Francës, Laurent Blanc, thotë se skuadra të cilën e drejton nuk është e aftë për ta fituar Kampionatin e ardhshëm Evropian.
Në shortin që mbahet më 2 dhjetor, Franca mund të gjejë veten në një grup me përfaqësuese të tilla, si Spanja, Holanda dhe Gjermania, ndërsa Blanc është pesimist se kombëtarja e tij mund të ketë sukses.

I pyetur nga gazetarët nëse Franca mund ta fitojë turneun Euro 2012, ai është përgjigjur: “Do të thosha jo. Ndonjë ndeshje, po, mirëpo jo të gjithë garën”.
Supertalenti shqiptar i cili mbron ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri duket se tashmë e di destinacionin e tij të radhës.
…Dhe ai është kampionati spanjoll La Liga. Sipas Marca, Shaqiri tashmë ka nënshkruar me Atletico Madridin, por sportivja madrilène nuk zbuloi detaje të kontratës së anësorit fantastik me klubin nga Madridi.

Kështu, Shaqiri pritet që nga sezoni i ardhshëm ta sfidojë veten me futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Real Madridit.
Ish-përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga, ka lëvduar mesfushorin e Juventusit, Andrea Pirlo, duke thënë se ai ngjason më shumë si latino-amerikan se sa evropian.
“Juventusi ka një brazilian fantastik në ekip dhe ai nuk është Amauri. Unë po flas për Andrea Pirlon. Ai është lojtari më brazilian nga të gjithë lojtarët evropianë”.

“Sensi i tij pozicional, teknika, ritmi dhe pasimet e sakta. Ai është fantastik. Ai është lojtari i parë në letrën time të ekipit tim të ëndrrave. Pirlo e ka ndryshuar Juventusin, e ka bërë atë që është dhe bashkëlojtarët e respektojnë si liderin e tyre”, tha Dunga.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, ka thënë pas miqësores ndaj Holandës se kombëtarja gjermane u ka dërguar sinjal të qartë të gjithë kundërshtarëve para kampionatit evropian Euro 2012.
“Nëse mposhtni Holandën në këtë mënyrë, atëherë u keni dërguar mesazh të qartë kombëtareve tjera”.

“Në pjesën e parë, Holanda shfaqi rrezik, por më pas dominuam plotësisht në pjesën e dytë. Ne shënuam tri gola të jashtëzakonshëm”, potencoi Muller.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka hedhur poshtë çdo mundësi që të rikthehet në Serie A, pas deklarimeve të Massimo Morattit se e dëshiron përsëri italianin te Interi.
“Jo tani, por një ditë do të shohim. Është e vërtetë se kam folur për Interin dhe Milanin, por ka edhe ekipe tjera që më duan në Spanjë dhe Angli”.

“Napoli? Unë kam thënë se më pëlqen qyteti, ndërsa falënderoj Morattin që tha se do të më transferonte menjëherë po që se unë dua”, tha B45.
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka hapur edhe zyrtarisht një proces disiplinor duke e akuzuar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez për përdorim të fjalëve raciste ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra.
FA bëri të ditur me anë të një komunikate se ka hapur procedim disiplinor ndaj sulmuesit uruguaian, të cilin Patrice Evra e akuzoi për përdorim të fjalëve raciste.

Ndaj akuzës së FA ka reaguar Liverpooli me anë të një komunikate: “Ne do ta diskutojmë çështjen kur ai të kthehet nga angazhimet me kombëtaren, por ai nuk do ta pranojë fajësinë dhe presim që ai të ketë qëndrim të tillë në seancën dëgjimore. Luis Suarez mbetet i përkushtuar për ta pastruar emrin e tij nga akuzat e bëra ndaj tij nga Patrice Evra. Klubi përkrah plotësisht lojtarin”.

Ky vendim i FA vjen pas një stuhie të akuzave për racizëm në qendër të të cilave pos emrave të lartpërmendur ishin edhe John Terry dhe Anton Ferdinand i QPR-së, teksa në anën tjetër kreu i FIFA-s, Sepp Blatter refuzoi të pranonte se ekziston racizëm në futboll.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin klubin katalanas me një transferim në vlerë 40 milionë euro të Gareth Bale në Camp Nou.
“Unë nuk e di nëse Bale do të ishte lojtar që do të na interesonte”.

“Sidoqoftë, edhe nëse do ta kisha ditur këtë, unë nuk do të kisha pranuar, sepse çmimi do t’i rritej. Tottenhami nuk do të kërkonte 40 milionë, por do ta rriste çmimin në 50 milionë. Sidoqoftë, për të kurrë as 40 milionë nuk do të paguaj”, deklaroi Rosell.
Mesfushori i Holandës, Mark Van Bommel, ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Gjermanisë se pancerët janë favoritë të mëdhenj për ta fituar kampionatin evropian Euro 2012.
“Unë e them drejtpërdrejt: Gjermania është favorite për ta fituar Euro 2012”.

“Humbja e thellë prej 3-0 erdhi për shkak se ata janë larg më të mirë, por edhe për shkak të terrenit vendas për ta, që është faktor me rëndësi”, u shpreh Van Bommel.
Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, është i bindur se Manchester City do të pësojë rënie në çdo aspekt të lojës pas krishtlindjeve.
“Ata janë në krye të kampionatit, po luajnë mirë, ashtu sikurse çdo sezon tjetër. Ata sigurisht se na kanë mposhtur mirë në kampionat dhe merituan fitoren. Por, pak para asaj humbje ne i mposhtëm në Superkupë”.

“Ata mendoj se janë në momentin e tyre, por çdo ekip do të pësojë rënie, ashtu edhe City. Të shohim çfarë do të ndodhë me Cityn pas krishtlindjeve, më pas duhet të formojmë mendimin tonë të qartë mbi kandidatët për titullin dhe nëse duhet të llogarisim në forcën e tyre”, deklaroi Owen.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, duket se e ka ndryshuar qëndrimin e tij provokativ ndaj rivalëve këtë sezon, pasi ende gjatë sezonit nuk ka ndodhur që portugezi të reagojë siç bënte më parë.
AS shkruan se miqtë dhe vëzhgues të portugezit e kanë vërejtur Mourinhon me një qëndrim të ndryshuar, që pas veprimit kontrovers në Superkupë kur futi gishtërinjtë në sytë e zëvendëstrajnerit të Barcës, Tito Vilanova.

Mourinho tani nuk u përgjigjet më rivalëve të tij në deklarata kur ata e sulmojnë, e rasti më i fundit për këtë është provokimi i trajnerit të Hospitaletit, të cilit Mou nuk iu përgjigj. Dhe, për këtë Mourinho pranoi para ndeshjes ndaj Osasunës se kultura e Realit ka ndikuar te ai.

“Ndikimi është njëjtë në të dyja palët. Unë nuk e di se çfarë ndryshoi Reali te unë, por një klub gjithmonë lë gjurmë tek ju”, theksoi Mou.
Ylli i Santosit, Neymar, ka deklaruar se ekipi i Barcelonës është përplot me jashtëtokësorë, përderisa pranoi edhe njëherë se e refuzoi Realin kur ishte vetëm 14-vjeçar.
“Barcelona është nga një botë tjetër. Ata janë jashtëtokësorë dhe fakti që do të luajmë ndaj tyre është kënaqësi dhe nder i madh, është finalja e ëndrrave, por ne duhet të mendojmë për ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve, që është më e rrezikshme”.

“Unë kalova gjashtë ditë në Madrid, ishte një përvojë e mirë. Unë stërvita me fëmijët e moshës time, unë shënova disa gola, por vendosa se nuk ishte koha për t’u larguar nga Brazili”, ka thënë 19-vjeçari.
Barcelona ka bërë gati listën me dhjetë lojtarë të cilët do të tentojë t’i transferojë gjatë vitit 2012.
Sipas të përditshmes spanjolle Sport, drejtuesit e Barcelonës synojnë të sjellin talentët më të mirë të rinj në botën e futbollit.

Lista e dëshirave të Barcës për vitin 2012 përbëhet nga:

- Thiago Silva, mbrojtës i qendër te Milani;
- Gareth Bale, anësor i majtë te Tottenhami, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës;
- Jordi Alba, mbrojtësi i ri premtues i Valencias;
- Eden Hazard, anësori i Lille dhe Lojtari i Vitit në Ligue 1 si 20-vjeçar;
- Esteban Andrada, portier i ri i cili luan për ekipin argjentinas Lanus;
- Tono Rodriguez, portieri me përvojë i Racing Santander, i cili do të jetë pa kontratë në qershor;
- Victor Ruiz, ish-mbrojtësi i Espanyol tash angazhohet për Valencian. Ky vlerësohet lartë nga trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola;
- Oscar de los Santos, i riu i Internacional i cili inspiroi Brazilin të fitoi Kuëpn Botërore U20 këtë vit;
- Ricardo Rodrigues, mbrojtësi i majtë i Zurich po përcillet afër nga drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta;
- Guilherme Siqueira, mesfushori me përvojë i kahut të majtë i cili tash angazhohet te Granada.
Cristiano Ronaldo thotë se Real Madridi ende nuk mendon për takimin e dhjetorit kundër Barcelonës, pasi ka në radhë edhe dy takime të vështira, atë kundër Valencias dhe kundër Atletico Madrid.
“Ne nuk mund të mendojmë për ndeshjen kundër Barcelonës tash. Ne do të luajmë kundër Valencias, që është e treta në ligë, dhe pastaj Atletico Madrid”.

“Këta do të jetë takime të vështira dhe nëse ne nuk i fitojmë ata, është e pakuptimtë të mendojmë për Barcën. Ne jemi të qetë, ne po ndjekim rrugën tonë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Ronaldo.

Real Madrid aktualisht pushton kreun e tabelës së La Liga me 28 pikë nga 11 ndeshje, tre më shumë se Barcelona që rreshtohet e dyta.
Federata Turke e Futbollit ka zbuluar në faqen zyrtare se është ndarë me trajnerin e kombëtares Guus Hiddink me efekt të menjëhershëm.
Holandezi u caktua në gusht të vitit 2010 me synimin për të kualifikuar Turqinë për në Euro 2012, por dështoi në objektivat e tij pasi dështoi në mposhtë Kroacinë në play-off.

“Pas negociatave në mes të Guus Hiddink dhe bordit të drejtorëve të Federatës turke të futbollit është arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund kontratës së Guus Hiddink me pajtim dypalësh”.

“Ne do të dëshironim të falënderojmë Guus Hiddink për punën e tij me Turqinë dhe t’i dëshirojmë atij çdo të mirë në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se Spanja nuk ishte në formën më të mirë në barazimin e mbrëmshëm 2-2 ndaj Kosta Rikës.
“Ishte turp pasi mendoj se ne luajtëm shumë dobët në pjesën e parë. Ne nuk luajtëm mirë, dhe mendoj se në pjesën e dytë ishte e kundërta. Lajmi i mirë është reagimi i ekipit”.

“Në pjesën e dytë ne reaguam pozitivisht dhe treguam çfarë ekipi jemi. Ne krijuam shanse derisa shumë ekipe të tjera do të ishin dorëzuar”, ka thënë spanjolli.
Manchester United dhe Chelsea raportohet se janë duke përcjellë situatën e kapitenit të Arsenalit, Robin van Persie.
The Guardian shkruan se Van Perie nuk mendon të fillojë negociatat për kontratë të re me Arsenalin para fundit të sezonit.

Manchester City dhe Interi tashmë ka shfaqur interesim në holandezin, ndërsa tash në pah dalin edhe Chelsea dhe Manchester United, ndërsa garës mund t’i futen edhe Barcelona dhe Real Madridi.

Kontrata aktuale e Van Persiet skadon në fund të sezonit të ardhshëm, qershor të vitit 2013.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se është e padrejtë që ai të krahasohet me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
“Çdokush ka personalitetin e vet dhe mënyrën e vet se si i bën gjërat, [andaj] ne nuk jemi të krahasueshëm”, ka qenë i prerë Messi.

“Unë dua të fitoj tituj si me ekipin kombëtar po ashtu edhe me Barcelonën. Dua të bëj më shumë për Argjentinën”, ka shtuar më tej argjentinasi.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, thotë se klubi katalanas prodhon lojtarët më të mirë në botë në akademinë e të rinjve.
Lojtarët si Xavi, Andres Iniesta, Sergio Busquets e Carles Puyol, janë në mesin e shumë lojtarëve që kanë ardhur nga La Masia (kampi i të rinjve të Barcelonës), dhe Rosell e ka bërë të qartë se klubi nga Camp Nou ka bërë zgjidhje të mençur që ka zgjedhë të investojë në talentët e rinj.

“Për të pasur lojtarë të mirë ju ose mund t’i bleni ata nga klubet tjera ose t’i zhvilloni në shtëpi. Ne qartas kemi zgjedhur opsionin e dytë”.

“Në La Masia ne prodhojmë lojtarët më të mirë në botë. Ne jemi më se të kënaqur që i paguajmë ata mirë, pasi kjo do të thotë se ata janë lojtarët më të mirë”, ka thënë Rosell.
Sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, thotë se ekipi i tij do të niset në Euro 2012 verën e ardhshme me synimin për ta fituar garën.
Italia u mposht mbrëmë nga Uruguai me rezultat 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Stadio Olimpico të Romës. Por rezultati i këtij takimi nuk ka prishur shpresat e Balotellit për të ngritur trofeun e kampionit të Evropës në verën e ardhshme.

“Ne do të shkojmë në Poloni dhe Ukrainë për të fituar, përndryshe është fundi i botës”, ka thënë Balotelli për Rai Uno pas takimit të mbrëmshëm.
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, thotë se ekipi i tij nuk ishte më i mirë se Kosta Rika pas barazimit të mbrëmshëm me rezultat 2-2 në San Jose.
Të zgjedhurit e Del Bosque e panë veten në disavantazh 2-0 në pjesën e parë pas golave nga Randall Brenes dhe Joel Campbell, por dy gola të vonshëm nga David Silva dhe David Villa, bënë që spanjollët t’i shpëtojnë turpërimit.

“Kosta Rika luajti më mirë se ne. Ata u mbrojtën shumë mirë dhe ishin të suksesshëm në lojën e tyre”.

“Në futbollin e sotëm nuk mund ta nënvlerësosh asnjë rival. Kosta Rika ishte një kundërshtar për t’u marrë shembull dhe ju kurrë nuk duhet të mendoni se mund të mposhti lehtë ndonjë skuadër”, ka thënë Del Bosque pas takimit.
Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, thotë se fitorja ndaj Kolumbisë pavarësisht se e ngushtë ishte një fitore e rëndësishme.
Messi dhe Sergio Aguero gjetën rrjetin derisa argjentinasit fituan takimin me rezultat 2-1 duke u dhënë fund dy ndeshjeve pa fitore në kampanjën kualifikuese për Botërorin 2014.

“E vërteta është se ishte një fitore e rëndësishme, ne e dinim këtë pasi pas ndeshjes me Bolivinë i dhamë një imazh të keq vetes”.

“Ne e dinim si të luajmë në fushë, kjo ishte vështirë dhe me shumë lodhje. Ne e kishim topin më shumë se ata, dhe ne donim të luajmë dhe të mos i lejojmë ata të kenë shanse në kundërsulme”, ka thënë Messi për sportiven Ole.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se Portugalia është një ekip më i mirë se Bosnjë e Hercegovina.
Ronaldo bëri një paraqitje impresive dhe shënoi dy gola në fitoren 6-2 në takimin e mbrëmshëm si nikoqir i boshnjakëve, ndeshje e cila kualifikoi portugezët për në Euro 2012.

“Kisha një ndeshje të mirë, në të cilën shënova gola, ekipi po ashtu luajti mirë. Ne jemi shumë të lumtur dhe falënderojmë Zotin që jemi në Euro 2012”.

“Marrë në përgjithësi, Portugalia ishte fitues i drejtë, ne jemi më të mirë se ata, ne e treguam këtë sot, siç e treguam edhe në ndeshjen e parë. Mendoj se rezultati ishte i drejtë, ne luajtëm më mirë dhe ne jemi një ekip më i mirë”, ka thënë Ronaldo për Goal.