Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është shprehur shumë i lumtur që mund të përballet me ekipin më të fortë në botë, ekip ndaj të cilit synon fitoren.“Të përjetosh ndeshje të tilla është ëndërr për të gjithë te Milani. Barcelona është ekipi më i fortë në botë, por ne do të tentojmë t’i mposhtim me rastet që do të krijojmë”.
“Kur kemi luajtur në Barcelonë kemi pasur shumë raste dhe tani do të tentojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Është vështirë të luash ndaj Barcelonës sepse ata kanë teknikë dhe ata gjithmonë i përshtaten ritmit të takimit. Do të na duhet baraspeshë dhe të luajmë me topa të gjatë për të mos i lejuar posedim Barcelonës”, ka thënë Allegri.
Anësori i Manchester United, Nani nuk e sheh aspak problematike përfundimin në vend të dytë në Grupin C të Ligës së Kampionëve, pasi portugezi nuk ka frikë nëse Djajtë e Kuq tërhiqen ne short me Realin apo Barcelonën.United mund të përballet me Real Madridin apo Barcelonën në rast se Benfica mposht Otelulin në xhiron e fundit të fazës grupore dhe kjo nuk është dhe aq problem për Nanin i cili nuk frikësohet nga gjigantët spanjollë.
“Nëse ne përfundojmë në vendin e dytë dhe tërhiqemi në short me një ekip të madh, atëherë ky nuk do të jetë probem për ne. Nëse keni ambicie për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë do t’ia arrini”, u shpreh Nani.
Klubeve italiane gjatë javës së kaluar u është ofruar sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, bisedime të cilat po zhvillohen në prag të afatit kalimtar të janarit.Specialisti i transfereve Gianluca Di Marzio ka pranuar se Milani tashmë ka mbajtur bisedime me agjentin e Tevez.
“Kia Joorabchian, agjenti i Carlos Tevez tashmë ka kontaktuar me Milanin dhe së shpejti do të flasë edhe me Interin dhe Juventusin. Interi nuk është aq i interesuar për shkak të kërkesave të mëdha kontraktuale dhe pa mundësisë për ta shfrytëzuar në Ligën e Kampionëve”, theksoi Di Marzio.
Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi ka deklaruar se sukseset e tij individuale janë për shkak të ndihmës së bashkëlojtarëve të tij te Barcelona.“Unë nuk e konsideroj veten lojtarin më të mirë në botë. Nëse jam ai që thonë, e përsëris, është falë bashkëlojtarëve të mi. Ne e kemi bërë gjithë këtë punë së bashku”.
“Unë kam fat të madh që luaj me Xavin dhe Iniestën. Ata janë lojtarë të cilët unë i admiroj për klasin e tyre dhe influencën në ndeshjet. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me ta. Ata janë shokët e mi”, deklaroi Mezzi për Onze.
Zëvënëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani ka mbështetur sulmuesin Zlatan Ibrahimovic pas komenteve të suedezit në librin e tij të ri, ku vërehen pohime kontraverse për Barcelonën.“Ibra e ka thënë të vërtetën në librin e tij dhe shpresoj se do ta përshëndesë Guardiolën”.
“Nëse një njeri shkruan libër, atëherë është e drejtë të shkruhet e vërteta sepse ndryshe nuk ka poentë. Disa njerëzve mund t’u pëlqejnë komentet, e disa njerëzve jo”, pohoi Galliani.
Strategu legjendar, Arrigo Sacchi ka deklaruar se Milani i tij i fundviteve të 80-ta dhe fillimviteve të 90-ta është ekipi më i mirë në historinë e futbollit dhe se është më i mirë se sa Barcelona e sotme.“Këto janë dy ekipe të mëdha, nga dy epoka të ndryshme. Të dy janë ekipe të mëdha në aspektin e argëtimit futbollistik dhe rezultateve, ndërsa luajtën rol me rëndësi në evolucionin e sportit. Për 100 vjet ata ishin para të gjithëve në aspektin e progresit”.
“Unë nuk e drejtova vetëm mbrojtjen më të mirë në histori të futbollit, unë drejtova ekipin më të mirë në histori”, theksoi Sacchi duke shtuar se Real Madridi ose Barcelona do ta fitojnë sivjet Ligën e Kampionëve.
Los Angeles Galaxy është duke kërkuar sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.The Mirror shkruan se Drogba do t’ia kthejë shpinën ofertës së Los Angeles Galaxy për të përfunduar karrierën te Chelsea.
Los Angeles është një prej disa klubeve që kërkon ta sjellë Drogban në kampionatin amerikan, Major League Soccer.
Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, ndihmoi Los Angelesin të fitojë Kupën MLS javën e kaluar, por pritet të transferohet te Pasir Saint-Germain kur kontrata e tij të skadojë muajin e ardhshëm.
Los Angeles është i gatshëm t’i ofrojë Drogbas plot 5 milionë funte në vit, derisa për sulmuesin e Bregut të Fildishtë është i interesuar edhe klubi rus Anzhi.
Los Angeles Galaxy është duke kërkuar sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.The Mirror shkruan se Drogba do t’ia kthejë shpinën ofertës së Los Angeles Galaxy për të përfunduar karrierën te Chelsea.
Los Angeles është një prej disa klubeve që kërkon ta sjellë Drogban në kampionatin amerikan, Major League Soccer.
Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, ndihmoi Los Angelesin të fitojë Kupën MLS javën e kaluar, por pritet të transferohet te Pasir Saint-Germain kur kontrata e tij të skadojë muajin e ardhshëm.
Los Angeles është i gatshëm t’i ofrojë Drogbas plot 5 milionë funte në vit, derisa për sulmuesin e Bregut të Fildishtë është i interesuar edhe klubi rus Anzhi.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, mendon se Milani është favoriti kryesor për të tufuar titullin e Serie A këtë sezon.Juve aktualisht është në maje të tabelës në kampionatin italian, një pikë mbi Milanin dhe Udinesen. Biankonerët të shtunën takohen me Lazion në derbin e javës në Serie A.
“Nëse do të kisha 10 monedha për t’i vënë bast, atëherë do të vendosja gjashtë për Milanin, të cilët janë favoritë për mua, pastaj nga një për Lazion, Napolin, Udinesen dhe Juventusin”, ka deklaruar Buffon.
Karim Benzema mendon se ai është në formën më të mirë të karrierës së tij, pas dy golave të shënuar në fitoren 6-2 të Real Madridit ndaj Dinamo Zagrebit.“Po kaloj momentet më të mira këtu. Ne bëmë një ndeshje të mrekullueshme dhe shënuam shumë gola. Fansat ishin të lumtur dhe kjo është po ashtu e rëndësishme për ne”.
“Unë jam psikologjikisht i fuqishëm. Kam vetëbesim dhe më pëlqen të jem këtu. Përmirësohem çdo ditë dhe punoj fuqishëm që gjërat të bëhen më mirë”.
“Higuain dhe unë jemi këtu për të ndihmuar. Ne kemi luajtur së bashku më herët dhe ne e bëmë këtë sonte. Ishte e rëndësishme për mua dhe për të tjerët që ne t’i bëjmë gjërat si duhet, dhe ne po kalojmë një formë të mirë”, ka thënë francezi.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se gara për titull këtë sezon është shumë e hapur.“Matematikisht mund të shihni shtatë ekipe të cilat mund ta fitojnë titullin. Ju nuk mund ta përjashtoni asnjë ekip”.
“Ne nuk nxjerrim prioritete. Për momentin prioritet është liga dhe Liga e Kampionëve – këto janë dy prioritete. Ne shkojmë për çdo garë dhe më pas zgjedhim kur duhet zgjedhur. Ju vetëm mund të bëni zgjidhje kur nuk ju ka mbetur asgjë”, ka thënë Wenger.
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Davor Suker, mendon se klubi i tij i vjetër ka përparësi në krahasim me Barcelonën.“Real Madrid është më i uritur se Barcelona. Si edhe në jetë, kjo ndodh edhe në futboll. Jo se Barcelona ka lëshuar pe, por është e qartë se gjërat janë më të vështira dhe kjo sepse rivalët po luajmë me më shumë motivim, me ambicien për të fituar”.
“Madrid po dëshmohet të jetë një ekip i fuqishëm me shumë resurse”, ka thënë kroati për Marca.
Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, është i ngazëllyer pas fitores 2-1 ndaj Manchester Cityt në grupin A, atë “të vdekjes”, në Ligën e Kampionëve.“Kjo është një natë magjike dhe një fitore shumë e rëndësishme. Ne krijuam shumë shanse dhe duhet të kishim përfunduar ndeshjen më herët për të shmangur vuajtjen në fund”.
“Është për të ardhur keq që godita shtyllën, por gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë ndeshjen. Ndeshja kundër Villarrealit do të jetë e vështirë, por e gjitha tash është në duart tona”, ka thënë Hamsik.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai është ende larg nivelit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.Dyshja sonte do të përballen me njëri-tjetrin në San Siro në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe braziliani thotë se ka respekt për njëshin e Barcelonës.
“Messi është një lojtar unik. Unë ende duhet të rritem shumë që një ditë të arrij nivelin e tij”, ka thënë 22-vjeçari për Gazzetta dello Sport.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se ekipi i tij ende mund të arrijë në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve pavarësisht disfatës 2-1 në udhëtim te Napoli.Disfata në San Paolo do të thotë se City mbetet në pozitën e tretë të grupit A me shtatë pikë, një më pak se Napoli që pozicionohet i dyti. Anglezët duhet ta mposhtin Bayernin e Munichut dhe të shpresojë që Napoli të mos fitojë ndaj Villarrealit në rundin e fundit të fazës grupore që zhvillohet në dhjetor.
“Mendoj se ne duhet të besojmë pasi nuk është e sigurt se Villarreal nuk do të nxjerrë pikë [kundër Napolit]. Ata mund ta fitojmë ose të nxjerrin një barazim, por nuk mendoj se ata do të përfundojnë me zero”, ka thënë Mancini.
“Ne e duam këtë pasi kjo është mentaliteti ynë, por tash, vetëm sepse e humbëm këtë ndeshje, nuk mendoj se ka përfunduar. Në Ligën e Kampionëve kjo mund të ndodhë, por ky është futbolli dhe ne kemi edhe një ndeshje tjetër. Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Mancini.
Claudio Ranieri mendon se Interi luan më me energji në Ligën e Kampionëve, pasi Nerazzurët barazuan 1-1 në grupi B ndaj Trabzonspor.Inter tashmë është kualifikuar për në fazën e ardhshme eliminatore të garës evropiane pasi ka mbledhur dhjetë pikë nga pesë takime dhe do të presë në fushë të vet CSKA-në e Moskës në takimin e fundit të fazës grupore.
“Në Ligën e Kampionëve ne kemi treguar se kemi diçka të veçantë – ne do të përpiqemi ta sjellim këtë edhe në ndeshjet e Serie A”.
“Ne e menaxhojmë veten për të dalë nga rëra e rrëshqitshme, por ne ende duhet të përmirësohemi. Tashmë u kam thënë djelmoshave të fillojnë të mendojnë për Sienën, që do të jetë e vështirë pasi ata luajnë si ekip dhe kanë një trajner shumë të mirë”, ka thënë Ranieri.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se ekipi i tij meritoi më shumë, derisa Djajtë e Kuq barazuan 2-2 në Old Trafford ndaj Benficas.Barazimi i mbrëmshëm ia vështirëson punët Manchester United që duhet të shmangë disfatën ndeshjen e ardhshme në udhëtim te Basel për t’u kualifikuar më tej në Ligën e Kampionëve.
“Ne nuk kishim kohë të mjaftueshme për të ruajtur avantazhin, por ne luajtëm mirë sonte, krijuam shumë shanse të mira dhe luajtëm vërtet futboll të mirë. Nuk do t’i fajësoj lojtarët aspak, ata merituam më mirë”.
“Kështu është loja, ishte një ndeshje e egër kohë pas kohe dhe ishte një mbrëmje e egër për ne sonte”, ka thënë Fergie për Sky Sports.
Mesfushori sulmues i Lille, Eden Hazard, thotë se ndeshja e djeshme ndaj CSKA Moskës në grupin B të Ligës së Kampionëve ishte si një gjysmëfinale për skuadrën franceze.Lille fitoi takimin e mbrëmshëm dhe u ngrit nga pozita e katërt në të tretën dhe tash do të kërkojë ta fitojë edhe ‘finalen’ e grupit ndaj Trabzonsport për t’u kualifikuar më tej në garën evropiane.
“Ishte një fitore e rëndësishme për ne sot. Ne nuk e filluam garën aq mirë sa do të dëshironim, por ne arritëm të shënojmë një fitore këtu”.
“Para se të vinim në këtë ndeshje ishin edhe dy ndeshje të mbetura. Sot ishte si gjysmëfinale për ne. Ne arritëm të fitojmë këtë takim, dhe tash do të shkojmë në atë që do të jetë finale ndaj Trabzonsport, kur duhet të sigurohemi se do të jemi fitues me qëllim që të mbajmë shpresat për të vazhduar më tej”, ka thënë belgu.
Ylli i Napolit, Edinson Cavani, thotë se ata gjithmonë kanë menduar se mund ta mposhtin Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.Cavani shënoi dy gola për t’i dhënë ekipit italian fitoren 2-1 ndaj gjigantit anglez, dhe për ta çuar atë një hap para kualifikimit për në fazën e ardhshme.
“Ia dedikoj fitoren të gjithë qytetit. Ne gjithmonë kemi besuar. Nga dita e parë ne kemi menduar se mund të garojmë me Manchester Cityn dhe ekipet tjera në grup. Ne gjithmonë përgatitemi të japim gjithçka dhe luajmë me mentalitet fituesi”, ka thënë Cavani.
Real Madridi fitoi me rezultat 6-2 kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri Jose Mourinho lëvdoi paraqitjen e të zgjedhurve të tij.“Ishte një mbrëmje e përsosur, sepse lojtarët e mi ishin fantastikë dhe ata i argëtuan fansat”.
“Për më shumë, ishim në gjendje t’i pushojmë disa lojtarë dhe t’u japim minutazh të tjerëve që e meritonin shumë, sepse ata punojnë për këtë”, ka thënë portugezi pas ndeshjes.
















