Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka përgëzuar bashkëlojtarët për fitoren e madhe të arritur ndaj Milanit në San Siro, e cila ia siguroi Barcës vendin e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.“Ishte një fitore kruciale pasi e bën shortin më të lehtë për fazën tjetër, që teorikisht është më mirë për ne”
“Ne e kemi dashur me çdo kusht fitoren ndaj këtij ekipi të madh dhe mendoj se ishte spektakël për fansat në stadium. Ishte ndeshje e mrekullueshme ndaj një ekipi prestigjioz. Ne jemi në pozitën e parë, gjë të cilën dhe e kemi kërkuar”, potencoi Messi.
Presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro ka zbuluar planet ambicioze të klubit për festimin e përvjetorit të 100-të të klubit brazilian, duke përgatitur kështu ofertën për një huazim njëvjeçar të Robinhos.“Unë kërkoj një huazim njëvjeçar të Robinhos, ku pas kësaj periudhe ai do të kthehej përsëri te Milani dhe Rossonerët nuk do të humbisnin asgjë nga zgjatja e kontratës së tij”.
“Është e vështirë, por jo e pamundur. Ne jemi të fokusuar tani në Botërorin e klubeve, por më pas do të tentojmë që ta realizojmë planin tonë”, ka thënë Ribeiro.
Portieri i Chelseat, Petr Cech i ka dhënë përkrahjen menaxherit nën zjarr, Andres Villas Boas, duke thënë se lojtarët janë fajtorë për krizën e rezultateve te skuadra londineze.“Menaxheri nuk është në fushë, ne jemi në fushë dhe ne po bëjmë gabimet. Ai nuk mund të bëjë asgjë për gabimet individuale përderisa po qëndron në pankinë. Kështu që lojtarët janë fajtorë dhe ne e dimë këtë, ndërsa do të tentojmë që t’i ndryshojmë gjërat”.
“Nuk është e lehtë, por do të shkojmë para”, potencoi Cech.
Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, mendon se ata mund ta mposhtin Chelsean në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve dhe të kualifikohen më tej.Soldado shënoi hat-trick derisa Valencia mposhti Genk-un me rezultat 7-0 gjatë të mërkurës mbrëma.
“Nëse ne ruajmë këtë formë atëherë ka shanse të mira që të fitojmë ndaj Chelseat. Objektivi ynë gjithmonë ishte të shkojmë në ndeshjen e fundit me një mundësi të kualifikimit dhe kjo është mënyra se si shkuan gjërat”.
“Ne shkojmë në Stamford Bridge duke besuar se duhet të fitojmë, por puna jonë deri tash do të thotë se edhe një barazim bën punë për ne”, ka thënë Soldado.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ka shumë gjëra pozitive që do të dalin pas disfatës nga Barcelona.“Mendoj se sot ishte një ndeshje më e mirë. Kishte pesë gola dhe dy ekipe të cilat luajtën mirë. Të dyja ishin të kualifikuara por nuk u dorëzuan. Më vjen keq për disfatën, por derisa ne luajmë kështu nuk shqetësohem”.
“Ndeshja e ardhshme do të jetë më e mirë. Shumë ekipe kur luajnë kundër Barcelonës tregojnë shumë respekt, ne i kemi sulmuar ata në fushë, i kemi sfiduar dhe kemi bërë gjithçka për të fituar”, ka thënë Ibra.
Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, ka pohuar se ata kanë diskutuar me David Beckham për një transferim të mundshëm të tij në kampionatin spanjoll.“Po, ne kemi folur. Situata të tilla kërkojnë kohë. Ne do të shohim nëse çka i përshtatet atij dhe çka na përshtatet neve. E di këtë histori dhe ai nuk ka nevojë të më tregojë mua të kaluarën. Ai shkoi te Milani dhe bëri të njëjtën gjë. Ka një raport me të”, ka thënë Leonardo.
“Kur flisni për Beckham ju flisni për diçka të madhe. Tash kontrata e tij skadon, ai do të vendosë të ardhmen e tij. Nëse Beckham mendon për të ardhur këtu, është diçka për të cilët ne duhet të jemi të lumtur”.
“Mendoj se ai ende mund të sjellë diçka në fushë me personin që është dhe përvojën që ka. Nëse një lojtar si ai mendoj për Paris Saint-Germain kjo është e mirë dhe ne jemi të hapur për diskutime”.
“Çdokush flet për PSG dhe kjo më kënaq. PSG është në maje të tabelës dhe janë 45 mijë njerëz në stadium dhe çdokush është i lumtur”, ka shtuar braziliani.
Eric Abidal ka deklaruar se ai ka arritur marrëveshje për të vazhduar qëndrimin e tij në Camp Nou.Marrëveshja e tashme e 32-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe ai ka qenë në negociata me klubin në javët e fundit për një vazhdim të saj.
“Ka 90 për qind shanse të qëndroj me Barcelonën. Kam pasur takim me bordin sot [e mërkurë]. Ne kemi arritur një marrëveshje dhe ka mbetur vetëm të nënshkruhet kontrata. Pastaj aventura me Barcën mund të vazhdojë”, ka thënë Abidal për Canal Plus.
Clarence Seedorf thotë se Milani nuk duhet të dekurajohet pas disfatës nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.“Ishte një ndeshje në të cilën të dyja ekipet kërkonin fitoren, luajtëm futboll të mirë dhe kishte pesë gola. Ishte spektakolare. Sa na takon neve, ekipi po zhvillohet dhe vetëbesimi jonë pa dyshim është përmirësuar pas kësaj ndeshje”.
“Të përfundojmë në maje të grupit ishte e parëndësishme deri në një shkallë. Është fakt se unë jam shumë i lumtur me mënyrën se si ne luajtëm në këtë takim”.
“Kualiteti i Barcelonës është te lojtarët të cilët mund të mposhtin rivalët e tyre një-në-një dhe kjo është një avantazh. Nëse ju jeni të qetë dhe u bëni presion atyre në kohën e duhur, edhe ata kanë probleme”, ka thënë holandezi.
















