Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lëvduar edhe njëherë formën e jashtëzakonshme të sulmuesit Robin Van Persie, duke thënë se ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë.Van Persie shënoi dy herë ndaj Dortmundit duke ardhur në kuotën e 33 golave në 30 ndeshje, që përbën formë të jashtëzakonshme për holandezin.
“Ai është në një periduhë ku po tregon se është natyrale për të shënimi i golave, kur vërtet nuk ju duhen golat. Shpresoj se ai do të vazhdojë kështu, ai është më i miri në botë për momentin. Mendoj se mund ta krahasoni me lojtarë si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo”, ka thënë francezi.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është i bindur se Xabi Alonso nuk do të ndëshkohet ndaj Atletico Madridit dhe se do të jetë në gjendje të luajë ndaj Barcelonës më dhjetë dhjetor.Xabi Alonso ka një karton të verdhë dhe nëse e merr edhe një karton para takimit ndaj Barcelonës atëherë do të suspendohet për El Clasicon. Kështu, për të shmangur këtë, mediat besojnë se Mourinho do ta detyrojë Alonson të ndëshkohet ndaj Atleticos për të munguar në ndeshjen me të lehtë e për të qenë i gatshëm për Barcën.
“Ai nuk do ta marrë kartonin qëllimisht sepse çdo ndeshje është me rëndësi për ne dhe lojtarët e Real Madridit janë të vetmit lojtarë që nuk guxojnë të marrin kartona me qëllim. Xabi është lojtar me rëndësi, prandaj luan vazhdimisht. Ai ndihet i fortë dhe mosha nuk është aq me rëndësi. Ai na jep balanc. Mendoj se ai do të jetë me ne edhe për shumë vite pavarasisht se është 30 vjeç. Unë do ta marr kudo pasi edhe 30 vjet do të jem trajner”, u shpreh Mourinho.
Tottenhami është duke e kërkuar rinovimin e mesfushorit kroat, Luka Modric, duke e lënë atë gjithnjë e më larg një transferimi te Manchester United.Sipas Daily Mail, Spursat janë duke bërë presion enorm mbi lojtarin për të nënshkruar një kontratë prej 100 mijë funtesh në javë.
Modric dhe agjentët e tij kanë qenë në negociata që disa javë me drejtuesit e Tottenhamit mbi kontratën e re që do të mund ta bënte lojtarin më të paguar te klubi nga White Hart Lane. Sidoqoftë, rinovimi nuk pritet të ndodhë deri në fund të sezonit.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas po e ka shumë të vështirë ta ruajë vendin e tij të punës si bos i Bluve pasi shumë lojtarë të klubit londinez nuk shohin te portugezi fuqi mentale dhe lidership.The Sun shkruan se tashmë është zgjuar brenga te lojtarët se portugezi po e dërgon klubin drejt humnerës.
“Ka momente kur lojtarët nuk shohin te menaxheri forcë dhe lidership. Ai është vetëm 34 vjeç dhe ndoshta klubi e sheh si gabim punësimin e një menaxheri aq të ri”, theksoi një burim i tabloidit britanik.
Chelesa nuk i ka punët mirë që pas humbjes nga QPR, ndërsa tani rrezikon kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ashtu sikur dhe luftën për titull në Ligën Premier.
Arjen Robben ka thënë se ai nuk po mendon për të nënshkruar një kontratë të re me Bayernin e Munichut, përderisa ka folur edhe për Real Madridin.“Klubi e di se unë ndihem mirë dhe gjithashtu ka shprehur besimin në mua. Por, unë dua të fokusohem në futboll.
“Unë shpeshherë kam thënë se është i vetmi vend ku të gjithë janë si familje, e jo si te Real Madridi. Këtu të gjithë punoni në një vend, keni shumë kontakt me njerëzit, madje me tifozët. Ju kurrë nuk e dini çfarë do të ndodhë në futboll. Unë nuk dua të shikoj thellë në të ardhmen”, ka thënë Robben.
Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Michael Ballack ka pranuar se Chelsea është dobësuar dukshëm dhe ai këtë e vërejti në ndeshjen e mesjavës.Chelsea pësoi humbje me rezultat 2-1 teksa Bayer Leverkusen u rikthye nga disavantazhi për t’ia rrezikuar kualifikimin Chelseat që tani duhet ta mposhtë patjetër Valencian.
“Keni mundur ta ndjeni në fushë”.
“Çdo minutë që kalonte, sidomos në fillim të ndeshjes, ata nuk ishin aq të fortë sa janë zakonisht. Edhe kur ishin në epërsi, ata nuk ishin të sigurtë dhe nuk kanë pasur besimin që zakonisht e kanë dhe ne këtë e kemi ndier në fushë”, deklaroi Ballack.
Mesfushori i Interit, Ricky Alvarez beson se zikaltrit kanë potencial për ta fituar titullin dhe për t’u kthyer nga fundi i tabelës në maje të saj.“Unë u jam falënderues tifozëve për dashurinë. Ekzistojnë edhe shumë gjëra te unë që duhet të përmirësohen, por do t’i bëj krenarë tifozët, ky është një premtim”.
“Dua të fitoj shumë tituj me Interin. Dua ta fitoj Serie A dhe Ligën e Kampionëve me Interin. Ne po luajmë më mirë dhe mund të bëhemi edhe më të mirë. Ne duhet të luajmë edhe më mirë, por kemi flluar të gjejmë balancin dhe të luajmë futboll më të mirë. Ne po e kërkojmë Interin më të mirë. Ne jemi ende të uritur për sukses”, u shpreh Alvarez.
Arsene Wenger ka zbuluar se Jack Wilshere mund të kthehet në fushë për Arsenalin në fund të janarit.Mesfushori i ri nuk ka luajtur asnjë minut futboll që pas lëndimit në parasezonë, ndërsa tani Wenger sjell lajme të mira për Topçinjtë.
“Lajmi është i mirë, por ai nuk mund të jetë në lojë para janarit”, u shpreh Wenger për Mirror.
Ish-presidenti i Barcelonës, Marc Ingla ka zbuluar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte intervistuar për të marrë postin e kryetrajnerit të Barcelonës, me Pep Guardiolën që është dshur të jetë asistent i portugezit.48 vjeçari kontravers ishte asistent i Bobby Robson dhe Louis Van Gaal te klubi katalanas, ndërsa për pak sa nuk u rikthye te klubi nga Camp Nou pas largimit të Frank Rijkaard në vitin 2008.
“Ne kemi pasur një takim në Lisbonë me të dhe agjentin e tij. Mourinho na tregoi poentën e filozofisë së tij të futbollit: si të zhvillojmë sistemin 4-3-3, transferimet dhe largimet që ai kishte në kokë për Barcelonën dhe madje edhe njerëzit me të cilët ai do të mund të punonte në staf”.
“Ai propozoi emrat e Guardiolës, Luis Enriques, Sergi Barjuan dhe Albert Ferrer për të qenë asistentë të tij”, theksoi Ingla.
Në fund, klubi e zgjodhi Pep Guardiolën dhe Ingla ia atribuon këtë zgjedhje ish-drejtorit të klubit Txiki Begiristain.“Ai ishte zgjedhja e parë e Txikit dhe kjo për shkak se Mourinho thoshte se kurrë nuk do të ndryshonte qëndrimin e tij ndaj mediave”, përfundoi Ingla.
Sot, Jose Mourinho drejton Real Madridin në vitin e tij të dytë, që sigurisht është rivali i përbetuar i Barcelonës, klub që nën Pep Guardiolën këto tri vite ka fituar çdo trofe të mundshëm.
Duket qartë se taktikat e Pep Guardiolës të formacionit tipik 4-3-3 është ideologji e Jose Mourinhos, filozofinë e të cilit e kanë përcjellur eprorët e Barcelonës te trajneri i tyre i ri, tashmë prej tri vitesh. Kështu, Pep Guardiola ia shkaktoi disfatën më të rëndë në karrierë Jose Mourinhos vitin e kaluar, me rezultat 5-0 në Camp Nou.
Real Madridi dhe Barcelona takohen në El Clasicon e parë të sezonit më 10 dhjetor nga ora 22:00.
















