Manchester City është duke e menduar një megaofertë për sulmuesin në top formë të Arsenalit, Robin Van Persie.
Sunday Mirror shkruan se sheikët e Manchester Cityt janë në gjendje ta paguajnë holandezin nga 200 mijë funte në javë vetëm për të ndërruar klubin.

City e dëshiron Van Persien si zëvendësues të Carlos Tevez, ndërsa oferta e jashtëzakonshme vjen përkundër humbjeve të mëdha vitin e kaluar, e që do ta fusë Cityn në telashe kur do të fillojë të aplikohet Fair Play Financiar.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka siguruar tifozët e klubit se nuk e ka në plan ta shesë mbrojtësin Rio Ferdinand.
“Unë nuk e kam menduar largimin e Rio Ferdinand. Ai duhet të luajë. Ai ka përvojë dhe është figurë e madhe në zhveshtore. Lojtarët e shikojnë atë, kështu që kjo do të vazhdojë. Ai mund të luaje lehtë edhe disa vite”.

“Ne kemi ndërtuar një ekip për ditën kur do të largohen Gary Neville dhe Rio Ferdinand, ky është fakt. Ne duhet të shikojmë përpara pasi nuk ka asgjë keqe në këtë”, sqaroi Fergie.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, nuk e ka aspak problem të luajë në qendër të mbrojtjes, pozitë ku u tregua impresiv ndaj Atletico Madridit.
“Unë jam shumë i kënaqur që jam në formë aq të mirë. Unë do të isha i ngazëllyer nëse do të kthehesha në krahun e djathtë, por kam bashkëlojtarë që po luajnë për mrekulli në atë pozitë”.

“Nëse është dikush që e njeh futbollin atëherë është trajneri ynë, i cili është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga ne. Reagimi i ekipit sot (e shtunë) ishte vërtet i mrekullueshëm”, u shpreh Ramos.
Bayern Munichu është mposhtur me rezultat prej 3-2 nga Mainzi, në takimin e të dielës të zhvilluar në Coface Arena.
Andreas Ivanschitz shënoi golin e parë në ndeshje (11’), ndërsa ky ishte goli i vetëm i gjysmës së parë.

Bavarezët arritën që në gjysmën e dytë ta barazojnë rezultatin me anë të Daniel Van Buyten (56’), mirëpo Marco Caligiuri riktheu sërish epërsinë e vendasve (65’).

Niko Bungert shënoi edhe golin e tretë të Mainzit, ndërsa Daniel Van Buyten shënoi golin e dytë personal (79’), i cili nuk mjaftoi që mysafirët të nxirrnin rezultat pozitiv.

Kjo humbje e lë Bayern Munichun në pozitën e tretë në tabelë me një pikë diferencë nga Borussia Dortmund dhe Borussia Moenchengladbach që mbajnë pozitat një dhe dy, respektivisht.
Me rezultat 1-1 ka përfunduar kryendeshja e kësaj xhiroje në Ligën Premier, e zhvilluar të dielën në Anfield ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Pas një harkimi nga këndi të David Silvas, Vincent Kompany e mposhti me kokë portierin Reina për epërsinë e mysafirëve (31’).

Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë (33’) dhe pas një goditjeje nga distanca të Charlie Adam, Joleon Lescott e devijoi topin duke e lënë të pashpresë portierin Hart.

Në gjysmën e dytë nuk u shënuan gola, ndërsa përmendim përjashtimin e Mario Balotellit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 83-të.

Ky është barazimi i katërt radhazi në shtëpi i Liverpoolit, që tash pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Arsenali një pozitë më poshtë.

Ndërsa Manchester City ruan diferencën prej pesë pikësh kundrejt përcjellësit të parë, Manchester United, që me të njëjtin rezultat barazoi të shtunën kundër Newcastle United.
Angel Di Maria është shprehur shumë i kënaqur që është futur në listën e realizuesve në shkatërrimin e Atletico Madridit prej 4-1 në Santiago Bernabeu.
“Ne tërësisht ndryshuam pasi shënuam golin tonë të parë. Ne është dashur të luajmë për fitore dhe e bëmë atë. Penaltia erdhi pas një aksioni me Cristianon dhe Benzeman. Ne jemi të motivuar dhe mezi presim të vazhdojmë me këtë formë. Kështu duhet të vazhdojmë për t’u bërë kampionë”.

“Menaxheri kërkoi të jem startues dhe jam i kënaqur që e fitova rastin të luaj. Unë fatmirësisht luajta dhe shënova. Kjo më jep vetëbesim”, u shpreh Di Maria.
Realizuesi i golit të vetëm në disfatën e Barcelonës ndaj Getafes, Juan Valera, ka deklaruar se ky gol ia rrit atij dhe ekipit vetëbesimin.
“Ekipi ka shfaqur performancë fantastike dhe meritoi fitore. Shpeshherë futbolli nuk është i drejtë për ne”.

“E vërteta është se Barcelona është shumë e mirë, por është i përfshirë pak edhe fati në lojë. Këto pikë na japin një shtytje të rëndësishme”, u shpreh Valera.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është i bindur se Bianconerët nuk do të entuziazmohen tepër pas fitores ndaj Lazios.
“Sonte gjithçka shkoi si duhet dhe është mirë të nënvizojmë sa mirë luajti edhe Lazio. Shkoi si shkoi, ne jemi në formë të mirë dhe fitoret ndihmojnë në vetëbesim. Në këtë moment kemi lojtarë në formë të lartë, sikur Claudio Marchisio, Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal”.

“Titulli? Le të mbajmë këmbët në tokë. Natyrisht se jemi të kënaqur me rezultatin dhe performancën, por duhet të jemi të qetë për gjithçka tjetër”, deklaroi Buffon.
Interi ka shënuar fitore të madhe në tranfertë te Siena me rezultat minimal 1-0 me një gol të shënuar në çastet e fundit të takimit.
Ishte kjo një ndeshje relativisht e bllokuar me Sienën e cila dominoi gjatë pjesës më të madhe të takimit.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me barazim 0-0, ishte zëvëndësuesi Luc Castaignos ai që me një goditje brenda zonës shënoi për 1-0 dhe tri pikët e reja të Interit.

Interi kështu vazhdon ringritjen dhe pozicionohet në vendin e 13-të me 14-të pikë, ndërsa nëse shënon edhe dy fitore tjera mund të rikthehet në luftën për titull në Serie A, ku lider është Juventusi me 25 pikë.
Bosi i Liverpoolit, Kenny Dalglish ndjen se Manchester City është ekip më i mirë pa sulmuesin Carlos Tevez.
“City ka tash më shumë pikë se sa që ka pasur në të njëjtën periudhë sezonin e kaluar. Fakti që ata janë në krye thotë se ata janë më të mirë tani se sa që kanë qenë. Më kujtohet sezonin e kaluar kur ne i mposhtëm në Anfield, kur ata e humbën Tevezin pas 20 minutave”.
“Tevez ishte humbje e madhe për ta atë natë, por ata nuk e kanë pasur Agueron. Ata tani e kanë Agueron tani dhe nuk po e ndjejnë mungesën e Tevez. Ata nuk e kanë pasur fuqinë e njëjtë si që e kanë sot”, u shpreh Dalglish.
Legjenda e Milanit, Franco Baresi ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të hapjes së Milan Junior Camp 2011, me ç’rast ka thënë se Kosova ka shumë talentë.
“Jam i lumtur që unë do të kem rastin që të prezantoj këtë projekt në vendin tuaj. Jam i lumtur që sot jam këtu. Milan Junior Camp mbahet në katër vende të botës dhe jam i kënaqur që tashmë jemi edhe këtu”.

“Milani është i interesuar që të zbulojë talentë nga kampoi dhe që në të ardhmen t’i shohim lojtarët nga Kosova në San Siro. Pesë djemë nga kampi do të dërgohen menjëherë në Itali, jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Baresi.

Milan Junior Camp është iniciativë e nisur nga Rrezart Taçi, pronari i Taçi Oil që ka nënshkruar kohë më parë një marrëveshje sponsorizimi me gjigantin italian. Pesë fëmijë të cilët do të stërvitën në këtë kamp disa ditor do të dërgohen në Itali ku më pas do të punojnë me ekspertët në Milanello.
Përzgjedhësi i Uellsit, Gary Speed është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij gjatë mëngjesit të së dielës.
Ish-ylli i Leedsit, Evertonit dhe Newcastle është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Chester, gjithnjë sipas komunikatës së policisë së Chesterit.

Britaninë e Madhe e ka kapluar dhimbja pas lajmit se Speed është gjetur i vdekur. 42 vjeçari i ndjerë ka më se 500 paraqitje në Ligën Premier dhe 85 paraqitje si futbollist me kombëtaren uellsiane.

Ai drejtoi Uellsin në fushatën për kualifikim në Euro 2012 dhe përkundër dështimit, kombëtarja e Uellsit i fitoi tri ndeshjet e fundit duke treguar shenja përmirësimi.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri ka zbuluar se ai është duke u fokusuar në ambiciet e klubit të tij në Ligën e Kampionëve, pas një barazimi në çastet e fundit ndaj Atalantës të shtunën.
“Ishte ndeshje e rrezikshme, por qasja jonë pas Ligës së Kampionëve ka qenë e mirë, sidomos në pjesën e parë kur ishim të rrezikshëm”.

“Ne ishim të rrezikshëm edhe në pjesën e dytë, por më pas gjithçka tentuam pas golit të tyre. Titulli kurrë nuk ka qenë synimi jonë. Liga e Kampionëve ka më shumë vlerë”, potencoi Mazzari para takimit ndaj Juventusit që zhvillohet në mesjavë.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka tentuar të minimizojë zhgënjimin në shtabin Blaugran pas disfatës minimale të pësuar te Getafe.
“Ne si ekip kemi një qëllim dhe natyrisht se do ta arrijmë, por edhe sot, ne arritëm të bëjmë raste të shumta dhe në një ndeshje tri ditë pas Ligës së Kampionëve nuk është kurrë lehtë”.

“Nëse e hapni lojën është e thjeshtë, por nuk ndodhi me Getafen. Nuk duhet ta fajësoj ekipin për asgjë, ata janë mirë të hidratuar, ushqehen mirë dhe pushojnë mirë”, theksoi Pep.

I pyetur nëse e ka humbur titullin dhe nëse po mendon për El Clasicon e 10 dhjetorit, Guardiola u shpreh: “Ka edhe shumë për t’u luajtur në La Liga. Duhet të përgëzojmë kundërshtarin edhe pse nuk mendoj se ishin më të mirë, por ata fituan”.

“Në përgjithësi ne luajtëm shumë mirë. Ne e dimë se kjo humbje do të na kushtojë. Përkundër humbjes, ne do të ngritemi përsëri dhe do të shkojmë përpara”, përfundoi Guardiola.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ndjen se ekipi i tij kaloi një test shumë të rëndësishëm për kredencialet në luftën për titull këtë sezon në Serie A.
“Ne jemi shumë të kënaqur sepse e fituam një ndeshje ndaj një ekipi shumë të fortë që do të luftojë për vendin e parë deri në fund. Për ne, ishte me rëndësi të testojmë pjekurinë”.

“Kishte momente kur vuajtëm, por në fund fituam. Ne gjithmonë të përqëndruar në ndeshje dhe kurrë nuk tentuam të mos shënojmë gol. U thashë lojtarëve se na duhet goli i dytë pasi do të ishte rrezik nëse Lazio do të shënonte”, ka thënë Conte.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka deklaruar se fitorja ndaj Atletico Madridit është arritur me lojë të pastër, pa pasur nevojë për agresivitet, duke thumbuar kështu rivalin lokal që mori dy kartona të kuq.
“Ekipi im e dëshiroi fitoren. Njerëzit e mi nuk luajtën lojë të pa pastërt. Ne kërkuam fitoren. Ne luajtëm për të fituar dhe fituam, përkundër agresivitetit të rivalit”.

“Fatmirësisht ne kemi pasur mbrojtëse me fibra karboni që funksionuan. Ne bëmë punën tonë. Ne luajtëm me disiplinë dhe morëm vetëm një karton të verdhë për 90 minuta. Ne mbetëm të qetë, u përqëndruam dhe nuk reaguam ndaj asgjëje”, u shpreh Mourinho.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka deklaruar se Barcelona do të kthehet shpejt dhe do të ringjallet pas disfatës befasuese nga Getafe.
“Unë jam i bindur se ekipi do të japë gjithçka që ka për të luftuar për titullin deri në fund të sezonit”.

“Tabela tregon se Real Madridi po luan pak më mirë këtë sezon dhe ne duhet ta kthejmë këtë situatë. Ne jemi Barcelona dhe duhet të shkojmë përpara”, ka thënë Pique.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka lëvduar ecurinë e Los Blancos duke thënë se madrilenët po kalojnë nëpër formë spektakolare pas fitores ndaj Atletico Madridit.
“Ideja jonë është të shkojmë takim pas takimi. Mendoj se është ecuri spektakolare, por duhet të mendoni për kundërshtarin e radhës fundjavën e ardhshme”.

“Kur hyri goli i dytë, ndeshja u hap më shumë. El Clasico po vjen në momentin më të mirë. Ne po kënaqemi me futbollin tonë dhe duhet të vazhdojmë me dinamikë të njëjtë me fitoret”, ka thënë Casillas.
gjyqtarin e takimit ndaj Newcastle për barazimin në sfidën e zhvilluar në Old Trafford.
“Të gjithë, duke përfshirë dhe gjyqtarin, ishin në vështirësi. Ai ishte vënë në pozitë të tmerrshme. Pse nuk mund të vendosë gjyqtari kur është vetëm tetë metra larg?”.

“Problemi është se gjyqtarët kryesorë janë ata që duhet të vendosin dhe vendimi i anësorit ishte absolutisht shokues. Ju kushton. Dy vite më parë anësori dha ofsajd për një gol ndaj Chelseat që na kushtoi me titull, kështu që po shpresoj se nuk do ta themi këtë edhe në maj të vitit të ardhshëm”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas ka paralajmëruar të gjithë se ky mund të jetë vetëm fillimi për Blutë në rrugën drejt rikthimit në maje.
“Ne nuk do të mbushim veten me arrogancë dhe të mendojmë se do të jetë periudhë e mirë nga tani. Ne duhet të presim dhe të shohim, por çfarë na bën krenarë në këtë situatë të vështirë është se nëse ne reflektojmë në ndeshjet që kemi luajtur, ne nuk merituam rezultatet të cilat i kemi arritur, ndërsa sot e morëm dhe rezultatin”.

“Ishte me rëndësi t’i fitojmë këto tri pikë – ne kemi arritur të shkurtojmë distancën me Manchester Unitedin dhe Neëcastle, por duhet të arrijmë vazhdimisht fitore për të qenë në luftë për titull. Ne kemi ndeshjet ndaj Newcastle dhe Manchester Cityt për të dëshmuar se jemi ekip cilësor”, ka thënë Villas Boas.
Arsene Wenger ka fajësuar lodhjen për dështimin e Arsenalit ndaj Fulhamit, duke thënë se disa prej lojtarëve ishin të lodhur dhe se ishin pranë lëndimeve muskulore.
“Është një problem. Ne kemi dhënë shumë të mërkurën. Të mërkurën ndeshje më pas të shtunën pasdite përsëri është shumë pak kohë për të pushuar. Nuk është arsyetim, por sqarim. Ne duam të jemi në Ligën e Kampionëve dhe nuk mund të qajmë nëse jemi të lodohur. Ne duhet t’ia dalim me ndeshjet një pas një”.

“Na ka munguar mprehtësia në mendjen tonë – një lodhje e vogël mentale dhe një lodhje fizike po ashtu. Na ka munguar saktësia në pasime. Por, kemi pasur potencial për më shumë”, u shpreh Wenger.
Agjenti i sulmuesit të Universidad de Chile, Eduardo Vargas ka konfirmuar se Interi ka bërë një ofertë për lojtarin.
22 vjeçari ka qenë po ashtu i lidhur me Milanin, por duket se Interi është në pole pozicon për të transferuar sulmuesin e klubit kilian.

“Interi ka bërë ofertë për Eduardo Vargas. Sidoqoftë, ka edhe klube tjera të interesuara për të”, theksoi Diego Cativa, agjenti i Vargas.