Karim Benzema beson se Real Madridi është i përgatitur maksimalisht për ndeshjen kryesore të sezonit, el Clasico, të cilën do ta zhvillojë kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu më 10 dhjetor.
Los Blancos kanë diferencë prej gjashtë pikësh nga rivali i përjetshëm, ndërsa para përballjes me ta do të kenë punë me Sporting Gijonin.

“Kemi kohë që të mendojmë për Barcën. Përpara kemi një takim tjetër të komplikuar në Gijon. Sido që të jetë, ne jemi të gatshëm për sfidën”, citon Marca fjalët e francezit.
Roma e ka dënuar Pablo Osvaldon me 50.000 euro dhe e ka suspenduar atë me një ndeshje moslojë për shkak të zënkës me bashkëlojtarin, Erik Lamela.
Është thënë se sulmuesi e ka goditur kolegun e tij në zhveshtore pas humbjes prej 2-0 nga Udinese në Stadio Friuli.

Kështu, klubi ka vendosur që ta dënojë lojtarin me shumën maksimale të mundshme sipas rregullave të Lega Calcio, dhe po ashtu ai do të mungojë në takimin e fundjavës ndaj Fiorentinas.
Arsene Wenger pohon se Arsenali nuk guxon që të lëshojë më pikë, pas barazimit të të shtunës ndaj Fulhamit.
“Për momentin duhet të kthehemi në një pozitë më të fortë. Besoj se jemi rikthyer, por kemi ardhur nga një pozitë ku nuk guxojmë që të lëshojmë pikë”.

“Mbi të gjitha duhet të them se shpirti në skuadër është aq i mirë saqë jam i bindur se do të përmirësohemi edhe më shumë”, ka thënë trajneri francez.
Ish-anësori i Romës dhe Interit, Amantino Mancini, është dënuar me dy vjet e tetë muaj burg pasi është shpallur fajtor për ngacmim seksual nga një gjykatë italiane- njofton ANSA.
Lojtari i Atletico Mineiro kishte abuzuar me një femër të re braziliane në banesën e tij në Milano më 8 dhjetor 2010.

Miku i Mancinit, Gerardo Eugenio do Nascimento, është dënuar me 10 muaj burg pasi kishte tentuar ta detyrojë viktimën për të mos e paraqitur rastin në polici.
Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski, ka shpëtuar i pa lënduar nga një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e të hënës.
Gjermani pësoi një aksident gjatë rrugës për në stërvitje, ndërsa përkundër se automjeti i tij është dëmtuar shumë, ai ka shpëtuar pa lëndim.

“Jam mirë, asgjë nuk ndodhi”, ka deklaruar 26-vjeçari pas aksidentit.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, beson se suksesi i Juventusit është për shkak të kohës më të madhe që kanë lojtarët për të pushuar (Zonja e Vjetër nuk merr pjesë në garat evropiane).
“Bianconerët kanë një javë për t’u përgatitur për ndeshjet e tyre, ne nuk kemi. Ata vrapojnë 1.000 kilometra brenda një ore”, ka thënë Mazzarri për La Gazzetta Dello Sport, i cili beson se përkundër lodhjes, skuadra e tij do të performojë në formën më të mirë.

Napoli dhe Juventusi përballen të martën mbrëma në San Paolo për të zhvilluar një ndeshje të mbetur në Serie A.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, beson se të martën mbrëma skuadra e tij do të ndeshet me njërin nga rivalët për titullin e kampionit të Italisë, Napolin.
Gjatë këtij sezoni Napoli tashmë i ka mposhtur Milanin dhe Interin, mirëpo forma e paqëndrueshme e tyre ka bërë që të gjenden në pozitën e tetë në tabelë, pas barazimit 1-1 ndaj Atalantas.

“Kemi një test të vështirë të martën mbrëma kundër Napolit. Ata janë padyshim një nga favoritët për ta fituar Scudetton, për shkak të kualitetit të skuadrës së tyre dhe për shkak të futbollit të tyre kualitativ”, u ka thënë Conte gazetarëve.

Zonja e Vjetër udhëton në San Paolo pas fitores së vështirë kundër Lazios në Stadio Olimpico.
Zëvendëspresidenti i Rossonerëve, Adriano Galliani, ka njoftuar se Milani është i interesuar vetëm për huazimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, në afatin kalimtar të janarit.
“Kushdo që vjen te Milani në janar do të jetë i huazuar, me opsionin për të qëndruar”.

“Tevez? Do të shohim, ka kohë. Po të mos e kishim situatën e Cassanos, do të qëndronim sikurse jemi”, ka thënë Galliani për Gazzetta dello Sport.
Pep Guardiola dhe Tito Vilanova Ndihmëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, është lëshuar nga spitali pas një ndërhyrjeje kirurgjike në gjëndrën parotide.
42-vjeçari u operua të martën e kaluar, ndërsa nuk ishte i pranishëm në staf në fitoren prej 3-2 ndaj Milanit dhe në humbjen prej 1-0 nga Getafe.

Klubi katalunas kë njoftuar përmes një komunikate se Vilanova është lëshuar nga spitali Vall d'Hebron, në mënyrë që të vazhdojë riaftësimin në shtëpi.
Miroslav Klose ka bërë të ditur se ai kishte refuzuar disa oferta luksoze nga klubet ruse për t’iu bashkuar Laizos.
Sulmuesi gjerman ishte shumë i kërkuar gjatë afatit kalimtar veror, pas skadimit të kontratës me Bayern Munichun, ndërsa në fund vendosi t’i bashkohej ekipit italian.

“Mund të transferohesha në Rusi, të fitoja më shumë para dhe të ndjehesha më i relaksuar. Por unë zgjodha një tjetër opsion dhe iu bashkova Lazios”.

“Jam i uritur për futboll dhe dua fitore të reja. Kam nevojë për sfida të reja dhe Lazio është një sfidë e madhe për mua”, ka deklaruar 33-vjeçari për Corriere dello Sport.
Sven Goran Eriksson është shumë i interesuar që të angazhohet si trajner i Anzhi Makhachkalas, ka njoftuar agjenti i tij.
Ish-trajneri i Anglisë aktualisht është pa punë që pas shkarkimit nga Leicester City një muaj më parë, ndërsa planifikon t’i kthehet profesionit të tij.

Pas blerjes nga miliarderi Suleiman Kerimov, Anzhi ka bëtë disa investime serioze duke transferuar lojtarë, si Samuel Eto’o, Roberto Carlos dhe Yuri Zhirkov, ndërsa tani janë në kërkim të një trajneri të nivelit të lartë.

Guus Hiddink dhe Fabio Capello janë emrat që janë lidhur me klubin nga Dagestani, ndërsa Eriksson e ka shfaqur publikisht interesimin përmes përfaqësuesit të tij Carlos Carvalho.
Sami Khedira ka vlerësuar se konkurrenca e madhe për një vend në formacionin bazë të Real Madridit nuk e shqetëson, sepse konsideron se skuadra ka alternativa të shumta në secilën pozitë.
Mesfushori gjerman duhet të garoje me lojtarë, si Xabi Alonso, Nuri Sahin dhe Lassana Diarra, për një vend startues, mirëpo ai është i bindur se do të sigurojë një vend nëse vazhdon të tregohet në fushë.
“Gjithmonë ka konkurrencë për vende në një klub si Real Madridi, pa marrë parasysh pozitën ku luan”.
“E vetmja gjë që mund të bësh është që të tregosh kualitet tua në fushë dhe këtë e kam bërë deri më tani”, ka thënë Khedira në një intervistë për Spox.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez, ka thënë se ai nuk mund të krahasohet me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, sepse argjentinasi është qartë futbollisti më i mirë në botë.
Ish-trajneri i bavarezëve, Ottmar Hitzfeld, së fundmi ka deklaruar se Gomez është po aq i rëndësishëm për Bayernin sikurse Messi për Barcën, ndërsa megjithëse ndjehet i nderuar nga fjalët e trajnerit të Zvicrës, sulmuesi gjerman pohon se nuk mund të krahasohet me fituesin e dyfishtë të Topit të Artë.

“Asnjë lojtar aktual nuk mund të krahasohet me Messin. Ai është unik dhe qëndron komod në vendin e parë si futbollisti më i mirë në botë”, citon fifa.com fjalët e Gomez.
Sulmuesi i Juvetusit, Alessandro Matri, mendon se lojtarët bianconerë duhet ta ndalin Ezequiel Lavezzin nëse duan ta mposhtin Napolin të martën mbrëma.
I pyetur nga Goal.com se cili lojtar e shqetëson në veçanti, Matri është përgjigjur: do të thosha Lavezzi, sepse kur ai e ka topin në këmbë, kjo të ndjell frikë. Ai nuk shënon shumë, por është rrezik i vazhdueshëm”.

Duke folur rreth Ligës së Kampionëve, sulmuesi bardhezi ka thënë se këtë edicion Barcelona dhe Real Madridi kanë diç më shumë nga skuadrat tjera, ndërsa atij do t’i pëlqente që Los Blancos ta fitonin trofeun.

“Personalisht, do të isha i lumtur nëse Madridi i Jose Mourinhos e fiton atë”, është shprehur ai.

Sa u përket skuadrave italiane, Matri është i mendimit se vetëm Milani është i kompletuar për të vazhduar tutje në garën më të madhe evropiane.
Franck Ribery beson se Bayern Munichu dalëngadalë po arrin nivelet e Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa për këtë e konsideron meritor trajnerin Jupp Heynckes.
Francezi thotë se Barcelona është skuadra më e mirë në botë që përcillet këmba këmbës nga Real Madridi dhe Bayerni.

“Barcelona i përcakton standardet. Reali ka një ekip shumë, shumë të mirë. Por ne jemi përmirësuar dhe jemi gjithnjë e më afër majës”, ka deklaruar Ribery.
Ish-trajneri i Real Madridit, Vicente del Bosque, thotë se është ende herët që mbretërit ta festojnë titullin.
Reali është gjashtë pikë mbi Barcelonën, por Del Bosque mendon se Barca do të rikthehet.

"Pjesa më e madhe e sezonit është përpara dhe ne jemi në një të tretën e parë të garës, por është e vërtetë se aventura është e konsiderueshme".

"Pavarësisht se ne po shohim një autoritet të Real Madridit dhe Barcelonës që po ecin me sukse në Ligë, është vështirë të jepet parashikim", ka thënë Del Bosque.
Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, kërkon që skuadra e tij të jetë në gatishmëri maksimale në ndeshjen e të martës mbrëma kundër Juventusit.
Dy skuadrat italiane do ta zhvillojnë në San Paolo ndeshjen e anuluar për shkak të përmbytjeve në Napoli, ndërsa mesfushori shpreson që skuadra e tij të jetë e suksesshme.

“Duhet të jemi në maksimumin tonë nëse duam ta mposhtim Juventusin. Dhe nuk flas vetëm për veten, Edinson Cavanin dhe Ezequiel Lavezzin. Duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyer si ekip”, ka thënë Hamsik, ndërsa citon Il Corriere dello Sport.
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka vazhduar sulmet e tij në drejtim të trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.
"Mancini është më i afërt me lojtarët e tij. Në një dhomë të veshjeve si kjo e jona ju duhet të pranoni vendimet. Çdokush dëshiron të luajë dhe Mancini i zgjidh gjërat në mënyrë të përkryer".

"Mancini flet më shumë se Guardiola. Sigurisht lojtarët e Barcelonës nuk do ta thonë këtë, por pyetni ata që janë larguar nga klubi, si Zlatan", ka thënë Toure.
Ylli i Borussia Dortmund, Mario Gotze, është një tifoz i lojës së Arsenalit, shkruajnë mediat angleze.
Daily Star Sunday shkruan se Arsene Wenger është duke e kërkuar me ngulm mesfushorin 19-vjeçar të Borussia Dortmund dhe është duke menduar të bëjë ofertë që në afatin kalimtar të janarit.

Dhe Gotze raportohet se u ka thënë miqve të tij se ai është i impresionuar me lojën e Topçinjve kur u takua me ta të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Atij i pëlqen mënyra se si luan Arsenali dhe për të ka vetëm dy klube ku ai do të dëshironte të transferohet nga Dortmund – Arsenal ose Barcelona”, ka thënë burimi i afërt me lojtarin.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, mendon se Joe Hart ishte ai i cili mbajti në lojë Manchester Cityn në barazimin e të dielës.
“Nuk mendoj se ne mund të kishim kërkuar më shumë. Në aspekt të asaj çfarë treguan në fushë lojtarët, ishin fantastikë. City filloi ndeshjen më mirë se ne, mendoj, dhe ata shënuan gol sapo ne filluam të marrim në kontroll ndeshjen. Ne barazuam shpejt me ca fat, por ky ishte rasti [i vetëm] kur fati ishte në anën tonë”.

“Ne kishim përballë një portier i cili ka bërë atë që kanë bërë tre ose katër të tjerë këtu [këtë sezon]. Ai pati një ndeshje fantastike. Mbase do të dalim përballë ndonjë portieri që nuk mbron gjithçka që shkon në drejtim të rij”, ka thënë Dalglish.
Manchester City është duke planifikuar një ofertë në vlerën e 40 milionë funteve për sulmuesin e Napolin, Edinson Cavanin.
Daily Star Sunday shkruan se Napoli e ka hapur derën për transferimin e lojtarit te City nëse në adresë të tyre arrin një ofertë më shumë se 40 milionë funte.

Përfaqësues të sulmuesit uruguaian, i cili shënoi të dy golat në fitoren 2-1 pikërisht ndaj Cityt në mesjavë, janë takuar me zyrtarë të klubit anglez pas takimit të fundit mes këtyre klubeve.

Një marrëveshje për afatin kalimtar të janarit duket me pak gjasa për të ndodhur, por vera e ardhshme mund ta gjejë sulmuesin të fluturojë në ishull.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka shprehur një varg lëvdatash për Luc Castaignos i cili shënoi golin e fitores në takimin ndaj Sienës.
“Ai është një djalosh i mirë; kam qenë në krah të tij që kur kam ardhur këtu. Ai ka një të ardhme të ndritur para tij; unë po e mësoj për role të ndryshme në ekip. Ai është sulmues nga natyra, një sulmues i qendrës, por ai mund të luajë edhe në krahë”.

“Është koha për t’i vlerësuar gjërat ndeshje pas ndeshje. Unë kërkoj nga lojtarët të sakrifikojnë veten pasi ata nuk luajnë për Interin që të luajnë futbollin më të mirë; ata luajnë që Interi të luajë futbollin më të mirë”, ka thënë Ranieri.
Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, e ka bërë të qartë se lideri i Serie A nuk planifikon ta transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.
Argjentinasi nuk është i kënaqur me trajtimin që i bëhet në klubin nga Liga Premier dhe ka shprehur dëshirë që të largohet në afatin kalimtar të janarit, ndërsa sipas thashethemeve, Milani, Interi dhe Juventusi dëshirojnë firmën e tij.

“Tevez nuk është një lojtar që josh interesimin tonë. Absolutisht jo. Ne do të shqyrtojmë me qetësi se çfarë do të bëjmë në afatin kalimtar të janarit”, ka thënë Marotta, ndërsa citon La Repubblica.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, i ka akuzuar lojtarët e Liverpoolit për largimin e Mario Balotellit me karton të kuq në barazimin prej 1-1 në Anfield.
Sulmuesi italian mori kartonin e dytë të verdhë kah fundi i ndeshjes për shkak të një ndërhyrjeje në mbrojtësin vendas, Martin Skrtel, ndërsa Mancini thotë se lojtarët e Liverpoolit ndikuan te vendimi i arbitrit Martin Atkinson.

“Nuk ishte vendim i drejtë. Mario e luajti krahun e tij, por unë pata përshtypjen se arbitri mendoi se ishte gjuajtje e lirë, por jo karton”.

“Pasi të gjithë lojtarët e Liverpoolit shkuan tek ai duke u ankuar, ai ia dha kartonin e dytë të verdhë”, ka deklaruar strategu italian.