Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është i bindur se Pep Guardiola do të qëndrojë një kohët gjatë te Braca.
“Dua që ai të vazhdojë te Barcelona më gjatë se Alex Ferguson te Manchester United”.

“Guardiola përfaqëson të gjitha vlerat e Barcelonës. Ai është rritur në La Masia (kampi i të rinjve të Barcës) si lojtar dhe si person, pastaj luajti shumë vite me ekipin e parë dhe tash ka fituar një numër titujsh si trajner”, ka deklaruar Rosell.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mendon se ai ndoshta është në formën më të mirë të karrierës së tij.
Ronaldo ka ndihmuar Real Madridin të pozicionohet i pari në tabelë deri tash këtë sezon dhe është shprehur i kënaqur me formën e tij.

“Forma më e mirë në karrierën time? Ndoshta, por ka ende shumë deri në fund të sezonit. Mendoj se jam në një moment të mirë dhe shpresoj të vazhdoj”.

“Kam filluar shumë mirë, ekipi është i shkëlqyeshëm dhe ne duhet t’i japim vazhdimësi kësaj forme deri në fund të sezonit”, ka deklaruar Ronaldo.
Legjenda e Real Madridit, Guti, e vlerëson yllin e Barcelonës, Lionel Messi, më shumë se Cristiano Ronaldon.
Gjatë një intervista për TV3, Guti është kërkuar të zgjedhë njërin nga dyshja, dhe ai ka zgjedhur argjentinasin.

“Pa dyshim, Messi”, është përgjigjur Guti, i cili luajti me Ronaldon gjatë sezonit 2009/10 te Reali.
Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, është rikthyer në postin e presidentit të kampionit të Italisë.
Berlusconi hoqi dorë nga posti i kryeministrit të Italisë dhe kjo i ka dhënë mundësinë atij të kthehet te klubi i tij.

“A do të kthehem në rolin e Presidentit të Milanit? Sigurisht, do ta rimarr këtë pozitë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Unë jam presidenti i cili ka fituar më shumë se çdokush tjetër në histori të futbollit. Santiago Bernabeu, i cili është i dyti në atë listë, nuk i ka fituar as gjysmën e trofeve që kam fituar unë”, ka deklaruar Berlusconi.