Portieri i Real Madridit, Iker Casillas u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të jenë të qetë dhe të mos entuziazmohen tepër me faktin e të qenit lider.
Barcelona e ka fituar La Ligan në tri sezonet e fundit dhe tashmë është pozitë mjaft interesante kjo në të cilën gjendet madrilenët, por kapiteni ka bërë thirrje për qetësi.

“Ne po bëjmë punë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ne kemi objektiva të mëdha, por duhet të fokusohemi në synimet afat-shkurtra dhe t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës”, u shpreh Casillas.
Juventusi është duke kërkuar mundësinë më të mirë për të arritur deri te transferimi i anësorit të Arsenalit, Theo Walcott dhe për këtë e Zonja e Vjetër e ka një ide shumë të mirë.
Il Corriere dello Sport raporton se Juventusi shpreson që Arsenali të negociojë për shërbimet e Walcott, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Bianconerët janë të gatshëm që të ofrojnë në një marrëveshje shkëmbimi anësorin serb Milos Krasic, në mënyrë që Arsene Wenger të bindet që të heqë dorë nga asi anglez.
Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona ka sulmuar përsëri legjendën braziliane Pele, pas komenteve të këtij të fundit se Neymar është më i kompletuar se Messi.
“Ai mori barnat e gabuara. Në vend se të marrë pilulat e tij për gjumë, ai i mori ato të mëngjesit”.

“Ai ishte konfuz dhe ai nuk e di se çfarë po flet…unë ia rekomandoj që herën tjetër të marrë pilulat e duhura para se të fillojë të flasë, dhe po ashtu i them ta ndërrojë mjekun”, potencoi Maradona.
Legjendës së Manchester United, Ryan Giggs, pritet t’i ofrohet rinovimi i kontratës, në një moment ku po flitet për pensionimin e tij.
The Sun shkruan se Giggs, i cili u bë 38 vjeç gjatë javës, është vetëm 13 paraqitje larg arritjes së ndeshjes së 900-të me 19 herë kampionin e Anglisë.

Dhe përkundër faktit se është thënë se ai mund të pensionohet në fund të sezonit, atij në fakt klubi nga Old Trafford pritet t’ia ofrojë një rinovim njëvjeçar.
Dy prej favoritëve për ta fituar kampionatin evropian Euro 2012, finalisti i Kupës Botërore 2010, Holanda, dhe gjysmëfinalisti, Gjermania, janë caktuar përballë njëri-tjetrit në grupin B.
Gjermania dhe Holanda do të kenë në grupin B, që mund të etiketohet si ‘grupi i vdekjes’, dy rivalë të tjerë jo shumë më të dobët, Danimarkën dhe Portugalinë.

Shorti i hedhur në Kiev të Ukrainës ka nxjerrë edhe një sfidë tjetër interesante, atë mes Spanjës dhe Italisë. Dy gjigantët e futbollit evropian do të përballen në grupin C edhe me Irlandën dhe Kroacinë.

Anglia është caktuar në grupin D dhe si rival më të vështirë në grup pritet ta ketë Francën. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe nikoqiri i garës, Ukraina, dhe Suedia.

Nikoqiri tjetër i kësaj gare, Polonia, është caktuar në grupin A së bashku me Rusinë, Greqinë dhe Republikën Çeke – një grup që duket më së paku atraktiv krahasuar me të tjerat.

Renditja e grupeve në Euro 2012 është si vijon:

Grupi A: Polonia, Greqia, Rusia, Republika Çeke
Grupi B: Holanda, Danimarka, Gjermania Portugalia
Grupi C: Spanja, Italia, Republika e Irlandës, Kroacia
Grupi D: Ukraina, Suedia, Franca, Anglia
Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka këmbëngulur se klubi katalanas nuk do ta shqyrtonte kurrë një transferim të Cristiano Ronaldos, pasi në Camp Nou nuk ka vend për asin e Real Madridit.
Anësori portugez konsiderohet i vetmi njeri që mund t’i bëjë konkurrencë argjentinasit Lionel Messi në luftën për më të mirin e globit dhe shumë njerëz nuk e kanë përjashtuar mundësinë që t’i shohin të dy bashkë te Barcelona.

Sidoqoftë, Bartomeu nuk beson se Pep Guardiola do të ishte në gjendje që ta akomodonte Ronaldon në tashmë formacionin e tij fantastik.

“Ne nuk do ta transferonim kurrë atë. Ai është futbollist shumë i mirë, yll i madh, por aktualisht nuk ka vend për të në këtë ekip. Ne tashmë kemi lojtarin më të mirë në botë – ai është Lionel Messi dhe ai është i pa zëvëndësueshëm”, ka thënë Bartombeu.
Barcelona ka marrë disa lajme pozitive në lidhje me Gerard Pique i cili do të jetë në gjendje të luajë për derbin e 10 dhjetorit ndaj Real Madridit.
Mbrojtësi spanjoll ishte nën hetime pasi kishte marrë një karton për humbje të kohës në ndeshjen e të martës kundër Rayo Vallecano.

Kartoni i verdhë ndaj tij ishte i pesti i sezonit, që do ta përjashtojë atë për ndeshjen e këtij vikendi ndaj Levante në Camp Nou.

Kishte spekulime se lojtari mund të jetë ndëshkuar qëllimisht me qëllim që të shmangë rrezikun për t’u suspenduar për El Clasico.

Megjithatë, pasi ka hulumtuar rrethanat e marrjes së kartonit, duke pasur parasysh edhe raportin e gjyqtarit Miguel Angel Perez Lasa, Komiteti Garues nuk ka gjetur dëshmi për ndonjë veprim të qëllimshëm.

Si pasojë, Pique do të mungojë vetëm një ndeshje për kartonët e verdhë, dhe do të jetë i lirë për të udhëtuar në Santiago Bernabeu për derbin e muajit dhjetor.
Andres Iniesta thotë se Barcelona do të udhëtojë në Santiago Bernabeu të shtunën e ardhshme në kërkim të fitores.
Kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës aktualisht janë të dytët në tabelën e La Liga tre pikë prapa rivalëve të tyre me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

“Ne do të përpiqemi të fitojmë, siç bëjmë gjithmonë. Për ne asgjë nuk ndryshon. Situata është si është dhe le të shkojmë për fitore. Nuk mendoj se do të jetë më ndryshe se sezonet e kaluara”, ka thënë mesfushori për Barca TV.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, tashmë ka një ëndërr tjetër, që nuk lidhet me futbollin – ai dëshiron të bëhet baba.
“Ëndërroj të bëhem baba. Në futboll ju përballemi me shumë pyetje dhe lehtësisht mund të shqetësoheni. Duke pasur mbështetjen e familjes time, e ka bërë gjithçka më të lehtë”.

“Familja ime gjithmonë ka qenë afër meje dhe shpesh kam thënë se [mbështetja e familjes] ishte esenciale dhe shumë e rëndësishme për karrierën time, veçanërisht në arritjen e qëllimeve, që është më e vështira”.

“Ju mund të keni shumë dyshime dhe të pengoheni nga gjithçka që ndodh”, ka thënë Messi në një intervistë për mediat argjentinase.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka mohuar spekulimet se ai kishte luajtur sezonin e tij të fundit te Arsenali duke ditur se do të transferohet në Camp Nou në fund.
“Jo për asnjë moment, pasi kurrë nuk e kam ditur se ku qëndron e ardhmja ime. Isha lojtar i Arsenalit dhe me kontratë deri në vitin 2014, andaj nuk mendoja të largohem”.

“Disa njerëz e thoshin këtë vetëm sepse unë nuk luaja shumë dhe kisha shumë lëndime, që ishte një sezon i keq për mua. Nuk pajtohem. Shënova nëntë gola dhe bëra 20 asistime”.

“Megjithatë, është e vërtetë se kisha lëndim pas lëndimi dhe çdo herë që kthehesha në formë të plotë, diçka tjetër ndodhte dhe duhej të filloja nga e para. Mbi të gjitha, mentalisht isha 100 për qind i fokusuar te Arsenali”, ka thënë Cesc gjatë një interviste për FIFA.com.
Menaxheri i Milanit, Massmilliano Allegri, ka zbuluar se ai pret të nënshkruajë kontratë të re me klubin e cila do ta mbajë atë në San Siro deri në vitin 2014.
“Galliani ka thënë se unë do të qëndroj deri në vitin 2014 dhe ia kam shpjeguar edhe atij edhe presidentit [Berlusconi] se ambicia ime është të mbetem këtu”.

“Sa i takon pjesës time, nuk ka problem dhe kurrë nuk kam menduar se situata mund të ndryshojë. Ne vetëm duhet të presim ca ashtu që ai të mund të flasë dhe të definojmë çdo gjë”.

“Është e vërtetë se [nuk i dihet] derisa kontrata nuk është nënshkruar... por nuk ka probleme”, ka thënë Allegri për Gazzetta dello Sport.
Borussia Dortmund ia ka bërë të qartë Arsenalin të shtojë vlerën e ofertës nëse dëshiron të transferojë mesfushorin Mario Gotze.
Topçinjtë shpresonin të arrinin një marrëveshje për 25 milionë funte dhe ta mbyllnin transferimin gjatë afatit kalimtar të janarit, por kampionët e Bundesligës e kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë më pak se 30 milionë funte (35 milionë euro).

Arsene Wenger, i etur të shtojë ca kualitet në mesfushë pas largimit të Cesc Fabregas dhe Samir Nasri gjatë verës, dëshiron ta transferojë talentin më të nxehtë në Evropë dhe tashmë ka bërë hapat e parë për të shmangur interesimin nga Manchester United, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas thotë se ai ende nuk ka vendosur nëse do të sjellë përforcime të reja në janar, pavarësisht formës së dobët që po kalon skuadra e tij.
“Ne duhet të presim dhe të shohim. Për momentin [afati] nuk është hapur. Ju e keni parë se si ne jemi sjellë në afatin kalimtar të gushtit – ndryshe nga klubet tjera. Ne kemi shmangur turbullirat në javën e parë dhe ishim të fuqishëm në fund të afatit kalimtar dhe mendoj se kemi bërë disa marrëveshje të mira”.

“Andaj ne duhet të vendosim nëse duam ta forcojmë skuadrën ose jo. Ne do të shohim edhe nëse do të kontaktohemi nga klube të tjera sa u takon lojtarëve tanë, që po ashtu mund të ndodhë, pastaj do të marrim vendimet më të mençura”, ka thënë portugezi.
Ylli i Los Angeles Galaxy, David Beckham, ende është duke menduar për hapin e tij të ardhshëm.
Klubi nga Ligue 1, PSG, raportohet se është lider në garën për të nënshkruar me anglezin, me drejtorin sportiv të klubit francez, Leonardo, që konfirmoi se kishte biseduar me Beckham.

Por ish-mesfushori i Milanit, Real Madridit dhe Manchester United, thotë se ai ende nuk e di se ku do të luajë në të ardhmen, ndërsa edhe qëndrimi te LA Galaxy është i mundshëm.

“Jam shumë krenar për kohën time të kaluar me Galaxy dhe kjo mund të vazhdojë. Mendoj se në fund të ditës kam një vendim të madh për të marrë por të cilin ende nuk e kam marrë”, ka deklaruar Beckham.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka deklaruar se portieri klubit mbretëror, Iker Casillas është më i miri në historinë e klubit dhe në historinë e kombëtares spanjolle.
“Ai ka ardhur këtu si fëmi dhe është rritur këtu derisa është bërë portieri më i mirë në botë. CV e tij është e shkëlqyer, intervenimet e tij kanë prekur njerëz, por personaliteti i tij ka qenë shembuj për shumë lojtarë, madje është respektuar edhe nga tifozët kundërshtarë”.

“Fëmijët e shohin atë si simbol dhe shembull. Ai është i mrekullueshëm. Ai është thjeshtë portieri më i mirë në historinë e Real Madridit dhe të Spanjës”, deklaroi Perez në promovimin e librit të ri të Casillas.