Udinese e ka turpëruar Interin në Giuseppe Meazza duke e mposhtur me rezultat minimal.Është dashur të pritej minuta e 73-të që të shënohej goli i vetëm në këtë takim, ndërsa realizues ishte Mauricio Isla.
Në minutat në vijim, të dyja skuadrat dështuan të realizonin nga pika e bardhë. Për mysafirët dështoi Antonio Di Natale (87’), ndërsa për vendasit Giampaolo Pazzini (89’).
Po ashtu, për të dyja skuadrat u nda nga një karton i kuq, për Interin u përjashtua Javier Zanetti (86’), derisa për Udinesen u largua Damiano Ferronetti (90’).
Me këtë fitore, Udinese pozicionohet në vend të dytë me pikë të barabarta me Milanin që kryeson, dhe ka një pikë më tepër se Juventusi që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon të dielën kundër Cesenas.
Barcelona ka shënuar fitore të lartë prej 5-0 kundër Levantes në Camp Nou, në një takim ku ka mundur të shënojë edhe disa gola të tjerë.Mesfushori Cesc Fabregas e filloi serinë e golave pas asistimit të Andres Iniestas (4’), ndërsa i njëjti lojtar e shënoi edhe golin e dytë pas një harkimi të Xavit (33’).
Joan Isaac Cuenca e vendosi rezultatin e pjesës së parë (37’), ndërsa edhe në këtë gol ishte pjesëmarrës Iniesta, i cili e bëri asistin.
Në gjysmën e dytë i erdhi radha të shënonte Lionel Messit (55’), i cili pas një korneri të shkurtuar u asistua nga Daniel Alves, për të arritur shifrën prej 17 golave në La Liga këtë edicion, po aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.
Messi i ndihmoi Alexis Sanchezit ta shënonte golin e pestë për katalunasit (61’) dhe ky ishte goli i fundit në këtë takim, pasi në vazhdim lojtarët mysafirë ishin me fat që nuk pranuan edhe disa gola të tjerë, duke qenë se Blaugranët humbën shumë raste shënimi deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Para derbit më të madh në botë, ‘el Clasico’, që zhvillohet të shtunën me 10 dhjetor në Santiago Bernabeu, diferenca e pikëve mes Real Madridit dhe Barcelonës është tre, ndërsa Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Manchester Unitedi ka shënuar vetëm një gol si mysafir i Aston Villas, në takimin e zhvilluar të shtunën në Villa Park.Djajtë e Kuq ishin më të mirë në fraksionin e parë të lojës, dhe ishte pikërisht kjo periudha kur e shënuan golin e vetëm.
Heroi i takimit rezultoi Phil Jones, i cili shënoi golin me vlerën tre pikë (20’), pas krosimit të Nanit.
Pas javës së 14-të, Manchester Unitedi mbetet pesë pikë prapa liderit Manchester City.
Los Blancos kanë shënuar një tjetër fitore bindëse, ndërsa viktima e radhës ishte Sporting Gijon, skuadër të cilën e kanë mposhtur me rezultat 3-0 para tifozëve në Estadio Municipal El Molinon.Angel Di Maria e mori topin nga ana e majtë dhe depërtoi brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit për ta shënuar golin e parë (35’) dhe të vetëm në gjysmën e parë.
Cristiano Ronaldo shmangu kurthin e pozitës jashtë loje dhe pranoi një top nga Di Maria për ta dyfishuar epërsinë (65’).
Golin e tretë për mysafirët e shënoi Marcelo i cili u asistua nga Karim Benzema në minutat shtesë (90’+2).
Kjo fitore e përforcon Real Madridin në krye të tabelës me gjashtë pikë më shumë se Barcelona që takimin e kësaj xhiroje e zhvillon ndaj Levantes (porse nuk duhet harruar se Blaugranët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar).
Me një fitore prej 4-1 në derbin ndaj Werder Bremenit, Bayern Munichu është kthyer në maje të tabelës së Bundesligas.Ishte ky një spektakël i Franck Ribery dhe Arjen Robben, të cilën shënuan nga dy gola për bavarezët.
Takimin e hapi francezi Ribery, i cili u asistua nga David Alaba (22’), ndërsa ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë.
Markus Rosenberg e barazoi rezultatin në gjysmën e dytë (52’), mirëpo ky rezultoi të ishte goli i nderit për mysafirët.
Arjen Robben riktheu epërsinë nga pika e bardhë (69’), pasi me ndërhyrje ishte ndalur Thomas Mueller.
Në minutën e 77-të, Franck Ribery shënoi golin e dytë personal, ndërsa Arjen Robben e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (83’), sërish nga penaltia.
Pas kësaj fitoreje, Bayern Munichu rikthehet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Borussia Dortmundi që barazoi me rezultat 1-1 si mysafir i Borussia Monchengladbach.
Lideri i Ligës Premier, Manchester City, ka shënuar fitore prej 5-1 kundër Norwich Cityt, në takimin e të shtunës të zhvilluar ne Etihad Stadium.Pas një asistimi të Micah Richards, Sergio Aguero e shënoi golin e vetëm në gjysmën e parë (32’).
Në gjysmën e dytë, vendasit realizuar tri herë me anë të Samir Nasri (51’), Yaya Toure (68’), Mario Balotelli (88’) dhe Adam Johnson (90’+1), për të vulosur fitoren dhe tre pikët e reja. Derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Steve Morison (81’).
Nga ana tjetër, Arsenali ka shënuar katër herë në DW Stadium si mysafir i Wigan Athletic.
Mikel Arteta (28’) dhe Thomas Vermaelen (29’) shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizuan Gervinho (61’) dhe Robin van Persie (79’). Ky i fundit ishte edhe asistues i dy golave të mëparshëm.
Pas kësaj xhiroje, Manchester City forcohet në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se Manchester Unitedi që këtë xhiro luan kundër Aston Villas. Ndërkaq, Arsenali mbetet 12 pikë prapa kreut të tabelës.
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso është lojtar i rëndësishëm për Real Madridin, por sipas Jose Mourinhos po aq i rëndësishëm në vazhdim të sezonit do të jetë edhe Nuri Sahin që do të jetë i gatshëm të luajë në mungesë të spanjollit.“Xabi është i rëndësishëm, por ai nuk mund të luajë dhe ne do të luajmë me një lojtar tjetër që është shumë i mirë, dhe që luan në të njëjtën pozitë”.
“Këtë javë ne mendojmë të luajmë pa një lojtar të rëndësishëm. Është pjesë e kampionatit. Sahin ka qenë i lënduar, por tani është i gatshëm për lojë”, potencoi Mourinho.
Chelsea ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në transfertë te Newcastle me rezultat 3-0.Chelsea e dominoi takimin nga fillimi, por as vendasit nuk u sprapsën në asnjë moment.
Ishte një harkim i Juan Matas ai që përfundoi te Didier Drogba, i cili mjeshtrisht me kokë shënoi për 1-0 (38’).
Në vazhdim të takimit ekipi vendas tentoi të barazonte rezultatin, por djemtë e Alan Pardeë vetëm sa e përkeqësuan rezultatin.
Salomon Kalou (89’) shënoi për 2-0 pas asistimit të Fernando Torres, përderisa Daniel Sturridgë realizoi për 3-0 në kohën shtesë që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Me këtë fitore Chelsea ia rrëmben pozitën e katërt Newcastle, pasi Blutë kanë 28 pikë, dy më shumë se Newcastle.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema thotë se është esenciale që të mposhtet Sporting Gijoni për të qëndruar në krye të tabelës para El Clasicos që zhvillohet më 10 dhjetor.“Sporting Gijoni është i pari në radhë. Do të jetë ndeshje e vështirë sepse ata janë në nevojë për pikë. Ne nuk duam që të mbështetemi në ndeshjen me Barcelonën dhe të flasim për ta”.
“Ne e dimë se ata janë një prej skuadrave më të fortë në botë dhe më lejoni t’iu them një gjë: Jemi të gatshëm për sfidën”, theksoi Benz’.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka pranuar se ai është ndarë i kënaqur me ekipin e tij në fitoren prej 2-0 ndaj Genoas të premtën mbrëma, por ndjen se ka ende hapësirë për t’u përmirësuar.“Performanca ishte e mirë, ne krijuam shumë raste dhe rrezikuam veten vetëm në fillim të pjesës së dytë sepse nuk luajtëm fare”.
“Por, fitorja është e merituar dhe kurrë nuk është vënë në dyshim. Ne ende kemi hapësirë të madhe për t’u përmirësuar, por patjetër se jemi në binarë të duhur .Ne vëmë veten nëpër teste çdo ditë”, deklaroi Allegri.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas është duke planifikuar që të bëjë spastrim të emrave të mëdhenj te Chelsea në fund të këtij sezoni.Independent shkruan se largimet e pritura janë ato të Nicolas Anelkas dhe Didier Drogbas, të cilët ende nuk kanë rinovuar kontratat.
Fat të njëjtë pritet të kenë edhe Alex, Salomon Kalou, Paulo Ferreira dhe Florent Malouda, të cilët janë sjellë keq me menaxherin e tyre, përderisa gjasa të mëdha që të shiten kanë njëri prej Ivanovic apo Bosingwas.
Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas ka thënë se bashkëlojtarët e tij duhet ta respektojnë kundërshtarin më të vështirë në Grupin C, Italinë, pasi sfidat nuk do të jenë aspak të lehta.Spanja do të përbllet me Kroacinë, Italinë dhe Irlandën në Grupin C dhe kapiteni i Spanjës ka kërkuar respekt maksimal për kundërshtarët.
“Shorti për kampionatin evropian Euro 2012 na ka vënë përballë Italisë, Irlandës dhe Kroacisë. Ne kurrë nuk duhet të jemi aq të bindur, respekti ndaj të trija ekipeve duhet të jetë maksimal”.
“Ne e dimë se secila ndeshje do të jetë vendimtare për mbrojtjen e titullit të fituar katër vite më parë. Do të jetë kampionat i shkëlqyer, ka shumë ekipe të mira të cilat do të na japin ndeshje të shkëlqyera”, ka thënë Casillas.
Bosi i Gjermanisë, Joachim Loew ka deklaruar se skuadra e tij është në grupin më të vështirë, por edhe më interesant të kampionatit evropian Euro 2012.Gjermania është shortuar në Grupin B me Holandën, Portugalinë dhe Danimarkën në atë që quhet ‘grup i vdekjes’, por kjo aspak nuk e ka lëkundur strategun gjerman që duket mjaft optimist.
“Grupi ynë është më i forti dhe grupi më interesant. Edhe Danimarka është shumë e rrezikshme, sepse ata nuk kanë frikë nga emrat e mëdhenj dhe ekipet e mëdha. Unë e kam thënë para shortit: Unë nuk kam ndonjë ekip që dua ta shmang. Ky është një evropian fantastik ku secili ekip është i fortë. Nuk është sikurse në Botëror ku luani me ekipe si Costa Rica apo Ecuadori”.
“Para një gare të tillë njerëzit debatojnë për atë që mund të ndodhë. Por, gjëja më e rëndësishme është se cili ekip është më në formë. Janë shumë gjëra që mund të ndodhin, mund të kemi edhe lëndime”, ka thënë Loew.
Sulmuesi i Interit, Diego Forlan ka zbuluar se ai shpreson që të rikthehet në aksion para krishtlindjeve, por uruguaiani nuk është i sigurtë se kur do të jetë vërtet i gatshëm të luajë për Nerazzurët.“Unë ndihem mirë. Ishte lëndimi më i keq i karrierës time, por tani i takon të kaluarës”.
“Unë po stërvitem dhe gjendja ime fizike po përmirësohet ditë pas dite. Por, tani duhet të presim dhe të mos nxitohemi. Unë do të kthehesha menjëherë, por duhet të shfrytëzoni inteligjencën për të ditur se kur vërtet jeni të gatshëm”, ka thënë Forlan.
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque është shprehur optimist për shortin në Grupin C, por ka shprehur nota të larta respekti për ish-kampionët e botës, Azzurët e Italisë.“Italia na ka mposhtur në miqësore dhe ata janë kundërshtarët më të fortë. Do të jetë vështirë, në kampionatin evropian janë 16 ekipe të forta dhe të gjithë përbëjnë rrezik më vete. Por, ajo që kam dashur të shmang dhe ndodhi (sfida ndaj Gjermanisë dhe zhvillimi i ndeshjeve në Poloni)”.
“Ne duhet të luajmë ndaj një Italie shumë të re, dhe ndaj dy ekipeve që u kualifikuan me anë të play-offit. Ne do të përgatitemi me kujdes, duhet të fokusohemi në lojën tonë dhe të përgatitemi”, ka thënë Del Bosque.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka pranuar se klubi katalanas po e shëh veten në një pozitë të pazakontë duke ndjekur liderin e Primera Divizionit spanjoll, Real Madrid.Tifozët e Barcelonës nuk janë mësuar që ta shohin ekipin e tyre në pozitën e dytë, dhe Cesc pranon se kjo është formë presioni me të cilën duhet të merren ai dhe bashkëlojtarët e tij.
“Barca gjithmonë duhet të fitojë. Kjo është çfarë njerëzit presin dhe çfarë ne duhet të bëjmë. Kjo është çfarë ekipet e mëdha bëjnë”, theksoi Cesc.
Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka ndarë mendimin e njëjtë me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis duke u shprehur i përkushtuar për ta eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.De Laurentiis kishte fyer sheikët e Manchester Cityt se po bëjnë ç’mos për të ‘blerë’ kualifikimin në fazën tjetër, por drejtori i Bayernit e ka qetësuar presidentin e Napolit duke thënë se bavarezët do të tentojnë të mposhtin anglezët në ndeshjen kruciale që zhvillohet në Etihad Stadium mesjavën e ardhshme.
“Ekipi i Mazzarrit është dëshmuar fizikisht i aftë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Unë e di se ne jemi një klub serioz që po shkon të fitojë në Mançester. Jo vetëm për 800 mijë eurot në rast të fitores, por edhe për shkak të renditjes në UEFA. Unë i them Napolit të mos bëjë kalkulime dhe të mos mendojë për këtë. Mënyra më e lehtë për t’u kualifikuar është të fitosh”, theksoi Rummenigge.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Internacional, Leandro Damiao.Daily Mail shkruan se Tottenhami dy herë ka bërë ofertë për sulmuesin 22 vjeçar dhe tani interesimi i Arsenalit për mediat angleze përbën një goditje për Spursat.
Juventusi po ashtu është shumë i interesuar për Damiaon, ashtu sikurse dhe Interi dhe Milani
Milani ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme ndaj Genoas në transfertë me rezultat 2-0, duke vazhduar kështu gjahun drejt kreut të tabelës.Pjesa e parë e këtij takimi u dallua me një lojë agresive duke pamundësuar ndonjë prej skuadrave, sidomos Milanin shënimin e golit.
Loja agresive vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por deri në momentin kur Kakaber Khaladze u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda shtatë minutave, e i dyti ishte fatal duke ia dhuruar mundësinë Zlatan Ibrahimovicit që të realizojë për 1-0 (56’), dhe sigurisht se suedezi ishte i pa gabueshëm.
Në vazhdim Antonio Nocerino me asistimin e Kevin Prince Boateng vulosi fatin e takimti për 2-0 (79’), që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Milani përkohësisht gjendet në krye të tabelës në Serie A me 27 pikë, por Juventusi ka një ndeshje më pak të zhvilluar të cilën e zhvillon këtë fundjavë.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon e ka pranuar se portieri gjerman, Manuel Neuer është numri një i botës për pozitën e tij.“Ciao Manuel! Je portieri më i mirë në botë, shpresoj që të të takoj në finalen e Euro 2012”.
“Të lutem, mos e merr me të keq, por unë duhet të fitoj (qesh Buffon duke bërë shaka). Unë jam në fundin e karrierës time, ti ke aq shumë para teje. Unë mezi pres të përballem me ty”, u shpreh Buffon në një intervistë për Sky Sports.
















