Ylli i Napolit, Edinson Cavani, ka pranuar se ai dëshiron të luajë në Spanjë, përkundër interesimit të madh edhe nga ekipet tjera.“Unë jam mësuar me spekulimet, pasi që në momentin që jam transferuar ka pasur spekulime për të ardhmen time. Por, unë jam i sigurtë se kur të vijë koha, dhe kur të ketë mundësi konkrete përp t’u transferuar, unë do ta di këtë para të gjithëve”.
“Tani le të flasin njerëzit e interesuar për të spekuluar. Unë jam i përqendruar vetëm në atë që duhet të bëj për Napolin. Mua vërtet më pëlqen futbolli anglez, ashtu sikurse italian, por jam fans i futbollit spanjoll. Kamë shumë hapësira dhe është më lehtë për një sulmues të lëvizë në fushë. Spanja është ideale për mua, dhe do të isha i lumtur të luaj atje”, ka thënë Cavani.
Trajneri i Levantes, Juan Ignacio Martinez, ka thënë se forma e Barcelonës në shtëpi është ofenduese për ekipet tjera, pasi katalanasit shënuan dhe golin e 39-të këtë sezon në Camp Nou, dhe ende nuk e pësoi asnjë gol.“Ne kemi dashur t’i frustrojmë, por pranuam gol të hershëm. Ne luajtëm deri në fund dhe unë ndjeva se ekipi nuk u dorëzua kurrë”.
“Nuk keni shumë mundësi në Camp Nou. Por, forma e një skuadre që ka 39 gola dhe nuk pranoi asnjë në shtëpi është ofenduese për ekipet tjera. Ata janë ekip që monopolizojnë topin, e që në vitet e fundit fitoi gjithçka. Ne largohemi kryelartë, por me pesë copa në portë”, ka thënë Martinez.
Mesfushori i Interit, Thiago Motta, nuk e ka fajësuar bashkëlojtarin Giamapolo Pazzinin për atë pse e humbi penaltinë në ndeshjen ndaj Udineses, por ekipin pse nuk luajti mirë.“Gjërat ndodhin, por dështimi i penaltisë nuk ishte problemi. Ne kemi pasur 95 minuta tjerë të shënojmë. Por, më vjen keq për Giampaolon pasi bëri gjithçka për të shënuar”.
“Ne kemi faj si ekip pse pësuam disfatë. Ne nuk mund të bëjmë më gabime. Nuk ka arsyetime. Ne duhet të bashkohemi dhe të punojmë”, u shpreh Thiago Motta.
Fiorentina i ka treguar Romës se është larg futbollit me fitoren prej 3-0 të realizuar në Artemio Franchi.Fillimisht gjithçka për Romën e prishi mbrojtësi Juan (16’), i cili u ndëshkua me karton të kuq duke ia mundësuar sulmuesit Stevan Jovetic të shënojë për 1-0 nga penaltia.
Rezultatin e dyfishoi një minut pa përfunduar pjesa e parë (44’), Alessandro Gamberini me ndihmën e Riccardo Montolivos.
Fitoren për skuadrën e Valon Behramit i cili luajti nga fillimi e siguroi Bojan Krkic, i cili po ashtu u përjashtua nga loja duke shkaktuar njëkohësisht penalti të cilën e realizoi Santiago Silva (86’). Ndeshja përfundoi me fitore të Fiorentinës me rezultat 3-0, teksa për Romën ishte kjo humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit.
Me këtë fitore Fiorentina paksa distancohet nga fundi i tabelës me 16 pikë, përderisa Roma mbetet me 17 pikë.
Juventusi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Cesenas në shtëpi me rezultat 2-0, përkundër mungesës së Andrea Pirlos.Pjesa e parë e kësaj sfide kaloi pa gola, me Juventusin që kishte disa raste të volitshme të pa shfrytëzuara. Nga ana tjetër Erion Bodani ishte i pafuqishëm që të shënonte në portën e Buffonit.
Në pjesën e dytë u inkuadrua në lojë Alessandro Del Piero, i cili pas vetëm shtatë minutash lojë u largua për shkak të një lëndimi në kokë.
Claudio Marchisio kaloi në epërsi Juventusin (72’) pas asistimitë të Arturo Vidal, përderisa ky i fundit shënoi në minutën e 83-të nga penaltia për 2-0 dhe fitoren e Juventusit.
Me këtë fitore Juventusi kthehet në krye të klasifikimit me 29 pikë, dy më shumë se sa Milani dhe Udinese që kanë nga 27 pikë dhe ndajnë pozitën e dytë.
Milani është shumë i interesuar që ta sjellë në San Siro sulmuesin argjentinas Carlos Tevez dhe madje është në gjendje që ta shkëmbejë atë me sulmuesin e dashur për Rossonerët, Pato.Mediat angleze spekulojnë se forma jo e mirë e Patos, sidomos ajo fizike për shkak të lëndimeve të shumta të brazilianit, mund të detyrojë klubin nga Milanello që ta shkëmbejë atë me sulmuesin argjentinas.
Sidoqoftë, në luftë për Tevez janë edhe Interi dhe Juventusi, pa përjashtuar as klubin brazilian Corinthians.
Chelsea ëhstë duke e shqyrtuar një ofertë për mesfushorin kroat Luka Modric dhe për këtë Blutë janë të gatshëm që të dërgojnë në drejtim të kundërt ikonën Frank Lampard.Sunday Mirror shkruan se Blutë e Londrës po refuzojnë që të dorëzohen në luftë për Modric dhe prandaj do të bëjnë një ofertë të re kur të rihapet afati kalimtar dimëror muajin e ardhshëm.
Bosi i Spursave, Harry Redknapp do të ishte i interesuar që të negocionte nëse në tavolinën e bisedimeve do të përfshihej edhe Lampard, kështu që nuk përjashtohet asgjë për në janar.
Legjenda braziliane e futbollit, mbrojtësi Socrates ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare pasi vuajti nga një sëmundje e rëndë infektive.Ishte hera e katërt brenda katër muajve që Socrates u trajtua në kujdes intenziv, ndërsa mëngjesin e të dielës ndërroi jetë. Dhimbja kaploi gjithë futbollin brazilian, ndërsa nuk munguan ngushëllimet e para nga personalitetet e njohura të futbollit brazilian.
Socrates është një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit. Ndryshe i njohur me pseudonimin ‘Doktori’, Socrates ishte kapiten në Kampioantin Botëror të vitin 1982 dhe mbrojti ngjyrat e klubeve të njohura si Corinthians dhe Fiorentina.
Për dallim nga futbollistët tjerë të cilët thonë se nuk mendojnë për El Clasicon, është një prej mbrojtësve elitar në botë Pepe ai që ka zhvendosur fokusin në sfidën e madhe që zhvillohet në Bernabeu.“Ne po bëjmë punë të mirë. Ne po punojmë shumë, ne luajtëm ndeshje serioze ndaj Sportingut. Ishte fitore e vështirë në një vend të vështirë”.
“Para El Clasicos kemi një ndeshje me Ajaxin. Barcelona ka punuar shumë, ashtu sikurse dhe ne. Tani fituam një ndeshje tjetër. Duhet të respektojmë ndeshjen ndaj Ajaxit, por unë dua të ma sjellin Barcelonën sa më parë…dhe mos ta harroj edhe Lionel Messin. Kam hesape të pa sqaruara me të. Nuk do të luaj ashpër, por unë e di se edhe nëse topi më kalon, Messi as se si nuk do të më driblojë”, potencoi Pepe.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka përgëzuar Udinesen për fitoren e arritur ndaj Nerazzurëve të shtunën mbrëma në Meazza.“Ne tentuam t’i shkaktojmë vështirësi Udineses, por ata janë të mirë në kundërsulme. Unë nuk kam asgjë për të thënë, përpos që t’i përgëzoj. Tani duhet të tentojmë të kthehemi dhe të shkojmë përpara.
“Pa u ndjerë keq për veten, ne duhet të luftojmë deri në fund të sezonit dhe të shohim çfarë mund të bëjmë. Do të punojmë shumë, por duhet të mbesim të qetë”, deklaroi Ranieri.
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, pritet të mungojë një muaj pas lëndimit të pësuar në ligamentet e nyjes së këmbës.Hernandez mund të mungojë deri në gjashtë ndeshje para vitit të ri, pasi pësoi një dëmtim të rëndë ndaj Aston Villës në pjesën e parë të sfidës që përfundoi me fitore minimale për Djajtë.
“Ne mendojmë se është ndrydhje e ligamenteve të nyjes. Ne momentalisht i kemi punët keq me lëndimet. Mund të shkojnë tri deri në katër javë”, theksoi Fergie.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të përmbahen dhe të mos mendojnë ende për Real Madridin pas fitores së lartë prej 5-0 ndaj Levantes në shtëpi.“Fakti se luajtëm mirë ndaj Levantes nuk do të thotë se do të luajmë mirë nesër, sepse Real Madridi luan ndryshe. Sfida është që të kemi sa më shumë posedimin e topit, edhe pse kjo do të jetë e vështirë ndaj ekipit të Mourinhos”.
“A do të luaj me tri mbrojtës ndaj Realit? Të luash me tri mbrojtës është mirë nëse dominon, por nëse nuk dominon atëherë është e vështirë, jo vetëm ndaj Realit, por ndaj secilit klub tjetër në botë”, deklaroi Guardiola.
Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria thotë se ekipi duhet të fokusohet në ndeshjen ndaj Ajaxit pa kurrfarë vlere në Ligën e Kampionëve dhe jo të zhvendoset mendimi në El Clasico.“Unë po kaloj nëpër ecuri të mirë dhe po luaj mirë. Ne jemi të qetë dhe duhet të fokusohemi në Ligën e Kampionëve para El Clasicos”.
“Gjëja më e rëndësishme është se ne po fitojmë ndeshjet tona. Unë shënova një gol identik ndaj Sevillas. Falë Zotit unë arrita të shënoj përsëri njëjtë. Ne e kemi ditur se ndeshja do të ishte e vështirë (ndaj Sporting Gijonit)”, u shpreh argjentinasi pas fitores prej 3-0.
Arsenali ka hyrë në ndeshjen e shtatë pa pësuar humbje dhe ecuria e suksesshme sigurisht se i pëlqen menaxherit Arsene Wenger, i cili u shpreh optimist për të ardhmen pas fitores së lartë ndaj Ëiganit.“Wigani filloi mirë. Ata krijuan disa raste të rrezikshme, por pas 12-15 minutave ne e morëm kontrollin e lojës dhe kurrë nuk e humbëm”.
“Ne kemi pasur një paraqitje të mirë ekipore në sulm dhe në mbrojtje, dhe besimi është këtu pari, keni mundur ta ndjeni në mënyrën se si kemi luajtur. Unë vetëm mund ta përgëzoj ekipin, ata po bëhen vazhdimisht më të mirë”, theksoi francezi.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba ka thënë se ai do ta respektojë kontratën e tij me gjigantin londinez Chelsea dhe se nuk e ka ndërmend të largohet në janar.“Unë gjithmonë kam thënë se do ta nderoj kontratën time me Chelsean deri në fund. Dhe për momentin, fundi është në vitin 2012”.
“Por, jam mirë këtu dhe rasti im personal nuk është faktor me rëndësi për mua për momentin. Me rëndësi është që ta kthejmë Chelsean në maje të Ligës Premier”, tha Drogba.
Trajnerët e akademisë së gjigantit italian Milanit, kanë zgjedhur pesë futbollistët me të cilët do të punohet pas zbulimit të tyre në Milan Camp 2011.Muhamet Hyseni, Veton Lusha, Agon Hajredini, Leart Bilalli dhe Edon Zhegrova janë futbollistët të cilët u dalluan në këtë kamp dhe të cilët do të udhëtojnë në San Siro.
Ishte Edon Zhegrova, 12 vjeçari i cili mahniti të gjithë me talentin e tij, duke e detyruar madje edhe trajnerin Davide Corti që ta cilësojë atë si talent të së ardhmes, duke mos shprehur dyshime se do të bëhet lojtar i madh në të ardhmen. Zhegrova është mesfushor ofensiv dhe luan për të rinjtë e Flamurtarit, ndërsa më poshtë mund të shihni një video promocionale të tij.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka lëvduar impaktin e Angel Di Marias në fitoren minimale për 1-0 të Los Blancos ndaj Sporting Gijonit.“Kur ai erdhi në Spanjë, askush nuk e ka ditur pse nënshkroi me Real Madridin. Ai luajti për Benfican në Ligën e Kampionëve, por nuk shkëlqeu, ndërsa nuk luajti mirë as në Botëror, por unë e kam ditur se ai mund të luajë më mirë”.
“Ai është djalosh, gjithmonë duke u përpjekur dhe beson se ekipi mbi të gjitha. Më pëlqen qasja e tij e thjeshtë dhe karakteri”, potencoi Mourinho.
Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka shfaqur dëshirën për të vazhduar qëndrimin në Allianz Arena, ndërsa shpreson për zgjatjen e kontratës me bavarezët.27-vjeçari është i lumtur që ka rikthyer formën pas lëndimit, ndërsa qëllimi i tij është që sigurojë një kontratë të re, pasi kjo aktuale i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
“Kontrata ime aktuale është valide deri në vitin 2013, por unë jam i hapur për një qëndrim më të gjatë. Ndjehem shumë mirë te ky klub”, ka thënë holandezi për Voetbal International.
















