Stamford Bridge është destinacioni më i mundshëm i yllit të Universidad de Chile, Eduardo Vargas, megjithatë Chelsea ndoshta duhet të presë deri në sezonin e ardhshëm për ta transferuar 22-vjeçarin.
Terra raporton se Roman Abramovich e ka dërguar një bashkëpunëtor të afërt për ta përcjellë lojtarin dhe se Blutë janë para skuadrave tjera për ta transferuar atë.

Interi, Milani, Liverpooli dhe Arsenali janë konkurrentët e Bluve për firmën e Vargas, ndërsa presidenti Universidad de Chile, Federico Valdes, ka deklaruar se nuk do ta lejojë largimin e lojtarit deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Sulmuesi i Santosit, Neymar, ka marrë një tjetër çmim të rëndësishëm. Ai e ka mposhtur lojtarin e Fluminenses, Fred, për ta fituar trofeun ‘Bola de Ouro’.
Ky çmim ndahet nga revista braziliane Placar, ndërsa i jepet lojtarit me mesatare më të mirë të lojës gjatë sezonit në Brasileirao, ndërsa Neymar arriti një mesatare prej 6.96.

Lista me pesë lojtarët e parë:

Neymar (6.98)
Fred (6.96)
Walter Montillo (6.73)
Dede (6.62)
Ronaldinho (6.58)

Ekipi i vitit

Portier: Marcelo Lomba (Bahia)
Mbrojtës i djathtë: Rafael Cruz (Atletico GO)
Qendërmbrojtës: Dede dhe Rhodolfo (Sao Paulo)
Mbrojtës i majtë: Dodo (Bahia)
Mesfushorë krahu: Casemiro (Sao Paulo) dhe Paulinho (Corinthians)
Mesfushorë qendre: Wellington Nem (Figueirense) dhe Montillo (Cruzeiro)
Sulmues: Neymar dhe Fred
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vendosur që t’i lë të pushojnë disa lojtarë kryesorë në ndeshjen e fundit grupore të Ligës së Kampionëve kundër Olympiakosit.
Meqenëse Topçinjtë e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, trajneri francez nuk i ka përfshirë në skuadër lojtarët, si Robin van Persie, Wojciech Szczesny, Laurent Koscielny, Theo Walcott dhe Gervinho.

Skuadra e plotë e Arsenalit: Fabianski, Mannone, Park, Chamakh, Benayoun, Coquelin, Frimpong, Oxlade-Chamberlain, Arshavin, Squillaci, Djourou, Vermaelen, Santos, Rosicky, Ozyakup, Yennaris, Eastmond, Miquel.
Klubi gjerman Schalke ka shënjestruar sulmuesin e Interit, Diego Milito dhe lojtarin e Hannoverit, Jan Schlaudraff.
Duke qenë se e ardhmja e Raul, Jefferson Farfan dhe Jose Manuel Jurado, mbetet akoma e paqartë, ekipi nga Gelsenkirchen është duke kërkuar alternativa në sulm.

Tutomercatoweb raporton se Schalke tashmë e ka kontaktuar Interin për disponueshmërinë e argjentinasit 32-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në vitin 2014.

Drejtuesit e skuadrës planifikojnë që fillimisht të ulen dhe të bisedojnë me Raulin, ndërsa nëse nuk merren vesh me legjendën spanjolle, atëherë Milito do të jetë alternativë.
Per Mertesacker mendon se mbrojtja e Arsenalit më në fund ka filluar të bashkëveprojë, pas një fillimi jo të mirë këtë sezon.
Mbrojtja e Topçinjve ishte në shënjestër të kritikëve që pas humbjes prej 8-2 nga Manchester Unitedi, mirëpo në ndeshjet e fundit vija e fundit e ekipit londinez është konsoliduar mirë.

“Po e japim më të mirën në çdo ndeshje. Nuk kemi pasur një parasezon të përbashkët dhe është dashur që ta ndërtojmë formën së bashku dhe t’i besojmë njëri-tjetrit në ndeshje”, ka theksuar Mertesacker.
Agjenti i FIFA-s, Giuseppe Riso, ka njoftuar se Milani është destinacioni më i mundshëm i sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez.
“Një gjë është e sigurt: Lojtari e dëshiron Milanin dhe ekziston një dëshirë e madhe nga Rossonerët që të negociojnë”, ka thënë Riso për Goal.com.

Megjithatë, ai e ka bërë të qartë se ka shumë vështirësi në bisedime dhe se është herët të thuhet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje, megjithatë gjërat po diskutohen në aspektin ekonomik.
Thomas Muller thotë se Lionel Messi ka fituar shumë tituj dhe se ai mendon se Topi i Artë është mirë të shkojë në duart e Cristiano Ronaldos.
Muller ishte në listën e 23 kandidatëve në rrethin e parë në garë për Topin e Artë, por sot u zbulua se treshja e fundit që do të luftojnë për titullin janë Xavi, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Jam shumë krenar që jam zgjedhur për të dytën herë në top 23 futbollistët në botë”, ka thënë Muller për të shtuar me shaka, “Jam krejtësisht i tronditur që nuk do ta fitoj”.

“Messi tashmë ka fituar shumë, ndoshta duhet t’i jepet Ronaldos edhe një herë”, ka thënë më tej gjermani.
Sulmuesi i Santos, Neymar, ka deklaruar se ai dëshiron që Barcelona ta mposhtë Real Madridin në El Clasicon e të shtunës.
19-vjeçari është lidhur me një transferim te të dyja ekipet spanjolle, por thotë se preferon ekipin e Pep Guardiolës për shkak se ka aty miqtë nga kombëtarja braziliani, Dani Alves dhe Adriano.

“Më pëlqen shumë Dani Alves dhe gjithmonë e mbështes atë. Do të mbështes Daniel dhe Adrianon”, ka thënë 19-vjeçari për Mundo Deportivo.

“Barca është ekipi më i mirë në botë. Ata të gjithë luajnë me top. Xavi, Iniesta dhe Messi janë vendimtar dhe shpresoj të luaj me ta ‘live’”, ka shtuar më tej Neymar.
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka deklaruar se Biankonerët janë të vendosur të rikthehen në majë të futbollit italian dhe atij evropian në një të ardhme jo shumë të largët.
“Juventusi dëshiron të dominojë në Itali dhe Evropë edhe një herë dhe kjo është një sfidë pjesë e të cilës dëshirojmë të jemi”.

“Që nga momenti që kam arritur te Juve, kam mundur ta dalloj dëshirën e klubit për të fituar, vendosmërinë për të shkuar sa më larg që është e mundshme sa më shpejt që mundet”.

“Trajneri, klubi, lojtarët janë të gjithë në njëjtën gjatësi vale. Nga përvoja ime personale, mendoj se ne kemi të gjithë përbërësit për të pasur sukses”, ka deklaruar Pirlo.
Fituesi i vitit të kaluar, Lionel Messi, bashkëlojtari i tij Xavi Hernandez, dhe rivali i përbetuar, Crsitiano Ronaldo, janë tre lojtarët të cilët do të luftojnë për shpërblimin më të çmuar individual për një futbollist, FIFA Topin e Artë.
Tre finalistët u zbuluan nga sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke, dhe drejtori i revistës franceze France Football, Francois Moriniere.


Favoriti kryesor për ta fituar çmimin është Messi. Ai e kishte fituar trofeun në fjalë në të dy vitet e kaluara, 2009 dhe 2010, dhe mund të bëhet lojtari i parë pas Michel Platini që e fiton këtë trofe tre herë radhazi.

Cristiano Ronaldo, i cili vitin e kaluar fitoi vetëm trofeun e Kupës së Mbretit, po ashtu është në garë në kërkim të Topit të Artë të dytë në karrierën e tij. Ai e kishte fituar atë në vitin 2008 kur ishte lojtar i Manchester United.


Kandidati i tretë dhe më pak favorit mbetet mesfushori i Barcelonës, Xavi, i cili përfundoi i treti në të dy edicionet e kaluara.

Messi po ashtu është kandidat për të fituar çmimin Puskas Award për Golin e Vitit për golin kundër Arsenalit. Messi do të luftojë për këtë shpërblim me sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney (golin e fitores kundër Manchester Cityt) dhe me yllin e Santos, Neymar (goli kundër Flamengos).

Barcelona dhe Real Madridi do të luftojnë edhe në garën për Trajnerin e Vitit, ku janë nominuar tre kandidatë: Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Pas fitores ndaj Levante, mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, thotë se ata shkojnë te Real Madridi në formën më të mirë.
“Ekipi është në formë të mirë dhe do të shkojë në Santiago Bernabeu duke kërkuar fitore dhe çfarë do që ndodh, nuk do të ketë mungesë trimërie dhe kuraje për të luajtur në stilin tonë”.

“Nëse ne shkojmë atje me nervozë ose duke menduar se do të tërhiqemi prapa dhe të shohim çfarë ndodh, ne mund të ndëshkohemi pasi Bernabeu është një vend i rrezikshëm për të luajtur”.

“Është e dukshme se të gjithë do të dalin për fitore dhe fansat vendorë do të bëjnë që prania e tyre të ndjehet. Ne e dimë se nëse Real Madridi fiton, kjo mund të ketë një ndikim serioz në ligë. Ne do të shkojmë për të fituar. Ne nuk kemi frikë”, ka thënë Cesc për Barca TV.
Real Madridi është vënë në kërkim të kapitenit të Manchester United, Nemanja Vidic.
Reali është gati të futet në treg për një mbrojtës të ri të qendrës me Ricardo Carvalho që kurrsesi nuk mundet t’u shmanget lëndimeve.

El Economista shkruan se Vidic është në listën prej gjashtë lojtarëve që po përcillen nga drejtuesit e Realit.

Thiago Silva (27-vjeçar, Milan), Adil Rami (25-vjeçar, Valencia), Fernando (24-vjeçar, Porto), Inigo Martínez (20-vjeçar, Real Sociedad) dhe Victor Ruiz (22-vjeçar, Valencia), po ashtu janë duke u përcjellë nga klubi spanjoll.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, pritet që të jetë i gatshëm për supersfidën e fundjavës së ardhshme ndaj Real Madridit, përkundër faktit që pësoi një dëmtim të lehtë ndaj Levantes të shtunën mbrëma.
Mbrojtësi spanjoll ishte rrëzuar kur u përplas me Arouna Konen gjatë pjesës së parë dhe është dashur të zëvendësohej nga Dani Alves nëntë minuta para fundit të pjesës së parë.

Sidoqoftë, EFE raporton se zëvendësimi i Carles Puyol ishte si masë parandalimi të një dëmtimi tjetër nga Barcelona. Kështu, Puyol do të jetë në gjendje që ta udhëheqë ekipin në betejën e madhe në Santiago Bernabeu fundjavën e ardhshme.

Lajmi për rikthimin e Puyol përbën një shtytje të madhe për Barcelonën, pasi gjashtë disfatat e fundit katalanasit i pësuan pa prezencën e kapitenit të tyre.
Sulmuesi i Levantes, Arouna Kone, duket se nuk e ka marrë mësimin e tij përkundër disfatës prej 5-0 nga Barcelona, pasi mendon se skuadra që ata mposhtën, Real Madridi, është mbi katalanasit.
“Për momentin, unë ndjej se Real Madridi është më i mirë se Barcelona”.

“Reali po shënon pothuajse nga katër gola për ndeshje, sulmuesit e tyre janë shumë të mirë dhe tani janë më të rrezikshmit në kampionat”, theksoi Kone.