Ekipi francez Marseille është kualifikuar në mënyrë sensacionale, pasi ua prishi festën grekëve të Olympiacos me një fitore prej 3-2 ndaj Dortmundit në transfertë, përderisa grekët mposhtën Arsenalin në shtëpi me rezultat 3-1.Festa për grekët në Athinë filloi me Djebour dhe Fuster (16’ dhe 36’) të cilët shënuan për epërsinë e Olympiacos pas pjesës së parë ndaj Arsenalit.
Në pjesën e dytë Benayoun ngushtoi për 2-1, ndërsa Modesto e finalizoi fitoren e Olympiacos për 3-1, por pa rëndësi kjo pasi Marseille realizoi rikthim sensacional në Gjermani.
Me disavantazh prej 2-1 pas pjesës së parë, Marseille në pjesën e dytë hyri pa shpresa për t’u kualifikuar. Por, ajo që u duk e pamundshme për ne, nuk ishte për Dede Ayew (85’) dhe Mathieu Valbuena (87’) të cilët shënuan dy gola të shpejtë për kualifikimin sensacional të francezëve dhe lotët e grekëve në Athinë.
Me këtë fitore Marseille grumbulloi 10 pikë në vendin e dytë kualifikues në fazën e eliminimit direkt, përderisa Arsenali është lider me 11 pikë. Olympiacos duhet të kënaqet me pozitën e tretë në Grupin F dhe plasmanin në Europa League.
Në Grupin G ka ndodhur çudia pasi Porto e ka shkatërruar me lojë Zenitin në Do Dragao, por përkundër kësaj, portugezët nuk shënuan dhe sfida përfundoi pa gola.
Apoel Nicosia si lidere kualifikohet nga Grupi G, përderisa Zenit St. Petersbourg nëntë pikë aq sa lideri. Porto me tetë pikë shkon në Europa League.
‘Fëmijët’ e Barcelonës kanë shënuar fitore prej 4-0 përballë BATE Borisovit në takimin e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.Duke qenë se Blaugranët e kishin të siguruar pozitën e parë në Grupin H, Pep Guardiola startoi me këtë formacion: Pinto; Montoya, Bartra, Fontas, Maxwell; Dos Santos, Thiago, Sergi Roberto, Pedro, Cuenca, Rafinha.
Megjithatë, edhe këta lojtarë treguan se emri i kësaj skuadre i detyron të shënojnë shumë gola.
Sergi Roberto shënoi në pjesën e parë (35’), ndërsa Martin Montoya Torralbo (60’) dhe Pedro Rodriguez (63’ dhe 88’) shënuan në gjysmën e dytë.
Ndërkohë, Viktoria Plzeni është kthyer nga disavantazhi prej dy golash për të barazuar me rezultat 2-2 përballë Milanit.
Pato (47’) dhe Robinho (49’) shënuan për Rossonerët, ndërsa Bystron (89’) dhe Duris (90’) shënuan për Viktorian.
Pas xhiros së fundit, Barcelona në krye të grupit ka 16 pikë, ndërsa Milani ka nëntë pikë në vend të dytë, derisa Viktoria Plzeni kualifikohet në Europa League.
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 ndaj Valencias në takimin vendimtar për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.Londinezët e filluan takimin në Stamford Bridge të rrezikuar për kualifikim, mirëpo pas 90 minutash ata e siguruan edhe pozitën e parë në Grupin E.
Pas vetëm tre minutash lojë, Didier Drogba e zhbllokoi rezultatin pasi pranoi një top nga Juan Mata.Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte edhe kreator i golit të dytë, meqë pasoi te Ramires dhe ky i fundit shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase për ta dyfishuar epërsinë (22’) dhe për ta vendosur rezultatin e gjysmën e së parë.

Në pjesën e dytë, ishte sërish dyshja Mata-Drogba që e fundosën ekipin mysafir, ndërsa realizues ishte lojtari me numrin njëmbëdhjetë (76’).
Takimi tjetër i Grupit E, në mes të Racing Genk dhe Bayer Leverkusen ka përfunduar me rezultat 1-1.
Kështu, Chelsea kualifikohet nga vendi i parë me 11 pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni me dhjetë pikë kualifikohet nga vendi i dytë.
Ish-mbrojtësi i Chelseat, Franck Leboeuf, mendon se sezoni aktual ka përfunduar për Blutë, ndërsa e ka këshilluar trajnerin Andre Villas-Boas që të fillojë rindërtimin e skuadrës në mënyrë që të jetë më konkurruese në sezonin e ardhshëm.Chelsea aktualisht gjendet dhjetë pikë prapa liderit Manchester City në Ligën Premier, ndërsa rrezikon edhe moskualifikimin në Ligën e Kampionëve nëse mposhtet nga Valencia të martën mbrëma.
“Disa lojtarë janë në fund të ciklit dhe ata duhet t’i largojnë disa lojtarë, të blejnë lojtarë të rinj dhe të fillojnë një gjeneratë të re, një epokë të re”.
“Epoka e Mourinhos ka përfunduar dhe nëse Villas-Boas dëshiron të jetë ‘I veçanti dy’, ai duhet ta ndërtojë një gjeneratë të re. Mendoj se sezoni tashmë ka përfunduar për Chelsean”, ka thënë Leboeuf për TalkSPORT.
Rafael Nadal shpreson që mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ta fitojë çmimin FIFA Topi i Artë 2011.Xavi ishte një prej tre finalistëve për çmimin prestigjioz, dhe do të ketë rival bashkëlojtarin e tij Lionel Messi dhe yllin e Real Madridit, Crsitiano Ronaldo.
“Shpresoj Xavi ta fitojë Topin e Artë. Pasi jam spanjoll më duhet të them Xavi. Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme dhe e meriton atë, edhe pse edhe të tjerët janë futbollistë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Nadal për Sport.
Drejtori gjeneral i Catanias, Pietro Lo Monaco, ka konfirmuar se klubi sicilian ka arritur marrëveshje me Milanin për të shitur Maxi Lopez në afatin kalimtar të janarit.Sky Sport Italia së fundi raportoi se Milani dhe Catania kishin arritur marrëveshje për huazim gjashtëmujor të lojtarit, ndërsa sot ka ardhur edhe konfirmimi.
“Ne kemi arritur një marrëveshje të plotë me Milanin. E vetmja gjë që ka mbetur të vendoset është se kur do ta finalizojmë kontratën”, ka thënë Lo Monaco.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka deklaruar se trajneri Jose Mourinho ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e tij dhe dëshiron të vazhdojë të punojë me portugezin.Lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë iu bashkua Real Madridit nga Werder Bremen gjatë verës së vitit 2010 dhe që atëherë është zhvilluar në një lojtar kyç te klubi mbretëror nën drejtimin e Mourinhos.
“Ai ka pasur një ndikim të madh në mua. Dua ta falënderoj atë që më ka dhënë besimin. Kjo vërtet më ka ndihmuar të zhvillohem si lojtar. Jam shumë i lumtur të stërvitem nën urdhrat e tij dhe të vazhdoj të zhvillohem”, ka thënë Ozil për AS.
Interi raportohet se është duke bërë plane për të transferuar sulmuesin e Romës, Marco Borriello.Il Corriere dello Sport shkruan se Nerazzurrët janë të treg për përforcime në repartin e sulmin pas paqartësive rreth të ardhmes së Diego Militos, dhe drejtori sportiv Marco Branca e sheh Borriellon si një zëvendësim të qëlluar nëse argjentinasi largohet.
29-vjeçari Borriello kryesisht ka nxehur karrigen te Roma në sezonin 2011-12 dhe besohet se dëshiron të largohet nga klubi me qëllim që të rilansojë karrierën diku tjetër.
Borriello ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2014. Ai ka bërë vetëm shtatë paraqitje për ekipin e Luis Enrique në të gjitha garat këtë sezon, por ende nuk ka shënuar.
Andrea Pirlo është i ngazëllyer me vendimin e tij për t’iu bashkuar Juventusit këtë sezon.“Kontrata ime [me Milanin] skadonte në fund të sezonit dhe unë ndjeva nevojën për të kërkuar sfida të reja, të fitoj gjëra në një fanellë tjetër. E dini, pas nëntë ose 10 sezonesh me të njëjtin klub, ju mund të humbni motivimin, të mos keni të njëjtin nivel të dëshirës”.
“Unë jam ai i cili e mori vendimin – doja të përjetoja diçka të re. Mendoj se kisha nevojë të largohem [nga Milani]”.
“[Këtu] ndjehem komfort. Fanella e Juventusit bazohet në vite sukses dhe traditë. Të vesh këtë fanellë më jep krenari pas aq vitesh që vesha fanellën e Milanit, që po ashtu është e bazuar në histori dhe tradita. Jam shumë i kënaqur”, ka deklaruar Pirlo.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i ngazëllyer me formën që po kalojnë Rossonerët së fundi.Por ai po ashtu ka paralajmëruar se Juventusi është një rival serioz për titull.
“Ne kemi bërë një rikuperim të madh, ne kemi nxjerrë 22 pikë në tetë ndeshje, kishin mundur të jenë 24 pikë, por ne nuk arritëm ta bëjmë këtë. Pas disfatës nga Juventusi ne ishim së paku gjashtë pikë prapa, tash jemi vetëm dy”.
“Kampionati është shumë i gjatë, do të shohim çfarë do të ndodhë .Megjithatë, Juve është duke e merituar vendin e parë, ata po luajnë shumë mirë”, ka thënë Galliani.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se rezultati i ndeshjes El Clasico nuk do të jetë vendimtar në betejën e tyre për titull me Real Madridin.“Ende ka edhe shumë për t’u luajtur në Liga. Çfarëdo që ndodh, ne duhet të vazhdojmë të stërvitemi dhe të shohim përpara, pasi ka ende shumë ndeshje të mbetura në ligë”.
“Është e qartë se ne do të përpiqemi të gjejmë mënyrën për të luajtur mirë, të krijojmë shanse, dhe të kufizojmë opsionet e tyre. Unë jam i preokupuar vetëm të bëjmë lojën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Guardiola.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se Real Madridi dhe Barcelona janë favoritë të pastër për të fituar Ligën e Kampionëve.“Për momentin do të thosha se në Evropë janë dy super favoritë – Barcelona dhe Real Madridi. Pas tyre, çdo ekip tjetër mund të shpresojë për fitore dhe ne do të përpiqemi ta fitojmë”.
“Për momentin ne nuk jemi një prej favoritëve por një avantazh që e kemi është se ne kemi përfunduar të parët në grupin tonë”.
“Prej tash do të bëhet një garë kupe. Liga e Kampionëve bëhet e vështirë kur shkoni në 16-shen e fundit, është më e hapur. Ju keni nevojë për ca fat në short dhe ju keni nevojë t’i keni në dispozicion lojtarët në të dy ndeshjet”, ka deklaruar Wenger.
UEFA e ka paraqitur listën prej 55 futbollistëve të cilët janë konkurrentë për të qenë pjesë e formacionit të vitit 2011.Lojtarët konkurrentë janë nominuar në secilën pozitë, si edhe trajnerët, kurse formacioni final do të publikohet më 18 janar 2012, ndërsa fansat kanë të drejtë të votojnë për një lojtar në secilën kategori.
Pa ndonjë befasi, Barcelona udhëheq me tetë të nominuar (Victor Valdes, Dani Alves, Gerard Pique, Javier Mascherano, Eric Abidal, Andres Iniesta, Xavi, Lionel Messi) dhe me trajnerin Pep Guardiola.
Në listë është edhe mesfushori shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri, pastaj ai i Borussia Dortmundit, Mario Goetze, si dhe sulmuesi i Lille, Eden Hazard.
Befasia është se në listën e trajnerëve mungojnë Jose Mourinho (Real Madrid) dhe Massimiliano Allegri (Milan).
Lojtarët kandidatë:
Portierë
Manuel Neuer (Bayern Munich)
Edwin van der Sar (Retired)
Iker Casillas (Real Madrid)
Victor Valdes (Barcelona)
Joe Hart (Manchester City)
Mbrojtësit e djathtë
Dani Alves (Barcelona)
Philipp Lahm (Bayern Munich)
Christian Maggio (Napoli)
Darijo Srna (Shakhtar Donetsk)
Maxi Pereira (Benfica)
Qendërmbrojtësit
Gerard Pique (Barcelona)
Nemanja Vidic (Manchester United)
Thiago Silva (AC Milan)
Mats Hummels (Borussia Dortmund)
Sergei Ignashevich (CSKA Moscow)
Benedikt Howedes (Schalke)
Javier Mascherano (Barcelona)
Vincent Kompany (Manchester City)
Rolando (Porto)
Adil Rami (Valencia)
Mbrojtësit e majtë
Eric Abidal (Barcelona)
Fabio Coentrao (Real Madrid)
Marcelo (Real Madrid)
Alvaro Pereira (Porto)
Ashley Cole (Chelsea)
Anësorët e djathtë
Xherdan Shaqiri (Basel)
Arjen Robben (Bayern Munich)
Mario Goetze (Borussia Dortmund)
Gervinho (Arsenal)
Nani (Manchester United)
Mesfushorët qendrorë
Yaya Toure (Manchester City)
Xavi (Barcelona)
Jack Wilshere (Arsenal)
Joao Moutinho (Porto)
Luka Modric (Tottenham)
Mesfushorët ofensivë
Andres Iniesta (Barcelona)
Mesut Oezil (Real Madrid)
David Silva (Manchester City)
Marek Hamsik (Napoli)
Wesley Sneijder (Inter)
Anësorët e majtë
Gareth Bale (Tottenham)
Eden Hazard (Lille)
Angel Di Maria (Real Madrid)
Juan Mata (Valencia)
Ashley Young (Aston Villa)
Sulmuesit
Lionel Messi (Barcelona)
Radamel Falcao (Atletico Madrid)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Hulk (Porto)
Javier Hernandez (Manchester United)
Robin van Persie (Arsenal)
Sergio Aguero (Manchester City)
Mario Gomez (Bayern Munich)
Edinson Cavani (Naples)
Antonio Di Natale (Udinese)
Trajnerët
Pep Guardiola (Barcelona)
Andre Villas-Boas (Chelsea)
Jurgen Klopp (Borussia Dortmund)
Alex Ferguson (Manchester United)
Rudi Garcia (Lille)
















