CSKA Moska ka fituar me rezultat prej 2-1 si mysafir i Interit për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.Seydou Doumbia kaloi rusët në epërsi (50’), ndërsa Esteban Cambiasso e barazoi menjëherë rezultatin (51’).
Hero i takimit ishte Vasiliy Berezutskiy, i cili e shënoi golin e fitores tre minuta pa përfunduar takimi.
Ndeshja tjetër e Grupit B, ndërmjet Lille dhe Trabzonspor përfundoi pa gola.
Pas xhiros së fundit, Interi kualifikohet nga pozita e parë në këtë grup, ndërsa CSKA Moska vazhdon tutje nga vendi i dytë. Trabzonspor do të luajë në Europa League.
Real Madridi është skuadra e vetme që ka arritur qind për qindëshin e pikëve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, duke shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshje.Në takimin final të kësaj faze Mbretërit kanë fituar me rezultat prej 3-0 përballë Ajaxit në Amsterdam Arena.
Jose Callejon shënoi (14’) pas asistimit të bukur të Kaka, ndërsa Gonzalo Higuain vendosi rezultatin e gjysmës së parë (42’) me ndihmën e Karim Benzemas. Në fund të takimit, Callejon shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Në takimin tjetër të Grupit D, Lyoni ka fituar me rezultat të thellë prej 7-1 përballë Dinamo Zagrebit dhe në mënyrë sensacionale e ka tejkaluar avantazhin e golave të Ajaxit për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
Pas xhiros së fundit, Real Madridi kualifikohet me maksimum pikësh nga pozita e parë, ndërsa Lyoni siguron fazën e eliminimit direkt nga vendi i dytë. Ajaxi do të bëjë gara në Europa League.
Skuadra zvicerane Basel ka arritur ta mposhtë dhe ta eliminojë Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, pasi në takimin e fundit të fazës grupore ka fituar me rezultat 2-1.Xherdan Shaqiri rrëmbeu një top për të goditur në drejtim të portierit De Gea, ndërsa topin e kthyer nga ai e plasoi në rrjet Marco Streller (9’) për epërsinë e parë të vendasve dhe për rezultatin përfundimtar të gjysmës së parë.
Në gjysmën e dytë, zviceranët shënuan sërish me anë të Alexander Frei (84’), derisa asistues ishte përsëri lojtari i ndeshjes, Xherdan Shaqiri.
Djajtë e Kuq e dramatizuan fundin e takimit kur shënuan me anë të Phil Jones (89’), megjithatë nuk arritën ta shënojnë edhe golin tjetër të nevojshëm për kualifikim.
Në takimin tjetër të Grupit C, Benfica ka fituar me rezultat minimal përballë Otelul Galatit për ta siguruar pozitën e parë në grup.
Kështu, nga ky grup vazhdojnë tutje Benfica dhe Baseli, ndërsa Manchester Unitedi do të garojë në Europa League.
Manchester City ka arritur ta mposhtë Bayern Munichun me rezultat 2-0 në takimin e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, mirëpo nuk e ka siguruar kualifikimin në fazat e mëtutjeshme të kësaj gare, pasi vendin e dytë në Grupin A e ka zënë Napoli.Derisa kundërshtari i Cityt luante pa ndonjë objektiv dhe me mungesa të shumta të formacionit bazë, ishin ‘pasanikët’ ata që e diktuan gjysmën e parë duke shfaqur lojë mjaft të mirë dhe duke krijuar raste të shumta.
Megjithatë, ata arritën të realizojnë vetëm një herë. Edin Dzeko ia plasoi topin David Silvas, ndërsa anësori spanjoll në mënyrë maestrale e mposhti portierin Butt (36’).
Edhe në gjysmën e dytë vendasit vazhduan me lojën e mirë, dhe përmes një aksioni të filluar nga Yaya Toure, ishte pikërisht mesfushori nga Bregu i Fildishtë që e konkretizoi me golin e dytë të Cityt (52’).
Mirëpo, përkundër kësaj loje të mirë të Manchester Cityt, çdo shpresë nga ana tjetër ua shoi Napoli që fitonte me rezultat 2-0 përballë Villarrealit. Gokhan Inler (65’) dhe Marek Hamsik (76’) ishin lojtarët që e dërguan skuadrën italiane në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.
Sa i përket Grupit A, Bayern Munichu kualifikohet nga vendi i parë me 13 pikë, ndërsa Napoli nga vendi i dytë, me 11 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, Manchester City do të bëjë gara në Europa League.
Bosi i Pirellit, Marco Tronchetti Provera nuk pret transferime të mëdha te Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.“Ne shpresojmë se Interi mund ta kthejë faqen dhe t’u sjellë kënaqësi tifozëve. Unë shpresoj se kthimi i Sneijder dhe Maicon do t’i japë fuqi ekipit që të bëhet më kompetitiv”.
“Përforcime? Lojtarët e mëdhenj nuk janë këtej pari, ne tashmë kemi shumë të tillë në ekip dhe zgjidhja duhet të gjendet brenda ekipit”, potencoi Provera që shtoi se Interi nuk do t’i shitet miliarderit rus, pronarit të Anzhit, Sulejman Kerimov.
Chelsea dhe Manchester City janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato, pasi Milani është pranë transferimit të Carlos Tevez.Il Corriere dello Sport shkruan se Milani dëshiron të largojë brazilianët, Paton ose Robinhon për të bërë hapësirë për dyshen argjentinase Maxi Lopez dhe Carlos Tevez.
Pato është ndër të parët në listën e kërkesave të Andres Villas Boas, përderisa edhe Roberto Mancini e sheh të suksesshëm brazilianin pranë Mario Balotellit.
Ronaldinho i është bashkuar Shakirës në shprehjen e mbështetjes për Barcelonën para El Clasicos që zhvillohet këtë fundjavë në Bernabeu.“Barcelonë, të dëshiroj gjithë fatin për El Clasicon, dhe shpresoj të fitosh”.
“Se cili do të jetë rezultati, nuk e di, unë vetëm dua që Barca të fitojë. Unë do t’i përkrah nga distanca. Vamos Barça!”, u shpreh Ronaldinho pa harruar momentin për të të pa harruar kur tifozët e Realit duartrokitën për performancën në fitoren prej 3-0 ndaj Los Blancos në vitin 2005.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka thënë se të gjitha top klubet dëshirojnë eliminimin e klubit të tij nga Liga e Kampionëve, për shkak të rrezikshmërisë që mund të paraqesë në fazat tjera të kësaj gare.“Mendoj që secili ekip është i brengosur për Manchester Cityn, sepse tashmë dhe edhe në të ardhmen, do të jetë top klub botëror”.
“Napoli nga dëshiron të eliminuar, Byaerni na dëshiron jashtë po ashtu, dhe të gjitha klubet tjera na dëshirojnë jashtë kësaj gare, për shkak se kanë frikë nga ajo që mund të arrijmë”, tha Mancini duke mos shprehur optimizën të tepruar pasi gjasat e klubit anglez janë të vogla.
Manchester City pret Bayernin në ndeshjen vendimtare, ku sheikët duhet të mposhtin gjermanët dhe të shpresojnë në befasi të Villarrealit ndaj Napolit.
Agjenti i Diego Militos ka deklaruar se klienti i tij nuk do të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht spekulimeve rreth të ardhmes së tij.Argjentinasi nuk e ka më të sigurt vendin në ekipin startues me Nerazzurrët, dhe mediat italiane e kanë lidhur sulmuesin me një largim gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Milito nuk do të largohet në janar. Çdo klub i interesuar për të do të duhet të presë së paku deri në verë”, ka deklaruar agjenti i lojtarit.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se Liga Premier është superiore në krahasim me La Ligën spanjolle.“Këto janë dy ligat më të mirat në botë, por Premierliga angleze është më konkurruese. La Liga është konkurruese por jo aq intensive sa Anglia”.
“Në Spanjë loja është më teknike. Lojtarëve këtu u pëlqen ta kenë topin, u pëlqen më shumë futbolli .Në Angli futbolli është më intensiv, gjyqtarët e lejojnë ndeshjen të vazhdojë, dhe mendoj se fansat atje e pëlqejnë këtë. Më pëlqen edhe mua, futbolli i shpejtë, ndërhyrjet, është brilante”.
“Mendoj se është mrekulli ta shikosh, por ndonjëherë për lojtarët më të aftë, të cilët kanë më shumë imagjinatë, kjo mund t’i vështirësojë gjërat. Ju nuk fitoni shumë mbrojtje. Në Spanjë, disa mund të thonë se kjo është e tepruar, por për dikë të cilit i pëlqen të driblojë kjo është e rëndësishme. Megjithatë të dyja ligat janë shumë, shumë ‘cool’”, ka deklaruar Ronaldo.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ua ka dhënë lojtarëve të tij “10 Urdhërat” të cilat duhet t’i ndjekin në ndeshjen El Clasico kundër Barcelonës.Marca shkruan se Mourinho ka ngjitur në murin e dhomës së veshjeve dhjetë pika në të cilat lojtarët e tij duhet të fokusohen në prag të ndeshjes së këtij vikendi.
Dhjetëpikëshi i Mourinhos është ky:
1. Të mos pranojmë gol dhe kurrsesi në pjesën e parë;
2. Publiku ta bëjë ferr Bernabeun për Barcën;
3. Harroni arbitrin. Ruajuni nga kartonët;
4. Përqendrimi i fuqisë në sulmet ajrore;
5. Nuk duhet ta humbim shikimin në top për asnjë sekondë;
6. Mbyllni hermetikisht hapësirat, qëndroni prapa kur mbuloni;
7. Intensitet, presion, shpejtësi dhe ritëm;
8. Përpjekje ekstreme dhe lëvizshmëri për të hamendur Barcën;
9. Koordinim dhe lëvizje të përqendruara;
10. Vetëbesim. Nuk duhet të luani me ankth.
Reali dhe Barcelona do të takohen këtë të shtunë, 10 dhjetor, me fillim në ora 20:00 në Santiago Bernabeu.
Juventusi raportohet se është i interesuar të transferojë sulmuesin e Chelsat, Salomon Kalou.Kalou është nxjerrë në shitje nga Chelsea para afatit kalimtar të janarit dhe Tuttosport shkruan se Juve është i gatshëm të bëjë ofertë.
Menaxheri Gjeneral i klubit italian, Giuseppe Marotta, tashmë ka folur me kampin e Kalou për një transferim të mundshëm të lojtarit në Itali.
Arritja e Kalou do t’i përshtatej trajnerit Antonio Conte, i cili dëshiron një “sulmues të jashtëm” që do t’i përshtatej sistemit të tij 4-3-3.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ata kanë arritur një marrëveshje me Carlos Tevez por ende nuk kanë arritur pajtim me Manchester Cityn.“Milani ka një marrëveshje me lojtarin dhe tash ne vetëm duhet t’ia dërgojmë propozimin Manchester Cityt: një marrëveshje huazimi me mundësinë për ta blerë me kushte të caktuara”.
“Pse City duhet ta pranojë këtë? Ai nuk luan, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe nëse ai ia del mirë me ne atëherë ne do ta blejmë atë. Lojtari heq dorë nga shuma të mëdha parash. Ai kishte bonuse të mëdha me Cityn në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Kam folur me Carlitos dhe ai dëshiron të na bashkohet neve. Gjysma e marrëveshje është e kompletuar, tash presim përgjigjen e Cityt”, ka thënë Galliani.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka quajtur “magjike” paraqitjen e të rinjve në fitoren e mbrëmshme 4-0 ndaj BATE Borisov në Ligën e Kampionëve.Mbrojtësi i majtë Maxwell dhe portieri i dytë Jose Pinto ishin të vetmit lojtarë që nuk vinin nga kampi i të rinjve të Barcës, La Masia, me Guardiolën që zgjodhi të hedhë në fushë nëntë lojtarë që vinin nga akademia e tyre.
Thiago, vëllai i tij Rafinha, pastaj Martin Montoya, Marc Bartra, Andreu Fontas, Jonathan dos Santos, Sergi Roberto, Pedro dhe Isaac Cuenca, që të gjithë ishin në 11-shen startuese.
“U thash atyre që të dalin dhe të kënaqen, ata dolën bënë shumë gjëra dhe nuk kishin frikë. E rëndësishme për ne është të shohim se ata janë të aftë të luajnë dhe të shohin se ata janë të gatshëm kur ne kemi nevojë për ta”.
“Nuk është e lehtë të nxjerrësh në formacion gjashtë ose tetë fëmijë nga ekipi i dytë dhe të luash kaq mirë”, ka deklaruar Guardiola.
Menaxheri Chelseat, Andre Villas-Boas, ka thënë se skuadra e tij i heshti kritikët me fitoren prej 3-0 përballë Valencias, me të cilën edhe siguruan kualifikimin në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë në grup.Blutë janë kritikuar shumë këtë edicion për shkak të pozitës jo të mirë në Ligën Premier, si edhe për shkak të rrezikimit për moskualifikim në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri nuk ka mundur ta mbajë entuziazmin pas fitores së të martës mbrëma.
“Jemi përmirësuar shumë. Ka pasur shumë kritika për lojtarët tanë dhe unë mendoj se sot (e martë) ata ua dhanë të gjithëve nga një shuplakë ne fytyrë”.
“Nuk ka rëndësi se çfarë thonë për mua, është me rëndësi që Chelsea e zë vendin e parë në grup dhe arrin të menaxhojë objektivat që duam t’i arrijmë”, u shpreh portugezi për Sky Sports pas ndeshjes.
















