Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është shprehur se skuadra aktuale katalanase është më e mira në të cilën ai ka luajtur gjatë karrierës së tij.
“Unë besoj se ky është ekipi më i mirë i Barcelonës në të cilin kam luajtur ndonjëherë. Kjo është për shkak se si zhvillohet loja jonë, me ekipet të cilat po forcohen vit pas viti”.

“Jemi të sfiduar që të përmirësohemi ditë pas dite, vit pas viti, diçka që kemi bërë me respektin më të madh – taktikisht, fizikisht dhe teknikisht”, tha Iniesta duke shtuar se ai nuk lodhet kurrë së fituari tituj.
Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku ka thënë se ai dallon nga sulmuesi tjetër Didier Drogba, por pranon se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka pasur ndikim në karrierën e tij.
“Mendoj se jam lojtar më ndryshe nga sa kam qenë më parë. Mendoj se njerëzit nuk duhet të më krahasojnë dhe aq me Didier Drogban për shkak se ai e di që ne dallojmë. Sigurisht, ai ka pasur ndikim shumë të madh në mua”.

“Në javën e parë që erdha këtu Drogba nuk më tha shumë sepse mendoj se ai po analizonte lojën time. Në javën e dytë ai më tha të gjitha gabimet që i bëra në ndeshje siç është kontrolli i topit dhe goditjet në portë”, tha Lukaku.
Interi ka hequr dorë nga gara për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, pasi Nerazzurët ndihen pa gjasa pas përfshirjes së Milanit në negociata me agjentin e lojtarit.
Interi ishte favorit për Tevezin deri para përfshirjes së rivalit lokal Milanit, që tani është pranë marrëveshjes me Manchester Cityn.

“Unë jam i zhgënjyer sepse të njëjtën ofertë sikur Milani e bëmë edhe ne si për lojtarin ashtu dhe për klubin dhe ajo u konsiderua e pa pranueshme”, theksoi presidenti Massimo Moratti.
Bashkëpronari i Fiorentinës, Andrea Della Valle ka thënë se ai më parë do ta shihte mesfushorin Riccardo Montolivo te armiku i përbetuar i Violas, Juventusi se sa te Milani.
Della Valle dëshiron që Montolivo të qëndrojë te Fiorentina deri në verë, por ka pranuar se Viola mund edhe ta shesë atë në janar, por jo për një shumë të pa pranueshme.

“Juventusi? Po, me Juventusin ky transfer mund të realizohet”, theksoi Della Valle për Tuttosport.
Sulmuesi i Arsenalit, Gervinho ka thënë se familja e tij tentoi ta ndalonte që të luajë futboll pasi kanë dashur që ai t’i fokusohej shkollimit.
“Nuk e di çfarë do të kisha bërë po qe se nuk do të isha bërë futbollist. Unë gjithmonë e kam dashur këtë, edhe pse familja kërkoi të ma ndalonte për të shkuar në shkollë”.

“Ata kanë dashur të shkoj në shkollë normale. Unë fillova të luaj për një klub lokal. Unë çdo mëngjes jam zgjuar herët për të luajtur, e kam dashur shumë futbollin, më solli gjëra të bukura në jetë”, u shpreh Gervinho.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është duke u përballur me një vendim të vështirë para supersfidës ndaj Barcelonës që zhvillohet të shtunën në Bernabeu, pasi duhet të zgjedhë njërin prej dy sulmuesve për këtë sfidë të madhe.
Dyshja sulmuese Higuain dhe Benzema ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, pasi Benz ka shënuar shtatë gola në 12 ndeshje, përderisa Higuain ishte edhe më i mirë me 12 gola në 14 ndeshje.

“Jo, unë nuk do të luaj me të dy. Do të luajë Cristiano Ronado, Di Maria dhe njëri prej tyre”, theksoi Mourinho sa i përket dilemës së tij në fazën sulmuese për ndeshjen ndaj Barcelonës.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka deklaruar se kapiteni i kombëtares spanjolle, portieri i Real Madridit, Iker Casillas nuk votoi për të në garën për Topin e Artë për shkaqe politike.
“Unë besoj se vendimi i Casillas ishte politik. Jemi 23 në kombëtaren spanjolle dhe nuk do të ishte keq po që se ai do të zgjidhte së paku njërin prej nesh”.

“Unë jam shumë i kënaqur që jam nominuar. Më jep krenari. Nuk është se nuk do të më zë gjumi në rast se e përfundoj karrierën pa e fituar këtë çmim edhe pse jam nominuar disa herë. Unë jam krenar që jam këtu. Sidoqoftë, qëllimi im gjithmonë ka qenë të të luaj mirë për Barcën dhe Spanjën”, potencoi Xavi.
Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona ka deklaruar se ai është pro transferimit të Carlos Tevez te Milani dhe e quan gjigantin italian fitues të madh nëse realizon me sukses transferin.
“Shpresoj se është e vërtetë, se transferimi do të realizohet. Unë vërtet shpresoj që ky transfer të realizohet. Unë ia dëshiroj më të mirën Tevezit. Ai duhet të luajë përsëri futboll”.

“Çfarë i noddhi atij te Manchester City është fatkeqësi. Nëse Milani e transferon, atëherë ata do të dalin fitues të mëdhenj. Ai është futbollist fantastik. Ai ishte një prej më të mirëve në Angli. Unë shpresoj që ai të kthehet në fushë dhe atë në fanellën e Milanit”, ka thënë Maradona.
Trajneri i CSKA-së, Leonid Slutski është shprehur i kënaqur me progresin e ekipit të tij në fazën tjetër dhe ka thënë se nuk merakoset nëse skuadra e tij luan ndaj Real Madridit në fazën tjetër.
Shorti i fazës eliminuese hidhet më 16 dhjetor dhe skuadrat lidere të grupeve takohen me skuadrat e dyta nëpër grupe, ndërsa strategu rus nuk brengoset nëse do të përballet me Real Madridin në top formë.

“Skuadrat e mbetura janë të gjitha të mira. Unë nuk po mendoj për ato për momentin, edhe pse nuk do të befasohesha nëse luajmë ndaj Real Madridit. Nuk kam frikë”, theksoi Slutski.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka pranuar se Nerazzurët po kalojnë nëpër moment të vështirë pas humbjes prej 2-1 nga CSKA Moska të mërkurën.
“Për momentin krejt po shkon keq, por unë nuk mund ta fajësoj ekipin. Ne vrapuam dhe luftuam gjatë gjithë ndeshjes, por shpeshherë topi nuk dëshiron të hyjë në portë”.

“Ne tentuam të fitojmë me gjithë qenien tonë dhe krijuam katër pesë raste të mira dhe CSKA Moska po ashtu krijoi shumë në lojë. Ne duhet të zgjidhim disa probleme, shpeshherë ne dukemi aq naivë në fushë, por më pëlqeu se si ekipi luajti”, tha Ranieri.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini duket se nervozën e eliminimit nga Liga e Kampionëve është duke e shfryrë në gjigantin italian Milanin, pasi ka thënë se nuk dëshiron ta huazojë Tevezin te gjiganti italian, por ta shesë atë.
“Unë nuk e di si qëndron situata për momentin, por ne duam ta shesim Tevezin. Për këtë arsye ne këtë moment asgjë nuk është e sigurtë dhe ne duhet të presim ditët në vijim”.

“Një gjë është e sigurtë – ne nuk duam huazimin e Tevezit”, tha Mancini.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është shprehur krenar me ekipin e tij pas fitores prej 3-0 ndaj Ajaxit në Amsterdam Arena.
“Kjo ndeshje tregoi se ne plotësisht respektojmë atë për çka Reali është klubi më i madh në futboll, ne respektojmë profesionin tonë dhe luajmë seriozisht. Ne nuk ishim të interesuar se kush do të kualifikohet pas nesh, Lyoni apo Ajaxi”.

“Ne luajtëm lojën tonë dhe për mendimin tim luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk luajtëm aq mirë, por kishte shumë lojtarë të pushuar. Ne u mbrojtëm mirë dhe fitorja është gjithmonë e rëndësishme. Askush nuk u lëndua, as ata lojtarë që nuk luajnë rregullisht. Ne jemi një grup shumë i bashkuar”, deklaroi Mourinho para El Clasicos së 10 dhjetorit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për ndeshjen derbi të vikendit në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, duke i quajtur ato dy skuadrat më të mira në botë.
“Sigurisht për momentin është ndeshja në mes të dy skuadrave më të mira në botë, andaj është ndeshje të cilën duam ta shohim. Askush nuk dëshiron ta humbasë atë. Nervat ndoshta mund të luajnë një rol të madh pasi presioni është gjithmonë masiv”.

“Mbi të gjitha është një mundësi për Real Madridin të tregojë se sa shumë e ka reduktuar diferencën me Barcelonën. Ne e dimë tashmë se këto dy ndeshje [el Clasico] do ta vendosin titullin në Spanjë”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, është zotuar se ekipi i tij do të jetë i gatshëm për cilindo rival në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Bayerni mbrëmë pësoi disfatë 2-0 në fushë të Manchester Cityt, por arriti të kualifikohet më tej si lider i grupit. Dhe, sipas trajnerit gjerman, kur Bayerni të ketë të rikthyer lojtarët më të mirë do të mund të përballet me cilindo rival që i del përpara.

“Nëse ne jemi në fuqinë e plotë dhe Bastian Schweinsteiger rikthehet, do të jetë vështirë për çdo ekip të na mposhtë neve”, ka thënë Heynckes.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i zhgënjyer dhe i tronditur që ka parë skuadrën e tij të eliminohet nga Liga e Kampionëve pas disfatës 2-1 ndaj Baselit.
Skocezi mendon se gabimi më i madh i United ishte barazimi 3-3 në Old Trafford pikërisht ndaj Baselit. United në atë ndeshje avancoi me rezultat 2-0, por nuk arriti të nxjerrë pikë të plota, dhe kjo në fund të fazës së grupeve u kushtoi me eliminim.

“Mendoj se rezultati ndaj Baselit në shtëpi ishte momenti kur gjithçka shkoi keq. Ky është momenti kur duhet të ngremë dorën dhe të themi se ishte budallallëk. Ne e hodhëm shansin atë natë – ishte pakujdesi. Ishte 2-0 dhe mund të kishte qenë 5-0, andaj ne duhet të fajësojmë vetëm veten në këtë aspekt”.

“Sigurisht është zhgënjyese të eliminohemi, rekordi ynë në disa vitet e kaluara ka qenë i jashtëzakonshëm dhe është një humbje që ne eliminohemi, pasi kjo është gara më e mirë në botë – është një garë e mahnitshme”, ka thënë Fergie.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, thotë se kualifikimi i skuadrës së tij për në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve, është një “pikë fillimi” për të ardhmen e klubit.
Napoli përfundoi i dyti në grup, prapa Bayernit të Munichut, duke eliminuar nga gara e mëtejme skuadrën e fuqishme Manchester City, dhe një tjetër jo më të dobët, Villarreal.

“Puna e bërë në muajt e fundit është e barabartë me punën e tre viteve. E rëndësishme është që tre ekipe italiane kanë kaluar fazën e grupeve, dhe kjo mbrëmje është një pikë kthimi”, ka deklaruar De Laurentiis për Sky Italia.

Napoli rikthehet në Serie A të dielën me udhëtimin te Norava.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka shprehur zhgënjimin e tij që është larguar nga Arsenali pa fituar asnjë titull të Ligës Premier.
“Gjithmonë do ta kem atë gjemb në vete, atë dëshpërim. Do doja të isha larguar pasi të kisha fituar diçka, së paku të largohem me një titull. Ne kurrë nuk kishim një skuadër si Manchester United ose Chelsea, që gjithmonë kishte një bazë prej shtatë ose tetë lojtarësh së bashku për vite”.

“Ne gjithmonë ndryshonim; një vinte, një tjetër shkonte, të tjerët dëshironin të largohen... në fund, kjo gjë e bën dallimin”, ka deklaruar Cesc.
Johan Cruyff thotë se Barcelona gjithmonë luan për fitore kur takohet me rivalin e vjetër Real Madridin, dhe ai pret kështu të ndodhë edhe këtë të shtunë në Santiago Bernabeu.
Cruyff po ashtu mendon se ndeshja e vikendit nuk do të jetë vendimtare në garën për titull, pasi ende ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar.

“Të fitojë favoriti? Mund të them vetëm se Barcelona gjithmonë luan për të fituar kundër Madridit. Ne do të shohim të shtunën kush do të dalë fitues”.

“Clasico nuk do të jetë vendimtar. Ka shumë ndeshje të mbetura. Asgjë nga ajo që do të ndodhë të shtunën nuk do të jetë vendimtare në garën për titull. Është vetëm një ndeshje dhe asgjë më shumë se kaq. Fitorja për Madridin do të thoshte se ata janë ekipi dominues”, ka thënë Cruyff për As.

Barcelona aktualisht është duke e ndjekur Real Madridin me tre pikë por edhe me një ndeshje më shumë.
Mesfushori i Napolit Marek Mamsik ka shprehur ngazëllimin e tij për kualifikimin e skuadrës në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2-0 ndaj Villarrealit në grupin A.
Golat nga Gokhan Inler dhe Hamsik ndihmuan ekipin italian të sigurojë tre pikë dhe të përfundojë i dyti në grup, dhe sllovaku është krejtësisht në ekstazë.

“Është një ndjenjë e çmendur që kemi arritur deri këtu. Jemi shumë të lumtur. Kanë kaluar 21 vjet që kur kemi arritur në këtë shkallë në Kupën Evropiane, andaj është fantastike. Napoli ka fansa të çmendur të futbollit, që mund ta shihni nga fakti se 5 mijë prej tyre na kanë përcjellë këtu”.

“Kur grupi u caktua ne e dinim se do të jetë vështirë, por sot kemi 11 pikë dhe kjo është një arritje fantastike. Tash ne do të presim të shohim se me cilin ekip do të luajmë në lojën e radhës”, ka deklaruar Hamsik.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të premten e ardhshme, 16 dhjetor.
Wayne Rooney do të mund të luajë në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Euro 2012 kundër Ukrainës pasi suspendimi i tij prej tre ndeshjesh është zvogëluar në dy ndeshje nga UEFA.
Sulmuesi i Manchester United ishte ankuar për dënimin për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e fundit të kualifikimeve kundër Malit të Zi.

Si pasojë, ndeshja e tretë e suspendimit tashmë është hequr për katër vite, që do të thotë se nëse Rooney e sheh veten në telashe gjatë garave të UEFA-së për këtë periudhë, kjo mund të rikthehet.

Rooney duhet të shmangë ndonjë mundësi ndëshkimi edhe në kuadër të Europa League me klubin e tij.
Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, ka shprehur keqardhjen për dështimin e ekipit të tij të kualifikohet për në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve, pas disfatës 3-0 ndaj Real Madridit.
“Kjo sigurisht se është një goditje e madhe. Para ndeshjes ne kishim shumë besim se do të kalojmë nëpër fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Për ne, lojtarët dhe fansat, kjo nuk është një skenar për të cilin ju mendoni para ndeshjes”.

“Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë në pjesën e parë. Ne e kishim shumicën e posedimit të topit; ndoshta ata kërkonim të përfitonim më shumë nga disa gabime që bëmë”.

“Ishte një goditje e madhe të jemi në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, por e pashë se Zagreb në atë kohë ishte 1-0 pastaj në dhomën e veshjeve dëgjova se ishte 7-1 [për Olympique Lyon]”, ka shtuar i zemëruar trajneri holandez.
Roberto Mancini u ka kërkuar falje lojtarëve dhe tifozëve të Manchester Cityt për eliminimin e ekipit nga Liga e Kampionëve.
“Ne duhet të përmirësohemi si ekip. Grupi jonë ishte i vështirë. Urime Napolit që kaloi më tej”.

“Ne gjithmonë jemi një skuadër e mirë. Ne jemi një skuadër fantastike. Më vjen shumë keq për tifozët dhe më vjen keq për lojtarët pasi lojtarët si ta duhet të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Mendoj se zakonisht me 10 pikë [sa grumbulloi City] ekipet kalojnë – gjithmonë – 99 për qind. Ky është një grup i çuditshëm, i vështirë. Ne bëmë disa gabime, por kjo mund të ndodhë. Pas Napolit [ku City u mposht] gjithçka ishte e vështirë”, ka deklaruar Mancini për Sky Sports.
Patrice Evra ka deklaruar se është turp që Djajtë e Kuq do të luajnë në Europa League, pas disfatës 2-1 nga Baseli dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve.
“Më duket sikur do të zgjohem nesër (sot) dhe ne do të jemi të kualifikuar. Duket si ëndërr. Por nuk është ëndërr, është realitet. Ne duhet të ishim zgjuar më herët në këtë garë. Ne merituam të eliminohemi”.

“Edhe nëse është një miqësore, kur unë vesh fanellën e United jap më të mirën për ta fituar atë trofe. Por është turp të jesh në Europa League. Luaj për Manchester United që të luaj në Ligën e Kampionëve, por disa lojtarë ëndërrojnë të luajnë për United në çdo garë dhe ju duhet ta respektoni këtë”, ka thënë francezi pas ndeshjes së mbrëmshme.
Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, beson se klubi i tij ka pasur ulje dhe ngritje gjatë vitit 2011, por është i bindur se ata janë të aftë të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet në maj pikërisht në fushën e gjigantit gjerman, në Allianz Arena.
“Kishte ulje dhe ngritje. Fillimi i vitit ishte katastrofal, por pastaj në minutat e fundit (të sezonit të kaluar) ne përfunduam në një vend që dërgon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve”.

“Pastaj erdhi trajneri i ri Jupp Heynckes. Për 10 javë ne luajtëm në mënyrë fantastike. Pastaj kishte disa zmbrapsje të vogla, dhe tash ne e kemi rikthyer formën. Kështu është jeta”, ka thënë Hoenes.

“Ne kemi arritur në rundin e ardhshëm [të Ligës së Kampionëve]. Tash po vjen shorti para Krishtlindjeve, kur ne do të vendosemi përballë të dytëve në grupe. Por pastaj vijnë ekipe si Barcelona ose Real Madrid. Ju mund të imagjinoni sa vështirë do të ishte kjo”.

“Ëndrra e të gjithëve është të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve në Munich më 19 maj, por do të duhet të ndodhin shumë gjëra para kësaj date”, ka shtuar më tej gjermani.
Ish-sulmuesi i Milanit, Roberto Baggio, ka mirëpritur tentimet e klubit rossoner për transferimin e sulmuesit argjentinas Carlos Tevez, duke thënë se ai do të përbënte transfer të përkryer për kuqezinjtë.
“Unë e njoh atë dhe kam qenë në dijeni për aftësitë e tij që nga koha kur ai luante për Boca Juniors”.

“Ai do të ishte transfer i mrekullueshëm për Milanin. Ai është lojtar që asiston shumë dhe shënon po ashtu”, theksoi Baggio.