Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp mendon se Manchester United dhe Manchester City nuk duhet të marrin pjesë në Europa League, për shkak të nivelit të ulët.
“Të jem i sinqertë, vërtet nuk e di se si mund të shkoni nga Liga e Kampionëve në Europa League. A kaloni vërtet? Nëse eliminoheni atëherë jeni jashtë, sigurisht. Nëse shkoni në një garë dhe mposhteni, atëherë jeni eliminuar. Çfarë po bëni nëse shkoni në një garë tjetër?”.

“Nëse eliminohemi nga FA Cup, do të ishte mirë që të transferoheshim në gjysmëfinalen e Carling Cup apo ashtu diçka. Është e pabesueshme. Unë vërtet nuk e kuptoj këtë. Vërtet nuk e di se si City dhe United pranuan të kalojnë në Europa League”, u shpreh Redknapp.
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka kritikuar trajnerin Jose Mourinho para El Clasicos që zhvillohet të shtunën mbrëma, duke thënë se ai është fitues i keq.
“Mourinho nuk e ka bërë budallë askënd dhe kur gjërat shkojnë keq është ofenduesi ai që duhet të pranojë fajin. Sjellje të caktuara janë të pa pranueshme në një klub të madh”.

“Për Mourinhon të githë janë fajtorë kur ai nuk fiton, ky qëndrim është tipik i një ekipi mediokër. Mourinho është trajner i madh me karakter të veçantë, por këto gjëra nuk i japin atij rëndësi më të madhe…nuk më pëlqen mënyra si ai punon”, theksoi Calderon që përkundër kritikave e parashikoi Realin fitues në El Clasico.
Interi është shumë pranë që ta shkarkojë trajnerin Claudio Ranieri, ndërsa trajneri aktual ka kohë vetëm edhe një ndeshje, pasi në rast të dështimit ndaj Fiorentinës, atë e pret sëpata e presidentit Nerazzur Massimo Moratti.
Mediat italiane raportojnë se Moratti është tepër i nervozuar me situatën e krijuar në shtabin zikaltër ku forma është më e dobëta në 15 vitet e fundit.

Por, kush mund të jetë zëvëndësuesi? Tashmë po lakohet emri i Luis Figos, drejtorit aktual të Interit i cili mund ta shohë veten së shpejti në pankinën e Interit dhe atë deri në fund të sezonit.
Juan Mata ka lavdëruar shokun e tij David Silva por është zotuar të lërë miqësinë mënjanë kur Chelsea takohet me Manchester Cityn të hënën në kuadër të kampionatit anglez.
“Ai është miku im. Ai po ia del mirë, luan për Man Cityn dhe do ta shkëmbej fanellën me të. Ky sezon ka qenë shumë, shumë i mirë për të pasi ai po tregon nivelin e tij, por unë mendoj vetëm për fitore”.

“Man City po kalon fazë të shkëlqyeshme në Ligën Premier. Por ka shumë javë derisa Liga Premier të përfundojë. Ne do të vazhdojmë të fitojmë çdo javë dhe t’i afrohemi liderit”, ka thënë Mata.
Jefferson Farfan mund të largohet nga Schalke në afatin kalimtar të janarit, shkruan Sportmediaset, pasi Interi ka shfaqur interesim në sulmuesin.
Nerazzurrët janë të paepur të sjellin fytyra të reja në skuadër për pjesën e dytë të sezonit, pas performancave zhgënjyese deri tash këtë sezon, dhe e shohin Farfan si një shtesë të përkryer.

27-vjeçari ka kontratë me Schalke deri në verën e vitit 2012 dhe deri tash ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e re, që ka çuar në spekulime se klubi gjerman mund ta shndërrojë në para nëse vjen një ofertë e duhur.

Farfan erdhi te Schalke nga PSV gjatë verës së vitit 2008 dhe që atëherë ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin gjerman.
Momenti i lëndimit të Vidic Kapiteni i Manchester United, Nemanja Vidic, do të mungojë gjatë gjithë sezonit për shkak të lëndimit në gju, ka konfirmuar Sir Alex Ferguson.
Vidic u lëndua gjatë disfatës 2-1 në Basel në mesjavë, ndeshje që rezultoi me eliminim të Djajve të Kuq nga Liga e Kampionëve.

“Ne mendojmë se është një lëndim i rëndë, ai do të jetë jashtë për gjithë sezonin. Nuk është se ka qenë e papritur, por është një lajm i keq”.

“Ai do të shohë një specialist të hënën për të caktuar datën e operimit. Nuk do të jetë i menjëhershëm pasi te pjesa e dëmtuar duhet të largohet ënjtja”, ka thënë skocezi.
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, ka mbrojtur Ligën e Evropës pasi Sir Alex Ferguson e quajti garën “dënim” për skuadrën e tij, Manchester United.
“Bota nuk rrotullohet rreth Anglisë, mua më pëlqen Anglia shumë, futbolli i saj është fantastik, tifozët janë të mrekullueshëm, por ju nuk duhet ta kritikoni Ligën e Evropës vetëm sepse keni luajtur në tre finale të Ligës së Kampionëve”.

“Liga e Evropës është një garë brilante, është e mahnitshme. E di se Z. Ferguson do të preferonte të jetë në Ligën e Kampionëve, por kështu do të preferonin edhe shumë klube të cilat nuk e kanë këtë mundësi”, ka thënë Platini.
Rio Ferdinand është i bindur se Manchester United do të rikthehet nga tmerri i Ligës së Kampionëve duke filluar që në këtë vikendit kundër Wolves.
“Ne përfundimisht jemi mjaft të mirë për t’u rikthyer. Vetëm disa javë më parë njerëzit thoshin se ne do të bëhemi kampionë dhe do ta bëjmë këtë e atë. Kjo nuk ndryshon pas vetëm një nate në Evropë”.

“Ne kemi shumë lojtarë me përvojë të çmueshme. Kjo do të na hyjë në punë tash. Nuk kam shqetësime për ndeshjen e vikendit. Ne do të jemi të gatshëm për të”, ka thënë Ferdinand.
Sulmuesi i Santos, Neymar, ka thënë se sipas tij Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.
Legjenda braziliane Pele së fundi kishte thënë se Neymar është më i mirë se Messi, por Neymar nuk pajtohet me bashkëkombësin e tij në këtë aspekt.

“Të krahasohem me Pele është një nder i madh. Por ai është unik, Mbret i futbollit, nuk mendoj se ndonjëherë mund ta arrij nivelin e tij”.

“Në lidhje me komentet e Pele vërtet besoj se Messi është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë braziliani.