Real Madridi nuk ka arritur ta thyejë ‘tabunë’ e quajtur Barcelona, pasi sërish është turpëruar në Santiago Bernabeu me rezultat 1-3.Edhe pse të gjithë analistët e futbollit mendonin se Los Merengues kanë arritur nivelin e katalunasve, superderbi evropian e dëshmoi të kundërtën- Barcelona vazhdon të jetë më e fortë.
Pjesa e parë
Vetëm 22 sekonda pas fishkëllimës së parë të gjyqtarit, vendasit krijuan epërsi pas një gabimi të portierit Valdes, ndërsa realizues ishte Karim Benzema.
Një gabim e bëri edhe Sergio Ramos, nga i cili nuk arriti të përfitojë Lionel Messi, pasi goditjen e tij e mbrojti Iker Casillas.Një rast shumë të volitshëm e pati edhe Cristiano Ronaldo, i cili pranoi një top të mirë nga Benzema, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës.
Derisa Los Blancos po zhvillonin lojë të mirë dhe po e dominonin takimin, Lionel Messi bëri nga ato magjitë e zakonshme të tij për ta nxjerrë Alexis Sanchezin ballë për ballë me Casillasin, dhe kiliani e barazoi rezultatin (30’).Në vazhdim, Barcelona dalëngadalë filloi ta nivelizojë takimin dhe kohë pas kohe të imponojë lojën e vet në fushë, megjithatë Reali nuk ndalej së sulmuari.
Pjesa e dytë
Në fillim të fraksionit të dytë të lojës, Cristiano Ronaldo ekzekutoi dy gjuajtje të lira, mirëpo në asnjërën nuk u tregua i rrezikshëm.
Minuta e 53-të ishte fatale për portierin Casillas, kur pas një goditje nga distanca të Xavit, Marcelo e devijoi topin në rrjet, për t’i kaluar mysafirët në epërsi.Jose Mourinho reagoi menjëherë duke inkuadruar Ricardo Kaka (Mesut Oezil) dhe Sami Khedira (Lassana Diarra) për të freskuar skuadrën e tij. Mirëpo, pas një rasti të humbur nga Ronaldo, Blaugranët e shënuan golin e tretë.

Pas një krosimi brilant të Dani Alves, ish-lojtari i Arsenalit, Cesc Fabregas, shtangu tifozët në Bernabeu duke shënuar me kokë (66’).
As inkuadrimi i Gonzalo Higuain (Angel Di Maria) nuk po jepte rezultat për Mbretërit, përkundër se ata sulmonin dhe krijonin raste shënimi, Barcelona po e diktonte lojën e vetë në fushë.
Nga një rast të mirë shënimi e patën të dyja palët, mirëpo as Kaka e as Iniesta nuk shënuan, ashtu që takimi përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Blaugranëve.
Me këtë fitore, Barcelona merr kreun e tabelës në La Liga me pikë të barabarta me Real Madridin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Strategu italian, Carlo Ancelotti, ka lëvduar klubet italiane për ecurinë e jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, pasi Serie A është kampionati i vetëm që përfaqësohet nga tri skuadra në fazën e eliminimit direkt.“Ne nuk kemi qenë kurrë gomarë më parë, e as tani nuk jemi kuaj. Interi, Milani dhe Napoli kanë bërë punë të mirë për t’u kualifikuar, por tani vjen faza më e mirë, ajo e eliminimit direkt”.
“Dua të përgëzoj Napolin që ka eliminuar liderin në Ligën Premier, Manchester Cityn. Me Milanin nuk jam aq i kënaqur për shkak të rezultateve të dobëta ndaj ekipeve të vogla, përderisa Interin e shoh fitimtar pas dimrit, shkaku i ekipeve të një rangu më të ulët në fazën tjetër”, u shpreh Ancelotti.
Legjenda e Barcelonës, Carles Rexach, ka parashikuar fitore prej 2-1 të Blaugranëve ndaj Real Madridit në Bernabeu, në një Clasico që, sipas tij, do të jetë shumë e përafërt.“El Clasico do të jetë më i hapur se sa ndeshjet e kaluara. Real Madridi ndaj të cilit do të luajmë është më i mirë se sa vitin e kaluar”.
“Unë dua fitore, qoftë edhe e ngushtë. Një rezultat 2-1 do të ishte i mirë. Të dyja ekipet janë në formë më të mirë të sezonit dhe të them të drejtën Reali është përmirësuar. Ata gjithmonë kanë pasur ekip të mirë, por tani kanë bërë progres të madh si ekip”, tha Rexach.
Arsenali ka shënuar fitore minimale në Emirates ndaj Evertonit duke vazhduar ecurinë e mirë në shtëpi.Arsenali kishte një mori rastesh në pjesën e parë, por nuk shënoi gol.
Në pjesën e dytë u rrit impenjimi i vendasve dhe sigurisht se holandezi Robin Van Persie u përkujdes për fitoren pasi shënoi golin e tij të 35-të në ndeshjen e 31-të në vitin 2011 (70’). Ishte ky dhe goli përfundimtar e i vetëm i sfidës, ndërsa Van Persiet i duhet edhe një gol për të thyer rekordin e Alan Shearer.
Me këtë fitore Arsenali grumbullon 29 pikë në vendin e katërt, me 9 pikë më pak se sa lideri Manchester City.
Liverpooli ka shënuar fitore minimale në Anfield ndaj QPR-së për të vazhduar ngritjen në tabelën e Ligës Premier.Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë The Reds erdhën deri te goli.
Luis Suarez pas asistimit të Charlie Adam realizoi për 1-0 dhe fitoren e madhe të Liverpoolit.
Liverpooli me këtë fitore e sheh veten në pozitën e gjashtë me 26 pikë, dy më pak se Chelsea në pozitën e pestë.
Arsenali u kthehet fitoreve
Arsenali ka shënuar fitore minimale në Emirates ndaj Evertonit duke vazhduar ecurinë e mirë në shtëpi.
Manchester United ka shënuar fitore të lartë në Old Trafford ndaj Wolvesit me rezultat 4-1, duke u kthyer pas eliminimit shokues në Ligën e Kampionëve.Nani dhe Rooney ishin akterët kryesorë të këtij takimi. Fillimisht portugezi realizoi në minutën e 17-të për 1-0, para se Wayne Rooney ta dyfishonte rezultatin.
Wolves tashmë e kishin të sigurtë humbjen dhe në pjesën e dytë u thellua fitorja e Djajve.
Steven Fletcher zvogëloi epërsinë (47’), kurse sigurinë e fitores e dha Nani (56’) dhe përsëri Rooney (62) për rezultatin përfundimtar 4-1. Në këtë takim me tri asistime u shqua Antonio Valencia.
Me këtë fitore Manchester United ka 36 pikë në vendin e dytë në tabelë dhe pret Cityn ta zhvillojë takimin ndaj Chelseat të hënën.
Kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i supersfidës planetare, El Clasico, që do të zhvillohet sonte mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërsa pos analizave që i kemi bërë për këtë ndeshje, nuk mungojnë as faktet interesante.- Real Madridi e ka fituar vetëm një prej 11 ndeshjeve të fundit me rivalin katalanas (duke humbur shtatë herë dhe duke barazuar tri herë).
- Sidoqoftë, Los Blancos kanë fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre ndaj Barcelonës kur El Clasico është luajtur në dhjetor (një humbje, një barazim).
- Real Madridi nuk e ka humbur asnjë pikë në La Liga kur ka shënuar i pari dhe ecuria është nga sezoni 2009-2010.
- Barcelona ka fituar vetëm tri nga dhjetë ndeshjet e fundit në transfertë në La Liga, vjen kjo pas ecurisë së jashtëzakonshme prej 12 fitoresh në udhëtim sezonin e kaluar.
- Lionel Messi ka shënuar në pesë vizitat e tij të fundit në Bernabeu, duke realizuar shtatë gola në proces.
- Njerëzit e Pep Guardiolës kanë shënuar më shumë gola në 15 minutat e parë se secila skuadër tjetër në La Liga këtë sezon, përderisa Real Madridi ka shënuar më shumë gola në 15 minutat e fundit (10 gola).
- Me 252 gola, Barcelona është ekipi që i ka shënuar më shumë gola Real Madridit në historinë e kampionatit spanjoll.
- Mbi 1 mijë forca policore pritet të jenë prezente në Santiago Bernabeu për të garantuar sigurinë në El Clasico.
- Gjithsej deri tani në javën e 15-të të këtij sezoni, Real Madridi ka një gol diferencë pak më të dobët se Barcelona. Los Blancos janë +39 (49 të shënuar, 10 të pranuar), kurse katalanasit janë në +40 (47 të shënuar, 7 të pranuar).
-Real Madridi ka 37 pikë në krye të klasifikimit në La Liga me një humbje dhe një barazim dhe me 15 ndeshje radhazi të fituara në të gjitha garat, kurse Barcelona ka 34 pikë në vendin e dytë me një ndeshje më shumë se sa Los Blancos. Katalanasit kanë katër barazime dhe një humbje këtë sezon.
- Për Pep Guardiolën dhe Lionel Messin sfida e të shtunës mbrëma është e veçantë – ata kurrë nuk kanë pësuar humbje në Bernabeu.
Ekipi i Barcelonës ka arritur më në fund në Madrid, pas pengesave të mëdha të paraqitura në aeroplanin e ekipit, ku janë gjetur minj dhe ku pas pastrimit të situatës fluturimi ishte shtyrë për një orë.Sipas Cadena Ser në aeroplanin me të cilin është dashur të udhëtojë ekipi Blaugran janë gjetur një numër minjsh të cilët kanë hyrë në aeroplan nga një hangar në Barajas (minjtë hynë nga aeroporti i Madridit, aeroplani fluturoi drejt Barcelonës dhe po ky aeroplan u kthye në Madrid me lojtarët e Barcës), por pasi ndërhynë ekipet përgjegjëse në aeroport, përsëri fluturimi ishte shtyrë për një orë për shkak të mjegullës.
Nisja është bërë pak pas orës 11:00 dhe para një ore ekipi katalanas ateroi në aeroportin e Madridit.
Nga ana tjetër mësohet se zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova është detyruar që të udhëtojë me tren për shkak të një operimi të bërë së fundmi që ia pamundësoi udhëtimin me aeroplan nën rrezikun për paraqitjen e ndonjë alergjie.
Real Madridi e pret Barcelonën në Bernabeu me fillim nga ora 22:00.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas ka deklaruar se ekipi i tij nuk guxon ta humbasë takimin krucial ndaj Manchester Cityt, pasi çdo disfatë do të thoshte ‘lamtumirë titulli’.“Ne duhet ta vazhdojmë konkurrimin për titull pa marrë parasysh a fitojmë apo humbasim. Por, lufta për titull bëhet shumë e vështirë për ne nëse humbasim, sepse 13 pikë do të ishte shumë deficit i madh”.
“Nuk do të dorëzohemi, por do të ishte vështirë ta rikthejmë atë disavantazh. Ne pajtohemi se Tottenhami dhe United janë skuadrat që momentalisht po luftojnë për titull”, tha Villas Boas.
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero beson se ekipi i tij është i gatshëm që të përballet me Romën dhe ndjen se fitorja në vazhdime ndaj Bolonjës në Coppa Italia do ta ndihmojë ekipin e tij që të fitojë vetbesimin para ndeshjes ndaj Romës.“Na mori 120 minuta që ta tejkalojmë Bolonjën në Coppa Italia dhe të kualifikohemi në çerekfinale. Ishte ndeshje e vështirë, por ne ishim në gjendje të reagojmë ndaj një goli të pësuar në minutën shtesë”.
“Për ne është me rëndëi që ta fitojmë Coppa Italian për të dhjetën herë, në mënyrë që të ngjitemi drejt ‘yllit të bronztë’. Unë falënderoj të gjithë tifozët të cilët janë duke ma zgjatur karrierën”, tha Del Piero.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito mendon se katalanasit do të triumfojnë edhe njëherë në El Clasico.“Unë shpresoj se do të ndodhë njëjtë sikurse vitin e kaluar, që Barca të fitojë”.
“Reali është kundërshtari që mund të bëjë dëmin më të madh, por e shoh Barcelonën ende fituese. Ata kanë dy stile të ndryshme. Ata janë dy ekipet më të mira. Me gjithë pëlqimin që kam për kolegët e mi te Barcelona, unë pres që ata të fitojnë”, tha Milito duke lëvduar Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri i ka bërë thirrje ekipit të tij që të shfaqë pozitivitet para takimit ndaj Fiorentinës, në një kohë kur zikaltrit po ballafaqohen me formë të dobët.“Kur gjërat shkojnë keq atëherë duhet t’i shikoni gjërat me pozitivitet për të rigjetur balancin në situatë. Ne jemi në një moment ku ndihma e tifozëve është e rëndësishme”.
“Paraqitjet tona të forta duhet të jenë në shtëpi, por përkundër tentimeve ne po dështojmë. Ne po punojmë shumë dhe tifozët nuk po na braktisin. Në kohën më të keqe na nevojiten tifozët”, tha Ranieri.
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka vlerësuar me nota të larta impaktin e sulmuesit holandez Robin Van Persie, duke thënë se ai është sulmuesi më i mirë në botë për momentin, por më të mirë se ai janë vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.Van Persie ka shënuar 34 gola në 31 ndeshje në vitin 2011 dhe është vetëm dy gola larg rekordit të Alan Shearar nga viti 1995.
“Çfarë të them për Robin Van Persien? Unë e kam parë atë kur erdhi këtu krejt në fillim dhe ai nuk ishte një prej djemve me të cilët lehtë ke mundur të kuptohesh – njëjtë sikur unë. Por, është fantastike të shohësh si është përmirësuar. Unë mendoj se ai për momentin është lojtari më i mirë në botë pas Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos”, u shpreh Henry.
Chelsea ka filluar bisedimet me Didier Drogban për rinovimin e kontratës së sulmuesit, pas performancave të tij të jashtëzakonshme për klubin.Lajmin e konfirmoi vet menaxheri Andres Villas Boas që nuk ka mundur të lë pa shpërblyer reprezentuesin e Bregut të Fildishtë për performancën e tij heroike ndaj Valencias.
“Niveli i paraqitjeve të tij ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ndihmuar klubin dhe bashkëlojtarët. Natyrisht, klubi duhet të pajtohet se lojtarët të cilët luajnë mirë duhet të qëndrojnë. Bisedimet tashmë kanë filluar”, theksoi Villas Boas.
Interi ka konfirmuar se mesfushori holandez, Wesley Sneijder nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e të shtunës mbrëma ndaj Fiorentinës.Interi është në vendin e 15-të dhe me një fitore zikaltrit do të ktheheshin në binarët drejt majes së tabelës, por mungesa e Sneijder mund t’ua prishë planet Nerazzurëve.
“Sneijder nuk është ende i gatshëm për t’u rikthyer. Kjo është çfarë zbuluan testet mjekësore të premtën në mëngjes. Për të kompletuar riaftësimin nga lëndimi në femurin e këmbës së djathtë, Sneijderit do t’i duhet edhe një periudhë e veçantë e ushtrimeve”, shkruan në komunikatën e Interit.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është paraqitur në konferencën për shtyp para supersfidës ndaj Real Madridit që zhvillohet sonte mbrëma, duke thënë se ekipi i tij duhet të luajë në mënyrë të përkyer nëse dëshiron të fitojë.Guardiola në konferencë foli për gjasat që ekipi i tij ka në Bernabeu, duke parashikuar në të njëjtën kohë presion të hatashëm nga Real Madridi.
“E kam përshtypjen se Reali do të bëjë presion. Kur dikush arrin këto rezultate, është normale që të luajë në mënyrë të njëjtë. Unë duhet ta bëj gati ekipin për një lojë të përkryer në mënyrë që të fitojmë”, theksoi Pep.
Guardiola më pas foli edhe për atë nëse renditja tabelare do të ndikojë në këtë takim, duke e përjashtuar këtë teori, pasi mendon se faktor kyç do të jetë se cili ekip familjarizohet më shpejtë me aftësitë e ekipit kudnërshtar.“Nuk mendoj se fakti që Reali është lider do të ketë ndikim në këtë takim. Të luash sipas renditjes tabelare nuk ka vlerë. Gjëja më e rëndësishme është të dini aftësitë dhe fuqinë e kundërshtarit, ashtu sikurse pikën e dobët. Ne duhet të jemi tentativ në lojën e tyre pozicionale, strategjinë e tyre dhe kundërsulmet”, potencoi Pep.
Strategu katalan e mbylli konferencën për shtyp duke lëvduar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, për heroizmat e bëra nga portugezi në kohën sa ishte te ish-kampioni i Evropës, Interi.
“Ne kemi luajtur ndaj një kampioni të madh atëkohë te Interi. Reali kërkon shumë nga ju dhe Mourinho është trajner shumë i përgatitur, por unë nuk jam lodhur së luajturi ndaj tyre. Ne do të luftojmë për fitore, të shohim si përfundon. Ne duhet të jemi fluidë dhe funksional. Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata janë ekip i shpejtë, që ju detyron të ktheheni në mbrojtje dhe t’i shkoni pas”, përfundoi Guardiola.
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno ka deklaruar se ky është momenti më i mirë për Real Madridin që ta mposhtë Barcelonën, para El Clasicos që zhvillohet të shtunën mbrëma.“Sigurisht, fitorja është ajo që të gjithë e duan. Sidoqoftë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë pasi Barcelona ka ekip të mrekullueshëm. Ne po hyjmë në këtë takim me formë të shkëlqyer dhe me shumë opsione”.
“Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe ndeshja e të shtunës është testi i përkryer për ne që të shohim ku qëndrojmë. Vitin e kaluar situatat kontestuese kanë ndryshuar marrëdhëniet mes Real Madridit dhe Barcelonës. Por, presidentët kanë marrëdhënie të mira”, u shpreh Butragueno.
Mesfushori i Real Madridit, Kaka ka thënë se ai beson që ekipi i tij mund të përmirësohet, përkundër formës së jashtëzakonshme me të cilën Los Blancos do të hyjnë në El Clasico.“Ekipi është tashmë shumë i mirë. Sidoqoftë, mendoj se ne mund të bëhemi edhe më të mirë dhe të zhvillohemi edhe më shumë. Ne jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë me punën e mirë. Ne po mendojmë për Clasicon, por nuk flasim për këtë. Do të jetë ndeshje e madhe, por nuk është koha e duhur për të folur për këtë sfidë”.
“Të tjerët gjithnjë i japin kësaj ndeshje shumë vëmendje dhe e bëjnë shumë të madhe. Ne do të lejojmë të tjerët të besojnë në madhështinë, por vet nuk duam të përfshihemi”, tha Kaka.
Mbrojtësi i Sporting Gijon, Gregory Arnolin mendon se Real Madridi është superior për Barcelonën në këtë moment dhe sheh Los Blancos si triumfues në derbin më të madh të planetit.“Tani për tani është Real Madridi superior, pa kurrfarë diskutimi. Është njëjtë për mua, Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Ne duhet të kujtohemi se Real Madridi për momentin është superior, kjo falë financave”.
“Po ju jap një shembull. Ndaj nesh, Higuain doli nga loja dhe Benzema hyri në lojë. Ozil u largua për Kakan. Te Barcelona, nëse David Villa largohet, atëherë Isaac Cuenca hyn në lojë”, u shpreh Arnolin.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho mund të jetë i kënaqur me lojtarët në dispozicion, pasi do të mungojë vetëm mbrojtësi portugez Ricardo Carvalho.Carvalho shpresoi të jetë i gatshëm në kohë për El Clasicon, por portugezi ende nuk iu është rikthyer stërvitjeve pas lëndimit në gjurin e djathtë.
Alvaro Arbeloa është i vetmi pos Carvalhos që do të ketë probleme të vogla fizike para ndeshjes të së shtunës, por mbrojtësi do të jetë në dispozicion.
El Clasico zhvillohet të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 22:00.
Janë dy armatat më të fuqishme në botë – Një histori, një rivalitet i pa përshkruar. Kastilja kundër Katalunisë, Xavi kundër Kakas, Iniesta përballë Ozil, supremacia e Messit në luftë me definicionin të futbollistit të quajtur Ronaldo - beteja e madhe e strategëve, Jose Mourinho sy më sy me Pep Guardiolën në supersfidën e shtatë planetare të këtij viti kalendarik – EL CLASICO.
PërbërjetReal Madrid - Jose Mourinho duket se do të luajë me Alvaro Arbeloan në krahun e djathtë, pasi mbrojtësi u rikthye nga lëndimi i pësuar në fitoren ndaj Ajaxit. Sergio Ramos dhe Pepe do të vazhdojnë me partneritetin e tyre në zemër të mbrojtjes, pasi Ricardo Carvalho është ende i lënduar.
Xabi Alonso kthehet nga suspendimi dhe do të luajë përkrah Lassana Diarras, përderisa Sami Khediras pritet që t’i jipet mundësia për të luajtur para Fabio Coentraos, në një mesfushë të kompletuar prej tri njerëzish.
Mourinho tashmë e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Angel Di Maria do të luajnë nga fillimi i takimit, me mbështetjen e Karim Benzemas ose Gonzalo Higuainit në qendër të sulmit.
Barcelona - Përkundër lëndimit në fitoren prej 5-0 ndaj Levantes, kapiteni Carles Puyol pritet që të startojë nga fillimi i takimit së bashku me Gerard Piquen, me Barcelonën që pritet të aplikojë një mbrojtje me katër njerëz, edhe pse Guardiola ka dhënë indikacione se po e shqyrton një mbrojtje me tri lojtarë, ashtu siç ka bërë disa herë këtë sezon.Guardiola nuk ka kokëdhimbje të shumta sa u përket lëndimeve, por ka dilemma në mesfushë dhe sulm. Sergio Busquets pritet të luajë nga fillimi për ta mbrojtur repartin defanziv përderisa Andres Iniesta pritet të jetë ai që do të merret me kreativitetin në mesfushë.
David Villa do të jetë në pankinë pasi Guardiola do ta shfrytëzojë sulmuesin Alexis Sanchez në krahun e majtë, me Cesc Fabregasin si ‘sulmues të rrejshëm’, ndërsa futbollisti më i mirë në planet Lionel Messi do të ketë punë me Marcelon në krahun e djathtë të sulmit Blaugran.
Ndeshjet kokë më kokëBarcelona 3-2 Real Madrid (Superkupa)
Real Madrid 2-2 Barcelona (Superkupa)
Barcelona 1-1 Real Madrid (LK)
Real Madrid 0-2 Barcelona (LK)
Barcelona 0-1 Real Madrid (Copa del Rey)
Forma e RealitAjax 0-3 Real Madrid
Gijon 0-3 Real Madrid
Real Madrid 4-1 Atletico Madrid
Real Madrid 6-2 Dinamo Zagreb
Valencia 2-3 Real Madrid
Forma e Barcës
Barcelona 4-0 BATE
Barcelona 5-0 Levante
Barcelona 4-0 Rayo Vallecano
Getafe 1-0 Barcelona
Milan 2-3 Barcelona
Golashënuesit më të mirë në të dyja taboret janë dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo që ka 17 gola në La Liga, përderisa numër të njëjtë golash ka edhe Lionel Messi për Barcelonën.

Lojtarët kryesorë
Xabi Alonso (Real Madrid)
Nuk është Ronaldo, por Xabi Alonso i cili rikthehet nga lëndimi ai që do të ketë gjithë peshën e këtij takimi. Nuk mund të nënvlerësohet mungesa e tij dhe prezenca e tij në fushë. Pasimet e tij janë të pa krahasueshme dhe nëse atij i jipet hapësirë për t’i ushqyer sulmuesit, atëherë Reali e ka të sigurtë fitoren.
Dani Alves (Barcelona)
Nuk është as Lionel Messi ai që mund ta vendosë ndeshjen. El Clasicot e kaluar kanë dëshmuar se mbrojtësi brazilian ka qenë pivotal dhe mjaft influentiv në epilogun e takimit. Edhe pse aftësitë e tij defensive janë në pikëpyetje, Dani pritet të përballet me Ronaldon dhe sigurisht se ndeshja mund të humbet apo dhe të fitohet në krahun ku luan braziliani.
Epilogu
Real Madridi e ka përparësinë që po luan në Bernabeu dhe është në formë të shkëlqyer, por ushtarët e Pep Guardiolës nuk mund të lejojnë që ta humbasin këtë takim. Me të dyja skuadrat që kanë ekip me cilësi të përafërt, sidomos në sulm, është vështirë të parashikohet rezultati i këtij takimi, por është e sigurtë se do të shohim një ndeshje tejet të nxehtë dhe mjaft kontestuese.
Parashikimi: Real Madrid 3-1 Barcelona
Ish-reprezentuesi i italian, Claudio Gentile beson se Real Madridi duhet ta angazhojë një lojtar për t’u përkujdesur në veçanti për Lionel Messin në sfidën e madhe që zhvillohet në Bernabeu.“Ju duhet ta markoni Messin me lojtarë nëse dëshironi ta mbani jashtë loje. Sidoqoftë, lojtarët më nuk po shfrytëzohen për të markuar një lojtar të veçantë. Të gjitha ekipet bëjnë mbrojtje zonale në futboll sot. Nuk mund të mësohet markimi për një apo dy ditë”.
“Në kohën time, kishte shumë duele gjatë gjithë ndeshjes. Ju vështirë e shihni këtë në ditët e sotme. Është spektakolare ta shohësh Messin duke luajtur, por mendoj se mbrojtja është për të ndalur sulmet. Ekipet sot dorëzohen kur e shohin Messin”, tha Gentile.
Ish-mesfushori i Barcelonës, Deco ka deklaruar se ish-klubi i tij do të triumfojë në ndeshjen ndoshta më të madhe në dhjetë vitet e fundit ndaj Real Madridit që zhvillohet të shtunën në Bernabeu.“Real Madridi po luan më mirë. Mendoj se ata po luajnë më mirë si ekip. Nëse ekziston ndonjë ekip që mund ta mposhtë këtë Real Madrid, atëherë është Barcelona”.
“Barcelona duhet të fitojë për ta zvogëluar distancën, por një barazim do të ishte po ashtu i mirë se ardhur pasi sezoni është shumë i gjatë”, tha Deco për El Mundo Deportivo.


















