Mbrojtësi i Interit, Maicon, e ka pranuar se ekipi legjendar nën drejtimin e Jose Mourinhos tashmë i takon të kaluarës, teksa beson se Nerazzurët mund të dalin nga kriza e thellë.“Trajneri ka të drejtë: ai Interi është i të kaluarës. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë”.
“Ne shpresojmë që të mbledhim edhe disa pikë deri në krishtlindje dhe më pas duhet të vazhdojmë përmirësimin gjatë pjesës tjetër të sezonit”, tha Maicon.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka zbuluar taktikën interesante të Pep Guardiolas, e cila edhe njëherë doli fitimtare përballë Real Madridit të Mourinhos.Pique ishte i kënaqur me rezultatin final, pasi kishte dilema nëse formacioni 3-4-3 do të funksiononte ndaj Realit. Ai jo që funksionoi, por edhe ia mundësoi Barcelonës të rikthehet në luftë për titull.
“Ne kemi planifikuar të luajmë me tri mbrojtës, por është dashur të presim deri në minutën e 10-të për ta bërë këtë. Ata po na sulmonin vazhdimisht, por ne kemi pasur besimin në vete dhe në stilin tonë të lojës”, theksoi Pique.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka përgëzuar ekipin për fitoren ndaj Wolvesit, teksa shpreson që Wayne Rooney ‘të zgjohet nga varri’ dhe të hyjë në formë fantastike shënuese.“Shpeshherë sulmuesit janë në krizë. Shpresoj se tani Wayne do të shpërthejë dhe do t’u tregojë ‘atyre’ se kush është”.
“Unë jam ndarë i kënaqur me sulmuesin, ishte ndeshje shumë e mirë. Ne kemi mundur të shënojmë edhe dhjetë gola, por edhe Wolves luajti mirë. Ata vazhdimisht luajtën me topa të gjatë dhe kjo paraqiti rrezik për ne”, tha Fergie.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ishte tepër i zhgënjyer me disfatën nga Barcelona në El Clasico, duke thënë se sa herë që pëson humbje nga ekipi katalanas, aq më shumë i rritet dhimbja.“Një el Clasico është gjithmonë i veçantë dhe gjithmonë të dhemb më shumë ta humbasësh këtë takim se sa takimet tjera. Është vërtet mëkat që kemi humbur në shtëpi nën gjithë këtë entuziazëm”.
“Në pjesën e parë, ne kemi pasur rastin për 2-0, por ne nuk kemi pasur fatin sikur në ndeshjet tjera. Ata shfrytëzuan rastet dhe fituan. Ata luajnë lojë shumë të mirë dhe duhet të përgëzohen”, potencoi Ramos.
Bolonja ka arritur ta ndalë në një barazim sensacional me rezultat 2-2 kampionin e Italisë, Milanin, në një sfidë e cila është përcjellur nga vendime kontraverse të gjyqtarit Rocchi, përderisa nga ana tjeter Udinese është lider i ri në Serie A.Ishte kjo një ndeshje dinamike që nga fillimi, me vendasit të cilët bënë impenjimin fillestar.
Marco Di Vaio kaloi në epërsi vendasit (11’) me asistimin e Alessandro Diamantit. Sidoqoftë, gëzimi i tifozëve bolonjez zgjati vetëm pesë minuta pasi Clarence Seedorf (16’) barazoi rezultatin në 1-1.
Bolonja ka mundur të kalojë në epërsi në fund të pjesës së parë, po që se gjyqtari Rocchi do të kishte akorduar një penalti të pastër të shkaktuar nga Clarence Seedorf i cili ngatërroi futbollin me basketbollin dhe preku topin me dorë. Gjyqtari ishte pranë situatës, por nuk akordoi penalti.
Në pjesën e dytë dominon Milani më impenjativ në posedim. Pas një aksioni të sulmuesve Pato dhe Ibrahimovic, me brazilianin që ishte në pozicion jashtë loje, ishte Zlatan Ibrahimovic ai që nxori një penalti nga e cila realizoi dhe golin për 2-1 (72’). Edhe kjo penalti mjaft kontraverse.
Sidoqoftë, vendasit reaguan shpejtë dhe në rastin e parë Diego Perez e vuri në pozicion shënimi Alessandro Diamantin i cili shënoi për 2-2. Amelia ka mundur ta ndalë këtë goditje, por tifozëve bolonjezë kjo nuk u interesoi aspak pasi rezultati ishte në favor të tyre.
Deri në fund Allegri tentoi ta fitonte takimin pasi zëvëndësoi Paton dhe Robinhon, por rezultati përfundimtar mbeti 2-2.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka deklaruar pas ndeshjes së humbur ndaj Barcelonës se ekipit të tij i mungoi fati në momentet te caktuara të sfidës.“Ne ishim në epërsi 1-0 dhe kemi pasur rastin me anë të Cristianos për ta dyfishuar epërsinë, por dështuam. Ishte ndeshje e çuditshme për ne, pasi Barcelona kishte shumë fat dhe kjo vendosi ndeshjen”.
“Dhemb më shumë humbja përballë tifozëve, sidomosm pasi filluam mirë ndeshjen. Ne duhet të mposhtim Ponferradinën në Kupë dhe të mposhtim Sevillan në fundjavën tjetër”, tha Pepe.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lëvduar edhe njëherë paraqitjen e holandezit Robin Van Persiet ndaj Evertonit dhe e përgëzoi për golin e shënuar pikërisht në 125 vjetorin e themelimit të klubit londinez.“Unë ndjeva se në pjesën e parë kemi krijuar shumë raste dhe se është dashur të kalonim në epërsi. Në pjesën e dytë, ata luajtën më thellë dhe na dhanë më pak hapësira, na mungoi presioni kështu që na është nevojitur tepër magjia e Van Persiet”.
“Unë gjithmonë kam besuar se mund të shënonim dhe jam i kënaqur për kompaktësinë dhe se shfrytëzuam rastet e shënimit. Van Persie shënoi gol të jashtëzakonshëm. Ai na fitoi tri pikët. Ai tha se nuk ishte dita e tij më e mirë, por me rëndësi që ishte efektiv. Kështu është kur je profesionist”, u shpreh Wenger.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka hedhur poshtë sugjerimet se zikaltrit kanë dalur nga kriza, pas fitores prej 2-0 ndaj Fiorentinës në Giuseppe Meazza.“Mos flisni për lojën si pikë kthyese nga kriza. Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, por të luash dhe të vuash sikurse ne sonte është testim i krenarisë”.
“Ky ekip e di se si të ngritet nga rënia dhe unë dua të falënderoj tifozët, të cilët ishin të mrekullueshëm”, tha Ranieri.
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se lojtarët madrilenë nuk duhet që të fiksohen pas Barcelonës, teksa ka mbrojtur Cristiano Ronaldon për performancën katastrofale në El Clasico.Cristiano Ronaldo nuk ishte as hija e atij që njohim në El Clasico ndaj Barcelonës, ndërsa u shpall i dështuari i ndeshjes në vlerësimin tonë për El Clasicon.
“Ne nxituam dhe nuk luajtëm me stil. Goli i dytë i Barcelonës vendosi ndeshjen dhe na ka prekur në moral. Por, kanë mbetur edhe 30 ndeshje në kampionat dhe duhet të mos fiksohemi pas Barcelonës. Humbja dhemb, por kjo për shkak se kemi fituar në 11 ndeshjet e fundit dhe pësuam këtu në Bernabeu”.
“Të gjithë duhet të japim maksimumin, jo vetëm Cristiano. Ne jemi ekip dhe kritikat drejtohen tek të gjithë. Ne ishim të pafat, por nuk duhet të arsyetohemi”, deklaroi Casillas.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka kërkuar përqëndrim maksimal nga lojtarët e tij për sfidën që zhvillohet sot ndaj Bolonjës në kuadër të Serie A.“Ndaj Bolonjës do të jetë ndeshje tjetër nga sezoni i kaluar. Ne e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë sepse ata po kalojnë nëpër periudhë të mirë”.
“Ata luajtën mirë të enjtën dhe janë eliminuar nga kupa vetëm pas 120 minutash lojë. Të dielën e kaluar, ata mposhtën Sienën. Do të jetë shumë vështirë për ne. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, të luajmë ndeshje të mirë teknike dhe të marrim tri pikët”, u shpreh Allegri.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell nuk ka mundur ta fshehë gëzimin pas fitores së ekipit të tij ndaj Real Madridit në Bernabeu me rezultat 3-1.“Edhe pse nuk është politikisht drejt ta themkëtë, lojtarët sot kanë fituar pa ndonjë vështirësi”.
“Është gjithmonë kënaqësi të jesh president i këtij klubi, por tani edhe më shumë. Dua të përgëzoj të gjithë tifozët e Barcelonës”, tha Rosell.
Anësori i Juventusit, Simone Pepe mendon se Juventusi mund ta fitojë titullin sivjet pasi beson se Bianconerët janë më shumë të uritur se sa rivali direkt për titull, Milani.Juventusi është në krye të klasifikimit të Serie A dhe është vetëm një gabim i Bianconerëve ai që do t’ua mundësonte Rossonerëve të ngjiten përsëri aty ku e kanë vendin – në krye të klasifikimit, por Pepe beson se kuq e zinjtë nuk e kanë urinë e duhur.
“Mendoj se Milani është ende më i fortë se ne, por nëse jeni i fortë duhet ta dëshmoni në fushë. Por, unë mendoj se jemi shumë më të uritur se sa Milani”, theksoi Simone Pepe.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Real Madridit, duke përgëzuar njëkohësisht rivalin për lojën e treguar.“Unë kurrë nuk kam ardhur pa shpresën për të fituar. Ne është dashur të tentojmë. Unë jam i kënaqur me paraqitjen. Në jetë duhet të jeni krenarë, shumë krenarë”.
“Reali do të kthehet. Që të fitoni në Bernabeu duhet të luani shumë mirë, dhe ne luajtëm shumë mirë. Ata mbeten liderët nëse fitojnë te Sevilla”, tha Guardiola.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është bërë realizuesi më i shpejtë i një goli në histori të El Clasicos, pasi shënoi golin hapës të takimit të zhvilluar të shtunën mbrëma në Bernabeu pas vetëm 22 sekondash.23 vjeçari me një volej nga afërsia i dha ekipit vendas një epërsi të pa vlefshme me më pak se një minut të luajtur në fushë.
Benzema ndjek gjurmët e anësorit të Barcelonës, Jose Carrasco (1987-88) dhe ish-sulmuesin e Realit, Enrique Mateo (1960-61), të cilët shënuan brenda një minute në takimet e zhvilluara dekada më parë.
Real Madridi ka pësuar humbje me rezultat 3-1 nga Barcelona në Bernabeu të shtunën mbrëma.
Pas humbjeve në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, Interi i është kthyer fitores duke e mposhtur Fiorentinan me rezultat 2-0 në Giuseppe Meazza.Pa përfunduar pjesa e parë (41’), Giampaolo Pazzini pranoi një top nga Coutinho për epërsinë e parë të vendasve.
Në gjysmën e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes mysafire, Yuto Nagatomo shënoi edhe golin e dytë dhe të sigurisë për Nerazzurrët (49’).
Kjo fitore e pozicionon Interin në vendin e nëntë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka deklaruar pas disfatës nga Barcelona se ekipi i tij nuk ka dështuar dhe se nuk duhet të bëhet tragjedi, pasi Barcelona fitoi me fat dhe se ekipi i tij është në krye.Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, 48 vjeçari ka folur për mënyrën se si katalanasit kaluan në epërsi me golin e dytë të realizuar i cili sipas portugezit ishte fat i pastër, përderisa hodhi poshtë mendimet e njerëzve se ekipi i tij ishte inferior ndaj kundërshtarit.
“Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, por goli i dytë ishte fat i pastër dhe asgjë më shumë. Nuk është problemi te talenti apo te dështimi”.

“Fati luan rolin e vet. Pranë rezultatit 1-0, ne është dashur të jemi në epërsi 2-0, i cili në rrethana të caktuara do të duhej të kishte qenë për ne në këtë takim, pasi Cristiano Ronaldo në këto raste e fut topin në rrjetë”.
“Mendova se Messi do të përjashtohej, por derisa ta shoh situatën nuk mund të flas për këtë. Ne jemi të barabartë me pikë, por tani kemi dhe një ndeshje më shumë. Nëse fitojmë te Sevilla, atëherë do të jemi liderë. Mendoj se disfata është rezultat i asaj për të cilën është krijuar futbolli”, deklaroi Mourinho pas takimit.
Mesfushori më i mirë në botë, Xavi, ka deklaruar pas ndeshjes së fituar me rezultat 3:1 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu se Blaugranët janë larg më superiorë se sa rivali i përbetuar.“Ne ishim shumë superiorë për Real Madridin. Ne kërkuam të jemi krenarë këtu. Ne e dimë se nuk mund të fitohet ndryshe dhe ekipi luajti lojë të mrekullueshme në çdo repart. Ne jemi larg më superiorë për Real Madridin”.
“Poenta ishte të mos e humbisnim filozofinë. Victor Valdes ka qenë shumë stabil përkundër gabimit të bërë dhe ishte në gjendje ta shpëtojë lojën në fund. Unë jam i lumtur për gjithçka, për fitoren, dhe për gjënë më të rëndësishme – lojën tonë kolektive, ashtu si superioritetin”, tha Xavi pas ndeshjes.
Ka marrë fund dhe El Clasico i parë i këtij sezoni i zhvilluar në Santiago Bernabeu, një klasike ku Barcelona pos që rrëmbeu përkohësisht kreun e klasifikimit, i dëshmoi botës së futbollit se është ende gjallë dhe në nivelet më të larta.Reali e filloi mirë takimin, por gabimet e Cristiano Ronaldos dhe klasi i lojtarëve të Barcelonës bënë që edhe njëherë Blaugranët të dalin nga Bernabeu kryelartë, por kush ishin më të mirët dhe të dështuarit e ndeshjes, ja vlerësimet e lojtarëve nga SportiSot!

Real Madrid
Iker Casillas – 6.5
Fabio Coentrao – 5.5
Pepe – 6.0
Sergio Ramos – 5.5
Marcelo – 5.0
Xabi Alonso – 6.0
Mesut Ozil – 6.5
Lassana Diarra – 7.5
Andel Di Maria – 7.0
Cristiano Ronaldo – 5.0 (i dështuari i ndeshjes)
Karim Benzema – 6.0
Zëvëndësuesit
Sami Khedira – 5.0
Kaka – 5.5
Higuain - minutazh i vogël.

Barcelona
Victor Valdes – 5.0
Daniel Alves – 6.5
Carles Puyol – 7.5
Gerard Pique – 7.5
Eric Abidal – 6.0
Sergioi Busquets – 6.0
Xavi – 8.0
Cesc Fabregas – 8.0
Andres Iniesta – 9.0 (lojtari i ndeshjes)
Alexis Sanchez – 8.0
Lionel Messi – 7.5
Zëvëndësuesit
Seydou Keita – minutazh i vogël
David Villa – minutazh i vogël
Pedro – minutazh i vogël
















