Chelsea është ekipi që ia ka shkaktuar humbjen e parë në Ligën Premier liderit Manchester City. Derbi i xhiros së 15-të i zhvilluar në Stamford Bridge ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të Bluve.
Porsa filloi takimi (2’), Kun Aguero dërgoi një top drejt Mario Balotellit dhe sulmuesi italian i kaloi mysafirët në epërsi.

Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 34 me anë të Raul Meireles, i cili e barazoi rezultatin pas asistimit të Daniel Sturridge.

Në gjysmën e dytë gjërat u përkeqësuan për Cityn, sepse Gael Clichy u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (58’).

Minuta e 82-të ishte fatale për mysafirët, pasi u akordua penalti në favor të vendasve, ndërsa Frank Lampard e mposhti portierin Hart duke shënuar golin e fitores.
Ka përfunduar me barazim kryendeshja e kësaj xhiroje në Serie A. Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Stadio Olimpico mes Romës dhe Juventusit është mbyllur me rezultat 1-1.
Giallorossët krijuan epërsi të hershme (6’) me anë të Daniele De Rossit, i cili pranoi një top nga Francesco Totti për të shënuar në portën e Buffon, mirëpo fajin kryesor e pati Vidal që nuk e ndali topin edhe pse i kaloi shumë pranë.Në vazhdim, deri në fund të pjesës së parë ishin mysafirët ata që dominuan dhe e kontrolluan lojën.
Megjithatë, përkundër rasteve të shumta, Bianconerët nuk qenë të aftë të shënonin në portën e Stekelenburg, ashtu që fraksioni i parë përfundoi me epërsi minimale të vendasve.Në gjysmën e dytë, një goditje e Estigarribas u shndërrua në krosim për mbrojtësin Giorgio Chiellini, i cili shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin (61’).
Vetëm dy minuta më pas, u akordua penalti në favor të Romës, mirëpo goditjen e Francesco Tottit e ndali me sukses portieri Gigi Buffon.
Në minutat në vazhdim, vendasit filluan të tregoheshin të rrezikshëm dhe filluan ta nivelizojnë lojën deri në një shkallë me skuadrën mysafire. Megjithatë, ishin të dyja skuadrat që e kërkuan fitoren deri në fund të takimit, por nuk arritën të shënojnë.
Pas këtij barazimi, Juventusi pozicionohet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Udinesen, ndërsa Roma ngritet në vendin e nëntë me pikë të barabarta me Genoan, Cagliarin dhe Catanian.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se është i kënaqur me pozitën e skuadrës së tij në të gjitha garat.
Humbja e të shtunës në ‘el Clasico’ nga Barcelona, i uli Mbretërit me këmbë në tokë pas 15 fitoreve radhazi në të gjitha garat, dhe për më shumë Blaugranët ua morën kreun e tabelës me pikë të barabarta, megjithëse Reali ka një lojë më pak të zhvilluar.

“Nuk do ta ndërroja situatën tonë me askënd tjetër. Ne kemi rekordin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve”.

“Në La Liga, shikoj dhe nuk e vërej askënd, ndërsa ne kemi edhe një ndeshje pa zhvilluar. Ka tre mundësi: Ta përfundojmë vitin me pikë të barabarta me Barcën, ta përfundojmë në vend të parë me një pikë më shumë ose ta përfundojmë atë në vend të parë me tre pikë më shumë”.

“Nuk ka inferioritet. Ata kinë pikë të njëjta sikur ne, ndërsa të shtunën, ata mund të kenë një ose tre pikë më pak”, ka deklaruar portugezi.
Arsenali ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë, Andre Santos, do t’i nënshtrohet operacionit në nyje, gjë që do ta lë jashtë fushe për tre muaj.
Braziliani u lëndua gjatë fazës grupore të Ligës së Kampionëve në takimin kundër Olympiakosit.

Fillimisht u mendua se lëndimi nuk ishte aq serioz, mirëpo tani me anë të një komunikate për media, Topçinjtë ka njoftuar se ai do të mungojë një kohë më të gjatë.

“Andre Santos do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për të riparuar dëmtimin e ligamentit në nyjën e tij të djathtë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Didier Drogba është vënë në shënjestër të klubit kinez, Shanghai Shenhua, që ka konfirmuar transferimin bashkëlojtarit të tij të Chelsea, Nicolas Anelka.
Sipas njoftimeve, Anelka do të përfitojë mbi nëntë milionë euro në vit, ndërsa presidenti i klubit, Zhou Jun, thuhet t’ia ketë vënë syrin edhe sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.

“Drogba është një lojtar i shkëlqyer. Ne kemi kontaktuar me të para dy javësh”.

“Nga perspektiva e klubit tonë, ne duhet ta themi këtë: Nëse ai dëshiron të vijë, ne do ta mirëpresim”, ka thënë Jun për Reuters.
"Edhe pse Real Madridi nuk ka fituar ndonjë titull kohëve të fundit, ata kanë qenë të suksesshem me Mourinon. Reali ishte favorit për të fituar 'el Clasico'-n vetëm nga fakti se ishin më të mirë se Barcelona përpara ndeshjes, por ndeshjet e tilla jane shumë më ndryshe"

"Performanca e Cristiano Ronaldos në 'el Clasico' nuk ka asnjë dallim nga performancat e Messit me Argjentinën. Mendoj se Cristiano Ronaldo është një lojtar shumë i rëndësishëm për Real Madridin, tashmë e kemi vërtetuar këtë"

" Mourinho është një trajner i madh që i ka dhënë shumë Real Madridit. Tashmë lojtarët janë më të qetë dhe e dinë se çfarë duhet bërë. Nuk kam asnjë dyshim se Real Madridi ka të gjitha mundësitë për të fituar La Liga-n, Championsin dhe Copa Del Rey-n. Gjithsesi, jam shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur me performancën e lojtarëve në 'el Clasico'. Por kur je i vetëm në fushë dhe të shikojnë miliona njerëz, është pak më ndryshë" - deklaroi Guti.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, beson se Real Madridi dhe Barcelona janë dy ekipet më të mira në botë në nivel klubesh, por është i bindur se Bayern Munich mund të arrijë nivelin e tyre.
Low ishte në publik në Santiago Bernabeu në ndeshjen El Clasico në të cilën Barca triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Madridit.

“Deri tash këtë sezon, Barcelona dhe Real Madrid janë në nivelin më të lartë. Kjo përfshin krahasimet në Angli, ku kam shikuar disa ndeshje”.

“Por le të mos e harrojmë Bayern Munichun. Bayerni është i aftë të luajë në atë nivel”, ka thënë Low për Suddeutsche Zeitung.
Ylli i Manchester United, Nani, ka porositur bashkëlojtarët e tij të fokusohen në Ligën Premier dhe Kupën FA pasi Djajtë e Kuq befasisht u eliminuan nga Liga e Kampionëve.
“Ka qenë vështirë. Është shumë zhgënjyese të eliminohemi nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve”.

“Por ne ende kemi një sezon të gjallë dhe tash duhet të japim më të mirën nga vetja të fitojmë dy garat vendore në të cilat ende jemi”, ka thënë portugezi për The Sun.
Forma brilante e Robin van Persiet mund ta shndërrojë atë në një prej legjendave të Arsenalit, thotë Theo Walcott.
Holandezi ka shënuar 33 gola në 32 ndeshje për Topçinjtë në vitin 2011, përfshirë edhe një goditje mahnitëse që ia dha fitoren skuadrës në ndeshjen e të shtunës ndaj Evertonit.

“Një nuhatje e vogël dhe ai menjëherë e gëlltit. Ishte një prej golave më të mirë që kam parë për një kohë të gjatë. Ishte një moment magjik nga Robin. Ai e ka bërë këtë aq shpesh më herët dhe sërish ishte një gol fantastik”.

“Me mënyrën se si Robin luan, ai synon të bëhet një prej legjendave. Thjesht jam i mahnitur. Të shoh atë si ndodhi, ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Walcott.
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, sërish ka refuzuar të flasë për gjasat e Juventusit për të fituar Scudettton, pavarësisht se Bianconerët vazhdojnë të mbajnë kreun e tabelës së Serie A.
“Ne kemi nevojë për të qëndruar të qetë këtu. Ka edhe shumë ndeshje të mbetura, përfshirë të gjithë pjesën e dytë të sezonit”.

“Rruga është shumë e gjatë dhe vërtet nuk dua t’i shëtis fansat tanë. Nëse e them fjalën S, atëherë do të isha i çmendur”, ka deklaruar Buffon.
Carlo Ancelotti thotë se dëshirë e tij mbetet të jetë trajner i Romës.
Ish-menaxheri i Milanit dhe Chelsat është lidhur vazhdimisht me detyrën e trajnerit të Romës, veçanërisht pas rezultateve të dobëta që klubit italian po kalon nën drejtimin e Luis Enrique.

“Një ditë do të drejtoj Romën, pasi ai mbetet një klub ku kam qenë shumë i lumtur si lojtar. Por tash dëshira ime është të punoj në Ligën Premier. Roma është në një detyrë të vështirë, pasi gjithçka ka ndryshuar: klubi, lojtarët, trajneri dhe madje edhe filozofia e futbollit”.

“Vështirësitë janë pritur, por duhet qetësi pasi ata janë në një rrugë të vështirë, por besoj se po ashtu në një rrugë të duhur”, ka thënë Ancelotti për Sky Sport Italia.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se Nerazzurrët do të kërkojnë maksimumin e pikëve gjatë pjesës së mbetur vjeshtore të sezonit në Serie, duke filluar me ndeshjen e nesërme kundër Genoas.
“Kam munguar një ndeshje për shkak të kartonit të kuq të parë në Serie A në karrierën time, por gjëja e rëndësishme është se ekipi fitoi, pas dy disfatash. Është e rëndësishme që Interi gjithmonë të rikthehet, siç bëri kundër Fiorentinës.

“Shpresojmë të grumbullojmë të gjitha pikët deri në pauzën e Krishtlindjeve. A mund ta shkurtojmë diferencën me kreun në Genoa? Ata po përmirësohen dhe duan të ngjiten. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe e komplikuar, por ne do të japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Zanetti për Sky Sport Italia.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, duket në humor të mirë në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës Botërore të Klubeve kundër Al Sadd që zhvillohet të enjten në Yokohama të Japonisë.
Kampioni i Azisë, Al Sadd mposhti me rezultat 2-1 kampionin e Afrikës, Esperance, dhe tash do të përballet me kampionin e Evropës në gjysmëfinale.

“Ne tashmë jemi përshtatur me kohën e kësaj zone dhe të gjithë kemi fjetur mirë. Shumë prej nesh e kemi përjetuar këtë me skuadrën kombëtare dhe jemi mësuar me udhëtime të tilla”.

“Sa e njohim kundërshtarin? Analistët tonë punojnë në këtë... ne do të informohemi më shumë nesër”, ka deklaruar Puyol.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet të mërkurën në mes të kampionit të Amerikës Jugore, Santos, dhe kampionit të Japonisë, Kashiwa Reysol, pasi ky i fundit mposhti kampionin e Amerikës Veriore e Qendrore, skuadrën meksikane Monterrey.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, është i interesuar të sjellë në radhët e veta në formë huazimi sulmuesin e New York Red Bulls, Thierry Henry.
Ish-sulmuesi i Arsenalit është duke stërvitur me Topçinjtë gjatë pauzës së sezonit në kampionatin amerikan të futbollit që zgjat deri në mars, dhe një huazim disamujor te një klub evropian mund të jetë i mundshëm.

Henry ka qenë në stadium gjatë të shtunës, kur Arsenali ishte nikoqir i Evertonit, dhe Moyes ka shprehur mendimin për një huazim të mundshëm të tij.

“Unë tashmë i kam kërkuar atij. E kam pyetur, ai do t’ju tregojë; nëse ai dëshiron të luajë le të më tregojë. Shpresoj se mund të bëj diçka”, ka thënë Moyes.

Evertoni bëri një marrëveshje të tillë huazimi me Los Angeles Galaxy për amerikanin Labndon Donovan në sezonin e kaluar. Sulmuesi bëri 13 paraqitje, shënoi dy gola dhe fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të muajit janar.
Klubi i Superligës Kineze, Shanghai Shenhua, ka zbuluar se ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me sulmuesin e Chelseat, Nicolas Anelka.
Shenhua, që ka qenë në negociata me Anelkan në disa javët e kaluara, ka konfirmuar sot në ueb faqe se 32-vjeçari është pajtuar t’i bashkohet këtij klubi nga janari.

Klubi kinez nuk ka dhënë detaje financiare të kontratës në deklaratë, edhe pse disa media më herët kishin raportuar se francezi do të fitojë rreth 200 mijë funte (235 mijë euro) në javë.

“Nuk mund ta konfirmoj pagën e tij për momentin. Vetëm mund të them se shuma e fundit do të jetë tjetër nga 200 mijë funte në javë”, ka thënë zëdhënësi i klubit.

Transferimi i Anelkas te Shanghai Shenhua është mbase transferimi më i madh në historinë e futbollit kinez.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ai do të dëshironte ta shihte në radhët e ekipit të tij sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.
“Gjatë pushimit ne do të vlerësojmë gjithçka me klubin. Ne kemi ide të qarta, andaj nëse Tevez nuk arrin atëherë jam sërish i kënaqur me skuadrën time”.

“Gjithmonë është mirë të kesh kampionë në anën tënde se sa kundër teje. Nëse Tevez arrin, atëherë ne do të kemi formën më të mirë sulmuese në botë!”, ka deklaruar Allegri.
Janë publikuar nominimet për çmimin e futbollistit më të keq të vitit në Serie A (Bidone d’Ora), ndërsa Juventusi dhe Interi udhëheqin me numrin e lojtarëve për trofeun e padëshiruar.
Futbollistët bianconerë: Milos Krasic, Felipe Melo, Luca Toni dhe Amauri, janë në listën e shkurtë të të nominuarve, ndërsa edhe treshja e Interit: Diego Milito, Mauro Zarate dhe Diego Forlan, plotësojnë listën prej dhjetë lojtarëve.

Eduardo (Genoa), Adrian Mutu (Cesena) dhe Santiago Silva (Fiorentina) kompletojnë nominimet për Bidone d'Oro.

Ky çmim merr në konsideratë vlerat më të këqija të emrave të njohur në futbollin italian. Fituesi do të shpallet më 17 dhjetor, ndërsa më herët çmimin e kanë fituar Adriano dhe Ricardo Quaresma kur e bartnin fanellën e Interit.
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, e ka kritikuar sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, edhe pse duket se ai është pranë kalimit në San Siro.
Veterani holandez ka thënë se paratë janë gjëja e parë në mendjen e argjentinasit kur flitet rreth transferimeve.

“Duke shikuar karrierën e tij, agjentët dhe çdo transferim që ka bërë, mendoj se Tevez do të shkojë atje ku do t’i premtohen më shumë para”.

“Milani do të ishte për herë të parë në jetën e tij që zgjedh një klub për karrierën e tij në vend të parave. Do të shohim se çka do të ndodhë”, ka deklaruar Seedorf për Sky Sport Italia.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se arbitri bëri disa gabime të rëndësishme në barazimin prej 2-2 ndërmjet Bolognas dhe Rossonerëve.
Arbitri Gianluca Rocchi nuk ia dha Bolognas një penalti pasi Clarence Seedorf e preku topin me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërkohë që akordoi penalti për Milanin në minutën e 72-të për një simulim të Zlatan Ibrahimovic.

“E kam parë sërish situatën dhe Seedorf vërtet dukej ta ketë prekur topin me dorë. Megjithatë, kah fundi një situatë e ngjashme nuk rezultoi me penalti për ne”.

“Sa i përket penaltisë së Ibrahimovicit, mendoj se ai u rrëzua për të siguruar një penalti”.

“Arbitri gaboi, mirëpo vendimet e tija ishin kundër të dy ekipeve dhe jo vetëm kundër njërës”, u ka thënë Allegri gazetarëve.
Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka konfirmuar se klubi francez është i interesuar për ta transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.
Milani është menduar se tashmë e ka transferuar sulmuesin argjentinas, por duket se hyrja në lojë e PSG-së ka vështirësuar punën për Rossonerët, pasi francezët i kanë milionat të gatshme për të bindur Cityn dhe Tevezin.

“PSG nuk ka bërë ende ofertë për Tevez, ne kemi bërë ofertë verës dhe sigurisht se interesimi mbetet i njëjtë. Por, Manchester City dëshiron ta shesë dhe jo ta huazojë. Nëse City pajtohet me huazimin, atëherë Tevez shkon te Milani, rasti është i mbyllur. Përndryshe, gjithçka është e hapur”, tha Leonardo.
Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri, mendon se rivali lokal Manchester United mbetet konkurrenti më serioz për titull në Ligën Premier dhe se është larg më i rrezikshëm se Chelsea.
“Manchester United ende mbetet rreziku kryesor për ne. Unë e them këtë sepse ata kanë më shumë përvojë se çdo ekip tjetër. Do të jetë e vështirë kur të luajmë ndaj Chelseat, por e kemi ditur se do të ishte edhe ndaj Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, ndërsa nxorëm rezultate të mrekullueshme ndaj këtyre skuadrave”.

“Kështu që, nuk e di pse duhet t’i frikësohemi Chelseat”, potencoi Nasri para ndeshjes ndaj Chelseat që zhvillohet të hënën.