Cristiano Ronaldo dhe Borja Valle Balonga Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Ponferradinas në ndeshjen e parë në kuadër të 1/16 së finales së Copa del Rey.
Callejon i kaloi mysafirët në epërsi (29’) dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Raul Albiol me kartonin e dytë të verdhë (69’). Mirëpo, përkundër inferioritetit numerik në fushë, Los Blancos e dyfishuan epërsinë ndërsa realizues ishte Cristiano Ronaldo (74’).

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në Santiago Bernabeu, ndërsa epërsia nga takimi i parë e favorizon Realin për t’u kualifikuar në të tetën e finales.
Mbrojtësi i Milanit, Mario Yepes, pritet të kalojë disa javë jashtë fushe si pasojë e lëndimit të nyjës.
Qendërmbrojtësi kolumbian u lëndua në barazimin prej 2-2 ndaj Bolognas, ndërsa ANSA njofton se skanimi ka treguar një lëndim në nyjën e djathtë.

Koha e saktë për mungesën e 35-vjeçarit nuk është caktuar, ndërsa kjo pritet të bëhet e ditur të mërkurën kur do t’u nënshtrohet edhe disa analizave shtesë.

Lëndimi i Yepes është një lajm i hidhur për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili nuk e ka në dispozicion as Alessandro Nestan deri në fund të vitit.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka deklaruara se katalunasit ishin gjithmonë të bindur për fitore ndaj Real Madridit.
Mbretërit u konsideruan favoritë në ‘el Clasico’ për shkak të rekordit prej 15 fitoresh radhazi në të gjitha garat, mirëpo në derbin e të shtunës që shkoi, Blaugranët ishin dominues duke fituar me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu.

“Ne e dinim s mund të fitojmë në Bernabeu. Ndjenja është parë në fushë. Tash duhet ta vazhdojmë këtë rrugë”.

“Ne e dinim për rëndësinë e të fituarit atje, prandaj e arritëm këtë rezultat”, ka thënë 24-vjeçari në një konferencë për media.
Prioritet i Milanit në afatin kalimtar të janarit është transferimi i sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez- ka thënë shefi ekzekutiv i Rossonerëve, Adriano Galliani.
“E di se ka pasur takim në mes të Kia Joorabchian (agjenti i Tevez) dhe Cityt këtë mëngjes (e martë), por nuk e di se cili ishte rezultati”.

“Nëse nuk nënshkruan për një klub tjetër, ne do të presim deri në orën 18:59 të 31 janarit, për ta transferuar atë”, ka deklaruar Galliani për Sky Sport 24.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti i Milanit i ka mohuar spekulimet se kuqezinjtë do ta shesin njërin nga sulmuesit në janar.

“Nëse e transferojmë Tevezin ose ndonjë sulmues tjetër, kjo ndodh për shkak të problemit të Cassanos, por Ibrahimovici, Robinho dhe Pato, nuk janë në shitje”, ka shtuar ai.
Edhe pse e konsideron si mision të pamundur mposhtjen e Barcelonës, ylli i Santosit, Neymar, ka deklaruar se skuadra e tij ka gjasa për ta fituar Kupën e Botës për Klube në Japoni.
Kampionët e Copa Libertadores do ta fillojnë turneun të mërkurën me një përballje ndaj Kashiwa Reysol në gjysmëfinale, ndërkohë kampioni i Evropës në fuqi, Barcelona, do të luajë të enjten kundër Al Sadd.

Ndërkaq, në finalen e të dielës gjasat janë shumë të mëdha të takohen Santosi dhe Barcelona.

“Shikoni, do të jetë sikurse filmi ‘Mision i pamundur’. Është shumë e vështirë, thuajse e pamundur, mirëpo në fund protagonisti gjithmonë arrin të bëjë diçka të madhe dhe ta përfundojë misionin. Kjo është ajo që duhet ta bëjmë ne”, ka thënë Neymar për Globoesporte.
Gennaro Gattuso mund t’i kthehet futbollit në muajin janar- ka thënë agjenti i tij Andrea D’Amico.
Mesfushori i Milanit nuk është duke luajtur që nga muaji shtator si pasojë e një përplasjeje me bashkëlojtarin e tij, Alessandro Nesta, me ç’rast e ka dëmtuar nervin përgjegjës për lëvizjen e syrit, ndërsa sipas parashikimeve, është pritur të mungojë rreth gjashtë muaj.

Mirëpo, duket se 33-vjeçari po rikuperohet më shpejtë sa që është pritur, ndërsa muajin e kaluar ka filluar stërvitjen me skuadrën.

“Stafi mjekësor i Milanit beson se janari mund të jetë muaji i rikthimit të tij”, ka thënë D'Amico për Goal.com Italia.
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, thotë se fitorja 3-1 e Blaugranëve ndaj Real Madridit gjatë të shtunës ishte plotësisht e merituar.
“Fat? Unë isha në stol dhe pashë një ndeshje krejtësisht tjetër, pashë një Barcelonë shumë superiore”.

“Ne pësuam gol pas 30 sekondash dhe kurrë nuk u dorëzuam në lojën tonë”, ka deklaruar argjentinasi.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke menduar të bëjë ofertë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Daily Mail shkruan se Wenger e ka shndërruar francezin në cakun kryesor të listës së tij në mesin e shqetësimeve për të ardhmen e Robin van Persiet, i cili ka kontratë me Topçinjtë edhe 18 muaj dhe ende nuk ka filluar negociatat për një marrëveshje të re në Emirates.

Real Madridi, në anën tjetër, është lidhur me një transferim të Van Persiet dhe holandezi mund të shfrytëzohet në një marrëveshje shkëmbimi me Benzeman.

Wenger është një admirues i kamotshëm i Benzema, i cili ka shënuar 14 gola në 23 paraqitje këtë sezon.
Chelsea raportohet se është duke përcjellë yllin e Milanit dhe ish-dështimin e Manchester Cityt, Robinhon.
The People shkruan se menaxheri i Bluve, Andre Villas-Boas, është i alarmuar rreth mundësisë që braziliani të largohet nga Milani nëse gjiganti italian arrin një marrëveshje për transferimin e Carlos Tevez.

Milani do të tejkalonte kuotën e lojtarëve të huaj nëse nënshkruan me Tevez. Si pasojë një prej lojtarëve të huaj do të duhet të largohet, dhe në mesin e emrave është përmendur edhe Robinho dhe bashkëkombësi i tij, Alexandre Pato, po ashtu një cak i Chelseat.
Menaxheri i Manchtester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai sheh shumë ngjashmëri në mes tij dhe trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho.
Dyshja u bërë miq të afërt gjatë kohës kur Mourinho drejtoi Chelsean, ndërsa ky i fundit shpesh është përmendur edhe si pasuesi i Ferguson te Man United.

“Shikoj te Jose dhe e shoh veten të reflektuar në shumë gjëra që ai bën. Në vitin e parë te Chelsea kur e shihja atë duke vrapuar rreth vijës anësore në Old Trafford, kjo më kujtoi vitin tim të parë te Aberdeen, duke kërkuar, duke ngritur krahët, duke festuar”.

“Ne jemi njerëz. Ne nuk mund t’i fshehim emocionet tona. Ato janë aty, ato janë pjesë e asaj që jemi ne, e karakterit tonë”, ka deklaruar Fergie.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, thotë se Blaugranët nuk kanë dhënë maksimumin në fitoren e të shtunës ndaj Real Madridit.
“Gjithë çfarë kjo ndeshje dëshmoi ishte se Madrid është një rival serioz për titullin e Barcelonës”.

“Ndeshja në Nou Camp nuk do të jetë vendimtare. Titulli do të vendoset nga ekipet të cilat vuajnë më së paku dështimet gjatë sezonit”.

“Kur ishte në avantazh 3-1, Barca nuk kishte më ambicie. Ata duhej të kishin arritur një rezultat të thellë dhe ta bëjnë Real Madridin copë më copë”, ka thënë Cruyff.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është shpallur Lojtari Francez më i Mirë i Vitit.
Forma e Benzemas me gjigantin spanjoll nuk ka kaluar pa u vërejtur as në Francë, ku sulmuesi ka fituar njërin nga çmimet më të çmueshme të vitit.

Sulmuesi ka dalë para mesfushorit të Manchester Cityt, Samir Nasri nga një panel i përbërë nga ish-fituesit të përzgjedhur nga revista France Football, për të fituar titullin e më të mirit të vitit në futboll.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, kërkon të luajë rregullisht, pasi ndihmoi Blutë të fitojnë 2-1 ndaj lideri të Ligës Premier, Manchester City.
“Jo nuk jam i kënaqur të qëndroj në karrige. Nuk është e lehtë. Dua të luaj. Jam në formën më të mirë kur luaj rregullisht dhe isha në një ecuri të mirë të formës, duke shënuar rregullisht, duke luajtur mirë. Por tash disi jam herë lart herë mposhtë, por çfarë të bësh”.

“E kuptoj se tash jam 33-vjeçar, por e di se mund të jap shumë. Kam edhe 18 muaj të mbetura këtu dhe do të jem këtu deri atëherë”, ka thënë Lampard për Sky Sports.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata e kanë ditur se do të mund të mposhten në ndonjë ndeshje.
City kaloi në avantazh të hershëm në Stamford Bridge përmes një goli të shënuar nga Mario Balotelli, por humbi avantazhin që në pjesën e parë pas golit të barazimit të Raul Meireles. Fitoren Bluve ua solli zëvendësuesi Frank Lampard nga penaltia në fund të pjesës së dytë.

“Ne ende jemi në krye. Ne e dimë se ishte një mundësi për të humbur një ndeshje. Por ne shpresojmë se pas kësaj ne do të barazojmë ose fitojmë ndeshjet e mbetura”.

“Lojtarët e Chelseat ishin vërtet të kënaqur pasi na mposhtën neve. Kjo tregon se ne jemi top-ekipi për momentin dhe se të gjitha ekipet dëshirojnë të na mposhtin neve, dhe kjo është e rëndësishme për ne. Ne ia dolëm mirë deri tash dhe duhet të vazhdojmë. Shpresoj se ne mund të vazhdojmë edhe 14 ndeshje pa humbje”, ka deklaruar Mancini për Sky Sports.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se barazimi 1-1 ndaj Romës ishte një ‘rezultat i drejtë’.
“Ishte disi e pazakontë për ne të jemi një gol disavantazh në pjesën e parë, pasi ne bëmë më shumë, derisa Roma krijoi vetëm një rast shënimi”.

“Pas ndeshjes të dyja skuadrat luajtën një ndeshje të hapur dhe besoj se barazimi ishte rezultati i drejtë”, ka thënë Buffon pas ndeshjes.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, thotë se ata janë rikthyer në garë për titull pas fitores ndaj Manchester Cityt.
“Objektivi ynë ishte të ngushtojmë dallimin me liderët sot, dhe ne arritëm ta bëjmë këtë, por ne nuk kemi ndonjë kënaqësi shtesë që jemi ekipi i parë që i mposhtim ata”.

“Ne kemi nevojë të bëjmë detyrën tonë për t’u rikthyer sërish në rrugë të duhur dhe mendoj se kjo edhe po ndodh tash”, ka thënë portugezi për Sky Sports.