Skuadra e Lazios ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Sporting Lisbonës për të siguruar kualifikimin në 1/16 e finales së Europa League.
Me golat e Libor Kozak (42’) dhe Giuseppe Sculli (55’), Lazio triumfoi në Olimpico. Në këtë takim luajti edhe mesfushori kosovar, Lorik Cana.

Me rezultat identik në Grupin D, Cyrihu e ka mposhtur Vasluin, ndërsa realizues ishin Xavier Margairaz (69’) dhe Oliver Buff (90’). Admir Mehmedi luajti nga minuta e parë për skuadrën zvicerane. Sporting Lisbona dhe Lazio e vazhdojnë garën nga Grupi D.

Në kuadër të Grupit E, Besiktasi ka triumfuar me rezultat prej 3-1 përballë Stoke Cityt, ndërsa Dynamo Kyivi dhe Maccabi Tel Aviv kanë barazuar me rezultat 3-3. Nga ky grup kualifikohen Besiktasi dhe Stoke City.

Paris Saint-Germain ka shënuar dy gola të shpejtë nga penaltia në fund të takimin për të fituar me rezultat 4-2 ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për Grupin F. Megjithatë, së bashku me Bilbaon nga ky grup është kualifikuar Salzburgu që ka fituar si mysafir i Slovan Bratislavas me rezultat 3-2.
Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, beson se ai duhet të gjykohet si lojtar në fund të sezonit, e jo në muajt e tij të parë.
“Unë po ndihem mirë dhe kjo është gjëja më e mirë. Vërtet u përshtata për një kohë të shkurtër, pasi jam transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar”.

“Mendoj se në Angli janë lojtarët më të mirë. Kanë forcën, kanë shpejtësinë, nuk mund ta krahasoj me Bundesligën. Aftësia teknike është e njëjtë, por shpejtësia dhe fuqia fizike dallon”, tha Mertesacker.
Sulmuesi i Santosit, Neymar, është ndarë i kënaqur me golin e shënuar për kualifikimin e klubit brazilian në finale të Kupës së Botës për Klube, ku sipas të gjitha gjasave pritet të jetë rival Barcelona.
“Unë kam dashur të godas, por më pas e pash mbrojtësin, kështu vendosa ndryshe dhe në fund shënova”.

“Është e komplikuar të humbasësh ndeshjen e parë, ashtu siç na ndodhi vitin e kaluar. Tani do ta shikojmë Barcelonën. Sa herë luan Barca të gjithë e shikojnë, kjo pasi është ekipi më i mirë në botë”.

“Puyol për mua është mbrojtësi më i mirë në futboll. Unë kam luajtur me të në videolojëra. Do të jetë nder të përballem me të”, potencoi Neymar.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka mohuar se sulmuesi David Villa është vënë në shitje.
Mediat spanjolle kanë spekuluar se sulmuesi i Barcelonës David Villa është para largimit nga Camp Nou, por kështu nuk mendon tekniku katalanas.

“Ata po gënjejnë”, theksoi Guardiola për shtypin spanjoll.

Kontrata e David Villas me Barcelonën skadon në verën e vitit 2014.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka zbuluar se mënyra se si ai e ndali penaltinë e goditur nga Francesco Totti në sfidën derbi të zhvilluar të hënën në Olimpico është rezultat i stërvitjeve të shumta.
Buffon u shpall njeriu i ndeshjes ndaj Romës për Juventusin, pasi ndali një penalti të goditur në mënyrë të fuqishme nga Francesco Totti, pranë rezultatit 1-1.

“Ishte incident i madh. Kur duhet të përballesh me penalti, pak të ndihmon fati, por puna e përditshme me Claudio Filippin në ndërprerje është sekreti se si e ndala këtë penalti”, theksoi Buffon.
Drejtori sportiv i Real Madridit, Miguel Pardeza, ka këmbëngulur se Cristiano Ronaldo është mirë, përkundër kritikave të mëdha pas dështimit në El Clasico.
Ronaldo ishte vërshëllyer nga tifozët e Barcelonës gjatë disfatës turpëruese, duke ngritur pikëpyetje mbi integritetin prej futbollisti të portugezit.

“Cristiano është mirë, ai është lojtar i madh. Ai nuk ka diçka që e dallon nga lojtarët tjerë, prandaj nuk fshihet nga topi dhe gjithmonë përballet me atë që i del përpara pa marrë parasysh rrethanat”, tha Pardeza.
Mbrojtësi i Interit, Yuto Nagatomo, befasoi të gjithë me golin e shënuar ndaj Genoas të martën mbrëma, ndërsa japonezi i ‘vogël’ ka premtuar dhe golin e tretë në tri ndeshje.
“Unë e kam ditur se Alvarez do të harkonte dhe në fakt ai e bëri këtë për mrekulli”.

“Çfarë më thanë bashkëlojtarët? Ata më thanë se isha fantastike pasi unë jam i vogël dhe e kam të pamundur të shënoj me kokë”.

“Unë jam vërtet i kënaqur me golin e dytë brenda tri ditësh, por nuk e kam ndërmend të ndalem, do të shënoj edhe në ndeshjen tjetër ndaj Cesenas”, u shpreh Nagatomo.
Kapiteni i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm mendon se kampioni i Italisë, Milani është shumë i rrezikshëm për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët mund të përballen me Baselin, CSKA Moskën, Lyonin, Marseille, Zenitin dhe Milanin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa kapiteni gjerman nuk e dëshiron as se si përballjen me Milanin.

“Milani mund të jetë kundërshtari më i vështirë. Përndryshe, jemi shumë të relaksuar para shortit”, theksoi Lahm.

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2011/2012 do të zhvillohet në Allianz Arena në Munich.
Legjenda braziliane, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës, Luiz Ronaldo mendon se Blaugranët janë shumë më të mirë se sa rivalët e përbetuar, Real Madridi.
“Më duket se Barcelona e dominoi në tërësi takimin. Ekziston ende diferencë e madhe teknike”.

“Shpresoj se Reali do ta fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Barcelona është ende superiore në aspektin e cilësisë, por Real Madridi mund ta rimarrë kreun të shtunën”, ka thënë Ronaldo.
Sulmuesi i Real Madridit, Jose Callejon ka deklaruar se ekipi i tij është i fokusuar në sfidën ndaj Sevillas ku Los Blancos duhet të fitojnë për t’u rikthyer në krye të klasifikimit në La Liga.
“Ndeshja ishte e vështirë. Ne jemi përballur ndaj një ekipi të divizionit të dytë që na shkaktoi probleme. Ne jemi Real Madridi dhe ne gjithmonë duam të fitojmë. Ne bëjmë gjithë punën tonë. Ne duhet të vazhdojmë kështu”.

“Ne duhet të përqëndrohemi në ndeshjen e ardhshme në La Liga. Ne kemi një ndeshje më pak dhe kërkojmë të fitojmë në Sevilla për të qenë liderë”, tha Callejon.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka qetësuar tifozët e klubit anglez, duke thënë se ekipi do të rikthehet shpejtë madje duke e mposhtur Arsenalin në ndeshjen e radhës.
“Pas 15 ndeshjeve ne jemi në krye, me dy pikë më shumë se United. Sezoni është i gjatë, ne e kemi thënë këtë edhe më parë. Ne jemi mjaft të fortë për të filluar së fituari përsëri dhe një rezultat nuk ndryshon asgjë”.

“Ne e dimë se se nëse duam të fitojmë duhet të vazhdojmë të luajmë mirë, ashtu sikurse ndaj Chelseat. Ne nuk e kemi problem të kthehemi. Ne luajmë ndaj Arsenalit të dielën. Në këtë moment, Arsenali po luan shumë mirë. Do të jetë vështirë, por ne duhet të fitojmë”, tha Mancini.
Barcelona është duke punuar në marrëdhëniet me Santosin gjatë Kupës së Botës për Klube në Japoni për t’u afruar sa më shumë drejt një transferimi të Neymar.
Barcelona është e vendosur që ta fitojë luftën për Neymar dhe shpreson që ta fitojë avantazhin ndaj Realit këtë javë kur Blaugranët takohen me gjigantët brazilianë.

Raul Sanllehi është duke e kryesuar operacionin në Japoni, i cili ka filluar nga dje. Negociatat e filluara më herët gjatë vitit pritet që të vazhdojnë gjatë javës, me Barcën të vendosur për ta transferuar 19 vjeçarin.
Përderisa zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani ka mohuar se Pato është në shitje, sportivja katalanase Sport shkruan se Silvio Berlusconi po përgatitet që të përfitojë nga largimi i brazilianit.
Nga shitja Paton nuk do ta shpëtojë as marrëdhënia e tij emotive me vajzën e Berlusconit, Barbara, teksa Silvio është duke përgatitur reformimin e madh të skuadrës verën e ardhshme.

Chelsea, Arsenali dhe Manchester City janë ekipet më të interesuara për shërbimet e superyllit brazilian.
Chelsea është duke e shqyrtuar një marrëveshje shokuese të shkëmbimit të sulmuesit Fernando Torres me atë të Barcelonës, David Villa.
Daily Mail shkruan se Villa është lidhur me një kalim te Aston Villa nga mediat spanjolle, por në të vërtetë Chelesa është destinacioni më i mundshëm për spanjollin.

Një shkëmbim i Villas me Torresin do t’i ofronte shumëanshmëri taktike Guardiolës, i cili shfrytëzon Cesc dhe Messin si sulmues të rrejshëm, pa pasur alternativa tjera që pas largimit të Ibrës drejt Milanit.
Klubi nga Katari, Al Sadd, dëshiron që FIFA t’i lejojë ata të nxjerrin 16 lojtarë në fushë për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Botërore të Klubeve, që zhvillohet nesër në Japoni.
“Kam një plan. Nëse ata pajtohen me kërkesën time që të na lejohet të nxjerrim 15 ose 16 lojtarë në fushë, mendoj se kemi një shans!”, ka deklaruar trajneri uruguaian i Al Sadd, Jorge Fossati.

Barcelona, që do të tentojë të fitojë titullin e dytë të Kampionit Botëror në nivel klubesh, pritet me lehtësi ta mposhtë kampionin e Azisë dhe të kualifikohet për në finale. Biletën për finalen e të dielës tashmë e ka siguruar kampioni i Brazilit, Santos, pasi mposhti me rezultat 3-1 kampionin e Japonisë, Kashiwa Reysol.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se katalanasit janë të vendosur ta fitojnë Kupën Botërore të Klubeve dhe ka siguruar se ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale të së enjtes kundër Al Sadd.
“Ne do të jemi të gatshëm. Nuk është lehtë të adaptohesh me një orar të ri? Gjithçka është ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar në Spanjë, por përpiqemi të flemë mirë dhe nesër të jemi të gatshëm të garojmë”.

“Mezi presim ndeshjen gjysmëfinale. Unë ndjehem shumë mirë. Po kaloj një moment të mirë. Kur gjërat shkojnë mirë me ekipin, gjërat shkojmë mirë edhe me lojtarët. Ne të gjithë duam t’ia dalim mirë në Kupën Botërore të Klubeve dhe dëshirojmë ta fitojmë këtë titull”, ka thënë Iniesta.
Raul Meireles ka porositur bashkëlojtarin e tij te Chelsea, Didier Drogba, të mos largohet nga klubi londinez.
“Drogba është kyç për këtë ekip. Ne kemi nevojë për Didier dhe për golat e tij. Ai shënoi dy herë kundër Valencias javën e kaluar dhe një tjetër kundër Newcastle dhe në të dyja rastet ai shfaqi kualitetet e tij në momentet vendimtare”.

“Ai do të shtojë gjasat tona për të fituar titullin. Ne të gjithë kemi folur në dhomën e veshjeve dhe sfida jonë tash është të sigurojmë çdo pikë të mundshme në shtëpi deri në fund të sezonit”, ka thënë Meireles.
Gianni De Biassi është zgjedhur trajneri i ri i kombëtares shqiptare në futboll dhe do t’i drejtojë kuqezinjtë deri në vitin 2014.
Sipas mediave në Shqipëri, kontrata tashmë është nënshkruar në mes të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dhe trajnerit italian, i cili do të synojë të kualifikojë Shqipërinë në Botërorin 2014.

Me konfirmimin e kësaj marrëveshje FSHF pritet të bëjë të ditura edhe detajet tjera të kontratës.

De Biassi gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar disa skuadra italiane si Modena, Brescia, Torino dhe Udinese. Kjo është hera e parë që De Biassi zgjidhet trajner i një ekipi kombëtar.
Kampioni i Amerikës Jugore, Santos, ka mposhtur me rezultat 3-1 kampionin e Japonisë, Kashiwa Reysol, për të siguruar biletën për në finalen e Kupës Botërore të Klubeve.
Pasi fillimisht goditi shtyllën në minutat e para të ndeshjes, Neymar ishte ai që kaloi në avantazh brazilianët me anë të një supergoli në minutën e 20-të të ndeshjes. Santos shumë shpejt (24’) arriti të dyfishoi epërsinë me anë të Borges, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Pjesa e dytë filloi në të mirë të japonezëve, të cilët dhjetë minuta pas pauze arritën të ngushtojnë epërsinë në 2-1 me anë të Hiroki Sakai (55’). Por brazilianët nuk lejuan befasi dhe shumë shpejt rikthyen avantazhin prej dy golash me anë të Danilo Silva, që ishte edhe goli i fundit në ndeshje.
Në gjysmëfinalen tjetër, që zhvillohet nesër në mesditë sipas orës evropiane, Barcelona do të përballet me skuadrën nga Katari, Al Sadd. Finalja është në plan të zhvillohet të dielën, më 18 dhjetor.
Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Ince, beson se afati kalimtar vjen mu kohën kur klubi ka nevojë për të.
United zbuloi të martën se mesfushori Darren Fletcher do të marrë një pushim të zgjatur nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore. Me mesfushorët tjerë si Anderson dhe Tom Cleverluy që janë jashtë fushe dhe mbrojtësin Nemanja Vidic po ashtu të lënduar, Ince beson se Luka Modric mund t’i interesojë trajnerit Sir Alex Ferguson.

“Mendoj se ata kanë nevojë për kreativitet në mesfushë, humbja e Paul Scholes ishte një humbje e madhe. Ju më nuk do të gjeni lojtari si Roy Keane ose Bryan Robson, këta nuk janë më”.

“Loja ka ndryshuar që atëherë dhe ju nuk i gjeni karakteret e tilla, andaj Ferguson duhet të shikojë në një mënyrë tjetër si ta kontrollojë mesfushën dhe mendoj se mund të gjejë kreativitet te dikush si Luka Modric ose Andres Iniesta, ata janë lojtarët që unë do t’i shikoja”, ka thënë Ince për BBC.
Trajneri i Tottenham, Harry Redknapp, është duke eksploruar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e padëshiruar të Manchester Cityt, Carlos Tevez.
The Sun shkruan se Spursat kanë bërë gati një ofertë në vlerën e 20 milionë funteve për argjentinasin, i cili mund të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te City, Emmanuel Adebayor, në White Hart Lane.

“Në Tottenham mendohet se një marrëveshje si kjo mund të jetë gjëja më e madhe që kur ata nënshkruan me Jurgen Klinsmann. Përfundimisht ka një interesim. Pengesa më e madhe do të jetë nëse City është i gatshëm ta shesë atë te një skuadër që shihet si rivale për titull”, ka deklaruar një burim nga klubi londinez.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores 1-0 ndaj Genoas në Serie A.
“Ishte një test i rëndësishëm në një fushë të vështirë. Ne kemi nevojë të fitojmë ndeshje si kjo. Ne nuk rrezikonim asgjë dhe ne ishim po ashtu të rrezikshëm shumë herë”.

“E rëndësishme ishte që pamë një Inter i cili dinte si të luajë ndeshjen e vet”, ka thënë Zanetti.

Interi tash pozicionohet i shtati në tabelën e Serie A me dhjetë pikë prapa liderit, Juventusit.
Chelsea e ka vendosur Fernando Torres në listën e shitjeve për 20 milionë funte dhe është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat që në afatin kalimtar të janarit, shkruan The Daily Mail.
Andre Villas-Boas raportohet se është duke menduar ta heqë qafe spanjollin madje edhe në huazim, pasi ka vendosur t’i shkurtojë humbjet duke hequr pagën e tij prej 150 mijë funte në javë.

Torres ka dështuar të gjejë formën e tij që nga transferimi në Stamford Bridge në janarin e kaluar nga Liverpooli për një shumë prej 50 milionë funte dhe që atëherë ka shënuar vetëm tre gola në ligë.

Ardhja e Juan Mata nga Valencia dukej sikur do t’i ndihmonte atij, pasi ai shënoi kundër Manchester United dhe Swansea, edhe pse të dyja ndeshjen shkuan keq, me një rast të humbur në Old Trafford dhe një karton të kuq ndaj Swansea.

Me Didier Drogba të rikthyer dhe me Daniel Sturridge që po dëshmon veten, pavarësisht largimit të Nicolas Anelkas drejt Kinës, duket se periudha e pakëndshme e Torres në Londër mund të përfundojë së shpejti.
Legjenda e Milanit, Billy Costacurta, ka lavdëruar trajnerin e Interit, Claudio Ranieri, pas fitores së mbrëmshme ndaj Genoas.
Costacurta mendon se ishin taktikat e aplikuara nga Ranieri, ato të cilat e fituan ndeshje ne mbrëmshme.

“Yuto Nagatomo më befasoi dhe vërtet bëri një punë të mirë në të dyja fazat. Por Ranieri bëri disa ndryshime të përkryera duke inkuadruar (Ricky) Alvarez, ai vërtet duhet të duartrokitet”, ka thënë Costacurta.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, mendon se gara për titull është shumë e hapur këtë sezon.
Shumica mendojnë se titulli i Ligës Premier do të jetë një garë në mes të dy klubeve nga Manchesteri, Cityt dhe United, por Villas-Boas ka tjetër mendim.

“Kurrë nuk ka pasur kaq shumë ekipe që garojnë për titull. Manchester City është duke garuar për titull, Tottenhami është duke garuar, Liverpooli është i fuqishëm dhe qëndrueshëm me fitoren që e shënoi këtë javë, dhe Arsenali po rikthehet nga vdekja”.

“Ne jemi duke ndjekur, shtatë pikë prapa, por ne kemi nevojë të vazhdojmë të performojmë”, ka thënë portugezi.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i kënaqur me fitoren 2-0 në Kupën e Mbretit ndaj skuadrës Ponferradina.
“Në bëmë një paraqitje serioze dhe bëmë një hap të rëndësishëm përpara në këtë sfidë, edhe pse do ta luajmë ndeshjen e kthimit në shtëpi. Të gjithë djelmoshat e bënë punën si duhet”.

“Ponferradina kërkonte të shënojë, e zhvendoste vijën në sulm dhe ne e shfrytëzuam këtë për të bërë një hap përpara dhe për të qenë më të relaksuar. Prita një fitore 1-0 ose 2-0 kundër një skuadre mirë të organizuar që dëshmoi se di të luajë futboll”, ka deklaruar Mourinho.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar se Alexandre Pato është në rrugë drejt largimit nga San Siro.
“Nuk ka asnjë shans që Pato të largohet. Nëse Tevez nënshkruan, atëherë kjo është sepse Cassano ka probleme të cilat tashmë i dimë të gjithë. Pato, Robinho dhe Zlatan Ibrahimovic janë të paprekshëm”.

“Ky nuk është një moment shkëlqimi për të, por Pato është Pato. Ai shënon afërsisht një gol në çdo dy ndeshje. Nuk ka problem me Paton”, ka përsëritur Galliani.
Zikaltrit kanë shënuar fitore minimale, por mjaft të rëndësishme kundër Genoas në Stadio Comunale Luigi Ferraris, ku u zhvillua ndeshja e mbetur nga java e 11-të.
Pas një harkimi të Ricardo Alvarez, Yuto Nagatomo kërceu më lartë se të gjithë duke e lënë pa shpresë portierin Frey (67’).

Në vazhdim nuk pati gola të tjerë, ndërsa Interi rrëmbeu tre pikë mjaft të rëndësishme për ta forcuar pozicionimin e vet në tabelë.

Aktualisht, Nerazzurët kanë 20 pikë dhe gjenden në vend të shtatë me pikë të barabarta me Palermon që gjendet një pozitë më lartë, ndërsa diferenca me liderin Juventus, është dhjetë pikë.