Skuadra angleze Tottenham është eliminuar nga Europa League, përkundër fitores së lartë në udhëtim te Shamrock Rovers, pasi nga ana tjetër Rubin Kazan nxorri një barazim te Paoku në Greqi, duke bërë që dy skuadrat e fundit të kualifikohen.
Nuk mjaftuan golat e Pienaar, Townsend, Defoes dhe Kanes që Tottenhami të kualifikohej, në stadiumin e Shamrock ku ishin të pranishëm rreth 8500 shikues.

Nga ana tjetër Paoku ka ndalur në barazim Rubin Kazanin që bëri që të dyja ekipet të kualifikohen, Paoku si lider me 12 pikë, Rubini me 11 pikë në vendin e dytë dhe Tottenhami arriti vetëm vendin e tretë me 10 pikë.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, mendon se anësori holandez, Arjen Robben, është lojtari kryesor i klubit bavarez, ndërsa shton se atij duhet t’i ofrohet rinovimi.
“Ne kemi nevojë për një top lojtar sikurse Robben. Personalisht, unë do të këshilloja klubin që t’ia ofrojnë atij një rinovim”.

“Ai është lojtar që vërtet mund ta bëjë diferencën. Unë kam një ndjenjë se ekziston tendenca në klub për t’ia ofruar atij rinovimin”, deklaroi Heynckes për Kicker.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka mbrojtur legjendën Giallorose, Francesco Totti, duke thënë se kritikat ndaj tij e kanë lënë tejet të ofenduar, ndërsa kjo ishte dhe arsyeja prapa shpërthimit të tij emocional.
“Disponimi i keq i Tottit? Problemet e tij janë edhe të miat dhe ne duhet të tentojmë t’i injorojmë kritikat që nuk kanë kurrfarë lidhje”.

“Unë kam lexuar gjëra absurde për profesionalizmin e tij, që është absolutisht i pa beuseshëm për mendimin tim. Ai ka bërë aq shumë për këtë klub. Fjalët që i janë thënë pas penaltisë së humbur e kanë bërë edhe më të frustruar. Ne kemi shumë më pak autoritet nga sa mendojnë njerëzit. Ne nuk jemi ata që vendosim për transferimet e reja. Kjo është punë e drejtorit sportiv”, u shpreh De Rossi.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka thënë pas lëndimit të sulmuesit spanjoll, David Villa, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube se drejtuesit e klubit katalanas ende nuk e kanë menduar zëvëndësuesin e Villas.
“Ne do të presim për atë që do të na thonë mjekët. Teste të mëtutjeshme mjekësore pritet të bëhen për të përcaktuar kohën e tij të riaftësimit”.

“Zëvëndësues për Villasn? Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarit, gjithçka tjetër vjen më pas”, tha Zubizarreta.
Juventusi ka bërë një ofertë zyrtare për rebelin e Manchester Cityt, sulmuesin Carlos Tevez.
Guardian shkruan se Juventusi ka nisur bisedime zyrtare me Manchester Cityn për ta transferuar Tevezin, ndodhi kjo pas një serie të telefonatave mes Roberto Mancinit dhe drejtorit të Juves, Pavel Nedved.

Legjenda e Juventusit, Nedved ka biseduar disa herë me Mancinin për të inicuar fillimin e bisedimeve për argjentinasin. Juventusi ka bërë gati 21 milionë funte për Tevez, por City po shpreson të përfitojë më shumë, pasi po ka interesim serioz edhe nga Milani dhe PSG.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë një listë të shkurtër të kandidatëve të cilët mund ta zëvëndësojnë Jose Mourinhon në rast të largimit të portugezit në qershorin e vitit të ardhshëm.
Florentino e konsideroi nënshkrimin me Mourinhon si vendimin më të mirë në karrierën e tij, por mediat spanjolle shkruajnë se Florentino Perez është i frikësuar se Mourinho do të largohet në fund të sezonit, pasi ishte portugezi që i premtoi presidentit të Interit, Massimo Moratti, një qëndrim afatgjatë te Interi, një gjë që nuk ndodhi pasi Mourinho e la Interin në ‘lloq’ pas dy vitesh qëndrimi.

Dhe, Florentino Perez nuk dëshiron ta përjetojë krizën të cilën është duke e shijuar Interi për momentin dhe për këtë arsye ka përpiluar një listë të trajnerëve zëvëndësues të Mourinhos. Lista konsiston nga strategë si Carlo Ancelotti që është në krye, Arsene Wenger dhe Rafa Benitez.
Asi i Chelseat, Didier Drogba i ka bërë thirrje super sulmuesit të Santosit, Neymar, që të transferohet te klubi londinez.
Neymar është synimi kryesor i Chelseat, por konkurrenca është e fortë nga Real Madridi dhe Barcelona.

“Ai është lojtari më i mirë në Brazil, ishte i nominuar për topin e artë deri në ditët e fundit. Ai duhet të vvijë në Evropë dhe të shohë se sa mirë është këtu dhe të tregojë se komplimentet për të janë të vërteta”, tha Drogba.
Chelsea është tepër i interesuar që të transferojë sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain, për një shumë prej rreth 30 milionë funtesh.
Daily Star shkruan se Chelsea ka bërë gati 30 milionë funte për sulmuesin fantastik argjentinas që shpesh po e shijon pankinën te Reali.

“Higuain është i pakënaqur që po lihet në pankinë vazhdimisht. Ai dëshiron të luftojë për titull, por ishte në pankinë ndaj Barcelonës në fundjavë kur Real Madridi humbi me rezultat 3-1 dhe ai e di se ku e ka vendin tani. Ai do të ishte i interesuar për atë që do t’i ofronin njerëzit”, theksoi një burim i tabloidit.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva e ka bërë të qartë se ai nuk po mendon për t’u larguar nga Milani dhe ka zbuluar se ai dëshiron të qëndrojë te klubi aktual edhe për shumë vite të tjera.
“Unë dua të mbes këtu deri në fund të kontratës që skadon në vitin 2016 dhe më pas dua të rinovoj edhe për katër vite të tjera”.

“Unë shpresoj që Adriano Galliani ta lexojë këtë deklaratë dhe të di se çfarë të bëjë më tutje”, tha Thiago Silva.
Drejtori i Arsenalit, Peter Hill-Wood është i bindur se sulmuesi, Robin Van Persie do të rinovojë kontratën me klubin nga Emirates.
“Mendoj se Robin Van Persie dëshiron të qëndrojë. Ai duket shumë i lumtur”.

“Asgjë nuk është biseduar, edhe pse sigurisht ne duam që ai të qëndrojë. Ai nuk dëshiron të flasë për rinovimin e kontratës tani dhe kjo është në rregull për ne”, tha Hill-Wood.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka thënë se sulmuesi Fernando Torres nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit ose gjatë verës.
Spanjolli erdhi për 50 milionë funte nga Liverpooli gati 12 muaj më parë dhe ka shënuar vetëm pesë gola gjatë kohës së tij në Stamford Bridge. Ai qëndroi në stol në ndeshjet e fundit, që ishte shkas për spekulimet rreth një largimi të tij.

“Fernando Torres nuk është në shitje për asnjë çmim, as tash as gjatë verës”, ka qenë i shkurtë dhe i qartë strategu portugez para gazetarëve.
David Villa ka marrë një lëndim serioz gjatë ndeshjes së sotme gjysmëfinale të Kupës Botërore të Klubeve kundër Al Sadd dhe mund të mungojë në kampionatin evropian Euro 2012.
Sulmuesi spanjoll ishte startues në ndeshjen e zhvilluar në Japoni, por u detyrua të largohet pas 39 minutash.

Ai është dërguar menjëherë në spital për ekzaminime dhe Barcelona tash ka konfirmuar përmes Twitter se Villa ka thyerje në këmbën e majtë.

Nuk dihet saktësisht sa gjatë Villa do të jetë jashtë fushe, por pritet që rikuperimi tij të zgjatë deri në gjashtë muaj, që e vendos në dyshim paraqitjen e tij në Euro me Spanjën. Villa do t’u nënshtrohet testeve shtesë, para se të merret një vendim rreth trajtimit të tij.

Barcelona ishte në avantazh 1-0 ndaj Al Dadd kur Villa u detyrua të largohet nga ndeshje. Barca në finalen e të dielës do të takohet me Santos.
Cristiano Ronaldo raportohet se është i pakënaqur te Real Madridi dhe synon një rikthim në Angli.
Ronaldo është tronditur nga fishkëllimat e fansave të Realit gjatë disfatës nga Barcelona në El Clasicon e të shtunës. Portugezi kaloi të dielën i mbyllur në shtëpi me familjen e tij, i tronditur nga reagimi i ashpër i tifozëve.

Sport tash shkruan se Ronaldo seriozisht është duke menduar të largohet nga Reali në fund të sezonit për t’u kthyer në Angli.

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour, kishte bërë një ofertë të mahnitshme vitin e kaluar, që ishte refuzuar nga Real Madridi. Edhe ish-klubi i tij, Manchester United, po ashtu mund të jetë i gatshëm ta rikthejë portugezin.
Barcelona është kualifikuar për në finalen e Kupës Botërore të Klubeve pasi mposhti kampionin e Azisë, Al-Sadd, me rezultat 4-0.
Kampionët e Spanjës dhe Evropës dominuan ndeshjen duke krijuar raste të shumta, dhe arritën të gjejnë rrejtën katër herë.

Goli i parë i Blaugranëve erdhi pas një gabimi qesharak të mbrojtjes së Al-Sadd, kur Adriano shfrytëzoi një keqkuptim mes të mbrojtësi Belhadj dhe portierit të skuadrës, Mohamed Saqer.

Në fund të pjesës së parë mbrojtësi brazilian shënoi edhe golin e tij të dytë, pas edhe një gabimi tjetër të portierit kundërshtar.
Edhe pjesa e dytë e ndeshjes solli dy gola për evropianët. Në minutën e 64-të Seydou Keita trefishoi epërsinë me Lionel Messi që ishte arkitekt i golit, ndërsa në minutën e 81-të, Maxwell vulosi rezultatin duke shënuar golin e katërt për Barcelonën.
Të zgjedhurit e Pep Guardiolës në finalen e Kupës Botërore të Klubeve do të përballen me kampionin e Brazilit, Santos, që në gjysmëfinalen e djeshme mposhti kampionin e Japonisë, Kashiwa Reysol me rezultat 3-1.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të nënshkruajë me një mbrojtës të ri të krahut të djathtë në afatin kalimtar të janarit.
Mourinho nuk pajtohet me drejtuesit e Realit të cilët e vlerësojnë skuadrën e tij aktuale si më të mirën të cilën ata e kanë pasur në kohët moderne. Ai mendon se Realit ende i mungon diçka, me një mbrojtës të djathtë si prioritet.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Kyle Walker, dhe ai i Liverpoolit, Glen Johnson, që të dy janë përmendur si transferime të mundshme për Mourinhon në afatin kalimtar dimëror.
Alban Bunjaku Mesfushori i Arsenalit, Alban Bunjaku, shpreson se ai do të ketë rast të depërtojë në ekipin e parë të klubit londinez këtë sezon.
Kosovari 18-vjeçar, i cili është lindur në Londër, synon të bëhet një lojtar i rregullt për skuadrën rezervë si dhe të fitojë rastin për të debutuar në ekipin e parë.

“Ende nuk jam stërvitur me rregull me ekipin e parë, por do të më pëlqente të fitoj një shans këtë sezon. Besoj se do t’ia dal mirë, besoj se jam mjaft i mirë dhe shpresoj se nëse vazhdoj të luaj siç po bëj për momentin, shansi im do të vijë”, ka thënë mesfushori shqiptar.

Bunjaku, i cili ka shënuar 9 gola në 20 ndeshje për ekipin U-18 të Arsenalit, ka zbuluar se model për të është bashkëlojtari i tij, Abou Diaby.

“Ai është shumë i talentuar por ka pasur shumë probleme me lëndimet, ai vështirë fiton rast për të luajtur disa ndeshje radhazi para se një lëndim tjetër ta nxjerrë jashtë, por çdo herë që e shoh atë në stërvitje, ai është gjithmonë pozitiv dhe e admiroj për këtë”, ka shtuar Bunjaku.
Kaka thotë se fitorja ndaj Sevillas gjatë vikendit është vendimtare për sezonin e Real Madridit.
Real Madridi synon të rikthejë kreun gjatë të shtunës, pasi e humbi atë në El Clasico ndaj Barcelonës. Dy gjigantët tash kanë pikë të barabarta, por Barca, që ka një ndeshje më shumë, për momentin mban kreun për shkak të diferencës më të mirë të golave.

“Fitorja ndaj Sevillas është e rëndësishme për ne pasi u mposhtëm në Clasico. Ne jemi të ngazëllyer që do të luajmë në Sevilla dhe duam të rikthehemi në krye të tabelës sërish”, ka thënë Kaka.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se është i zhgënjyer me formën e Alexandre Patos këtë sezon.
“Pato është një lojtar i madh i cili së fundi nuk e ka dëshmuar veten në potencialin e tij të plotë. Në futboll ju keni nevojë për gola për të fituar dhe për të shënuar, ai duhet të jetë më afër zonës së penaltisë”, ka thënë Berluisconi.

Komentet e Berlusconit shtojnë edhe më shumë spekulimet tashmë ekzistuese për një shitje të Patos, i cili së fundi u tha se mund t’i ofrohet Manchester Cityt në shkëmbim për të kërkuarin nga Rossonerët, Carlos Tevez.
Barcelona dhe Real Madrid kanë përjashtuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Daily Mail shkruan se dy gjigantët spanjollë nuk janë të interesuar për një transferim të spanjollit.

Pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e David Villas, trajneri Pep Guardiola thotë se ai nuk është në shitje dhe mendon se nuk do të ketë ndryshime në repartin e sulmit në Camp Nou.

Edhe Real Madridi nuk mendon se Torres do të ishte zgjidhja më e mirë. Jose Mourinho ka zgjidhje në repartin e sulmit, ndërsa edhe e kaluara e Torres me rivalin e qytetit, Atletico Madrid, do të ishte një pengesë që ai të transferohet në Bernabeu.

Dy rivalët e La Ligës, Barcelona dhe Real Madridi, më shumë kanë fokusuar shikimin kah ylli i Santos, Neymar.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i ngazëllyer me ndikimin e trajnerit Jose Mourinho në skuadër dhe e sheh caktimin e tij si vendimin më të mirë të marrë ndonjëherë.
“Këtë vit, ekipi është përmirësuar dukshëm. Ne ishim të dytët në La Liga dhe ishim shënuesit më të mirë në kampionat”.

“Ne arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të parën herë pas tetë vitesh. Cristiano Ronaldo fitoi Këpucën e Artë dhe ishte shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në La Liga; Casillas morri Dorëzën e Artë; Mourinho fitoi Trajnerin më të Mirë të Vitit 2010 nga FIFA dhe ne fituam Kupën e Mbretit”.

“Ishte një ndeshje historike në të cilën Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores dhe shumë persona e shohin atë si finalen më të mirë në histori të turneut. Të gjithë Madridistët e dëshironin atë trofe”.

“Një prej vendimeve më të mira që kam marrë si President ishte nënshkrimi me Jose Mourinhon. Përveç meritave të tij të mëdha, ai ka dëshmuar se kurrë nuk dorëzohet, pavarësisht prej madhësisë së sfidës. Ai na stimulon dhe na bën më të fuqishëm”, ka thënë Perez.