Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri është i bindur se faza e eliminimit direkt me ndeshjen e parë ndaj Chelseat nuk do të jetë aspak e lehtë pasi i konsideron anglezët shumë të fortë.
“Chelsea është një prej ekipeve më të forta në Evropë dhe pas një periudhe të krizës po e gjen vazhdimsinë me fitoret”.

“Ata së fundmi kanë mposhtur Manchester Cityn që po e dominon Ligën Premier. Ne e kemi ndeshjen e parë në shtëpi, kurse sfida në Stamford Bridge do të jetë vendimtare për kualifikimin. Ne duhet të jemi të përkryer”, ka thënë Mazzarri.
Pasojat në rast se Luis Suarez shpallet fajtor për akuzat raciste ndaj Patrice Evras mund të jenë shumë më të mëdha se sa vet sulmuesi uruguaian mund t’i ketë planifikuar.
Daily Mail shkruan se pronari i Liverpoolit, John Henry i ka dhënë përkrahje të plotë menaxherit Kenny Dalglish dhe problemeve disiplinore të Luis Suarez, por si duket moraliteti i manjatit amerikan është më i madh se vet dashuria për klubin.

Siç shkruan një kolumnist i Boston Globe, njëkohësisht observues i John Henryt, Dan Shaughnessy, mendohet se Henry mund ta sanksionojë me masa tjera disiplinore sulmuesin kryesor të The Reds po që se shpallet fajtor për fyerjet raciste ndaj Patrice Evras, pasi Henry është admirues i paqes dhe thirrjeve anti-raciste.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka hedhur poshtë sugjerimet se Los Blancos janë në krizë pas disfatës nga Barcelona në El Clasico.
“Nëse fitojmë te Sevilla të shtunën, atëherë do të shikojmë në të ardhmen me më shumë shpresë. Humbja nga Barcelona do të jetë gjë e vogël për të më brengosur para vitit të ri, pasi shpresoj që të jemi liderë”.

“Ne duhet ta harrojmë Barcelonën deri nië prill. Në 17 ndeshjet e fundit ne i kemi fituar 16 prej tyre. Për cilën krizë po flisni?”, deklaroi Perez.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se ekipi i tij duhet të jenë në formën më të mirë për të mposhtur Arsenalin në ndeshjen e radhës së Ligës së Kampionëve.
Pasi përfunduan të dytët në grupin H prapa Barcelonës, Rossonerët u caktua të përballen me Arsenalin në ndeshjen e ardhshme eliminuese të garës evropiane, në shortin e sotëm të hedhur në Nyon.

“Arsenali është një rival i vështirë, një ekip që ka gjithçka për t’ia dalë mirë në Ligën e Kampionëve. Në shkurt ne do të jemi të gatshëm. Arsenali është një skuadër e nivelit tonë”, ka deklaruar Allegri.
Skuadrat angleze të Ligës së Kampionëve, Arsenali dhe Chelsea, janë caktuar përballë dy skuadrave italiane, Napoli dhe Milan.
Debutuesi i Ligës së Kampionëve, Napoli, i cili arriti të eliminojë liderin e Ligës Premier në fazën e grupeve, Manchester City, do të ketë punë jo më pak të lehtë edhe në fazën e eliminimit, pasi do përballet me skuadrën angleze, Chelsea.

As Milani nuk do ta ketë të lehtë. Pasi përfundoi i dyti në grup, pas Barcelonës, Rossonerët tash do të duhet të luftojnë me Arsenalin për një vend në çerekfinale të garës më të madhe evropiane.

Dy skuadrat spanjolle të mbetura në garë, të cilët sipas shumë ekspertëve shihen edhe si favoritët kryesorë, do të kenë disa sfida më të lehta.

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Barcelona do të përballë me Bayer Leverkusen në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, derisa Real Madridi do të ketë përballë CSKA Moskën.

Shorti për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka sjellë edhe disa sfida të tjera intersante.

Ish-kampioni i Evropës, Inter, do të ndeshet sërish me një skuadër franceze, Olimpique Marseille, pasi në fazën e grupeve pati përballë kampionin e Francës, Lille.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me Baselin do të përballen me Bayern Munich. Nëse arrin deri në finale, gjiganti gjerman mund të bëhet ekipi parë që luan në fushë të vet në një finale të Kupës Evropiane që kur Roma e bëri këtë në vitin 1984.

Një sfidë më pak atraktive do të jetë ajo në mes të Zenit St Petersburg dhe Benfica.

Skuadrat të cilat përfunduan të parat në grupe ndeshjet e para që zhvillohen më 14/15 dhe 21/22 shkurt do t’i luajnë në udhëtim, ndërsa në ndeshjet e kthimit që zhvillohen më 6/7 dhe 13/14 mars, do të luajnë si nikoqirë.

Ndeshjet e para bazuar në shortin e hedhur sot do të jenë këto:
Lyon – APOEL
Napoli - Chelsea
Milan - Arsenal
Basel - Bayern Munich
Bayer Lverkusen – Barcelona
CSKA Moska - Real Madrid
Zenit – Benfica
Marseille – Inter.

Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do së zhvillohet më 19 maj në Fußball Arena të München.
Ka përfunduar dhe faza grupore e Europa League, ndërsa para shortit që do të tërhiqet të premtën, kemi mësuar emrat e të kualifikuarve sonte mbrëma.
Sonte mbrëma u kualifikuan edhe Udinese me një barazim ndaj Celticut, Braga me barazim ndaj Club Brugge, kurse me golaverazh më të mirë tutje kaloi AZ Alkmaar. Vlen të përmendet se deri tani në garant evropiane janë treguar ekipet nga Italia, të cilët nga pesë ekipe në Ligën e Kampionëve dhe Europa League, që të pestat do t’i ketë në fazat e mëtutjeshme.

Të gjitha skuadrat e kualifikuara për fazën e eliminimit direkt të Europa League:

Paok
Rubin Kazan
Standard Liege
Hannover
PSV
Legia
Sporting Lisbona
Lazio
Besiktas
Stoke City
Athletic Bilbao
Salzburg
Metalist Kharkov
AZ Alkmaar
Club Brugge
Braga
Atletico Madrid
Udinese
Schalke
Steaua
Twente
Wisla Krakow
Anderlecht
Lokomotiv Moska
Manchester City
Trabzonspor
Manchester United
Ajax
Valencia
Olympiacos
Porto
Viktoria Plzen
Francesco Totti, legjenda e gjallë e Romës ka siguruar tifozët Giallorosë se ai do të qëndrojë në klub, pavarësisht kritikave të drejtuara kah ai.
“Unë mund të konfirmoj se jam ofenduar në rrugë, nga njerëz që nuk ishin tifozë të Lazios, por mund ta qetësoj situatën: Unë do të qëndroj te Roma”, theksoi Totti.

Së fundmi ishin drejtuar kritika të ashpra drejt Tottit se aspak nuk është serioz me ekipin dhe se nuk po e merr rolin e liderit në krizën e madhe që ka kapluar klubin romak.