Real Madridi ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në transfertë te Sevilla me rezultat 6-2, për t’u rikthyer në maje të tabelës së La Ligës.
Ishte menduar se Real Madridi do të kishte vështirësi në këtë takim, por në fakt ndodhi e kundërta.

Fillimisht Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave (10’) për 1-0, para se Jose Callejon (37’) të shënonte për 2-0.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Cristiano Ronaldo nga distanca realizoi një supergol (41’) për të heshtur të gjithë të pranishmit në stadium. Vërtet ky është një prej golave më të mirë të sezonit deri më tani në La Liga, thjesht, bukur, pastër!

Pranë rezultatit 3-0, në minutën e 44 Pepe prish planet e Mourinhos me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë keq ekipin për pjesën e dytë.

Por, kështu nuk mendoi Angel Di Maria që në minutën e 66-të vulosi fatin e takimit me golin për 4-0. Jesus Navas realizoi për 4-1, para se Manu të përjashtohej dhe numri i lojtarëve në fushë të barazohej.

Cristiano Ronaldo e shënoi hettrikun për të heshtur kritikët në minutën e 86-të nga penaltia, përderisa Hamit Altintop shënoi (89’) për 6-1. Alvaro Negredo në minutat shtesë sa për të vënë rezultatin përfundimtar 6-2.

Real Madridi ëshë lider në La Liga pas javës së 16-të me 40 pikë, tri më shumë se sa Barcelona që ka 37 pikë.

Me rezultat prej 2-0, kampioni në fuqi i Serie A, Milan, ka fituar kundër Sienas në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në San Siro.
Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola me një dominim të lojës dhe posedimit nga Rossonerët, megjithatë rastet më të mira i patën mysafirët.Në gjysmën e dytë, mesfushori italian, Antonio Nocerino, i kaloi vendasit në epërsi, ndërsa asisti ishte i Robinhos (55’).
Pas një ndërhyrjeje në Kevin-Prince Boateng brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit kundërshtar, u akordua penalti në favor të Milanit, ndërsa përgjegjësinë e mori Zlatan Ibrahimovic, për ta dyfishuar epërsinë (64’).
Pas kësaj fitoreje, Milani merr kreun e tabelës me një pikë më shumë se Juventusi dhe Udinese, që ndeshjet e kësaj xhiroje i zhvillojnë të dielën.
Ikona portugeze, Luis Figo, ka deklaruar se ai ishte larguar nga Barcelona për t’iu bashkëngjitur rivalit Real Madrid, pasi transferimi ishte tepër prestigjioz saqë nuk mund të refuzohej.
Anësori legjendar shokoi botën e futbollit kur në vitin 2000 u largua nga Camp Nou për t’u transferuar në kryeqytetin e Spanjës për një shumë që tash llogaritet rreth 60 milionë euro.

Gjatë qëndrimit në Bernabeu, Figo mes tjerash fitoi La Ligan (2001 dhe 2003) dhe Ligën e Kampionëve (në sezonin 2001/2002).

“Krahas arsyeve tjera, shkova te Real Madridi për shkak të prestigjit”, ka thënë Figo për Publico.
Skuadra e Schalkes ka fituar me rezultat 5-0 kundër Werder Bremenit në një takim ku legjenda spanjolle, Raul Gonzalez, realizoi het-trik.
Ish-sulmuesi i Real Madridit shënoi dy herë në pjesën e parë (16’ dhe 20’), ndërsa het-trikun e kompletoi në gjysmën e dytë (63’) duke e larguar kështu edhe dilemën mbi fituesin.

Megjithatë, ekipi nga Gelsenkirchen nuk u ndal me kaq, por shënoi edhe dy herë, ndërsa realizues ishin Kyriakos Papadopoulos (67’) dhe Klaas-Jan Huntelaar (70’).

Schalke aktualisht pozicionohet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Borussia Dortmundin që mban vendin e dytë, ndërsa ka tre pikë më pak se lideri Bayern Munich.
Blutë nuk kanë arritur të arkëtojnë tre pikë të plota në përballjen ndaj Wigan Athletic, edhe pse deri në minutën e 88-të patën avanatzh minimal.
Në takimin e zhvilluar në DW Stadium, të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Daniel Sturridge (59’), i cili pranoi një asistim të Ashley Cole.

Mirëpo, vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Jordi Gomez e barazoi rezultatin duke ua mohuar Bluve fitoren.

Ky barazim e lë Chelsean me gjashtë pikë prapa liderit Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes mendon se ekipi i tij meritoi fitoren ndaj Kolnit, përkundër faktit se për 60 minuta bavarezët kanë luajtur pa Franck Riberyn.
“Ne merituam plotësisht fitoren dhe rezultati ishte po ashtu i drejtë. Ne dominuam ndeshjen dhe përkthyem klasin tonë futbollistik në gola”.

“Koln e parkoi autobusin. Unë rallë herë kam parë një ekip me një qasje kaq defensive. Përjashtimi i Riberys vështirësoi gjërat, por ekipi im u përgjigj në mënyrë të mrekullueshme. Ne kemi shënuar në momente vendimtare, ne nuk u kemi lënë atyre aspak hapësirë, mbajtëm disiplinën tonë”, ka thënë Heynckes pas ndeshjes.
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro ka thënë se lëndimi i rëndë i sulmuesit David Villa vetëm sa do t’i motivojë katalanasit drejt rrugës së tyre për të fituar çdo trofe.
“Lajmi për lëndimin e Villas shokoi gjithë ekipin. Ne e kemi parë atë pas takimit dhe ai ishte optimist. Me mbështetjen e ekipit ai do të rikthehet shpejt”.

“Villa dëshiron të jetë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve në Munich. Për ne ky është motivim shtes, sepse ai ka dashur ta luajë në finalen e Kupës së Botës për Klube, ai nuk arriti për shkak të lëndimit...do të ishte hera e parë për të”, tha Pedro.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai nuk preferon që të jetë lider së bashku me Barcelonën për periudhat festive, prandaj preferon ta mposhtë Sevillan sonte mbrëma në Ramon Sanchez Pizjuan.
“Ne jemi liderë të përbashkët në kampionat, ne fituam çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe luajtëm në Copa del Rey. Ne jemi liderët në La Liga dhe duam të jemi të vetmuar, pa Barcelonën”.

“La Liga dallon nga Kupa. Vitin e kaluar ne kemi qenë dy pikë prapa liderit në fund të dhjetorit. Tani mund ta zgjerojmë diferencën në tri pikë, të jemi një pikë përpara, apo dhe të jemi liderë së bashku me Barcelonën. Secili opsion është më i mirë se vitin e kaluar, por asnjë situatë nuk është përfundimtare, askush nuk e ka pritur të jetë kështu. Ekziston motivimi se nuk ka pikë për t’u falur”, u shpreh portugezi.
Manchester United do ta ketë rastin për ta shtuar presionin ndaj Manchester Cityt, pasi Djajtë takohen me Queens Park Rangers para duelit derbi të liderëve aktual Cityt me Arsenalin të dielën, por Sir Alex Ferguson mohon se është i interesuar për rivalin lokal.
“Secili ekip mban peshën e vet të presionit. Ne mbajmë peshën e pritjeve të mëdha nga të gjithë për të arritur rezultate. I keni parë kritikat pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Kjo është një gjë me të cilën jemi mësuar dhe dimë si t’i përgjigjemi”.

“Le të vijë pjesa e dytë e sezonit, aty do të tregojmë se kush jemi. Gjithë përgatitjen që kemi bërë verës dhe tani do ta shpalosim në pjesën e dytë të sezonit në ndeshjet e rëndësishme”, u shpreh skocezi.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson është i gatshëm që të testojë forcën e Benficas, me një ofertë për asin Nicolas Gaitan.
Diario Ole shkruan se Ferguson do të bëjë një ofertë prej 25 milionë funtesh për mesfushorin.

23 vjeçari mund të luajë në të dy krahët, por mund të aktivizohet edhe si lojtar prapa sulmuesit. Është vetëm Manchester United që po shfaq interes konkret për lojtarin dhe kjo pritet ta bëjë më të lehtë rrugën për Djajtë deri te firma.
Manchester City është duke bërë përpjekje që të arrijë deri te transferimi i holandezit, Robin Van Persie, ndërsa këtë sheikët dëshirojnë ta bëjnë me një ofertë lukrative për sulmuesin e klubit nga Emirates.
The Sun shkruan se Manchester City do t’ia ofrojë Van Persiet një marrëveshje prej 41.6 milionë eurosh për t’u bashkuar me klubin nga Etihad Stadium gjatë verës.

Oferta e Cityt për Arsenalin pritet të jetë prej rreth 30 milionë funtesh, ndërsa Van Persie do të arkëtonte nga 200 mijë funte në javë si lojtar i Cityt.
Ish-trajneri i Real Madridit, Angel Cappa mendon se Los Blancos dhe Barcelona janë favoritët e mëdhenj për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi ndjen se ekipet spanjolle janë superiore.
“Reali e ka më të lehtë se Barcelona edhe pse asnjë ekip nuk do të ketë problem me ekipet që do të paraqiten përballë”.

“Ekipet spanjolle janë larg më të mira se ekipet tjera...i vetmi ekip që ka gjasa që t’u bëj problem atyre është Bayerni i Munichut, ata kanë lojtarë të mirë dhe luajnë shumë mirë, por ata ende janë larg ekipeve spanjolle”, u shpreh Cappa.
Trajneri i Sevillas, Marcelino Garcia Torral mendon se kundërshtari i tij i radhës, Jose Mourinho nuk ka faj për disfatën e ekipit të tij, Real Madrid, në El Clasicon e fundjavës së kaluar ndaj Barcelonës.
“Nuk mendoj se është faji i Mourinhos. Ndeshja ishte e barabartë deri në një pikë, por më pas vendosi superioriteti i njërit rival mbi tjetrin”.

“Goli i dytë i Barcelonës, sidomos mënyra se si u shënua, ishte një goditje e rëndë në moral për Real Madridin. Unë pres një skuadër të fortë të Realit në Ramon Sanchez Pizjuan, por mund të nxjerrim një barazim, ashtu sikurse ndaj Barcës”, tha Garcia Torrall para sfidës që zhvillohet sonte mbrëma.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger është duke shqyrtuar mundësinë që të bisedojë me New York Red Bulls për të arritur një huazim të sulmuesit legjendar të Arsenalit, Thierry Henry.
Besohet se Wenger do të tentojë ta rikthejë Henryn si lojtar emergjent në rast të ndonjë lëndimi të Van Persiet gjatë periudhës festive.

“Për momentin, Thierry Henry vetëm po stërvitet me ne. Unë as që e kam menduar një rikthim të tij në fushë në fanellën tonë. Unë nuk mund t’iu them nëse ka gjasa që kjo të ndodhë, sepse unë nuk kam bërë ndonjë kërkesë, as te ai e as te klubi i tij”, theksoi Wenger.

Por, i pyetur nëse Henry është mjaft i mirë për të luajtur përsëri në Ligën Premier, Wenger u përgjigj shkurtë: “Po”.

Thierry Henry është një prej lojtarëve më të suksesshëm në histori të Arsenalit, me 174 gola në 254 paraqitje.
Lojtarët e Manchester United janë duke tentuar ta bindin Paul Scholes që të rikthehet nga pensionimi dhe t’ua shpëtojë sezonin Djajve.
The Sun shkruan se në javët e fundit pasi lojtarët e United janë prekur nga lëndimet, janë shtuar zërat se Scholes duhet të rikthehet për t’i ndihmuar skuadrës.

Nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare nga Sir Alex Ferguson, që po refuzon të bëjë panik përkundër faktit se është pa tetë lojtarë të formacionit startues.

Megjithatë, besohet se Ferguson tentoi të bisedonte në fund të sezonit të kaluar për një rinovim të Scholes edhe për një vit, të cilin mesfushori legjendar e refuzoi.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas e sheh ndeshjen ndaj Napolit për fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve si shumë të vështirë, por njëkohësisht si ndeshjen më interesante të kësaj faze.
“Mendoj se kemi një prej shorteve më të vështira, por me cilindo ekip që ju bie është i vështirë”.

“Napoli është një klub që përfaqëson qytetin dhe qyteti ka simpati të madhe për klubin. Është një bazë e jashtëzakonshme e tifozëve dhe është padyshim ndeshja më e vështirë dhe më interesante e kësaj faze, pa dyshim”, tha Villas Boas.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini mendon se krahas ekipit të tij për titull këtë sezon do të luftojnë edhe Manchester United dhe Tottenhami.
“Për momentin, ne, Unitedi dhe ndoshta edhe Tottenhami jemi pretendetët kryesorë për titull”.

“Por, sezoni është i gjatë. Chelsea, arsenali dhe ndoshta edhe Liverpooli mund të tentojnë. Sezoni është i vështirë. Ne kemi shumë ndeshje për të luajtur në 40 ditët e ardhshme”, tha Mancini para sfidës ndaj Arsenalit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ishte tepër i matur me qëndrimet e tij pas shortit që e vuri ekipin e tij përballë Milanit, duke thënë se ndeshja do të jetë tejet interesante.
“Është short i vështirë, por mjat interesante. Dhe ata mund të thonë të njëjtën gjë sikurse unë. Është një sfidë me gjasa 50:50”.

“Kështu të sigurohemi që të përmirësohemi deri në shkurt. Mund të shfrytëzojmë rastin me fuqi dhe besim të plotë. Kemi kujtime të mira nga San Siro. Nuk kam çfarë të them tjetër pos se ky short është dashur të ndodhë në çerekfinale. Të gjithë e dinë kush është Milani, të gjithë e dinë kush është Arsenali”, u shpreh Wenger.
Chelsea është i gatshëm që të bëjë ofertë për sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani.
Daily Mail shkruan se menaxheri Andres Villas Boas po përballet me mungesë opsionesh pasi ia hapi dyert Nicolas Anelkas dhe pasi Didier Drogba do të shkojë në Kupën e Afrikës në janar.

E ardhmja e Torres mbetet e pa qartë, përkundër faktit se Villas Boas e konsideron spanjollin të pa shitshëm. Kështu, sipas mediave angleze tratativat e Chelseat janë përqëndruara në Napoli, me vet lojtarin uruguaian që preferon të largohet nga Italia, për shkak të të fejuarës e cila nuk e pëlqen qytetin e Napolit.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson nuk mund të përjashtojë transferime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.
I pyetur nëse do të bëjë transferime gjatë janarit, Ferguson tha: “Jo domosdoshmërisht. Unë nuk e di se pse njerëzit vazhdimisht flasin për këtë”.

“Unë nuk do të blej derisa të mos dalë dikush për të cilin gjithmonë kam qenë i interesuar, por nuk po e shoh atë lojtar”, tha Ferguson.
Ylli argjentinas, Javier Pastore ka thënë se ai dëshiron të luajë në një klub më të madh se sa PSG dhe këtë dëshiron ta arrijë me punë.
“Unë stërvitem me përkushtim në mënyrë që të realizoj ëndrrën time për të luajtur për një ekip të madh”.

“Varet nga unë nëse dua që një ekip i madh të vijë dhe të më bëjë ofertë për t’u larguar nga PSG”, theksoi Pastore, i cili kaloi te klubi francez për 45 milionë euro nga Palermo.