Dy skuadrat nga kreu i tabelës në Serie A, Udinese dhe Juventus, kanë luajtur pa gola në takimin e të mërkurës mbrëma në Stadio Communale Friuli.Mysafirët ishin skuadër dukshëm më e mirë në gjysmën e parë duke e menaxhuar lojën, mirëpo ofensiva e tyre nuk ishte aspak e rrezikshme për vendasit.
Në fraksionin e dytë gjërat filluan të nivelizoheshin dhe Udine kohë pas kohë shfaqej skuadër mjaft e rrezikshme.
Me përforcimin e sulmit kah fundi i ndeshjes (Fabio Quagliarella dhe Alessandro Del Piero), Zonja e Vjetër e kërkoi me ngulm golin e fitores, megjithatë nuk arriti ta jetësojë këtë qëllim.
Pas këtij barazimi, Juventusi ndan pozitën e parë në tabelë me Milanin, ndërsa Udinese mbetet e treta me dy pikë më pak se liderët.
Manchester City raportohet se synon një transferim të yllit të Lille, Eden Hazard.Daily Mail shkruan se City është duke menduar të ringjallë interesimin në mesfushorin belg të Lille.
20-vjeçari, i cili është një cak i kamotshëm i Arsenalit, është përcjellë edhe nga Patrick Vieira këtë sezon dhe raportet në mediat franceze thonë se City dëshiron të nënshkruajë me të për 30 milionë funte dhe ta lejojë të vazhdojë të luajë për Lille në formë huazimi.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, tashmë ka dy mesfushorë kreativ, David Silva dhe Samir Nasri, por është i shqetësuar pas performancës së Nasri në ndeshjen e të dielës ndaj ish-klubit të tij, Arsenalit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se portieri Wojciech Szczesny mund të bëhet një prej më të mirëve në botë.“Ai është një prej më të mirëve tashmë në sezonin e tij të parë [në formacionin startues]. Ai ka, siç ka edhe ekipi, një të ardhme premtuese. Ne jemi të bindur se nëse ai e vazhdon këtë qasje dhe vendosmëri për t’ia dalë mirë, ai mund të bëhet një prej më të mirëve”.
“Nuk dua të shtoj presionin në të. Sekreti i besimit tim është se ai nuk duhet t’i japë vetes caqe në progresin e tij dhe personalisht jam i bindur se ai i lejon njerëzit tjerë ta vlerësojnë se sa i mirë është”.
“Unë kam treguar me vendimet e mia se besoj shumë te Wojciech. Pjesën tjetër, sado që mund të shkojë, nuk do të doja ta parashikoj”, ka thënë Wenger për Arsenal Player.
Barcelona e ka siguruar një ‘klauzolë ndëshkuese’ nga Santosi për transferimin e superyllit brazilian, Neymar.El Mundo Deportivo shkruan se Barcelona ka neogicuar një klauzolë që do ta detyronte Santosin t’ia paguante Barcelonës 10 milionë euro në rast se Neymar shitet te ndonjë klub tjetër para Botërorit të vitit 2014.
Real Madridi dhe Chelsea po ashtu janë të interesuar për Neymar, por Barcelona është favorite e madhe për brazilianin e ri, babai dhe agjenti i të cilit është takuar me presidentin Sandro Rosell gjatë Botërorit të klubeve për të diskutuar mbi detajet.
Barcelona nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit edhe para Botërorit 2014.
Manchester United ka arritur marrëveshje me Benfican për mesfushorin fantastik, Nicolas Gaitan.Record raporton se dy klubet kanë arritur marrëveshje ‘gjentelmenësh” që do ta shohë argjentinasin në Old Trafford në fund të sezonit.
United e ka bërë të qartë se e dëshiron me çdo kusht Gaitan, por presidenti i klubit portugez, Luis Filipe Vieira, refuzoi.
Kështu klubet janë pajtuar që Benfica të mos negociojë me ekipe tjera për futbollistin dhe United të mos bëjë presion gjatë dimrit për të, pasi transferimi është i mundshëm vetëm gjatë verës.
Mesfushori i Bayern Munich, Arjen Robben, publikisht ka kërkuar falje pasi është ndëshkuar me karton për mashtrim në fitoren 2-1 ndaj Bochum në kuadër të Kupës së Gjermanisë.Pasi ishte shtyrë nga veterani i Bochum, Marcel Maltritz, në minutën e 41-të, Robben bëri një hap përpara, por pasi topi i iku shumë larg, ai filloi të rrëzohet në mënyrë teatrale, para se të ndëshkohet për këtë veprim të tij.
“Ishte budallallëk. Mbase ishte penalti, por duhej të isha rrëzuar më herët. E pashë se nuk mund ta arrija topin. Ishte vërtet budallallëk. Nuk duhet të bëj gjëra si kjo dhe kërkoj falje”, ka thënë Robben.
Holandezi megjithatë shënoi golin e fitores për bavarezët në çastet e fundit të takimit, duke i ndihmuar Baryernit të kualifikohet në çerekfinale të Kupës.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimivic, beson se ekipi i tij mund të arrijë shumë suksese këtë sezon.Suedezi shënoi gol në fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Cagliarit, që ishte edhe e fundit e sezonit vjeshtor. Fitorja e ngre Milanin në pozitën e parë me 34 pikë, një më shumë se Juve, që sonte udhëton në Udinese.
“Urime Krishtlindjet të gjithë fansave të Milanit. Do të shohim çfarë do të ndodhë nesër (sot), por ne kryem punën tonë. Tash kemi pushim dhe pastaj kur të kthehemi do të bëjmë atë që kemi bërë deri tash”.
“Ne duhet të përqendrohemi te vetja, nëse ne bëjmë atë që dimë të bëjmë, do të shkojmë larg. Ne jemi ekipi më i fuqishëm dhe nëse nuk bien, qielli është kufiri”, ka thënë Ibra për faqen zyrtare të Milanit.
Rossonerët rikthehen në fushë më 8 janar kur do të udhëtojnë në Bergamo për t’u përballur me Atalantan.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se dëshiron fitore në sfidën ndaj Aston Villës që zhvillohet sonte mbrëma, për t’u rikthyer pas disfatës nga Manchester City.“Ne jemi një ekip që dëshiron të përgjigjet shpejt pas humbjeve. Më pas kemi të ardhme të ndtirut, por është me rëndësi që të mbajmë shpirtin dhe përkushtimin”.
“Ne nuk jemi ekipi i njëjtë që kemi qenë disa muaj më parë. Në dy muajt e ardhshëm ne duam të jemi edhe më të fortë. Do të jetë ndeshje e mirë ndaj Aston Villës, ekip mjaft i apasionuar, të cilin do të duhet ta mposhtim”, tha francezi.
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry pritet që të përballet me dënim për abuzimet raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand.Terry po akuzohet për abuzime raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së dhe tani prokuroria ka vendosur që të akuzojë edhe zyrtarisht kapitenin e Chelseat.
Vendimi i prokurorisë vjen vetëm një ditë pasi FA dënoi sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez me 40 mijë funte dhe tetë ndeshje suspendim për abuzim racist ndaj Patrice Evras.
Me siguri se nuk mund të shënohen autogola më interesant se ky. Mbrojtësi nigerian, Festus Baise ka arritur të shënojë një autogol spektakolar duke e mposhtur portierin e tij për humbjen e ekipit të tij, Sun Hei SC, me rezultat 3-2 ndaj ekipit AA Citizen gjatë të premtës.Ndeshja e zhvilluar në divizionin e parë të Hong Kongut dhe goli i shënuar është përshkruar si goditje skorpioni. Disa madje e krahasojnë autogolin me golin e shënuar nga Wayne Rooney ndaj Manchester Cityt në shkurt.
Milani është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Chelseat, Fernando Torres, në formë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm si alternativë pas dështimit për të transferuar Carlos Tevez nga Manchester City.Rossonerët duan të përforcojnë sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit pas problemeve shëndetësore të Antonio Cassanos dhe pa dështimit me Tevez, kuq e zinjtë kanë menduar për alternativa tjera.
La Stampa shkruan se Milani është në gjendje ta ofrojë një marrëveshje huazimi për Chelsean, në mënyrë që Fernando Torres të kalojë te Milani për minutazh të rregullt para kampionatit evropian.
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves mendon se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho e xhelozon Barçën, që sipas mbrojtësit brazilian është ekipi më i mirë në botë.“Mourinho është një njeri që e luan rolin e tij, ai zhvlerëson atë që njerëzit tjerë fitojnë. Gjëja e vetme që ka vlerë është ajo që ai fiton. Ky është personaliteti i tij dhe ne e respektojmë”.
“Sidoqoftë, personaliteti im është ndryshe. Të luaj në këto ‘ndeshje të vogla’ siç i quan ai dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve. Ne e kemi bërë këtë dhe jemi shumë të kënaqur. Xhelozia është gjë e keqe. Ne po e jetojmë momentin dhe ne jemi kampionë aktual të botës. Statistikat janë ato që janë, pa marrë parasysh çfarë thonë të tjerët”.
“Ne nuk merakosemi për Real Madridin sepse nuk ndjejmë që jemi inferiorë për ta dhe nëse ju nuk ndiheni inferiorë ndaj atyre që ju kritikojnë, atëherë kjo nuk ju intereson. Kjo është një luftë të cilën nuk mund ta fitojmë as se si, prandaj duhet të vazhdojmë me sukseset”, tha Dani Alves.
I riu i Real Madridit, Jose Callejon, është i ngazëllyer që ka shënuar dy gola në fitoren 5-1 në Kupën e Mbretit kundër Ponferradina.“Real Madridi është ekipi më i mirë në botë. Ka lojtarët më të mirë dhe gjithmonë jep më të mirën në fushë. Gjërat po shkojnë mirë”.
“Unë shënova sërish. Ishte një ditë e veçantë për skuadrën pasi ne fituam një sfidë dhe të gjithë madrilenët u kënaqën jashtëzakonisht”.
“Disa lojtarë të tjerë do të shënojnë në ndeshjet tjera. Fitorja është ajo që është e rëndësishme. Ne punojnë fuqishëm dhe ndihmojmë në mënyrë të konsiderueshme. Ne shpresojmë ta ruajmë këtë ritëm edhe në vitin e ardhshëm”, ka thënë Callejon.
Liverpooli ka reaguar shpejt ndaj vendimit të Federatës Angleze të Futbollit që shpalli Luis Suarez fajtor për abuzim racor ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra.“KF Liverpool është i befasuar dhe i zhgënjyer me vendimin e Komisionit të FA-së për të shpallur Luis Suarez fajtor për akuzat kundër tij. Ne presim publikimin e Vendimin e Komisionit. Ne do t’i analizojmë arsyet në detaje sapo ato të bëhen të qasshme, por ruajmë të drejtën tonë për t’u ankuar ose për të marrë një varg tjetër të veprimeve për të cilat mendojmë se janë të nevojshme në lidhje me këtë situatë”.
“Ne mendojmë se është e jashtëzakonshme që Luis të shpallet fajtor në fjalët e Patrice Evra kur askush tjetër, e as bashkëlojtarët e Evra ose gjyqtarët e ndeshjes, nuk e kanë dëgjuar dialogun në mes tyre”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e Redsave.
Suarez është ndëshkuar me tetë ndeshje suspendim si dhe me 40 mijë funte dënim.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i kënaqur që u ka dhënë shans të luajnë lojtarëve të rinj në fitoren 5-1 të Kupës së Mbretit ndaj Ponferradina.“Është vështirë për mua të bëj vlerësime individuale pasi djelmoshat e mi luajnë si ekip. Ne duhej të fitonim dhe t’u japim njerëzve të mrekullueshëm që sonte erdhën këtu një arsye të mirë që janë larguar nga shtëpitë”.
“Casado luajti ndeshjen e parë me ekipin. Ky është gjithmonë një fillim i vështirë, por më vonë ai nuk kishte problem dhe e pashë atë të qetësohet, që ishte edhe ajo që kërkuam nga ai. Ajo çfarë bëri Sahin është mirë për rritjen e vetëbesimit; goli dhe asistimi i tij janë mirë për procesin e tij të rikuperimit”.
“Të rinjtë do të luajnë sërish, në varësi nga situata. Sot ishte e përkryer pasi ne nuk kishim presion dhe mund të jeni të qetë për këtë. Vërtet mezi kam pritur t’i lejoj Casadon dhe Pachecon të bëjnë debutimet me ekipin e parë. Nacho dhe Joselu tashmë kanë luajtur për mua”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes së mbrëmshme.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, thotë se pavarësisht se do të përballet me një rival të vështirë, skuadra e tij kërkon fitore në ndeshje sotme ndaj Udineses.Asnjë skuadër tjetër në Serie A nuk ka mundur të nxjerrë pikë këtë sezon në fushë të Udineses, që ka shtatë fitore nga shtatë ndeshje si nikoqir. Por Biankonerët synojnë ta prishin këtë traditë të rivalit.
“Ata mund të konsiderohen si zbulim, pasi vitin e kaluar ata luftuan me Milanin për Scudetto. Ne kemi respekt të madh për ta, por ne nuk do të shkojmë atje për të barazuar, nuk është pjesë e mentalitetit tonë”, ka thënë Conte.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, thotë se ai është i shqetësuar pasi është shpallur fajtor nga Federata Angleze e Futbollit (FA).Surez është përjashtuar për tetë ndeshje për shkak se e kishte ofenduar në bazë racore mbrojtësin e Manchester United, Patrice Evra.
“Sot është një ditë shumë e vështirë dhe e dhimbshme për mua dhe familjen time. Faleminderit për gjithë mbështetjen, do të vazhdoj të punoj fuqishëm”, ka shkruar Suarez në Twitter.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Cagliarit.Rossonerët shënuan fitore të lehtë falë një autogoli dhe një momenti tjetër magjie nga Zlatan Ibrahimovic.
“Sonte ishte një ndeshje e vështirë, të cilën edhe e prita. Ne jemi rikthyer në majë të tabelës dhe e pashë qysh të shtunën se ekipi ishte i lodhur. Kishte vështirësi dhe ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por e rëndësishme ishte të marrim tre pikët”.
“Ibra është bujar dhe kurrë nuk dorëzohet. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Tash ne do të shohim çfarë do të bëjnë të tjerët nesër”, ka thënë Allegri.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, është shpallur fajtor për sjellje të pahijshme ndaj mbrojtësit të majtë të Manchester Unitedit, Patrice Evra. Uruguaiani është dënuar me 40.000 funte dhe me tetë ndeshje suspendim.Evra u ankua te Federata Angleze e Futbollit për komentet që i kishte bërë Suarez në barazimin prej 1-1 në Anfield më 15 tetor.
Kështu, FA ka marrë vendim që ta dënojë lojtarin e Liverpoolit për ofendim racial, dhe për më shumë ai është paralajmëruar për sjellje të tilla në të ardhmen.
Nga ana tjetër, Suarez ka të drejtë të apelojë ndaj këtij vendimi në Komisionin e Pavarur Rregullator.
















