Barcelona e ka dërguar në spital me trauma skuadrën nga divizioni i tretë spanjoll, L Hospitalet, pasi Blaugranët siguruan kualifikimin tutje në Copa del Rey me një fitore prej 9-0 në Camp Nou.
Ishte kjo një seancë e rëndomtë stërvitore e realizuar në Camp Nou, me skuadrën nga paralagjia e Barcelonës, L Hospitalet.

Goleadën e filloi nga penaltia Pedro (11’), ndërsa atë e vazhduan Andres Iniesta (19’), Thiago Alcantara (23’), Xavi (36’) dhe Tello (43) për rezultatin e pjesës së parë prej 5-0.

Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi me goleadën ku u shquan talentët e rinj si Cuenca (49’), Thiago Alcantara nga penaltia (54’), Tello (64’), Cuenca (81’), të cilët shënuan për rezultatin përfundimtar të takimit prej 9-0.

Me këtë fitore dhe me rezultat të përgjithshëm prej 10-0 nga dy ndeshjet, Barcelona kualifikohet në 1/8 e finales së Copa del Rey.
Ashley Cole Me rezultat 1-1 ka përfunduar sfida derbi e javës së 17-të në Ligën Premier me Tottenhamit dhe Chelseat të zhvilluar në Ëhite Hart Lane.
Ishte kjo një sfidë mjaft e hapur ku gjatë gjithë takimit janë shënuar vetëm dy gola.

Tottenhami e nisi shumë mirë takimin duke bërë impenjimin fillëstar. Pas një depërtimi në krah të Gareth Bale, ishte uellsiani ai që lansoi një top të ulët në zonë për togolezin Emmanuel Adebayor që realizoi nga afërsia për 1-0 dhe epërsinë e Spursave (8’).

Mirëpo, në vazhdim të takimit kthehet Chelsea. Një depërtim të mrekullueshëm në krah dhe një top të ulët në zonë ashtu sikurse te goli i parë nga mbrojtësi Ashley Cole e shfrytëzoi më së miri sulmuesi më në formë i Bluve, Daniel Sturridge, i cili u hap më së miri për të shënuar nga afërsia për 1-1.

Në vazhdim të takimit ndeshja ishte e balancuar, por vlen të përmendet një goditje e Didier Drogbas nga afërsia që përfundoi në shtyllën pingule të Spursave.

Me këtë barazim Tottenhami e sheh veten në pozitën e tretë me 35 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar se Manchester United që ka 42 pikë, përderisa Chelsea pas javës së 17-të ka 33 pikë në vendin e katërt.
Manchester City besohet se do ta lë huazimin e Carlos Tevez te Milani, por vetëm nëse Rossonerët pranojnë obligimin për ta blerë argjentinasin në fund të sezonit.
Zyrtarë të të dyja klubeve janë të takuar në Londër të enjtën për të arritur një marrëveshje për të ardhmen e mundshme të argjentinasit në San Siro.

City besohet se ka zbutur qëndrimin për një transfer permanent në janar, por kërkon me çdo kusht që Rossonerët ta blejnë futbollistin gjatë verës. Pa marrëveshje të arritur, klubet janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat pas festave të fundvitit.

Carlos Tevez nuk ka luajtur në asnjë ndeshje për Manchester Cityn, që prej kohës kur refuzoi të luante në humbjen ndaj Bayernit të Munichut në Ligën e Kampionëve në shtator.
Klubi spanjoll Atletico Madrid ka shkarkuar trajnerin Gregorio Manzano gjatë të mërkurës mbrëma, menjëherë pas disfatës në Copa del Rey nga Albacete.
Ishte pohuar se humbja nga Betisi në shtëpi e kishte vulosur shkarkimin e 55 vjeçarit, por humbja katastrofale ndaj ekipit të divizionit të dytë spanjoll ishte e pa pranueshme për drejtuesit e klubit nga stadiumi Vicente Calderon.

Manzano mori në drejtim klubin nga kryeqyteti spanjoll vetëm gjatë verës dhe përkundër faktit që e udhëhoqi ekipin drejt fazës së eliminimit direkt të Europa League, ai është kritikuar nga tifozët dhe drejtuesit e klubit për formën jo të qëndrueshme në La Liga, me Los Colchoneros në vendin e 10-të në tabelë.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka refuzuar të flasë për mundësinë e transferimit te klubi anglez Liverpool, pas spekulimeve të mediave angleze për të ardhmen e mesfushorit gjerman.
“Unë luaj për Realin dhe jam shumë i lumtur këtu. Unë nuk dua të them diçka tjetër”, theksoi Ozil.

Mesut Ozil kaloi nga Werder Bremeni te Real Madridi për 15 milionë euro në verën e vitit 2010.
Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker ka thënë se Arsenali ka ndjerë presion pas humbjes nga Manchester City për të fituar në udhëtim te Aston Villa të mërkurën mbrëma.
“Ne kemi ndjerë presion për shkak të ndeshjes së keqe ndaj Manchester Cityt, por ne kemi fituar tani përsëri jo në shtëpi”.

“Ne ishim nën presion, por kemi gjetur zgjidhjen e mirë me golin e parë. Ne krijuam raste të mira, por jo sa kemi menduar në fillim, pasi Villa ishte e shpejtë. Ne bëmë punë të mirë në mbrojtje, Agbonlahor kishte raste dhe në fund ia arritëm të shënojmë”, tha mbrojtësi gjerman.
Santosi ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke quajtur spekulimet se Barcelona ka një klauzolë të veçantë të refuzimit si të pa baza dhe të pa vërteta.
Ishte spekuluar se Barcelona ka një klauzolë me Santosin e cila do ta detyronte klubin brazilian t’ia paguante klubit spanjoll 10 milionë euro në rast të largimit të Neymar drejt një klubi tjetër. Sidoqoftë, Santos ka reaguar duke mohuar këto spekulime.

“Santos dëshiron të bëjë të ditur se spekulimet që Barcelona ka garantuar prioritetin në rast të shitjes së Neymar, janë totalisht të pa baza dhe të pa vërteta. Siç kemi konfirmuar më 9 nëntor, Neymar do të qëndrojë në klub së paku deri në fundin e Botërorit 2014. Kontrata e tij është totalisht në pronësi të Santosit dhe nuk përfshin të drejta të refuzimit apo diçka të tillë nga ekipet të interesuara për të”, shkruan në komunikatën e klubit spanjoll.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka deklaruar se klubi nga Old Trafford do ta shfrytëzojë çdo të vetmin gabim nga Manchester City, në mënyrë që Djajtë të kthehen në krye të tabelës.
“Ishte një fitore e madhe për ne ajo ndaj Fulhamit, ishte një gjë e mirë për formën tonë në udhëtim. Ne luajtëm vërtet mirë dhe shfrytëzuam rastet, ishte fitore e lehtë në fund”.

“Ne kemi dy ndeshje në shtëpi në vijim, kështu që duhet të bëjmë presion te City dhe nëse City gabon, atëherë ne jemi duke pritur për të përfituar”, u shpreh Rooney.
Ish-drejtori i Interit, Lele Oriali ndjen se titulli për Nerazzurët është shumë larg në horizont këtë sezon, teksa mendon se do të ishte sukses për zikaltrit një pozitë e tretë në fund të sezonit.
“Do të ishte arritje e madhe nëse Interi do ta përfundonte sezonin në vendin e tretë. Por, nëse kjo ndodh atëherë unë do të shtroja pyetjen se pse Interit i mori aq shumë kohë që të vendosë për ta punësuar Ranierin”.

“Sidoqoftë, pozita e tretë nuk është e lehtë të arrihet. Problemi i Interit është që ekipet më lart po kalojnë nëpër formë të mirë këtë sezon”, tha Oriali.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka thënë se rinovimi i kontratës së tij me klubin katalanas nuk varet shumë nga titujt që ai do t’i fitojë me Blaugranët.
“Njerëzit duhet të jenë të qetë për rinovimin tim, unë e di se çfarë po bëj. Unë e di kur duhet ta bëj këtë dhe si duhet ta bëj këtë”.

“Unë mund të them se fitimi i trofeve nuk ka të bëjë asgjë me vendimin tim përfundimtar. Dyshimet e vazhdueshme për këtë çështje nuk më brengosin. Kur të marr një vendim, unë do ta informoj presidentin e klubit Rosell”, tha Guardiola.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas ka reaguar ndaj spekulimeve se Blutë e Londrës janë vënë pas mesfushorit kroat Luka Modric.
Blutë e Londrës janë lidhur fuqishëm me transferimin e një mesfushori kreativ gjatë janarit dhe emri i Modric ishte ndër më të lakuarit, por zërat i hedh poshtë tekniku portugez.

“Në të ardhmen, nuk e di se çfarë do të bëjmë për Modric. Ne nuk shikojmë për këtë për momentin. Ai është lojtar ekstremisht kreativ, një prej talentëve më të mëdhenj në botë, një lojtar që do të ketë sukses të jashtëzakonshëm”, theksoi Villas Boas.
Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka thënë se italiani nuk do të kalojë te Napoli, pas spekulimeve të reja që e lidhnin me një rikthim në Serie A.
“Balotelli te Napoli? Mendoj se kjo është e pamundur”.

“Unë po e them, po e përsëris që disa herë se Mario ka një kontratë të gjatë me Manchester Cityn dhe një klauzolë tepër të lartë. Ai nuk dëshiron të largohet nga Angalia”, theksoi agjenti Mino Raiola.

Në të kaluarën Mario Balotelli është lidhur edhe me një rikthim te Interi, ekip me të cilin fitoi gjithçka si 18 vjeçar dhe është lidhur me një kalim te ekipi i zemrës, Milani.
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres ka folur për të kaluarën e tij te Liverpooli, duke ua sqaruar fansave të klubit nga Anfield se pse ai vërtet u largua.
“Tifozët e Liverpoolit nuk e dinë të vërtetën pse nënshkrova për Chelsean. Tifozët nuk kanë dijeni as për gjysmën e asaj që ndodhi. Ata nuk e dinë se çfarë janë njerëzit në krye të Liverpoolit – ata kanë një perceptim krejt ndryshe nga ajo që janë në të vërtetë”.

“Ata kanë bërë premtime të cilat nuk i kanë mbajtur dhe unë u largova sepse unë e kuptova që nuk kisha kohë për të qenë pjesë e një projekti që do të merrte kohë me vite. Unë nuk kam asgjë kundër tifozëve të Liverpoolit. Unë nuk kam dashur të largohem nga Liverpooli në mënyrën që unë e bëra, por klubi më gënjeu. Unë jam anashkaluar dhe nuk e kuptoj pse tifozët më urrejnë”, tha Torres.
Mesfushori sensacional i Interit, Ricky Alvarez ka pohuar se Nerazzurët e kanë mbyllur në mënyrën më të mirë vitin dhe tani kanë filluar ringritjen e vërtetë në tabelë.
“Unë jam i kënaqur sepse e përfunduam vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi luajtur mirë dhe më me rëndësi fituam ndeshjen sepse ajo ishte gjëja që është dashur të bëjmë”.

“Çfarë unë bëra ishte me rëndësi sepse ne fituam, përndryshe nuk do të kishte rëndësi, ja pse jam i kënaqur. Tani kemi pushim dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen”, tha Alvarez.
Sfida e Kupës së Holandës mes Ajaxit dhe AZ Alkmaarit ka rezervuar një episod të veçantë.
Është minuta e 37-të e pjesës së parë (vendasit udhëheqin 1-0) kur një tifoz hyn në fushën e “Amsterdam Arena”-s dhe sulmon portierin mik, Esteban Alvarado.
Por, “gardiani” kostarikan nuk ri duarkryq dhe nis një sherr të cilin vetëm personeli i fushës dhe shokët e skuadrës mund ta qetësojnë.
Gjyqtari i tregon kartonin e kuq portierit, duke shkaktuar zemërim te stoli i Alkmaarit. Trajneri Gertjan Verbeek urdhëron lojtarët e vet të braktisin fushën e lojës në shenjë proteste, ndërsa arbitrit nuk i mbetet tjetër veçse t’i dërgojë të gjithë në shtëpi.
Alexis Sanchez është i ngazëllyer që tashmë ka tre tituj brenda gjashtë muajsh me fanellën e Barcelonës, por thotë se dëshiron më shumë.
“Jam shumë i lumtur me tre titujt, por duhet të shtoj të tjerë. Nuk mendoj për të ndaluar, as unë e as ekipi”.

“Fatkeqësisht nuk kam mundur të luaj në finalen (e Kupës Botërore të Klubeve), por është një nder dhe së paku isha atje” , ka thënë Sanchez.

Kiliani ka fituar Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën Botërore të Klubeve me Barcelonën.
Real Madridi është i gatshëm të shesë mesfushorin Kaka gjatë vitit të ardhshëm.
El Confidencial shkruan se Reali po e shfrytëzon pushimin dimëror për të analizuar mundësinë e shitjes së Kakas. Mesfushori po ashtu është duke e shfrytëzuar pushimin e tij në Brazil duke menduar për opsionet.

Pavarësisht zërave pozitiv që vijnë nga të dyja palët, vazhdon të ketë një bindje se Kaka nuk është më i nevojshëm te Reali, dhe një largim i tij mund të jetë i mundshëm jo më larg se në afatin kalimtar të janarit.

Rikthimi në fushë i Nuri Sahin këtë muaj ka shtuar edhe më shumë presionin në ish-lojtarin më të mirë të botës. Tre klube, Milani, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, raportohet se janë interesuar për situatën e brazilianit.
Ylli i Borussia Dortmund, Mario Gotze, dëshiron një transferim në kampionatin spanjoll të futbollit.
Gotze është duke u kërkuar nga gjigantët anglez Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, por sipas BILD, ëndrra e tij është të luajë në Spanjë.

Nëse ai do të largohet nga Dortmund gjatë vitit 2012, Gotze do të preferonte Real Madridin ose Barcelonën, para të gjitha klubeve angleze.

Mesfushori me tipare sulmuese është në dy vitet e fundit të kontratës me kampionin e Gjermanisë.
Sir Alex Ferguson e ka përshkruar fitoren 5-0 ndaj Fulhamit në Craven Cottage si një prej paraqitjeve më të mira të Djajve të Kuq këtë sezon.
“Mendoj se ishte një prej performacave më të mira tona të sezonit, veçanërisht në pjesën e parë, kur ne luajtëm një futboll të shkëlqyeshëm”.

“Nuk është një vend i lehtë për të udhëtuar, ne e kemi ditur këtë për vite të tëra, por sonte lojtarët ishin në kulm dhe vazhduan performacën e tyre të mirë të cilën e bënë të dielën kundër QPR”, ka thënë Ferguson për Sky Sports.
Gianluigi Buffon ka pranuar se caku kryesor i Zonjës së Vjetër për vitin e ardhshëm është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Juventusi mbrëmë barazoi pa gola ndaj Udineses, duke humbur kreun e tabelës ndaj Milanit, i cili edhe pse me pikë të barabarta kryeson falë diferencës më të mirë të golave.

“Ishte një ndeshje e bukur, shumë taktike dhe në fund barazimi ishte rezultati i drejtë. Ne vazhdojmë të jemi të pamposhtshëm dhe ky është një fakt që na bën neve krenar, askush nuk kishte menduar se ne do të mund ta arrijmë këtë”.

“Synimi për vitin 2012? Nuk është Scudetto, është një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Buffon për Corriere dello Sport.

Juventusi do të kthehet në fushë më 8 janar me ndeshjen kundër Lecces.
Roberto Mancini beson se Manchester City ka dominuar në Ligën Premier gjatë pjesës së parë të sezonit, por shton se ata duhet të vazhdojnë ta ruajnë kreun deri në fund të sezonit.
City mbrëmë fitoi me rezultat 3-0 ndaj Stoke Cityt në Etihad Stadium për të ruajtur avantazhin prej dy pikësh ndaj pozitës së dytë, ku ndodhet Manchester United, dhe për të vazhduar serinë si i pamposhtur në shtëpi gjatë vitit 2011.

“Jam i kënaqur për tifozët tanë, pasi ne po kryesojmë për Krishtlindje. Ata mund të kenë një ditë të mirë të Krishtlindjes, por më e rëndësishmja është që ne të jemi aty edhe në fund të sezonit”.

“Tash është një moment i vështirë, ne duhet të punojmë më shumë dhe të besojmë te vetja. Deri tash kemi dominuar këtë kampionat dhe për këtë arsye duhet të punojmë deri në fund. Po ndjehem mirë pas dy vitesh këtu. Ne punojmë vërtet mirë dhe jemi në krye të Ligës Premier”, ka thënë Mancini.
Milani raportohet se është duke menduar të transferojë sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres, gjatë muajit të ardhshëm.
Presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, dhe zëvendës-presidenti, Adriano Galliani, gjithmonë kanë qenë admirues të spanjollit dhe janë duke menduar për një transferim të janarit për të.

Megjithatë Milani mendohet se do të kthehet kah Torres vetëm nëse dështon në tentimin për të transferuar yllin e Manchster Cityt, Carlos Tevez.

Rossonerët kanë një buxhet prej 20 milionë funtesh për të harxhuar në një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar dimëror dhe derisa kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme për të siguruar Tevez, ajo mund të mjaftojë për të bindur Chelsean ta shesë Torresin.

Vendimet konkrete pritet të merren pas Krishtlindjeve të kësaj fundjave, kur Galliani rikthehet nga pushimet e tij në Brazil.
Francesco Totti edhe një herë ka qeshur me spekulimet të cilat e lidhin atë me një largim nga Roma.
Kapiteni javën e kaluar tha se mund të detyrohet të largohet nga klubi, pas mosmarrëveshjeve që kishte me trajnerin Luis Enrique dhe reagimeve të pakëndshme nga grupe të tifozëve të Romës.

Por Totti ka reaguar shpejt për të mohuar largimin e tij dhe këtë e ka bërë edhe mbrëmë pas fitores ndaj Bolognas, duke përsëritur se do të mbetet në Olimpico.

“A mund të largohem nga Roma? Jo! Kush do të më merrte mua? Jam shumë i moshuar për të shkuar diku tjetër”, ka qeshur Totti.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka qeshur me komentet “e lakmisë” të bëra nga mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves.
Alves tha se Madrilenët po e lakmojnë Barcelonën për sukseset, pasi Jose Mourinho së fundi nënvlerësoi triumfin e tyre në Kupën Botërore të Klubeve.

“Lakmi? Ne nuk ia kemi lakmi askujt. Unë luaj për ekipin më të mirë në botë. Real Madridi është klubi më i madh në botë dhe nuk mund t’ua marrë lakmi të tjerëve”, ka thënë Pepe.