Legjenda e Barcelonës, Joan Cruyff ka kritikuar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinhon, i cili në deklaratat së fundmi është munduar të zvogëlojë prestigjin e Kupës së Botës për Klube të fituar nga Barcelona.“Kjo është një garë që nuk mund t’ia zvogëloni prestigjin. Së pari, duhet të keni cilësi për t’u kualifikuar, duhet ta fitoni Ligën e Kampionëve, përndryshe nuk mund të luani atje. Barcelona duhet të jetë shumë e lumtur që ka arritur ta fitojë atë titull, me futboll të bukur që e dashuron e gjithë bota”.
“Mendoj se është mirë për futbollin kur ka mundësi për përballje të forta. Janari është zakonisht një muaj i errët dhe i ftohtë dhe me El Clasicot e janarit do të mund të nxeheshim pak, mendoj se është mirë”, tha Cruyff.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka lëvduar Wiganin para ndeshjes së dy skuadrave, teksa beson se skuadra rivale do të qëndrojë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.“Unë e kam parë Chelsean kundër Wiganit dhe mendoj se Wigani ishte fantastik. Kjo do të thotë shumë për Roberto Martinez, ai vazhdon të luajë futboll të mirë pavarësisht pozitës së tyre”.
“Ne kemi histori të mirë me Wiganin, por nuk do të garantohemi për asgjë. Ne duhet të mbajmë këmbën në pedale. Nuk mendoj se ata janë ekip për mbijetesë, ata po luajnë mirë ndaj ekipeve të mëdha”, tha Ferguson.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, është i befasuar se sa shumë ka mësuar nga Pep Guardiola, teksa kërkon qëndrimin e strategut në Camp Nou.“Ëndrra ime nga fëmijëria ishte që të jem lojtar i Barcelonës, por tani nëse dëshiron të luash, arsyejë është Pep Guardiola, sepse ai e di se si të nxjerrë më të mirën nga lojtarët”.
“Çfarë kam mësuar këtu në këto muajt është e pa besueshme”, tha Fabregas.
Bosi i Boltonit, Owen Coyle ka konfirmuar se Chelsea ka bërë hapa zyrtarë për qendërmbrojtësin Gary Cahill.Edhe pse Boltoni momentalisht gjendet në pozitën që dërgon në Championshipin anglez, është menaxheri Coyle ai që ka pranuar se Chelsea po negocion me zyrtarët e klubit për transferimin e Cahill.
“Sa i përket Gary Cahill, ka pasur bisedime mes nesh dhe Chelseat. Ai është top lojtar dhe plotësisht i fokusuar për Boltonin”, theksoi Coyle.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me formën e Djajve në transfertë, pasi sezonin e kaluar United lëshoi shumë pikë në udhëtim.“Është një kthesë fantastike. Sezonin e kaluar ne lëshuam vetëm dy pikë në shtëpi dhe vuajtëm në ndeshjet si mysafir”.
“Këtë sezon ne kemi lëshuar pesë pikë në shtëpi, por ne po përmirësohemi në transfertë”, theksoi Rooney për Sky Sports.
Mesfushori i Manchester Cityt, Gareth Barry beson se lufta për titull në Ligën Prpemier është në duart e klubit nga Ettihad Stadium, pasi sipas mesfushorit lojtarët duhet të mbajnë nivelin e njëjtë të performancave.“Për momentin, gjërat po shkojnë shumë mirë”.
“Ne i kemi dhënë ritëm Premier Ligës, por ne jemi ende dy pikë larg si lider. Kjo tregon se po ka ekipe të mira përreth. Gjatë gjithë kohës jemi liderë, ne e dimë se është në duart tona dhe do të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet”, tha Barry.
Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani ka pranuar se kishte mospajtime me trajnerin Walter Mazzarri, por ka pohuar se kjo qëndron në të kaluarën pasi ai ka rregulluar marrëdhëniet me strategun italian pas shkatërrimit bërë Genoas në San Paolo.“Unë kam pasur një mosmarrëveshje të vogël me trajnerin, por tashmë problemi është zgjidhur. Ishte një fitore e merituar ndaj Genoas dhe tani mund të shkojmë në pushime në mënyrë paqësore”.
“Në Napoli, unë ndihem mirë. Njerëzit më japin shumë dashuri dhe shpresoj që gjithmonë të jetë kështu. Në të ardhmen kurrë nuk i dihet...ky është futbolli”, tha Cavani që po lidhet me një kalim te Chelsea.
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta ka deklaruar se ai synon që ta mbyllë karrierën me kampionin e Italisë.“Unë dua ta përfundoj karrierën në mënyrë dinjitoze, preferoj me Milanin. Këtu niveli është i lartë dhe ju luani çdo të tretën ditë. Ndoshta unë do të shkurtoj angazhimet, që të luaj një herë në javë mjafton për mua”.
“Të qëndroj te Milani për 10 vjet ishte synimi im, familja ime tani është ambientuar këtu dhe ndihemi mirë këtu”, tha Nesta.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola i ka dhënë Lionel Messit edhe katër ditë ekstra pushim për periudhat festive.Katalanasit do të vazhdojnë stërvitjet më 29 dhjetor, por sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, i cili po kalon pushimet për krishtlindje në Rosario, nuk do të jetë në stërvitje deri më 2 janar.
Edhe mbrojtësit brazilian, Dani Alves i është dhënë pushim ekstra, duke mos u detyruar që të kthehet deri më 31 dhjetor.
Kampionët e Evropës nuk do të jenë në aksion deri më 3 janar, kur do të përballen me Osasunën në Copa del Rey. Më pas katalanasit përballen me rivalin lokal Espanyol në kuadër të La Ligas.
Napoli ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Universidad de Chile, Eduardo Vargas.Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar nga asnjëra palë, por spekulimet nëpër mediat italiane sugjerojnë se Napoli ka paguar rreth 13.5 milionë euro për top golashënuesin e Copa Sudamericana.
“Unë dua të konfirmoj edhe zyrtarisht transferimin e Eduardo Vargas. Pak minuta më parë, më ka telefonuar doktor De Nicola, i cili e vizitoi lojtarin dhe dha dritën e gjelbërt për formën e tij fizike. Ne kemi nënshkruar kontratat dhe kemi mposhtur konkurrencë nga klube shumë të forta për të. Kjo është dëshmi se ne po kërkojmë talentë nga e tërë bota për ta përforcuar ekipin”, theksoi De Laurentiis.
Një prej njerëzve të përfshirë në hetimin e skandalit më të madh të manipulimit të ndeshjeve në historinë e futbolilt, Calciopoli, ka pohuar se shumë prej atyre që janë shpallur fajtorë për ndikim në gjyqtarët për manipulim të ndeshjeve janë trajtuar keq dhe padrejtësisht.Gjatë një interviste për Il Corriere dello Sport, burimi anonim argumenton se nuk ka pasur në mënyrë të qartë manipulime të ndeshjeve.
I pyetur nëse shumë prej atyre të dënuarve janë trajtuar keq dhe janë dënuar padrejtësisht, hetuesi tha: “Më duhet t’iu them të vërtetën...shumica e tyre janë dënuar pa të drejtë, nëse shikoni ndeshjet, nëse shikoni ndonjë ndeshje ku ka pasur vërtet ndikim ndonjë gjyqtar, më besoni se nuk do të gjeni asnjë”.
Skandali në të cilin ishin të përfshirë ekipet më të mëdha italiane është zbuluar nga hetuesit e prokurorisë së Napolit në kuadër të agjensisë së futbollit italian.
Nga Calciopoli si pasojë Juventusi është dëbuar në Serie B dhe i është marrë titulli i vitit 2006, përderisa Fiorentina, Milani dhe Lazio janë dënuar me pikë.
Tifozët e Barcelonës mund të jenë të qetë pasi është konfirmuar se Andres Iniesta do të mungojë vetëm për 15 ditë pas lëndimit të pësuar në demolimin prej 9-0 ndaj Hospitaletit në Copa del Rey.Pas dyfishimit të epërsisë Andres Iniesta u përplas me portierin e ekipit kundërshtar, për t’u zëvëndësuar menjëherë si i lënduar.
Sidoqoftë, klubi katalanas ka konfirmuar se mesfushori më i mirë në botë pritet të jetë i gatshëm për lojë vetëm brenda 15 ditëve dhe se lëndimi është i vogël.
Real Madridi është i fokusuar më parë në ndeshjen ndaj Malagas dhe më pas do të mendojë për Barcelonën, gjithnjë sipas drejtorit madrilen, Miguel Pardeza.Barcelona dhe Real Madridi mund të takohen në janar në dy El Clasico për çerekfinalet e Copa del Rey dhe ky fakt është mirëpritur nga drejtuesit e Realit.
“Nuk është koha të mendojmë për Barcelonën. Kemi shumë për të bërë për t’u kualifikuar me ta. Ne duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe hapi i parë është Malaga”, theksoi Pardeza.
Real Madridi do të takohet me Barcelonën në çerekfinale të Kupës së Mbretit nëse të dyja ekipet arrijnë të kualifikohen në tetëshen e fundit.Shorti për ndeshjet e Kupës u tërhoq mëngjesin e sotëm dhe ka nxjerrë kampionin e kësaj gare, Real Madridin, përballë Malagas, derisa Barcelona do të përballet me Osasunën.
Nëse dy ekipet e kreut të tabelës së La Ligas arrijnë në çerekfinale, ata do të takohen me njëri-tjetrin, së pari në Santiago Bernabeu, ndërsa më pas në Camp Nou për ndeshjen e kthimit.
Përndryshe, 1/8-ta e finales së Kupës së Mbretit ka sjellë edhe një derbi, pasi Valencia është caktuar të përballet me Sevillan. Nga skuadrat tjera, Real Socidad do të përballet me Mallorcan, ndërsa Albacete, që befasisht eliminoi Atletico Madridin, do të përballet me Athletic Bilbao.
Ndeshjet e para të rundit të ardhshëm të Kupës së Mbretit do të zhvillohen më 3 dhe 4 janar, derisa ato të kthimit më 11 dhe 12 janar.
Ndeshjet çerekfinale të Copa del Rey do të zhvillohen më 18 janar (ndeshjet e para) dhe më 25 janar (ndeshjet kthyese).
Në vazhdim ndeshjet e caktuara të 1/8-tës së finales së Copa del Rey:
Mirandes v Racing Santander
Albacete v Athletic Bilbao
Alcorcon v Levante
Cordoba v Espanyol
Real Sociedad v Mallorca
Valencia v Sevilla
Barcelona v Osasuna
Real Madrid v Malaga
Roberto Mancini ka mohuar spekulimet për edhe një valë harxhimet të Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit, duke thënë se ai do të sjellë lojtarë vetëm nëse të tjerë do të largohen nga klubi.Lideri i Ligës Premier nuk është e se është i mangët në para, por duhet t’i marrë parasysh rregullat e UEFA-së për “Fair Play” financiar dhe ka vetëm edhe një vend të lirë në skuadrën e prej 25 lojtarësh.
“Ne duhet të shesim disa nga lojtarët tanë para se të bëjmë diçka, pas kësaj ndoshta mund të bëjmë diçka por për momentin nuk ka asgjë”, ka thënë Mancini.
Juventusi raportohet se është afër për të arritur marrëveshje për transferimin e Marco Borriellos dhe Martin Caceres.Sipas Tuttosport, drejtori sportiv i Bianconerëve, Beppe Marotta, në ditët e ardhshme do të takohet me menaxherin gjeneral të Romës, Franco Baldini, për të diskutuar transferimin e Borriellos në janar.
Gazeta po ashtu shkruan se marrëveshja mund të arrihet me kohë për t’i lejuar sulmuesit të ndjekë stërvitjet në kampin dimëror në Dubai, para fillimit të pjesës së dytë të sezonit.
Tuttosport po ashtu raporton se Juve do të transferojë edhe mbrojtësin e Sevillas, Caeceres, gjatë muajit të ardhshëm, pasi është lodhur duke lutur Real Madridin për një huazim të Raul Albiol.
Caceres kaloi sezonin 2009/10 te Juve dhe pritet të rikthehet në formë huazimi me mundësi të transferimit të përhershëm gjatë verës.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me Manchester Cityn për të transferuar mbrojtësin Wayne Bridge.Daily Mail shkruan se Wenger pret që Kieran Gibbs, i cili iu nënshtrua një operacioni në tetor, të jetë jashtë fushe për edhe katër javë të tjera, të cilat ishin një arsye e mjaftueshme që Wenger të shfaqë interesimin për Bridge.
Ish-lojtarit të kombëtares angleze së fundi i është thënë se mund të largohet nga Manchester City kurdo që dëshiron dhe ai mund të shfrytëzojë këtë opsion për t’u transferuar në Londër në formë huazimi.
Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, mendon se gara për titull është shumë e hapur këtë sezon, pasi Blutë mbrëmë barazuan me rezultat 1-1 ndaj Tottenhamit.“Kjo ligë po bëhet gjithnjë e më e mirë. Mendoj se është një gjë e mirë. Tottenham ka një skuadër të shkëlqyeshme, një ekip të shkëlqyeshëm dhe ata besojnë se mund ta fitojnë. Skuadrat nga Manchesteri po ashtu po ia dalin mirë... mund të jetë cilido ekip i top pesëshit”.
“Ka pesë ekipe atje lart dhe që të gjitha kanë ende një shans, por ne duhet të shpresojmë që ekipet si Manchester City dhe Manchester United të humbin pikë”, ka thënë Cole.
Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka lavdëruar kapitenin e skuadrës John Terry i cili luajti shkëlqyeshëm, edhe pse këtë javë ishte akuzuar nga policia për ofendim racor ndaj lojtarit të QPR, Anton Ferdinand, gjatë ndeshjes së Ligës Premier në tetor.“Ai është një lojtar fantastik, përkushtimi, kualiteti dhe talenti i të cilit kurrë nuk mund të vendoset në dyshim”.
“Ai është krejtësisht i fokusuar në klub dhe paraqitja e tij nuk ka rënë asnjë nivel. Që nga incidenti niveli i tij vetëm është rritur. Përkushtimi dhe përqendrimi i tij është fantastik, dhe ne kemi parë disa paraqitje të shkëlqyeshme nga ai së fundi”, ka thënë Villas-Boas.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin atë me një transferim në kampionatin anglez.“Unë luaj për Madridin dhe jam shumë lumtur këtu. Nuk dua të them asgjë tjetër”, ka thënë Ozil.
Liverpooli dhe Manchester United janë dy prej skuadrave të Ligës Premier të cilat janë lidhur me një transferim të mesfushorit gjerman në javët e fundit.
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se Topçinjtë nuk janë jashtë garës për titull.Holandezi beson se do të ketë shumë ndryshime dhe kthesa para se të vendoset se kush to do të jetë kampioni i ri i Anglisë në futboll.
“Është ende herrët. Ne kemi luajtur vetëm 17 ndeshje, nuk jemi as në gjysmë të kampionatit, andaj gjithçka mund të ndodhë në këtë ligë”.
“Rezultati ynë kundër Manchester United (8-2) ishte ca befasi, rezultati ynë në udhëtim te Chelsea (5-3) ishte një befasi e madhe, dhe pastaj Manchester United u mposht nga Manchester City me rezultat 6-1, andaj gjithçka është e mundshme”, ka deklaruar Van Persie.
Mediat në Barcelona raportojnë se Milani ka arritur një marrëveshje për të transferuar mesfushorin Seydou Keita.Sport shkruan se mesfushori i Barcës do të transferohet te Rossonerët në fund të sezonit.
Ai është i lidhur me kampionin e Spanjës deri në vitin 2014, por raportohet se ka një klauzolë e cila i lejon atij të largohet dy vite më herët.
Klauzola aktivizohet nëse 31-vjeçari nuk fiton një numër të caktuar minimal të paraqitjeve gjatë një sezoni.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se Manchester City dhe Manchester United janë favoritët kryesor për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.Spursat mbrëmë barazuan me Chelsean në White Hart Lane për të ngecur që të dy me pikë ndaj dy skuadrave të kreut.
“Man City dhe Man United duhet të jenë favoritët kryesore, siç ishin në fillim. Ju shikoni në rezultatet e tyre – rezultati i United ndaj Fulham ishte i jashtëzakonshëm. Nuk do t’i eliminoja ata. City po ashtu ka një fillim të mirë”.
“Pasi ne humbën dy ndeshjet e para, 35 pikë janë një numër i mrekullueshëm për ne, andaj mendoj se po ia dalim mirë. Liverpooli do të jetë aty po ashtu, siç do të jenë edhe Arsenali dhe Chelsea”, ka thënë Redknapp.
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, është emëruar Lojtari më i Mirë Afrikan i Vitit 2011.Toure shënoi golin e fitores në gjysmëfinalen e Kupës FA kundër Manchester United dhe në finale kundër Stoke, për t’i dhënë fund 35-viteve pa një trofe të madh të klubit anglez.
Paraqitjet e tij këtë sezon po ashtu kanë ndihmuar ekipin e Roberto Mancinit të marrë kreun e tabelës së Ligës Premier.
28-vjeçari ka mposhtur mesfushorin e Ganës, Andre Ayew, dhe atë të Malit, Seydou Keita, për të fituar shpërblimin e më të mirit të Afrikës për vitin që po lëmë prapa.
Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i bindur se ata ende mund ta fitojnë titullin e Ligës Premier pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 në Tottenham.Blutë qëndrojnë 11 pikë prapa liderit të Ligës Premier, Manchester City, por Villas-Boas ende mendon se ekipi i tij ka shanse për ta fituar titullin.
“Mendoj se ne ende mund ta fitojmë atë. Ne erdhëm te Tottenham, një ekip që po ashtu është sfidues për tituj, andaj është një pikë e mirë kjo”.
“Ne kemi qenë edhe në situata më të këqija dhe jemi rikuperuar shtatë pikë. Jam i sigurt se ne mund ta ngushtojmë distancën”, ka thënë portugezi.
















