Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar, ka heshtur spekulimet rreth mundësisë së kalimit të tij te Manchester United.Holandezi ka një kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2013, ndërsa ka lënë të kuptohet se planifikon që të fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës.
“Unë nuk di asgjë rreth interesimit të Manchester Unitedit. Nuk dua as të spekuloj, unë jam i përqendruar maksimalisht te Schalke”.
“Do t’i lë të kalojnë qetë të gjitha ofertat që do të më vijnë dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ky është qëndrimi që e kam pasur gjithmonë”.
“Kontrata ime vazhdon deri në verën e vitit 2013. Nëse ata (drejtuesit e Schalkes) duan të bisedojnë, unë do t’i dëgjoj me kënaqësi”, ka pohuar 28-vjeçari për Voetbal International.
Presidenti i Olympique Lyonnais, Jean-Michel Aulas, ka lënë të kuptohet se mbrojtësi i majtë, Aly Cissokho, mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.Pritet që gjatë afatit kalimtar dimëror nga klubi francez të largohet ndonjë nga lojtarët kryesorë të ekipit, ndërsa duket se ky do të jetë 24-vjeçari Cissokho për të cilin interesohen skuadra të tilla, si Newcastle dhe Borussia Dortmund.
“Ne e kemi transferuar Mouhamadou Dabon për ta zëvendësuar Cissokhon”, ka deklaruar Aulas për OLTV, ndërsa besohet se Lyoni kërkon rreth tetë milionë euro për lojtarin që po ashtu kërkohet edhe nga klubet ruse.
Sulmuesi i Corinthians, Adriano, është përfshirë në një incident në të cilin ka mbetur e plagosur në dorë një femër 20-vjeçare.Adriane Cirilo dos Pintos është dërguar në spitalin Barra D'Or ku i është dhënë kujdes emergjent. Ajo ka thënë se Adriano kishte luajtur me një revole në pjesën e pasme të automjetit në momentin kur arma ka qitur.
Ndërkohë, ish- sulmuesi i Interit dhe Romës e ka mohuar versionin e saj.
“Unë isha në ulësen e përparme; gjuajtja është bërë në ulësen e pasme”, citon Globoesporte fjalët e futbollistit.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se nëse Rossonerët dështojnë në transferimin e Carlos Tevezit nga Manchester City në janar, atëherë ata nuk do të angazhojnë aspak sulmues të ri.Kampioni i Italisë do ta presë argjentinasin deri në minutën e fundit të afatit kalimtar të janarit, edhe pse negociatat me klubin anglez nuk përputhen në pikën rreth mënyrës së transferimit.
“Është një periudhë e vështirë në aspektin ekonomik, por do të mundohemi që fansave tanë t’u japim një dhuratë për Krishtlindje”, ka thënë shefi ekzekutiv i Rossonerëve për Sky Sport 24.
“I kam thënë Tevezit se do ta presim deri në fund të afatit kalimtar. Nëse ai nuk vjen do të mbesim njësoj”, ka deklaruar Gallani duke u përgjigjur rreth alternativës së mundshme, sulmuesit të Catanias, Maxi Lopez.
Ylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, është bërë prioritet i Paris Saint-Germain për afatin kalimtar të janarit.Është spekuluar se ekipi francez po interesohet për Hulk (Porto) dhe Carlos Tevez (Manchester City), mirëpo Le Parisien raporton se braziliani Kaka kryeson listën e dëshirave të PSG-së.
Nëse duhet t’u besojmë medieve franceze, Carlo Ancelotti do caktohet në postin e trajnerit të Paris Saint-Germain, ndërsa Kaka ishte lojtari kryesor i tij gjatë kohës kur të dy shërbenin te Milani.
Presidenti i Gremios, Paulo Odone, ka konfirmuar se skuadra e tij është kontaktuar nga Real Madridi për mbrojtësin Mario Fernandes.“Kishte më shumë bisedime me Realin në nëntor, por ne kurrë nuk biseduam për para sepse ne duam qëndrimin e Mario Fernandezit”.
“Ne nuk duam ta shesim atë dhe ai nuk dëshiron të largohet. Ai është i lumtur këtu dhe ai nuk ka arsye për t’u larguar”, theksoi Odone për Marca.
Kapiteni i Romës, Franesco Totti, ka pranuar se atij i pëlqen shumë strategu portugez, Jose Mourinho, dhe se do të dëshironte që të luante nën drejtimin e tij.“Unë do të doja të punoj me të. Unë i njoh lojtarët të cilët kanë luajtur nën drejtimin e tij dhe më kanë thënë se ai është shumë profesional”.
“Ai është një trajner nga i cili një lojtar mund të mësojë shumë”, tha Totti.
Sulmuesi i Tottenhamit, Emmenuel Adebayor, ka thënë se është i bindur që kapiteni i Chelseat, John Terry mund të vazhdojë të luajë futboll përkundër kritikave për formën e tij dhe akuzat për racizëm.“Nuk është ky problemi i parë në jetën e tij. Ai ka pasur shumë probleme, kështu mendoj se ai di si t’i menaxhojë këto situata. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore. Ne kemi probleme në familje, në shtëpi dhe kur e bartim fanellën duhet t’i menaxhojmë ato”.
“Mendoj se John Terry ka shfaqur personalitet të mirë dhe karakter tëmadh. Ai luajti shumë mirë kështu që kjo tregon se mund të merreni me këto gjëra me anë të përvojës”, tha Adebayor.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk dëshiron të dorëzohet për mesfushorin e Lyonit, Yoann Gourcuff, dhe tash janë rinisur bisedimet për yllin francez.Spekulimet për ish-futbollistin e Milanit kanë qenë të freskëta kohëve të fundit dhe tani mediat angleze raportojnë se Arsenali ka përparuar në bisedime për mesfushorin.
RMC raporton se presidenti i Lyonit, Jean-Mihcel Aulas, po qëndron në Londër këtë javë për të biseduar për transferimin, me Arsenalin që po e kërkon francezin në skuadër si përforcim i janarit.
Lionel Messi është shpallur sportisti më i mirë i vitit 2011 nga revista sportive prestigjioze franceze, L’Equipe.Superylli i Barcelonës ka mundur në konkurrencë tenistin serb, Novak Djokovic dhe të riun kampion të Formula 1, Sebastian Vettel, për t’u shpallur më i miri i vitit.
Lionel Messi gjatë vitit 2011 me Barcelonën fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. Ai ka shënuar 80 gola në 80 ndeshjet e fundit.
Drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka thënë se shorti i mundshëm që mund ta vë Barcelonën përballë Real Madridit në çerekfinale të Copa del Rey nuk është arsye që ai ta humbë gjumin.“Unë nuk do ta humbi gjumin nëse përballemi me Real Madridin, sepse gjumi im i parë do të jetë ndaj Osasunës. Nuk më pëlqejnë këto parashikime të skenarëve, pasi duhet të fokusohemi në rrethin e ardhshëm”.
“Fitorja në kampionat te Osasuna ishte e lehtë, por secila ndeshje është ndryshe dhe ne kemi mësuar shumë që nga ajo kohë. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët. Neymar? Nuk flas për lojtarë tjerë”, deklaroi Zubizarreta.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ai është më shumë i fokusuar në fitore, se sa në një rekord të ri të Robin Van Persiet.Van Persie barazoi rekordin e klubit prej 34 golash për një vit kalendarik të cilin e mbajti Thierry Henry, ndërsa tani pasi kanë mbetur dy gola për të thyer rekordin e Alan Shearer në dy ndeshjet e fundit në vitin 2011, ishte thënë se holandezi do të përqëndrohej që të shënonte para lojtarëve të tjerë.
“Rekordet individuale nuk janë vitale për mua, ato janë vetëm shenjë që ekipi po shënon. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, por me rëndësi është t’i fitojmë ndeshjet tona. Synimi për të është të jetë më i mirë në vitin 2012. Në sport gjithmonë duhet ta keni synimin të jeni më i miri”, theksoi Wenger.
Bosi i manchester United, Sir Alex Ferguson është tepër i kënaqur me dënimin prej tetë ndeshjesh suspendim për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez, i cili u akuzua për racizëm ndaj Patrice Evras.“Përkrahja jonë për Evran ishte e madhe që nga momenti i parë i kësaj katrahure. Çështja ka marrë fund dhe mendoj se jemi të kënaqur me dënimin që i është dhënë atij”.
“Nuk mendoj se kjo do të nxisë luftë mes dy klubeve. Nuk bëhet fjalë për Manchester Unitedin dhe Liverpoolin. Është një situatë individuale ku një person ka abuzuar në mënyrë raciste”, deklaroi Ferguson.
Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka folur për karrierën e tij me klubin romak, duke thënë se ai kurrë nuk e ka paramenduar se do t’i zgjaste aq shumë me klubin Gialloros.Duke folur në një intervistë për Sky Sport Italia, kapiteni i Romës ka pranuar se ai ka luajtur futboll në fillim vetëm sa për të siguruar bukën e gojës, para se t’ia kushtonte tërë jetën sportit.
“Unë kurrë nuk e kam paramenduar se do të arrij aq larg. Një gjë që e kam ditur ka qenë se futbolli do të ishte gjëja ime kryesore. Është një pasion të cilin e kam pasur që nga fëmijëria. Unë kam dhënë gjithçka që nga ajo kohë”, theksoi Totti, i cili falënderoi tifozët për përkrhajen e tyre ndër vite.
Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, pritet që të bisedojë për një rinovim të kontratës me menaxherin Sir Alex Ferguson.Mesfushori i cili mbushi 38 vjet në fund të nëntorit ka bërë 15 paraqitje deri tani këtë sezon për Djajtë dhe ka shënuar tri gola, ndërsa forma e tij e mirë fizike e ka bërë të mendojë edhe për një sezon tjetër.
“Ka ardhur koha për t’u ulur dhe për të biseduar me menaxherin, të shohim çfarë janë planet e tij dhe të shohim se si ndihem për një sezon tjetër. Për momentin po ndihem vërtet mirë dhe po kënaqem më shumë se kurrë, kështu që duhet të presim dhe të shohim”, theksoi Giggs.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke e shqyrtuar huazimin e Thierry Henryt, ndërsa vendimin do ta marrë brenda shtatë ditëve të ardhshme.Sulmuesi i New York Red Bulls, Thierry Henry, ka stërvitur me Arsenalin që pas përfundimit të sezonit MLS në SHBA dhe tani ideja që legjenda e Arsenalit të kthehet në fushë i ka pëlqyer shumë strategut francez.
“Kjo është pse pushoj këtë fundvit, më duhet të mendoj për këtë çështje. Një marrëveshje afatshkurtër është ideale për ne, por unë nuk kam bërë ndonjë ofertë ende. Thierry Henry nuk është këtu për momentin. Nuk e kemi biseduar kurrë këtë. 1 janari është datë vitale për ne. Kemi shtatë ditë për të marrë vendimet mbi lojtarët”, theksoi francezi.
Arsenali nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gervinhos dhe Marouane Chamakh, të cilët do të marrin pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës në start të vitit të ri.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka deklaruar se nuk duhet të nënvlerësohet Malaga në Copa del Rey dhe se nuk duhet të mendohet ende për Barcelonën.“Malaga është rival shumë i komplikuar, ata janë ekip i mirë dhe nëse ne duam të shkojmë tutje, ne duhet të shfaqim ndeshje të madhe në Bernabeu”.
“Në La Liga, ne arritëm një rezultat që nuk i përshtatej asaj që Malaga bëri në bushë. Këto do të jenë përballje të mira”, tha Casillas.
Drejtori i Milanit, Ariedo Braida është ndarë i kënaqur me ecurinë e deritanishme të bisedimeve me Manchester Cityn për sulmuesin Carlos Tevez, duke thënë se është bërë progres i konsiderueshëm drejt arritjes së marrëveshjes, teksa negociatat po vazhdojnë.“Unë nuk kam asjë për të deklaruar tani për tani”.
“Ne po vazhdojmë të mbesim në kontakt. Unë nuk jam magjistar dhe nuk e di se si do të përfundojnë gjërat. Por, gjithçka është mirë, gjithçka është normale. Takimi shkoi mirë”, u shpreh Braida.
Klubi brazilian Sao Paulo ka bërë të ditur se është duke bërë plane që ta shesë yllin brazilian Casemiro, gjatë afatit kalimtar të janarit.Interi, Roma dhe Arsenali janë ekipet më të interesuara për mesfushorin fantastik të Sao Paulos, ndërsa tani duket se është hapur rruga për të interesuarit.
“Pasi përmirësuam pagën e tij, forma e tij filloi të bie. Ai po kërkohet nga shumë ekipe në Evropë dhe nëse marrim ndonjëofertë të mirë atëherë do ta shesim. Mendoj se një ofertë prej 10 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ne”, tha presidenti i Sao Paulos, Juvenal Juvencio.
Kryetrajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ia ka hapur dyert një rikthimi të legjendës Raul Gonzales në kombëtaren spanjolle, pas formës së mirë të treguar nga ish-sulmuesi i Real Madridit në Gjermani me Schalken.“Unë kam marrëdhënie shumë t ëmirë me të. Ajo që ai po bën është fantastike”.
“Më lejoni t’iu them diçka: Cikli i askujt nuk është i përfunduar”, theksoi Del Bosque për Marca.
Legjenda gjermane, ish-futbollisti i Real Madridit, Gunter Netzer mendon se Bayerni i Munichut nuk duhet që të shpenzojë në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar skuadrën.Mungesa e baraspeshës dhe ndonjëherë edhe qëndrueshmërisë te skuadra bavareze është vënë në theksin e kritikave, por kundër zërave për përforcim është analisti i njohur në televizionin publik gjerman ARD, që thotë se bavarezët janë mjaft të fuqishëm.
“Për hirë të Zotit, jo! Për shembull, Jerome Boateng është një zgjidhje e jashtëzakonshme për qendërmbrojtës, ndërsa Manuel Neuer është një prej transferimeve më të mira në histori të Bayernit. Ai dhe Rafihna ende nuk janë adaptuar, por kush e ka pritur këtë. Ata kanë nevojë për kohë”, theksoi Netzer.
Bayerni kthehet në aksion në vitin 2012 me një udhëtim te Borussia Munchengladbach më 20 janar.
Kenny Dalglish është vënë në mbrojtje të fushatës simbolike kundër suspendimit prej tetë ndeshjes ndaj sulmuesit Luis Suarez, i cili u dënua ditë më parë nga FA nën akuzën për racizëm.Skuadra e Liverpoolit u nxeh me fanellat me emrin e uruguianit para ndeshjes ndaj Wiganit të mërkurën në shenjë mbështetje për sulmuesin, i cili u dënua me tetë ndeshje suspendim nga FA, kurse në qendër të kritikave ka intervenuar Kenny Dalglish që ka mbrojtur këtë fushatë.
“Kjo fushatë nuk i ka bërë dëm askujt. Unë nuk mendoj se lojtarët shkaktuan ndonjë problem me FA me ato fanella. Suarez ka qenë mjaft emocional dhe shumë falënderues, nuk mendoj se është zhgënjyese kur njerëzit i ofrojnë dikujt përkrahjen që e meriton”, theksoi Dalglish.
Trajneri i Novarës, Attilio Tesser ka pranuar se klubi i tij do të ishte i interesuar që ta transferonte sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi, gjatë afatit kalimtar veror.“Do të ishte ndjenjë e mrekullueshme ta drejtoja Inzaghin. Ai është lojtar të cilin do ta dëshironte secili trajner në ekipin e tij”.
“Unë e di se ai është profesionist i madh dhe do të ishte mirë, është një ëndërr, por është po ashtu synim i shumë klubeve tjera. Unë e kam thënë publikisht se nëse do të ishte e mundur, do të isha tepër i interesuar”, u shpreh Inzaghi.
Mesfushori i Real Madridit, Kaka, ka pohuar se rivalja e përbetuar Barcelona nuk është e pa mposhtshme, përkundër suksesit në El Clasicot e fundit.Në një intervistë për Band Sports, 29 vjeçari ka thënë se dominanca e Blaugranëve në futboll është shumë e qartë, mirëpo citon fitoren e Los Blancos në finalen e Copa del Rey vitin e kaluar.
“Barcelona nuk është e pa mposhtshme. Ne e fituam Kupën e Mbretit ndaj tyre dhe u kemi bërë test të mirë”, theksoi Kaka.
















