Me sfidën ndërmjet New York Knicks dhe Boston Celtics në Madison Square Garden ka filluar sezoni i ri në ligën më të fortë të basketbollit në botë- NBA.Në këtë përballje, e cila ishte dramatike, sidomos në fund, fitores iu gëzuan Knicksat, me rezultat 106-104.
Vendasit në çerekun e parë avancuan me 11 pikë, ndërsa dy çerekët e radhës u takuan mysafirëve, mirëpo në fund më të suksesshëm rezultuan basketbollistët e New York Knicks për të fituar me diferencë të ngushtë prej dy pikësh.
Nga ana tjetër, edhe Miami Heat ka fituar si mysafir i Dallas Mavericks me rezultat 105-94.
Mysafirët ishin dominues në tre çerekët e parë të përballjes, ndërsa çereku i fundit i takoi skuadrës vendase, e cila megjithatë nuk arriti ta tejkalojë diferencën e lartë të krijuar në pjesët e mëparshme.
Menaxheri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp, ka thënë se Rafael van der Vaart nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ashti siç mendohej fillimisht.28-vjeçari u lëndua në barazimin prej 1-1 ndaj Chelseat të enjten, ndërsa ekzistonte frika se do të mungonte deri në janar.
“Ai është në rregull. Ai duket se do të jetë në gjendje të luajë (ndaj Norwichit të martën)”, ka thënë trajneri i Spursave për Sky Sports News.
Sulmuesi nigerian, Chinedu Obasi, është i entuziazmuar për transferimin e tij te Shcalke, nga rivali Hoffenheim.Obasi iu bashkua ekipit nga Gelsenkirchen në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, me mundësinë për të qëndruar.
“Është një hap i madh përpara për t’iu bashkuar njërës prej skuadrave më të mëdha në Gjermani. Jam i ngazëllyer që të dyja skuadrat arritën marrëveshje para pushimit të Krishtlindjeve”.
“Është një tjetër klub që vjen me një sfidë të freskët, por unë dua ta jap më të mirën si gjithmonë”, ka thënë Obasi për BBC Sport.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka shprehur dëshirën që një ditë ta bartë sërish fanellën e Arsenalit.Spanjolli u largua nga Topçinjtë gjatë verës për t’u kthyer te klubi ku e kishte filluar karrierën, ndërsa transferimi i tij kushtoi rreth 30 milionë euro.
“Nëse do të më duhet të largohem nga Barcelona, do të kthehem te Arsenali- do të më pëlqente të kthehesha”.
“Nuk më vjen turp të them se ditën që u largova munda vetëm të them: ‘Faleminderit shumë’, nuk munda të them asgjë më shumë”.
“Nuk më vjen turp të them se gati sa nuk qava. Arsene Wenger, nuk kam takuar askënd aq besnik, ai është një nga më të mirët, unë vërtet besoj në këtë”, ka deklaruar Fabregas për Sky Sports News.
Arsenali është duke e shqyrtuar seriozisht një ofertë për sulmuesin e Kolnit, Lukas Podolski.Daily Express shkruan se marokenin Marouane Chamakh dhe Gervinhon që do të shkojnë në Kupën e Kombeve të Afrikës, nuk i ka mbetur asgjë francezit Wenger pos që të kërkojë opsione për sulm gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, francezi besohet të ketë monitoruar sulmuesin gjerman, Lukas Podolski, për të cilin dhe do të bëjë së shpejti edhe ofertë.
Klubi anglez, Chelsea, është duke e menduar një ofertë për mesfushorin e Juventusit, Milos Krasic.Telegraph shkruan se Chelsea e dëshiron Krasic në janar si zëvendësim për Nicolas Anelkan që pritet të largohet.
Besohet se Andres Villas Boas e do reprezentuesin serb në skuadër për ta shtyrë sulmuesin në top formë Daniel Sturridge në një pozicion më të avancuar, të sulmuesit qendror.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, po planifikon një ofertë shokuese për sulmuesin e Fulhamit, Bobby Zamora.Daily Star shkruan se Topçinjtë kanë pyetur Fulhamin për mundësinë e një marrëveshje shkëmbimi duke përfshirë edhe sulmuesin Marouane Chamakh.
Wenger është i gatshëm që ta largojë marokenin, ndërsa dëshiron ta shfrytëzojë atë për transferimin e Zamoras. Sidoqoftë, Thierry Henry mbetet prioritet i strategut francez.
Drejtori i Romës, Franco Baldini, thotë se Luis Enrique po adaptohet me kërkesat e futbollit italian dhe impenjimin që duhet bërë në Serie A.“Ne duhet të tentojmë të kuptojmë se çfarë dëshirojmë të themi me ‘italianizim’, sepse ne po luajmë në një mënyrë të njëjtë sikurse më parë. Cilësia e lojtarëve ka ndërryar, për këtë arsye ndryshoi pak dhe loja. Ndaj Juventusit dhe Napolit ne kemi pasur më pak posedim sepse ato janë dy ekipe shumë të forta”.
“Enrique ka mbetur i pa prekshëm dhe i tillë do të mbetet, ai po ngritet vazhdimisht si trajner në Serie A edhe nëse Roma do të duhet të kishte rënie drastike në tabelë, që do të ishte e pritshme për ne”, tha Baldini.
Gjatë kësaj jave u shënuan disa gola të shkëlqyeshëm, por prej tyre janë përzgjedhur 10 gola.Në këtë video do të mund të shihni golat e: Diogo Ferreira (Melbourne Victory), Michael Carrick (Manchester United), James Dayton (Kilmarnock), Victor Curto (Albacete), Bryan Ruiz (Fulham), David Di Michele (Lecce), Pablo Infante (CD Mirandes), Henok Goitom (Almeria), Bart van Brakel (N.E.C. Nijmegen), Dimitar Berbatov (Manchester United).
Për më shumë ndiqni videon:
Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, i cili momentalisht është i huazuar te Lille në Francë, ka thënë se lë të hapur çdo opsion për të ardhmen, pasi pos dëshirës për t’u rikthyer në Anfield, për të nuk do të paraqiste problem një qëndrim në Francë.“Kush e di çfarë do të ndodhë? Unë mund të kem rastin për t’u kthyer. Për momentin jam i lumtur këtu. Unë po luaj dhe jam duke luajtur mirë, kështu që gjithçka është mirë”.
“Nëse vazhdon kështu, atëherë do të ishte opsion logjik të qëndroj te Lille. Po luaj shumë mirë, nëse marrim parasysh se sa gjatë nuk luajta te Liverpooli, por kam pasur start të mirë dhe po përmirësohem. Unë po i afrohem atij që kam qenë në majen e formës time te Chelsea”, u shpreh Cole.
Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Seydou Keita, raportojnë mediat katalanase.Sport shkruan se mesfushori i Barcelonës do të kalojë te Milani në fund të këtij sezoni.
Keita ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2014, por raportohet se ai ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon të largohet dy vjet më herët. Dhe, klauzola është aktive në rast se 31 vjeçari nuk bën një numër të konsiderueshëm të paraqitjeve gjatë një sezoni.
Chelsea besohet se do të interesohet seriozisht për Chelsea intersohfutbollistin e Evertonit, Jack Rodwell dhe atë të Boltonit, Gary Cahill.Telegraph shkruan se përkundër fjalëve të Andres Villas Boas se Chelsea nuk është i interesuar për asnjërin prej të lartpërmendurve, janë zytarët e Chelseat që tashmë kanë filluar tratativat.
Në rast së dështon transferi i Cahill, atëherë për mbrojtjen e Chelseat alternativë mbetet Jack Rodwell.
Real Madridi dhe Barcelona kanë kaluar nëpër formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe numri i madh i golave të shënuar sugjeron se gjigantët po kërkojnë ta thyejnë rekordin e numrit më të madh të golave të shënuar gjatë një sezoni.Rekordi prej 107 golave i cili mbahet nga Real Madridi i sezonit 1989-1990, tashmë ishte shumë afër që të thyhej, me Barcelonën që në sezonin e parë të Guardiolës realizoi 105 gola në La Liga, vetëm dy më pak se rekordi.
Edhe Real Madridi nuk ka qenë keq sezonet e kaluara, pasi Los Blancos shënuan nga 102 gola në dy sezonet e kaluara, vetëm pesë më pak se sa rekordi në fjalë.
Sidoqoftë, këtë sezon gjërat duken ndryshe. Real Madridi ka një mesatare prej 3.5 golash për neshje me 56 gola në 16 javët e para, teksa mesatarja e rekordit për tërë sezonin ishte 2.8 gola për ndeshjes. Ecurinë e Real Madridit sigurisht se rrezikon Barcelona, që ka 3.1 gola për ndeshje deri në këtë fazë këtë sezon.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ai nuk është duke shikuar që të blejë ndonjë futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit.“Nëse shikohen të gjitha gjërat, atëherë unë jam shumë i kënaqur me fuqinë e skuadrës time në aspektin e cilësisë dhe moshës mesatare”.
“Unë nuk do të jem i lëkundur nga thirrjet e vazhdueshme nëpër Twitter dhe blogje që unë të transferoj ndonjë lojtar gjatë janarit”, tha Fergie.
Goli i futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi, i shënuar ndaj Santosit në finalen e Kupës së Botës për Klube, është shpallur goli më i mirë i javës së fundit të këtij viti.Në mesin e një konkurrence shumë të fortë me golat e Clarence Seedorf të shënuar ndaj Bolonjës dhe të golave të Neymar dhe Borges në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, ishte aksioni fantastik nën orkestrimin e Xavit ai që bëri që opera të përfundohej me sukses me një parabollim nga Lionel Messi.
Lionel Messi po ashtu është duke marr pjesë në konkurrencë me shumë të tjerë në garën për golin më të mirë të vitit shpallur nga FIFA.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, është liruar nga spitali për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe atë vetëm pesë ditë pasi ishte operuar, njoftoi klubi katalanas.Villa, i cili ishte lënduar gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube ndaj Al Sadd, tani duket ta ketë gjendjen e këmbës më mirë dhe sipas mjekut që e operoi, ai do të jetë jashtë fushave për pesë muaj.
Sipas të rejave të fundit, David Villa do të mund të ishte i gatshëm për një finale të Ligës së Kampionëve nëse Barcelona e arrin atë, ndërsa po ashtu dhe do të mund të merrte pjesë në Euro 2012.
Atletico Madridi ka bërë të ditur emërimin e Diego Simeones në postin e trajnerit të klubit nga kryeqyteti spanjoll.Argjentinasi, i cili luajti për Atleticon në vitet 1994 dhe 2005, pritet që të marrë rolin e ri të hënën, pasi ka marrëveshje që ta drejtojë klubin në krizë deri në fund të këtij sezoni dhe një sezon tjetër.
Ai do të prezantohet zyrtarisht para mediave në stadiumin Vicente Calderon të martën dhe ndeshja e tij e parë do të jetë ndaj Malagas më 7 janar.
Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri ka thënë se ai nuk e feston festën të cilën pothuajse e feston çdo futbollist, Krishtlindjet pasi ai është musliman.“Unë nuk i festoj krishtlindjet pas jam musliman gjitashtu dhe familja ime. Çdo herë kemi qenë musliman”, ka thënë Shaqiri.
Momentalisht Shaqiri luan për Baselin por pothuajse është e sigurtë se ai shumë shpejtë do të ndryshojë klubin pasi për të në garë janë shumë top-klube Europiane.
Wayne Bridge e ka kritikuar trajnerin e Manchester Cityt, Roberto Mancini, i cili ka deklaruar se mbrojtësi i majtë po qëndron te klubi anglez vetëm për të vazhduar marrjen e pagës.31-vjeçari e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te West Hami, ndërsa thotë se i është bërë e qartë se nuk ka të ardhme me Cityn, skuadër me të cilën po qëndron që nga viti 2009, kur u transferua nga Chelsea.
“Kur isha te Chelsea po luaja në një skuadër ku Ashley Cole ishte më i miri në botë, por megjithatë kishte ndeshje kur luaja. Kjo nuk ndodhi te City. Asnjëherë nuk më është sqaruar asgjë, por është e qartë se nuk më duan”.
“Mancini nuk flet me mua, ai nuk flet me asnjë nga lojtarët”, ka deklaruar Bridge për Independent, duke shtuar se megjithatë nuk ka shkaktuar probleme sikur Carlos Tevez për të kërkuar largimin.
Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh, ka përsëritur se mund të kthehet te Bordeaux në janar, pas një periudhe të palumtur te Topçinjtë.Marokeni po e nxeh vazhdimisht stolin për shkak të rënies në formë, ndërsa mosangazhimi në fushë është arsyeja pse ai mund të largohet nga Emirates.
Ai ka deklaruar për Sud Ouest se do t’i analizojë gjërat, ndërsa njëra nga mundësitë është edhe rikthimi te skuadra e tij e mëparshme.
“Gjithmonë kam theksuar se nëse kthehem në Francë, do të kthehem te Bordeaux”, ka pohuar Chamakh.
















