Revista gjermane e futbollit, Kicker, e ka nderuar trajnerin e përfaqësueses së Gjermanisë, Joachim Loew, duke ia dhënë epitetin ‘Njeriu i vitit.Ky çmim prestigjioz ndahet çdo vit, ndërsa vlerëson figurën më të madhe në futbollin gjerman gjatë vitit kalendarik.
Sipas Kicker, Loew arriti të ndërtojë një skuadër përfaqësuese me shumë talentë, ndërsa duke e kombinuar futbollin ofensiv, ai i kënaqi tifozët gjermanë dhe siguroi respekt nga gjithë bota.
Lideri i Ligës Premier, Manchester City ka barazuar pa gola si mysafir i West Bromwichit.Pas këtij barazimi, City ka pikë të barabarta me rivalin e përbetuar, Manchester United, që me rezultat të thellë prej 5-0 fitoi kundër Wiganit.
Nga ana tjetër, Liverpooli ka nxjerrë një pikë përballë Blackburn Rovers në Anfield.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët pas një autogoli të Charlie Adam në fund të pjesës së parë. Mirëpo, një pikë Redsave ua siguroi Maxi Rodriguez (53’).
Liverpooli aktualisht mban pozitën e gjashtë në tabelë me 31 pikë.
Me rezultat prej 5-0, Manchester Unitedi e ka mposhtur Wiganin në takimin e zhvilluar të hënën në Old Trafford.Ji-Sung Park e hapi serinë e golave (8’), ndërsa Dimitar Berbatov e vendosi rezultatin e pjesës së parë (41’).
Sulmuesi bullgar realizoi edhe golin e dytë personal në gjysmën e dytë (58’), ndërsa Antonio Valencia e ngriti epërsinë në 4-0 (76’).
Pas një ndërhyrje në Ji-Sung Park brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, u akordua penalti në favor të Djajve të Kuq, ndërsa i saktë nga pika e bardhë u tregua Berbatov, i cili kompletoi het-trikun e tij (78’).
Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi është barazuar me pikë me liderin Manchester City.
Agjenti i Fabio Quagliarellas, Beppe Bozzo, ka deklaruar se ardhmja e klientit të tij te Juventusi nuk varet nga mundësia e transferimit të Marco Borriellos nga Roma.Mediat italiane raportojnë se Bianconerët janë pranë transferimit të Borriellos, duke spekuluar se nuk do të ketë vend më për Quagliarellan në skuadër. Por agjenti i tij nuk mendon kështu.
“Nëse Borriello i bashkohet Juventusit do të jetë problem për lojtarin aktual të Romës, sepse ai duhet që gradualisht të fitojë besimin e Antonio Contes”.
“Një gjë është e sigurt, Fabio do të qëndrojë te Juventusi dhe ai është shumë i lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat për të”, ka thënë Beppe për Sky Sport 24.
Milani është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Seydou Keita, ndërsa Zlatan Ibrahimovic është njeriu që mund ta bindë atë që të veshë fanellën kuqezi.Rossonerët kanë nevojë ta freskojnë mesfushën, ndërsa Mundo Deportivo raporton se lojtari nga Mali konsiderohet si zëvendësim i duhur i Mark van Bommel ose Massimo Ambrosini.
Keita dhe Ibra ishin miq të mirë gjatë kohës që suedezi luajti në Camp Nou, ndërsa thuhet se kjo mund të ndikojë që mesfushori t’i bashkëngjitet sulmuesit të Milanit në San Siro.
Chelsea nuk ka arritur të triumfojë përballë Fulhamit, pasi takimi i zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-1.Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë (47’), Juan Mata i kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Fernando Torres.
Mirëpo, kaluan më pak se dhjetë minuta kur mysafirët e barazuan rezultatin përmes Clint Dempseyt dhe ky rezultoi të ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ai shpreson ta fitojë trofeun e Kupës Botërore me Argjentinën gjatë karrierës së tij.“Ëndrra ime? Ta fitoj Kupën e Botës dhe Copa American. Kjo është ajo që më mungon dhe jam i bindur se do ta arrij këtë”, ka thënë Messi për revistën e Federatës Argjentinase të Futbollit.
“Do të isha i ngazëllyer të fitoj një titull me kombëtaren. Por është e qartë se nuk kam çfarë të dëshmoj, gjithmonë kam dashur ta ndihmoj ekipin dhe gjithmonë do të jetë kështu”.
“Nuk mendoj se i kam borxh dikujt, le ta qartësojmë. Unë jam vetëm edhe një lojtar në këtë ekip i cili dëshiron më të mirën për futbollin argjentinas. Pak nga pak, skuadra i jonë po zhvillohet”, ka shtuar Messi.
Trajneri i Chelseat, Andres Villas Boas, thotë se Frank Lampard është pjesë e planeve të tij dhe shpreson se ai së shpejti do të rikthehet në formacionin startues.“Lamps është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe niveli i përkushtimit të tij dhe niveli i talentit të tij kurrë nuk do të vendoset në dyshim”.
“Jam i sigurt se ai do të gjejë rrugën për t’u kthyer në ekip sërish me mënyrën se si lufton në stërvitje, që do t’i ndihmojë atij të kthehet në konkurrencë”, ka thënë Villas Boas.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, dëshiron të harxhojë plot 150 milionë funte në transferime të reja gjatë vitit 2012.The Sun shkruan se ai është i paepur të ngushtojë diferencën me dy klubet nga Manchesteri.
Caqet kryesore të Bluve janë sulmuesi Edinson Cavani, i cili vlerësohet rreth 50 milionë funte, dhe bashkëlojtari i tij te Napoli, mesfushori Marek Hamsik, i cili vlerësohet 30 milionë funte.
Chelsea po ashtu raportohet se është i interesuar në anësorin e Juventusit, Milos Krasic, për të cilin interesim ka shprehur edhe Manchester United.
Megjithatë transferimi i parë i vitit për Blutë mendohet të jetë Gary Cahill, i cili pritet të largohet nga Boltoni për 7 milionë funte.
Interi raportohet se është duke kërkuar yllin e Portos, James Rodriguez.Rodriguez ka impresionuar me kampionët e Europa League dhe së fundi ka vazhduar kontratën deri në vitin 2016.
Ai raportohet se vlen rreth 20 milionë euro dhe opsionet taktike që ofron ai, pasi është në gjendje të luajë në krahun e majtë dhe në rolin e sulmuesit dytësor, kanë impresionuar trajnerin e Interit, Claudio Ranieri.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se ata janë një sezon larg triumfit në Ligën e Kampionëve.Rossonerët janë kualifikuar për në 1/8-tën e finales së garës evropiane edhe këtë sezon, dhe do të përballen me Arsenalin në sfidën e radhës.
“Barcelona vazhdon të jetë ekipi më i mirë në botë, por kur ne luajtëm kundër tyre – veçanërisht në Spanjë – ata krijuan vetëm disa rreziqe”.
“Ne treguam në atë ndeshje se çfarë mund të arrijmë kundër tyre. Besoj se sezoni i ardhshëm mund të jetë i duhuri për Ligën e Kampionëve, por ne mund të arrijmë shumë gjëra edhe këtë sezon”, ka thënë Allegri për Gazzetta dello Sport.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se harxhimet e Manchester Cityt nuk garantojnë titullin.City ka harxhuar 400 milionë funte që kur Sheiku Mansour morri kontrollin e klubit në vitin 2008, krahasuar me vetëm 26 milionë funte të harxhuara nga United.
“Po, paratë mund ta blejnë suksesin, siç e kemi parë kur Chelsea menjëherë u bë klub i pasur. Dhe ne jemi dëshmitar të një operacioni të ngjashëm nga Manchester City nën pronarët e tyre të pasur”.
“Transferimet e kanë çuar këtë klub në maje të ligës dhe ata janë favoritët për ta fituar atë. Por derisa transferimi i disa lojtarëve më të mirë në botë mund t’ju çojë juve në garë për tituj, kjo nuk do të thotë se ju patjetër do t’i fitoni ata – siç shpresoj se do të jemi në gjendje ta dëshmojmë para fundit të sezonit, kur të hyjnë në lojë edhe faktorë të tjerë”, ka thënë Ferguson.
Chelsea raportohet se është në negociata me Real Madridin për të transferuar argjentinasin Gonzalo Higuain.La Stampa shkruan se Chelsea dhe Juventusi kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Higuain. Juve ishte klubi i parë që është interesuar për lojtarin, derisa së fundi edhe Chelsea po ashtu ka kërkuar informata për të.
Në anën tjetër, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ende shpreson se ai mund të ribashkohet me ikonën e Chelseat, Didier Drogba. Sport shkruan se Mourinho është i gatshëm të presë deri verës për të sjellë Drogban në Spanjë.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, dhe është duke refuzuar të vazhdojë kontratën, derisa analizohet mundësitë tjera.
Interi raportohet se është duke u përgatitur ta shesë mesfushorin Wesley Sneijder gjatë afatit kalimtar të janarit.Corriere dello Sport shkruan se Nerazzurrët mund të kyçen në tregun dimëror të transferimeve duke pranuar njërën nga ofertat e klubeve të Ligës Premier për Sneijder.
Holandezi është duke u kërkuar nga Manchester United, Chelsea, Manchester City dhe Arsenali.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke kërkuar të ribashkohet me mbrojtësin e Interit, Cristian Chivu.Këtë e ka konfirmuar trajneri i Ajax-it, Frank de Boer, i cili ka pranuar se ata nuk arrijnë të shtyhen me Realin për nënshkrimin e mbrojtësit rumun.
“Neve na pëlqen ai. Ai do të përshtatej shumë mirë. Ne e dimë se Mourinho po ashtu e dëshiron atë, por ne shpresojmë ai të rikthehet te ish-shtëpia e tij”, ka thënë De Boer.
Chivu luajti për Ajaxin nga viti 2000 deri në vitin 2003, para se të transferohej te Roma, ku qëndroi katër sezone.
Miroslav Klose është i ngazëllyer me gjashtë muajt e tij të parë te Lazio.Sulmuesi gjerman ka shënuar nëntë gola në 15 ndeshje në Serie A plus dy në pesë paraqitjet e tij në Europa League.
“Vërtet jam i lumtur në Romë, pasi Lazio ishte ajo që kisha kërkuar. Në këtë periudhë jam stërvitur vërtet shumë dhe kjo është arsyeja se pse kam shënuar kaq shumë gola. Ndjehem mirë psikikisht dhe fizikisht, derisa po kaloj në mënyrë të përkryer me trajnerin Edy Reja. Nuk dua t’i jap vetes komplimente, pasi ende dua të përmirësohem”.
“Euro 2012 është një objektiv i madh që kam në mendje për vitin e ardhshëm, por kjo nuk është i vetmi”, ka thënë Klose.
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, ka përsëritur mendimin e tij se Milani mbetet favoriti kryesor për ta fituar Scudetton këtë sezon.“Milani mbetet favorit për mua. Fokusi jonë primar është Liga e Kampionëve, pasi ky është prioritet”.
“Sa i takon Euro 2012, ne kemi qenë entuziast për këtë Kombëtare për tashmë një kohë. Më pëlqen mënyra se si luajmë dhe filozofia e re e Cesare Prandellit”, ka thënë Buffon.
Kampioni i Spanjës, Evropës dhe Botës, Barcelona, raportohet se është duke përcjellë nga afër sulmuesin e Atletico Madrid, Adrian Lopez.23-vjeçari ka shënuar 11 gola në sezonin e tij të parë me Atletico dhe nuk i mungon asgjë krahasuar me transferimin e ri 40 milionë eurosh të klubit, Radamel Falcao.
Cadena Ser shkruan se forma e tij e shkëlqyeshme ka joshur mes tjerash edhe interesimin e trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.
Gjatë fazës grupore të Ligës së Kampionëve në këtë sezon janë shënuar shumë gola të bukur ndërsa shikojeni këtë video më poshtë nëse dëshironi t’i shihni se cilët janë ato.Shikoni videon:
















