Skuadra e La Ligës, Espanyol, është duke kërkuar sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi.
Sport shkruan se Espanyol është duke menduar të transferojë 38-vjeçarin këtë janar, derisa kërkon të forcojë repartin e paqëndrueshëm ofensiv.

Ndërkohë disa media italiane shkruajnë se Inzaghi ka joshur edhe vëmendjen e klubeve tjera, veçanërisht të Lazios dhe dy klubeve të Ligës Premier.
Juan Mata thotë se beteja e vërtetë e Chelsea nuk është për titull por për të përfunduar në top katërsh.
Tre barazime me rezultat 1-1 e kanë lënë Chelsean në pozitën e katërt të tabelës së Ligës Premier, dhe spanjolli thotë se beteja e vërtetë e tyre tash do të jetë të mbeten në top katërsh.

“Do të jetë shumë e vështirë pasi ka shumë ekipe dhe ata të gjithë po kalojnë sezone të mira, si Arsenali, si Tottenhami, si Liverpooli, andaj ne duhet të luftojmë. Ndeshja jonë e ardhshme është një tjetër ndeshje të cilën duhet ta fitojmë, por Aston Villa është një ekip i mirë”.

“Ne deshëm të nxjerrim gjashtë pikë në dy ndeshjet në shtëpi, por kundër Fulhamit ne nxorëm vetëm një dhe shpresojmë t’i fitojmë tre pikë kundër Aston Villas”, ka thënë Mata.
Anësori i Manchester United, Antonio Valencia, thotë se eliminimi i Djajve të Kuq nga Liga e Kampionëve ka ringjallur skuadrën.
“Goditja më e madhe ishte Liga e Kampionëve, pasi ne jemi një klub i madh dhe nga ne prite të luftojmë për ta fituar garën, jo vetëm për t’u kualifikuar nga faza e grupeve. Ne arritëm në finale vitin e kaluar dhe na lëndon që jemi larguar kaq herët”.

“Por ne e shfrytëzojmë këtë lëndim. Grupi tash përpiqet edhe më shumë në stërvitje dhe ne shkojmë në ndeshjet me një qasje më të vendosur pasi duhet të fitojmë diçka, qoftë Ligën Premier, Europa League ose Kupën FA. Ne duhet të sigurohemi se jemi të përfshirë në këta trofe dhe e kemi rinovuar fokusin”, ka thënë Valencia.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, thotë se disfata nga Barcelona ishte jo meritë e kundërshtarit, por fat i keq i tyre.
Turku me nënshtetësi gjermane mbetet i bindur se ata janë në nivelin e kundërshtarëve të tyre.

“Ishte një rezultat i keq për ne. Por ishim të pafat, kaq. Tash ne jemi tre pikë para tyre dhe jemi liderë në La Liga”, ka thënë Ozil.
Manchester United është lider në Ligën Premier në përfundim të këtij viti kalendarik dhe kjo përkundër faktit shumë të rëndësishëm se Djajtë e Kuq kanë plot 11 lojtarë të lënduar.
Në listën e të lënduarve janë Rio Ferdinand, Nemanja Vidic, Michael Owen, Anderson, Tom Cleverley, Fabio, Ashley Young, Darren Fletcher, Phil Jones, Chris Smalling dhe Johnny Evans.

Dhe, përkundër këtyre mungesave, shumica e të lartpërmendurve futbollistë të formacionit startues të Manchester United, ndërsa Djajtë kanë arritur që të ngjiten në pozitën e parë të Ligës Premier, përkundër faktit se rivalët i kanë ekipet në formë.

“Ne kemi humbur gjysmën e ekipit. Askush nuk e ka pritur që të kemi aq shumë probleme me lëndime dhe sëmundje. Na pret një ferr i vërtetë në pjesën e dytë të sezonit”, theksoi Ferguson mbi gjendjen.