Janë këto ditët e fundit të vitit 2011 dhe është koha kur po ndahen çmimet për laureatët, më të mirët e sportit në Kosovë dhe teksa po shpallen më të mirët, e po emërohen ambasadorë të sportit shqiptar, duket se dikush është lënë nën hije, i harruar.Ishte Dardan Berisha ai që bëri krenar të gjithë shqiptarët në shtator gjatë Eurobasketit 2011, kur shënoi pikët heroike në sekondat e fundit të takimit ndaj Turqisë, që ishte krucial për Poloninë, shtet për të cilën luan pejani.
Dardan Berisha pas këtyre pikëve të realizuara (siç shihet në videon më poshtë) bën një gjest të jashtëzakonshëm kur me dy duar simbolizon shqiponjën e shqiptarëve.
Djaloshi nga Peja, i cili ka pasur një mesatare të lartë prej 13.5 pikësh gjatë kampionatit evropian në basketoll, ka luajtur edhe për klubin basketbollistik Peja deri në vitin 2005, nga ku më pas kaloi te klubi prestigjioz kroat Cibona, e prej ku kaloi në kampionatin polak ku është një prej më të shquarve.
Ditë më parë Edmond Azemi u shpall basketbollisti më i mirë për vitin 2011, teksa nga ana tjetër Lorik Cana u emërua ambasador i Kosovës në sport. Është vërtet turp dhe mëkat se si një sportist si Dardan Berisha të mos nderohet së paku me një mirënjohje nga institucionet sportive kosovare për të arriturat e tij edhe pse ai është i madh ndër zemrat e shqiptarëve.
Tifozët e futbollit ia kanë bërë të qartë revistës France Futboll që ta shpallë sulmuesin Cristiano Ronaldo fitues të Topit të Artë.Mbi 63 përqind e lexuesve votuan për Ronaldon, me dyshen e Barcelonës, Lionel Messi (30%) dhe Xavi (6%) në ndjekje të portugezit të Realit.
France Football ia ka dhënë të drejtën FIFA-s që ta shpallë fituesin e Topit të Artë, i cili zgjidhet nga votat e trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve nga anë e mbanë bota.
Njëri nga sportistët më të famshëm kosovarë në botë, boksieri Luan Krasniqi, ka zbuluar sot se pas një karrierë të suksesshme ai i ka dhënë fund karrierës në boksin profesionist.Boksieri shqiptar e ka bërë publik lajmin përmes një letre të publikuar në faqen e tij të internetit, http://www.luankrasniqi.com/, në të cilën ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen që i kishin dhënë ndër vite.
Gjatë karrierës së tij gati 15-vjeçare në kategorinë e rënda të boksit profesionist, Luani ka luftuar në 35 meçe, 30 prej të cilave i ka fitore (14 me nokaut), 1 barazim dhe katër humbje.
Maja më e lartë e karrierës si profesionist ishte renditja si numri 2 në botë për peshat e rënda në WBO, ndërsa për shumë vite me radhë ishte Kampion Evropian për peshat e rënda të EBU.
Letrën lamtumirës të Luan Krasniqit mund ta lexoni duke klikuar këtu.
















