Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka deklaruar se gjenerata e Toni Kroos do të jetë ajo që do ta udhëheqë revolucionin e skuadrës bavareze drejt tejkalimit të Barcelonës.“Toni Kroos është lojtar i mrekullueshëm, ai garanton të ardhmen. Me atë dhe me lojtarët tjerë mendoj se Bayerni do të jetë në gjendje ta tejkalojë edhe Barcelonën”, theksoi Hoeness.
Bayerni momentalisht është lider në Bundesliga dhe është një ndër pretendentët për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, do ta rinovojë kontratën e tij me klubin nga Old Trafford.“Ne jemi duke biseduar për rinovimin e Berbatov. Mendoj se kjo do të ndodhë në mars”, theksoi Ferguson.
Dimitar Berbatov ishte lidhur me një kalim te skuadra gjermane Bayer Leverkusen.
Menaxheri i Boltonit, Owen Coyle, ka konfirmuar se klubi ka pranuar ofertën e Bluve të Londrës për mbrojtësin Gary Cahill.Coyle ka konfirmuar se bisedimet mes dy klubeve kanë përfunduar me sukses dhe tani po negociohet vetëm për kontratën e Cahill.
“Është arritur marrëveshja për shumën mes dy klubeve dhe tani i është dhënë leja lojtarit që të bisedojë me Chelsean”, theksoi Coyle.
Ish-portieri i Anglisë, David James, beson se Anglia është e varfër për portierë, pasi që nuk ka trajnerë për këtë.“Unë jam i frustruar me situatën. Gjatë gjithë kohës kam përcjellur trajnerët tanë të portierëve”.
“Nëse bëni punë bazike, merr portierë bazikë. Ne po bëjmë gabime. Si rezultat, lojtarët nuk po dalin të mirë. Klubet angleze kanë pasur trajnerë të portierëve që një kohë të gjatë. Unë kam pasur trajner timin te Ëatfordi kur isha në shkollën e mesme dhe kur kam nënshkruar për Liverpoolin në vitin 1992, edhe atje kam pasur trajner. Gjatë gjithë këtyre viteve nuk kemi arritur të nxjerrim portierë kualitetit të lartë”, u shpreh James.
Meanxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk beson se Thierry Henry rrezikon të humbë respektin e tifozëve të Arsenalit në huazimin e tij dymujor te klubi nga Emirates, nëse francezi nuk arrin të përsërisë formën legjendare të para dhjetë viteve.“Ju kurrë nuk mund të dorëhiqeni nga njrerëz të cilët kanë dhënë aq shumë për klubin, do të mbesin gjithmonë në klub”.
“Askush nuk e pret atë të jetë në formën e 10 viteve më parë, por ai dëshiron të na ndihmojë. Mendoj se ky është nderim dhe shpërblim për të, pasi ai ka bërë aq shumë për këtë klub. Për këtë arsye, ndjej se nuk ka presion të veçantë që ai të bëhet lojtari që ka qenë më parë”, tha Wenger.
Barcelona është e gatshme të investojë në një supertransferim të anësorit të Tottenhamit, Gareth Bale.Klubi katalanas ka dështuar të shfaqë formën e jashtëzakonshme të sezonit të kaluar dhe e shohin Balen si njeriun që mund të sigurojë qëndrimin e Barcelonës mbi Real Madridin.
Daily Mirror beson se Barça do të investojë rreth 50 milionë euro për transferimin e uellsianit në Camp Nou.
Chelsea mund të bëjë një ofertë shokuese për asin e Tottenhamit, Luka Modric, gjatë afatit kalimtar të janarit.Telegraph shkruan se Chelsea nuk ka humbur shpresën për të transferuar Modricin, përkundër deklaratave të kroatit se nuk largohet nga Tottenhami.
Blutë janë duke menduar të bëjnë një ofertë të përmirësuar për Tottenhamin në vlerë prej 40 milionë funtesh, në mënyrë që mesfushori të transferohet nga Londra Veriore në Londrën Perëndimore.
Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, ka bërë një muze personal në villën e tij, për t’u bërë një vend me të mirë medaljeve dhe mirënjohjeve.Nevoja e Rooneyt për një hapësirë të veçantë në villën e tij 5 milionëshe në Prestbury ishte zbuluar gjatë një bisede online me tifozët e tij, raporton Daily Mail.
Duket se Wayne Rooney ka fituar aq shumë medalje dhe kupa gjatë jetës së tij, sa që dëshiron të shtojë edhe disa metra katrorë hapësirë për akoleadat e tij të karrierës.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se titulli i Ligës Premier do të vendoset në prill në derbin e madh lokal të qytetit të Mançesterit ndaj Manchester Unitedit më 28 prill.“Nëse jemi mjaft të fortë, mendoj se titulli do të vendoset në ndeshjen tonë në shtëpi ndaj Unitedit. Ne jemi në maje dhe jemi të kënaqur, por e dimë se kemi edhe 21 ndeshje për të luajtur”, theksoi Mancini.
Manchester City shkatërroi Manchester Unitedin më herët gjatë sezonit në derbin lokal të zhvilluar në Old Trafford me rezultat 6-1.
Drejtori sportiv i Catanias, Pietro Lo Monaco, i ka vënë ultimatum kampionit të Italisë, Milanit, që të vendosë deri në orët e vona të 31 dhjetorit nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin Maxi Lopez, në të kundërtën nuk ka gjasa që Rossonerët ta marrin atë.“Milani ka kohë deri më 31 dhjetor për ta transferuar Maxin, nëse nuk dëgjoj ndonjë të re prej tyre, atëherë unë do të negocioj me klube tjera të cilat kanë bërë oferta. Milani është klubi i vetëm të cilit Lopez mund t’i bashkohet si huazim. Nëse ai kalon te ndonjë ekip tjetër, do të jetë në baza permanente. Ka interesim nga klube jashtë Italisë, dhe nga një klub tjetër i madh italian. Mendoj se në fund, Maxi do t’i bashkohet një klubi që bën ofertën e duhur për të”, theksoi Lo Monaco.
Milani është në pritje të konfirmimit për Carlos Tevez, por në rast se dështojnë bisedimet me Manchester Cityn, alternativë e Rossonerëve ishte Maxi Lopez, por si duket tani kuq e zinjtë janë në një situatë ku presioni është në rritje, pasi mund të mbesin në fund pa asgjë, në një kohë kur Antonio Cassano është i sëmurë dhe Alexandre Pato është jashtë forme dhe është pranë shitjes.
Interi besohet se ka kontaktuar trajnerin e rivalit të përbetuar, Milanit, Massimiliano Allegrin, për mundësinë e zëvëndësimit të Claudio Ranierit pas përfundimiti të sezonit.Tuttomercatoweb raporton se Massimo Moratti dëshiron ta shohë Allegrin në stolin e Interit, pasi strategu Rossoner nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin nga Milanello.
Besohet se Allegri ashtu si Leonardo në kohën e tij, nuk ka marrëdhëniet më të mira me Silvio Berlusconin, sidomos pas largimit të Ronaldinhos që ishte një prej më të preferuarve të presidentit të Milanit, ndërsa tani edhe dëshira e Allegrit për ta larguar Paton është kundër vullnetit të vajzës së presidentit, indikacione këto që nuk i premtojnë të ardhmen strategut në San Siro.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim, mirëpo mediat italiane besojnë se janë hedhur hapat e parë drejt bisedimeve mes drejtuesve të Interit dhe teknikut Rossoner.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Tottenhami është një rival serioz për titull.Strategu skocez madje e sheh Tottenhamin si skuadrën që bën futbollin më të mirë në vend.
“Ata luajnë futbollin më të mirë në vend. Ata mund ta fitojnë titullin me këtë formë”, ka thënë Ferguson.
Carlo Ancelotti është caktuar menaxheri i ri i Paris Saint Germain, vetëm disa orë pasi gjiganti francez zbuloi shkarkimin e trajnerit Antoine Kombouare.Italiani është prezantuar sot para gazetarëve gjatë një konference për shtyp, i shoqëruar nga drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo.
“Jam i ngazëllyer që jam këtu si trajner i Paris Saint-Germain. Mendoj se PSG është një klub fantastik. Mendoj se unë mund të bëj një punë të madhe për të ndihmuar PSG të bëhet një klub i madh në Evropë”, ka thënë Ancelotti në konferencë.

Caktimi i Ancelottit është pritur tashmë një kohë, meqë Leonardo ishte takuar me 52-vjeçarin muajin e kaluar në Paris. Ish-mesfushopri francez Claude Makelele do të jetë pjesë e stafit teknik të Ancelottit.
Strategu italian pritet të rritë imazhin e klubit francez, që synon të sjellë në radhët e veta disa prej yjeve më të mëdha të futbollit dhe të shndërrohet në një forcë të re në futbollin evropian. PSG së fundi është lidhur me një transferim të ish-kapitenit të Anglisë, David Beckham.
Ancelotti fitoi dy herë titullin e Ligës së Kampionëve me Milanin, në vitin 2003 dhe vitin 2007, dhe fitoi titullin e Ligës Premier dhe atë të Kupës FA me Chelsean.
“Përvoja në Angli më ka ndihmuar shumë, ishte një përvojë fantastike, por ka një sfidë të madhe këtu te PSG. Klubi ka gjithçka për të arritur sukses dhe një ambicie të madhe”, ka shtuar Ancelotti.
Sulmuesi Bobby Zamora është i gatshëm të largohet nga Fulhami, shkruajnë mediat angleze.Sulmuesi nuk është parë sy-më-sy me menaxherin Martin Jol që nga caktimi i tij në stolin drejtues të klubit.
Telegraph-i britanik shkruan se Zamorës i është bërë e qartë se ai nuk e ka të sigurt vendin në formacionin startues andaj kërkon të largohet.
Sunderlandi mund të jetë stacioni i tij i ardhshëm, pasi menaxheri i ri i këtij klubi, Martin O’Neill, është duke kërkuar një sulmues me përvojë dhe mund të paguajë shumën që do të kërkonte Fulhami, e që mundohet se mund të jetë rreth 8 milionë fun
Me anë të një deklarate të publikuar sot Paris Saint-Germain ka konfirmuar se trajneri Antoine Kombouare është larguar nga klubi, pavarësisht se u reshtua i pari në tabelë në pjesën e parë të sezonit në Ligue 1.“Pas dy vitesh në të cilin ai shërbeu me pasion të madh në rolin e trajnerit Antoine Kombouare është larguar nga Paris Saint-Germain. PSG dëshiron të falënderojë Antoine Kombouare për profesionalizmin e treguar gjatë punës së tij dhe i dëshiron atij sukses në
“Nga ana e tij, Antoine Kombouare ka shprehur mirënjohjen ndaj PSG për besimin që i është dhënë gjatë viteve. Ai mbetet mbështetësi më i madh i klubit dhe është i bindur se suksesi do të arrihet në vitet në vijim”, thuhet në deklaratën e klubit francez.
Vendin e Kombouare pritet ta zërë ish-trajneri i Milanit dhe Chelseat, Carlo Ancelotti.
William Gallas ka lavdëruar formën e mirë që po kalon mbrojtja e Tottnehamit gjatë këtij sezoni.“Ne kemi luajtur shumë mirë në mbrojtje, jemi përqendruar në atë çfarë duhej të bënim dhe i kemi mbajtur sulmuesit të qetë”.
“Kjo vërtet është një kënaqësi për mbrojtësit, kur ju nuk pranoni gol. Kjo është shumë mirë për ne. Nga përvoja ime, gjithmonë jam kujdes për këtë gjë në ndeshje”.
“Edhe kur ju shënoni golin e parë, ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë, andaj është e rëndësishme të shënohet goli i dytë, të qëndroni të fuqishëm dhe ne këtë e kemi bërë. Çdokush është i kënaqur”, ka thënë Gallas.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Thierry Henry, do të nënshkruajë një marrëveshje dymujore huazimi, nëse do të mbyllet marrëveshja me New York Red Bulls.Henry është stërvitur me Arsenalin gjatë pauzës së sezonit në kampionatin amerikan të futbollit, që fillon në muajin mars.
“Për dy muaj kjo sigurisht do të ndodhë. Unë nuk merrem me marrëveshjen dhe me sigurimin dhe kjo ende nuk është kompletuar. Për momentin nuk mund të themi asgjë tjetër pasi puna ende nuk është kryer”.
“Mbulesa dymujore është ideale. Ai ka përvojë dhe kualitet. Ai e njeh klubin dhe mund t’i ndihmojë lojtarët e tjerë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe është njeri shumë inteligjent, kjo mund të ketë vetëm rezultate pozitive”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i gatshëm ta shesë mesfushorin John Obi Mikel.The Daily Express shkruan se Villas-Boas ka në dispozicion 150 milionë funte për transferime të reja gjatë vitit të ardhshëm. Por, ardhjet e reja do të krijojnë edhe hapësira për largim, një prej të cilët do të jetë edhe Obi Mikel.
Mikel e ka humbur vendin në formacionin startues, derisa ai ka vështirësi për të gjetur vend edhe në stolin e rezervave, ku është duke qëndruar edhe legjenda e klubit, Frank Lampard.
Mikel pritet të largohet nga Chelsea që në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi i Chelsat, Didier Drogba, i cili bëri vetëm një paraqitje të shkurtër në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në mesjavë, është duke kërkuar golin e tij të 150-të me klubin londinez.33-vjeçari nga Bregu i Fildishtë do të rreshtohet krahas Peter Osgood dhe Roy Bentley nëse ai arrin të gjejë golin në ndeshjen e të shtunës kundër Aston Villas. Vetëm Frank Lampard (178), Kerry Dixon (193) dhe Bobby Tambling (202) kanë shënuar më shumë gola për Chelsean.
“Nuk e kam menduar se do ta arrij këtë numër kur kam arritur këtu, veçanërisht pasi sezoni im i parë nuk shkoi mirë. Nuk gjeja formën kur erdha por ia arrita të luaj pasi më duhej të tregoj çfarë mund të bëj si një lojtar i ri”.
“Falë Zotit vitin tjetër u ndjeva më mirë, reduktova lëndimet dhe fillova të përmirësohem dhe të shënoj më shumë gola. Fansat pastaj filluan ta ndryshojnë mendimin e tyre dhe isha krenar me këtë”, ka thënë Drogba.
Sulmuesi erdhi në Stamford Brudge në vitin 2004 nga Olimpique Marseille për 24 milionë funte dhe që atëherë ka bërë 322 paraqitje duke fituar tre tituj të Ligës Premier.
Ciro Ferrara është i impresionuar nga puna e Antonio Contes te Juventusi.Trajneri U21 i kombëtares italiane, pati një karrierë të shkurtër dhe jo aq të suksesshme si menaxher i Juves dy sezone më parë.
“Ajo çfarë Conte ka bërë në karrierën e tij të shkurtër, është e qartë për secilin. Ai ka fituar dy promovime në Serie A (me Bari dhe Siena) dhe ka impresionuar me vullnetin, përkushtimin dhe vendosmërinë e tij”.
“Ai po e konfirmon veten me Juventusin dhe jam i lumtur për këtë. Biankonerët janë rikthyer në nivelet në të cilat duhet të garojnë”, ka thënë Ferrara.
Kyçi i lënduar i dorës nuk e ka penguar Kobe Bryant të shkëlqejë për t’i dhënë fitoren 99-82 skuadrës së tij Los Angeles Lakers në ndeshjen në udhëtim te New York Knicks.Bryant shënoi 28 pikë, 13 prej të cilave në çerekun e tretë, derisa Lakers fituan ndeshjen e dytë radhazi pas dy disfatave në dy ndeshjet e para të sezonit. Pau Gasol shënoi 16 pikë dhe 10 kërcime.
Për skuadrën vendase, Carmelo Anthony shënoi pikët më të larta, 27, ndërsa Amare Stoudemire shënoi 15 pikë duke shënuar vetëm në katër nga 17 tentimet nga loja e hapur.
Për ndeshjen e ardhshme të Lakers që zhvillohet të shtunën kundër Denver, pritet të rikthehet edhe qendra Andrew Bynum.
Klubi zviceran Sion ka filluar një procedurë të rregullt ligjore kundër anëtarëve të komitetit ekzekutiv të FIFA-s pas kërcënimit të saj për të suspenduar Zvicrën nga futbolli botëror.Konflikti, i cila daton nga përjashtimi i Sion nga Europa League në shtator për shkak se kishte transferuar lojtarë edhe pse kishte qenë nën embargo transferuese, ka bërë FIFAn të kërkojë nga Federata Zvicerane e Futbollit të marrë veprime kundër klubit.
Më 17 dhjetor FIFA kërkoi që klubit Sion t’i hiqen pikët në kampionatin vendor të cilat ishin fituar kur klubi kishte nxjerrë në fushë lojtarët e transferuar në mënyrë jo të rregullt, dhe nëse Federata Zvicerane nuk e merr këtë hap ajo do të përjashtohet nga të gjitha garat e UEFA dhe FIFA që nga 14 janari.
“FC Sion tashmë ka ngritur një ankesë kriminale kundër anëtarëve të komitetit ekzekutiv të FIFA-s pas kërcënimeve për të përjashtuar Federatën Helvetike dhe klubet e anëtarësuara në të”, thuhet në deklaratën e klubit zviceran.
Nëse FIFA do të përjashtonte Federatën e Zvicrës nga garat, do të nënkuptonte që Basel do të përjashtohej nga Liga e Kampionëve dhe vendin e tij do ta zinte Manchester United, që do të përballej me Bayern Munich në shkurt.
Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, thotë se kritikat e drejtuara ndaj Djajve të Kuq më herët gjatë sezonit, nuk i kanë lënduar lojtarët.United ishte në krizë pas disfatës 6-1 në derbin ndaj Manchester Cityt, por tash ata janë në pikë të barabarta me rivalët lokal.
“Gjithmonë do të merrni kritika këtu. Nëse nuk jeni në maje të ligës diçka shkon keq dhe nëse ju eliminoheni nga garat, ju gjithmonë do të kritikoheni”.
“Kjo është diçka me të cilën duhet të mësoheni. Ju nuk mund të zemëroheni ose të ankoheni për këtë”, ka thënë Giggs.
Mesfushori i Lille, Joe Cole, thotë se ish-klubi i tij, Chelsea, nuk duhej ta kishte shkarkuar Jose Mourinhon.“Sigurisht, ata duhej të vazhdonin me Mourinhon. Është e qartë se ai duhej të ishte atje. Ai kishte një ndikim shumë të madh në karrierën time”.
“Mbaj mend takimin e parë, ai i mblodhi djelmoshat së bashku dhe tha, ‘dëgjoni djem, ju nuk keni fituar asgjë, ju nuk keni bërë asgjë në ndeshje, nëse ju qëndroni me mua, ne do ta fitojmë ligën që në prill’”.
“Për të ishte të kënaqësi të luash, e dinit se ku jeni. Nëse shikoj prapa, vërej se kam luajtur futbollin më të mirë nën të. Kam fituar shumicën e trofeve nën të. Ai më ka mbështetur aq shumë sa nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm për këtë”, ka thënë Cole.
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves, edhe një herë ka tallur rivalët e Real Madridit duke thënë se ai nuk pret shumë nga të zgjedhurit e Jose Mourinhos këtë sezon.Madridi e përfundon vitin 2011 si lider në tabelën e La Liga, tre pikë mbi Barcelonën edhe pse u mposht në El Clasico me rezultat 3-1. Por Alves beson se Blaugranët shpejt do ta rimarrin kreun e tabelës.
“Ne nuk presim shumë nga ata. Të gjithë lëvdata janë për Barcelonën, gjë që i lëndon ata. Ne jemi prapa tyre në tabelë, por ne duhet të përballemi sërish me ta në Barcelona, dhe ne mund të ngushtojmë pikët për ta fituar titullin”, ka thënë Alves
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se vetëm sulmuesi Carlos Tevez është në planet e kuq e zinjve për janar dhe se Pato nuk do të largohet nga klubi.“Ne jemi dorëzuar në marrëveshjen për Lopez. Catania dhe lojtari janë sjellë mirë, por ne nuk mund të mbajmë ekipe tjera dhe lojtarë tjerë të gatshëm për ne, përderisa jemi në pritje të Tevezit”.
“Unë besoj dhe shpresoj se Tevez do të transferohet. Ne kemi lënë të tjerët anash për të sjellur dikë që është një prej më të mirëve në botë. Ai vazhdon të thotë se e dëshiron Milanin dhe jam plotësisht i përqëndruar për këtë transfer. Tifozët mund të pushojnë të siguruar se nëse dështojmë nuk do të jetë pse nuk tentuam”.
“Nuk jam dëgjuar me Leonardon, e as me Paton. Nuk ka negociata. Pato është lojtar i Milanit dhe e vërteta është vetëm kjo. Në këto ditë kur kampionati është ndalur së zhvilluari, gazetat nuk e dinë as vet se çfarë të shkruajnë”, tha Galliani.
















