Ylli i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm, ka thënë se rritja e tij në akademinë e klubit më të madh gjerman dhe tani roli i tij si një prej lojtarëve kryesor të ekipit ka qenë përherë ëndërr e tij nga fëmijëria.“Unë jam te Bayerni nga mosha 11 vjeçare, një agjent talentësh më ka parpë kur kam luajtur për vendlindjen time, Gern”.
“Ishte ëndërr që u bë realitet të rritem dhe të luaj në një klub si Bayerni. Klubi ka pasur legjenda të jashtëzakonshme Franz Beckenbauer, Lothar Matthaus dhe Oliver Kahn. Ndihem krenar që jam këtu, ku dhe do të pensionohem”, tha Lahm.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, mendon se momenti më i mirë për të është fitorja sensacionale ndaj Barcelonës me rezultat 2-1 në Emirates, ku holandezi shënoi golin e fitores.“Është vërtet aq vështirë të zgjedh momentin më të mirë të vitit, por disa ngjarje janë thjesht të pa harrueshme, siç është fitorja ndaj Barcelonës në Emirates”.
“Ky është vërtet një kujtim shumë i mirë. Këdo që ta pyesni do t’iu përgjigjet me kënaqësi. Më kujtohet kur një fans 75 vjeçar erdhi në villën time, duke më thënë: “Unë nuk dua autograf, unë nuk dua foto me ty, gjithë ajo që dua të them është se kam qenë tifoz i Arsenalit gjatë gjithë jetës time dhe fitorja ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar ishte ndeshja më e mirë në histori të Arsenalit”. Ai tha se ishte ndeshja më e mirë për të si fans në jetën e tij dhe kur mund t’u dhurojmë njerëzve atë lloj kënaqësie, atëherë kjo është vërtet diçka e veçantë”, u shpreh Van Persie.
Topçinjtë kanë shfrytëzuar gabimin e Chelseat për t’u ngritur në pozitën e katërt në tabelë, falë fitores kundër Queens Park.Në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium, Arsenali fitoi me rezultat minimal prej 1-0.
Heroi i vendasve në këtë takim ishte Robin van Persie, i cili e shënoi golin me vlerën tre pikë pas një ore lojë.
Kjo fitore e ngre Arsenalin në vend të katërt me dy pikë më shumë se Chelsea dhe Liverpooli, që mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë, respektivisht.
Blutë kanë marrë një dhuratë të papëlqyer për natën e Vitit të Ri, pasi janë turpëruar me rezultat 1-3 në Stamford Bridge nga Aston Villa.Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Didier Drogbas nga penaltia (23’), mirëpo ky gol duket se i nevrikosi lojtarët mysafirë.
Stephen Ireland pranoi një top nga Charles N’Zogbia për t’i barazuar shifrat (28’) dhe për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.
Në gjysmën e dytë, mysafirët shënuan edhe dy herë, edhe atë në minutat e fundit të ndeshjes.
Stilian Petrov kaloi Aston Villan në epërsi (83’), ndërsa Darren Bent e vulosi fitoren (86’).
Kjo humbje i ka kushtuar Chelseat me zhvendosje në pozitën e pestë në tabelë.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka provokuar përsëri Real Madridin, duke thënë se Los Blancos janë tepër të pa fat që e kanë në të njëjtin kampionat Barcelonën.“Në aspektin e cilësisë, Real Madridi është kundërshtari më i vështirë, ata kanë ekip të mrekullueshëm. Është vërtet fatkeqësi për ta që e kanë në të njëjtin kampionat Barcelonën, sepse në ndonjë kampionat tjetër, ata do të ishin më të mirët”.
“Mendoj se ndeshjet më të rrezikshme për Barcelonën momentalisht janë sfidat e lehta ndaj Getafes dhe ekipeve të vogla, pasi këtu nuk kanë motivim aq të madh lojtarët sa kanë ndaj Real Madridit”, deklaroi Cruyff.
Manchester United ka pësuar disfatë të rëndë me rezultat 2-3 në Old Trafford nga skuadra e fundit në tabelën e Ligës Premier, Blackburn Rovers.Manchester United filloi ta dominonte pjesën e parë, por nuk arriti të shënonte. Pa pritmas, akordohet penalti për skuadrën mysafire, nga e cila Yakubu realizoi për 1-0 pas 16 minutash lojë.
Kështu përfundoi dhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë United u bë më konkret.
Fillimisht në minutën e 51-të, Yakubu shënoi për 2-0 dhe epërsinë e Blackburnit, përderisa vetëm një minutë më vonë Dimitar Berbatov shënoi për 2-1 pas asistimit të Ji-Sung Parkj.
Antonio Valencia e ndihmoi bullgarin të shënonte golin e barazimit për 2-2 (52’), por çfarë vlen kjo kur pas hedhjes në sulm të Djajve Grant Hanley me kokë shënoi për 3-2 dhe fitoren e madhe të Blackburnit në Old Trafford.
Pas kësaj disfate, Manchester City e ka rastin që t’i ikë me tri pikë Unitedit në luftën për titull dhe është mundësi për Tottenhamin që të afrohet, pasi nëse Spursat fitojnë, do të ngjiten në kuotën e 41 pikëve. Blackburni përmirson pozitën e vet me 14 pikë në pozitën e 18-të.
Sulmuesi i Malagas, Ruud Van Nistelrooy, është i mendimit që ndeshja ndaj Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit do të tregojë potencialin e vërtetë të ekipit të holandezit, në sfidën që zhvillohet më 3 janar.“Ne e fillojmë vitin 2012 me një ndeshje të mrekullueshme ndaj Real Madridit dhe me mundësi për të luajtur ndaj një ekipi të madh ndaj të cilit mund ta gjykojmë nivelin tonë e pse jo edhe ta eliminojmë nga gara”.
“Ne do të luajmë si ekip, por ne e dimë se kemi një kundërshtar të fortë përpara, kështu që duhet të mbrohemi mirë nga sulmuesit e tyre, e të mos harrojmë kundërsulmet”, potencoi Van Nistelrooy.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, ka thënë se ai nuk dëshiron as se si ta humbasë sulmluesin Didier Drogba, pas ofertave për të multimilionëshe nga Kina.“Një marrëveshje për kontratën e re ende nuk është aritur me Drogbën dhe tani jemi në janar, ku mund të bisedojmë me klubet tjera”.
“Ne kemi pasur dëshirë të arrijmë një marrëveshje më parë, por edhe tani e di se mund të llogaris 100 përqind në lojtarin”, u shpreh Villas Boas.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka siguruar tifozët e Interit se mesfushori Wesley Sneijder do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.Ishin ringjallur edhe njëherë spekulimet për të ardhmen e futbollistit holandez, i cili edhe njëherë është lidhur me një kalim te Manchester United. Sidoqoftë, kështu nuk mendon Ranieri që është më se i sigurtë për qëndrimin e mesfushorit.
“Sneijder është pjesa më e vlefshme e ekipit tonë. Ai duhet të japë 120 përqindëshin kur të kthehet. Ai nuk duhet të jetë thjesht pjesë e skuadrës, ai duhet të jetë lideri jonë, ai që na mban në duar dhe na tregon se si bëhen gjërat në mënyrë të mrekullueshme”, theksoi Ranieri.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se vetëm tri ekipe janë duke luftuar këtë sezon për titullin në Ligën Premier.“Është vetëm fundi i dhjetorit. Ne kemi arritur të shkrijmë një epërsi prej 12 pikësh që kishte Arsenali mbi ne, ndërsa ne arritëm të fitojmë titullin kur ishim 12 pikë prapa Newcastle. Nëntorin e kaluar, Chelsea ishte shtatë pikë në epërsi, por ne i tejkaluam”.
“Ju mendoni për disa ndeshje që janë duke ardhur dhe nuk mund të thuani se do ot fitoni titullin. Por, Chelsea dhe Arsenali e kanë të vështirë të tejkalojnë këto ekipe. Nuk ka gjasa derisa tri ekipet e para të mos gabojnë. Tottenhami luan futbollin më të mirë në Angli. Ata janë në formën më të mirë. Ata mund ta fitojnë titullin”, tha Ferguson.
Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, pritet që të rikthehet gjatë janarit, pas një lëndimi afatgjatë në gju gjatë stërvitjeve parasezonale.Villas Boas thotë se mesfushori mund të kthehet në ekipin e parë brenda dy javësh dhe ai e konsideron këtë si transfer të ri.
“Mendoj se ai do të kthehet kah mesi i janarit. Ai do të luajë në ekipin e parë dhe atë e konsiderojmë si transfer të ri”, theksoi Villas Boas.
Mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë se ai tani është në formën që ka kërkuar dhe është i gatshëm ta drejtojë Liverpoolin drejt fitoreve.“Unë kam pasur një vit të tmerrshëm, me shumë lëndime, por unë kam shikuar vetëm përpara. Unë jam i ngazëllyer që jam prap këtu me djemtë e mi dhe të shënoj është gjë e mrekullueshme”.
“Është vërtet kënaqësi që i morëm tri pikët ndaj një ekipi aq të vështirë, sepse ne kemi pasur kritika për mos realizim të golave”, ka thënë Gerrard.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është shprehur i sigurtë se ai nuk do të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit, pasi pohon se është projekt afatgjatë në pritje të tij.“Ky projekt ka edhe shumë vite para tij. Më e mira duhet ende të vijë dhe nuk do të ishte mençuri që të largohem nga ky projekt në gjysmë, përderisa në fillim kam dhënë gjithçka për të”.
“Prandaj mendoj se historia ende është duke u shkruar, sepse unë jam aty ku kam dashur të jem këtë sezon dhe dua të vazhdoj kështu”, deklaroi Mourinho.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka lëvduar influencën e kapitenit Steven Gerrard, pasi ai u ngrit nga pankina për të inspiruar The Reds drejt një fitoreje të madhe prej 3-1 ndaj Newcastle United.“Kur Steven nuk luan atëherë mungesa vërehet shumë, kështu që kur ai luan mendoj se është impakti shumë i madh. Është e mrekullueshme të shohim atë duke shënuar gol, sepse ai ka punuar vërtet shumë për të ardhur aty ku është. Ishte lëndim i çuditshëm, ai djalosh meriton fat më të madh”.
“Ai është lojtar tepër i rëndësishëm, të gjithë e duan dhe e lëvdojnë për atë që ka bërë për klubin, ndërsa tani i ka vënë presion vetes pasi shënoi këtë gol”, tha Dalglish.
Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, ndjen se Chelsea gaboi rëndë që transferoi tashmë menaxherin e PSG, Carlo Ancelottin.“Chelsea ka përdorur sëpatën ndaj disa menaxherëve më herët se ç’është dashur. Shikoni te Fergusoni, atij i janë dashur pesë vjet për të fituar një torfe. Është frustruese të jesh menaxher dhe t’iu nevojiten pesë vite për të filluar me rezultatet e para. Chelsea duhet të mbajë një menaxher një kohë më të gjatë për të fituar tituj.
“Të gjithë lojtarët te Chelsea e kanë dashur Mourinhon dhe menaxherët tjerë kanë tentuar ta ndryshojnë këtë fakt shpejtë. Por, ajo që më impresionoi te Carlo Ancelotti ishte mençuria e tij. Ai për një javë arriti të hyjë në zemrat tona, na lejoi të bëjmë gjërat që na pëlqyen, ai menaxhoi lojtarët aq mirë. Ishim aq të lumtur dhe fituam dy tituj. Ai është strateg i madh, ai ka fituar gjithçka”, tha Joe Cole.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, ka mundësi të shumëfishta për këtë afat kalimtar dimëror, pasi ka një fond të mundësuar nga presidenti Roman Abramovich prej rreth 150 milionë funtesh.Daily Express shkruan se Villas Boas ka fonde të mjaftueshme për katër transfere të mëdha gjatë janarit.
Tashmë Gary Cahill është transferuar për 7 milionë funte në Stamford Bridge dhe emrat tjerë të lakuar janë Luka Modric për 30 milionë funte dhe anësori i jashtëzakonshëm i Portos, Hulk, që ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh.
















