Abidal i ngazëllyer me fitoren ndaj Realit

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, ka deklaruar se fitorja ndaj Real Madridit është e madhe për të, sidomos pasi shënoi golin e fitores.
“Ne kemi fituar një ndeshje të madhe në terren mysafir dhe ne kërkuam të fitojmë me çdo kusht. Por, ne nuk mund të kthejmë shikimin prapa, sepse do të jetë edhe një ndeshje e vështirë kthyese”.

“Ata na bënë presion me pesë mbrojtës. Sistemi ishte më ndryshe, por ne luajtëm lojën tonë. Në fillim kemi pasur vështirësi, por ne luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë”, ka thënë Abidal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...