Bronzetti: Tevez është i Milanit

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Super agjenti italian, Enzo Bronzetti, është i bindur se Carlos Tevez do të përfundojë te Milani pas një sage të stërgjatur dhe tejet të komplikuar transferuese.
“Ai do të përfundojë te Milani, aty ku ai dëshiron të shkojë. Ata po tentojnë ta shtyjnë drejt PSG-së, por ai nuk është i bindur nga Ligue 1, që sipas tij është kampionat i nivelit të ulët”.

“Interi ka tentuar, nuk është blof, por ai e di se çfarë dëshiron. Unë i njoh shumë mirë agjentët e argjentinasit, unë e di se me Interin nuk ka pasur kurrë kontakt real. Me PSG ka pasur kontakt, sepse një javë më parë unë kam darkuar me Ancelottin dhe Leonardon, dhe e di se Tevez është në objektivat e tyre”.

“Po ashtu, PSG nuk është dorëzuar as për Paton dhe po e monitoron me kujdes situatën”, ka thënë Bronzetti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...