Cruyff mësoi lojtarët e Barçës të aktrojnë? (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 4 Komente

Në vigjilje të derbit të madh planetar mes Barcelonës dhe Real Madridit, është me rëndësi të përmendet një fakt i veçantë, një video e cila ka bërë xhiron e botës këtyre ditëve në internet.
Një video e publikuar në rrjetin social, YouTube, sheh lojtarët e Barcelonës në vitet e 90-ta nën drejtimin e legjendës Joan Cruyff duke u stërvitur për të aktruar dhe për të simuluar gjatë ndeshjeve.

Në këtë video paraqiten dhe disa raste ekstreme të cilat kanë vendosur ndeshjet e sezonit të kaluar mes Barcelonës dhe Real Madridit, ashtu sikurse raste tjera flagrante të simulimit në ndeshjet ndaj Interit dhe skandalin e madh ndaj Chelseat ku ekipit anglez iu mohuan gjashtë penalti.

Nuk është hera e parë që Barcelona po akuzohet për manipulim ndeshjesh dhe ndryshim të verdikteve të sfidave në mënyrë të pistë, pasi edhe në të kaluarën ishte vet Jose Mourinho që publikisht ka akuzuar UEFA-n se po ndikon në gjyqtarët për t’i ndihmuar Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

4 comments:

  1. po mire po rastet e tjera qe reali i ka therur fare apo vete simbulimet tregon kjo video

    ReplyDelete
  2. Po te kerkosh ne gjith thesin e orizit disa kokrra mel do te dalin , por nuk beni mire te flisni per barcen sepse mjafton te shohesh te gjitha ndeshjet e morinjos kundra barces me ekipe te ndryshme ku ka drejtuar dhe do te kuptoni se vetem ne tre ndjeshje e ka mbyllur me 11 lojtare perfshi edhe kete te sotmen , dhe nderhyrjet e kundershtareve jane thjesht kafsherore te denja per regbi e jo per futboll po nejse beni mire qe e qeroni melin :)

    ReplyDelete
  3. kur mund te quhet simulim dhe kartoni i pepes qe i ka nderhyre dani alveshit.....papapapapappa cte themi...ti qe ke pergatitur kete video duhet te dish dicka se mjafton vetem qellimi,tendenca qe ka nje nderhyrje per tu ndeshkuar...po shikojeni realin e mbremshem.shikojeni skudrat e murinjos sa kartona te kuq marrin se luajne futboll barbar...

    ReplyDelete
  4. kjo video ka gati 3 vite qe ka dal dhe i perket nji reklame komike qe esht bere per te ven ne loje futbollin italian(nqs sgabohem) per simulimet e shumta dhe nuk i perket fare barecelones...

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...