Interi në çerekfinale

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Interi është kualifikuar në çerekfinale të Coppa Italias, pas fitores së lehtë të arritur në shtëpi ndaj Genoas me rezultat 2:1.
Nerazzurët e filluan furishëm takimin, pasi që në minutën e nëntë me anë të një super goli, mbrojtësi Douglas Maicon kaloi në epërsi Nerazzurët për 1:0.

Në vazhdim të takimit Interi me përbërjen e dytë e kërkoi golin e dytë, por ai erdhi vetëm në pjesën e dytë.

Pas një aksioni të bukur ku asistimin kryesoro e bëri Obi, Andrea Poli realizoi bukur për 2:0 dhe fitoren e Interit. Formalisht në fund në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar u shënua në listën e realizatorëve Valter Birsa (90’+1).

Interi në çerekfinalen e 25 janarit takohet me Napolin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...