Milani në çerekfinale të Kupës
Rossonerët kanë siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm në Coppa Italia në dëm të Novaras. Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të Milanit.
Vendasit realizuan në pjesën e parë me anë të Stephan El Shaaraëy (24’), mirëpo një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit Ivan Radovanovic e barazoi rezultatin duke i dërguar skuadrat në vazhdime.
Në vazhdime më të suksesshëm rezultuan lojtarët e Milanit, pasi arritën ta shënojnë golin e fitores përmes Alexandre Patos (100’).
Në çerekfinale Milani do të luajë kundër Lazios.
Category: Futboll
0 Komente