Mourinho i kënaqur nëse fiton La Ligën pa mundur Barçën

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ende nuk po mund ta mposhtë Barcelonën dhe ky fakt duket se nuk po e shqetëson dhe aq Jose Mourinhon, i cili thotë se do të ishte tepër i kënaqur nëse e fiton kampionatin spanjoll pa mposhtur Blaugranët.
“Carvalho dhe Altintop luajtën mirë. Njerëzisht që zakonisht luajnë mirë, nuk më pëlqyen aq. Altintop bëri punën e tij me personalitet, ashtu sikurse Carvalho. Unë duhet t’i mbroj të dytë, sepse hynë në këtë ndeshje të vështirë pa pikë frikë. Gjëja më e lehtë për Carvalhon ka qenë që të thoshte se nuk mund të luante në një ndeshje të tillë”.

“Ne duhet të shënojmë të parët për t’i vënë nga balanci. Sidoqoftë edhe nëse nuk i mposhtim nuk është punë e madhe, më intereson ta fitoj La Ligën”, tha portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...