Ramos: S’di çka duhet të bëjmë për t’i mposhtur

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Sergio Ramos ka deklaruar se nuk e di se çfarë duhet të bëjë Real Madridi për të fituar kundër Barcelonës.
Blaugranët po vazhdojnë t’i turpërojnë Mbretërit në vitet e fundit, ndërsa mbrojtësi i Realit ka thënë se ekipi i tij duhet të përqendrohet në titullin e La Ligas, por nuk ka hequr dorë edhe nga Kupa e Mbretit.

“Duhet të jemi realistë: nuk luajtëm mirë. Ne e humbën avantazhin tonë dhe Barcelona ishte më e efikase për të shënuar”.

“Tash duhet të mendojmë për La Ligan. Do të jetë vështirë ta mposhtim Barcelonën në Camp Nou, por ne nuk heqim dorë nga Kupa”.

“Nuk jam në gjendje të them se çfarë duhet të kemi për t’i mposhtur ata. Nganjëherë fiton e nganjëherë humb. Dhemb sepse ata janë rivalët tanë kryesorë. Është e vështirë, por jo e pamundur”, ka deklaruar Ramos për faqen zyrtare të Realit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...