Ronaldo vuan nga Barcelonitisi

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Një psikolog sportiv portugez ka konkluduar se superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është alergjik në ndeshjet e mëdha dhe se vuan nga sëmundja e quajtur Barcelonitis.
Ronaldo do të jetë në fushë sonte përballë Barcelonës dhe ka presion të madh për të shkëlqyer pasi dështoi në El Clasicon e fundit para Krishtlindjeve.

Duke folur për Diario de Noticias, Jorge Silveiro tha: Cristiano po vuan nga një alergji para ndeshjeve të mëdha. Ai ndjen se pritjet janë të mëdha dhe ai po vuan nga ky presion. Po ashtu, mendoj se ai vuan nga Barcelonitisi”.

Kohëve të fundit Cristiano Ronaldo është vënë nën presion nga hierarkia e Real Madridit dhe nga tifozët po ashtu, për mungesën e shkëlqimit në ndeshjet e mëdha.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...