Casillas: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët

dardanmiftari | Friday, August 17, 2012 | 0 Komente

Portieri i Spanjës, Iker Casillas, i ka quajtur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si dy prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Ne flasim për dy prej lojtarëve më të mirë në botë tash dhe kjo gjithmonë krijon një debat të madh. Disa mendojnë Messi, të tjerët mendojnë se Ronaldo është më i mirë. Unë nuk mund ta zgjedh njërin”.

“Nëse patjetër duhet të zgjedh njërin, do të thosha Cristiano, pasi e njoh atë më shumë për shkakun se luajmë së bashku në klub”, ka thënë Casillas gjatë një interviste për një televizion meksikan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...