Allegri: Milan duhet të rritet

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |


Trajneri i Milanos Massimiliano Allegri është i kënaqur me një pikë të marrë në San Paolo, por paralajmëroi se Milani duhet të rritet. Trajneri i kuqezinjve pohoi se pati shumë gabime nga ana e skuadrës së tij në përballjen me Napolin, që përfundoi në barazim 2-2.

"Mbrojtja funksionoi mirë dhe arriti të izolojë lëvizjet diagonale të Cacanit. Mendoj se zhvilluam një lojë të mirë në aspektin e mbrojtjes. Në pjesën e dytë ishim në vështirësi nga disa situata që mund të ishin evituar. 

Duhet të rritemi pasi ka ende shumë gabime në nivel individual. Një pikë është mëse e merituar, duke patur parasysh mënyrën si luajtëm dhe intensitetin e lojës", ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!