Ferguson lëvdon Norwichin

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është shprehur i zhgënjyer që ekipi i tij la tri pikë në udhëtimin bërë Norwichit, përderisa komplimentoi këta të fundit për qasjen e tyre mjaft luftarake në këtë takim.

“Ne jemi të zhgënjyer që kemi humbur ndeshjen. Sigurisht duhet të komplimentojmë kundërshtarin, mënyrën si ata luftuan për çdo top në fushë dhe se si janë mbrojtur. Portieri kishte një mbrëmje fantastike po ashtu dhe është zhgënjyese”, ka thënë Ferguson.

Manchester United pas këtij lëshimi gjendet në vendin e dytë, me një pikë më pak se lideri i ri Manchester City. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!