Interi lëshon rastin t’i afrohet Juves (Video)

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |


Interi ka lëshuar rastin që t’i afrohet Juventusit në vetëm dy pikë, pasi që “Zonja e Vjetër” barazoi mbrëmë pa gola me Lazion.

Cagliari ka arritur t’i nxjerrë barazim Interit në “Guissepe Meazza” 2:2, me dy golat e Marco Sau, në minutën e 43 dhe 66. Për Interin ka shënuar Palacio në minutën e 10 me asistim të Cassanos. Ndërsa ka barazuar Astori me autogol në minutën e 82.

Kjo është ndeshja e dytë e “neroazzurëve” pa fitore pasi që javën e kaluar ishin mposhtur 3:2 nga Atalanta.

Më këtë humbje, Interi grumbullon 28 pikëve, katër më pak se Juventusi, dhe një më shumë se Napoli dhe Fiorentinën në pozitat tre dhe katër.

Në ndeshjet tjera të së dielës, Fiorentina ka dërmuar Atalantën 4:1, duke treguar se është skuadër pretendente për kreun e tabelës. (ORAinfo)

Rezultatet
Bologna – Palermo       3:0
Catania – Chievo           2:1
Fiorentina – Atalanta     4:1
Inter – Cagliari               2:2
Siena – Pescara            1:0
Udinese – Parma          2:2
Sampdoria – Geno       ?:?
Palacio 1-0

Sau 1-1

Sau 1-2

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!