“Mourinho duhet ta zëvëndësojë Fergusonin”

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Ish-menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho duhet që të marrë drejtimin e Manchester United kur të pensionohet Sir Alex Ferguson.

“Nuk është sekret që Mouriho dëshiron që të kthehet përsëri në Ligën Premier dhe unë nuk do të isha i befasuar nëse përfundon në Mançester, por më shumë e shoh te United se sa te City”.
“Kur Ferguson të pensionohet, nuk do të ketë kandidatë seriozë për atë post, por Jose Mourinho, nuk kam dyshime, do të ishte emër mjaft i madh për t’u përballur me sfidën dhe të ketë suksesin e menaxherit më të mirë në historinë e futbollit anglez”, ka thënë Redknapp për The Sun. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!